zoom

Day ArchiveFitore historike e kuqezinjve/ Shqipëria mposht Serbinë, vazhdon ëndrra për në Botëror

Shqipëria shkruan historinë në Serbi; triumfon 0-1 në derbin e Ballkanit duke mbajtur të ndezur ëndrrën për t’u kualifikuar në Botëror.

Rey Manaj realizoi një super gol, për më tepër një gol historik duke thyen rivalët e përjetshëm brenda në Leskovac. Në një ndeshje të luftuar fort diferencën e bërë shpirti i djemve të Sylvinho-s.

Me peshën e një kombi mbi supe, djemtë e Sylvinjos i bënë ballë presionit të Serbisë në fillimin e pjesës së parë, ku Vlahovic me shokë tentuan në disa momente të gjenin golin e avantazhit, por Strakosha u tregua perfekt duke ndalur çdo tentative.

Nuk kishte të pranishëm tifozë ultras, por në stadiumin e Leskovacit nuk munguan thirrjet “Kosova është Serbi”. Në frymën e fundit, në shtesën e pjesës së parë, Rey Manaj me një predhë të vërtetë brenda në zonë dërgoi topin në trekëndësh duke bërë që tifozët kuqezi në të të gjithë botën të shpërthenin në festë./ Zoom.al

Rei Manaj shlyen gabimin, shkund portën në Serbi/ Shqipëria në avantazh

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj ka gjetur rrugën e rrjetës në pjesën e parë të ndeshjes kundër Serbisë, duke i dhënë epërsinë 1-0 kuqezinjve.

Goli erdhi në minutën 45+1, pas një aksioni të bukur të skuadrës së Sylvinho-s.

Me këtë realizim, Manaj konfirmon formën e mirë dhe rëndësinë e tij për repartin ofensiv të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026.

Goli i sotëm vjen pas penalltisë që Rei Manaj humbi në Tiranë, duke mos arritur të konkretizojë mundësinë për të kaluar Shqipërinë në avantazh, pavarësisht paraqitjes së mirë të tij gjatë pjesës më të madhe të takimit./ Zoom.al

Panik në Gjermani, sulm me armë zjarri në një lokal

Një person i panjohur hapi zjarri pasditen e sotme në qytetin Giessen të Gjermanisë, në një lokal bastesh sportive pranë sheshit qendror.

Sipas raportimeve fillestare, të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur.

Policia gjermane ka izoluar zonën përreth sheshit dhe po vazhdon hetimet për të kuptuar shkakun e sulmit.

Deri tani, nuk ka raportime për viktima, ndërsa zëdhënësja e forcave të rendit deklaroi se nuk mund të japin detaje mbi gjendjen e të plagosurve.

Autori i krimit është larguar nga vendngjarja. Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, duke vazhduar kërkimet për kapjen e autorit dhe duke mbledhur prova që zbardhin më shumë detaje./ Zoom.al

FORMACIONI/ Kë do të hedhë në fushë Sylvinho kundër Serbisë

Shqipëria do të përballet sonte me Serbinë në Leskovc në një ndeshje vendimtare për vendin në “Play Off” të Botërorit 2026. Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe pritet me shumë emocione nga tifozët kuqezinj.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të mbajë rreshtimin bazë 4-3-3, duke bërë vetëm një ndryshim në repartin sulmues. Thomas Strakosha do të qëndrojë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Keidi Bare dhe Juljan Shehu, të cilët do të menaxhojnë ekuilibrin midis mbrojtjes dhe ndërtimit të aksioneve.

Ndryshimi më i dukshëm vjen në sulm, ku Myrto Uzuni zë vendin e Nedim Bajramit dhe Arbër Hoxhës në krahun e majtë. Armando Broja do të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Rey Manaj do të udhëheqë ofensivën e sulmit./ Zoom.al

Pak minuta para sfidës, Kombëtarja Shqiptare niset për në stadium e rrethuar nga policia

Pak minuta na ndajnë nga super-sfida Serbi-Shqipëri, e konsideruar si një finale brenda grupit.

Kpmbëtarja shqiptare u nis nga hoteli ku ishte grumbulluar drejt stadiumit në Leskovac, e shoqëruar nga forca të shumta policore, xhandarmëri dhe njësitë speciale, për të garantuar sigurinë gjatë udhëtimit drejt stadiumit.

Atmosfera para stadiumit është e tensionuar, ndërsa autoritetet serbe kanë marrë masa maksimale për të parandaluar çdo incident./ Zoom.al

Alarm në Paris: Një letër anonime paralajmëron “masakër” në Notre-Dame

Autoritetet në Paris u vunë pas zbulimit të një letre anonime brenda Katedrales së famshme Notre-Dame, që përmbante një mesazh kërcënues.

Letra u gjet pranë vendit ku vendosen qirinjtë, dhe mesazhi përmbante urdhër për të mos hapur katedralen më 11 dhe 12 tetor, me kërcënimin e drejtpërdrejtë: “Do të ndodhë një masakër.”

Sapo u njoftua për incidentin, stafi i dioqezës dhe ekipi i sigurisë të objektit ndërmorën menjëherë veprimet e nevojshme.

Në momentin e zbulimit, brenda katedrales ndodheshin disa turistë, por autoritetet vendosën të mos i evakuojnë menjëherë, duke kryer një kontroll të hollësishëm në të gjitha ambientet për të siguruar që nuk kishte rrezik konkret.

Përmes një deklarate, autoritetet njoftuan se nga inspektimi nuk u evidentua asnjë kërcënim real dhe se katedralja u rihap të shtunën në mëngjes, duke vazhduar të mirëpresë vizitorët normalisht./ Zoom.al

Ngjarje e rëndë/ I moshuari vret gruan dhe më pas hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, Itali, ku një burrë 86-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij 89-vjeçare dhe më pas është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonin.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur përpara se të kryente vetëvrasje.

Banorët e zonës kanë raportuar zhurma dhe britma dhe kanë njoftuar autoritetet.

Në momentin kur mbërritën, policët gjetën trupin e burrit poshtë pallatit dhe, më pas, trupin e gruas brenda në apartament.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe motivet, duke marrë në konsideratë faktin se burri mund të ketë vrarë gruan për shkak të problemeve shëndetësore dhe gjendjes së rënduar psikologjike ku ndodhej.

Prokuroria ka urdhëruar autopsinë për të dy trupat dhe po analizon të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjik./ Zoom.al

Aksident i rëndë në Elbasan, një person në gjendje kritike për jetën

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e kësaj të shtune pas një aksidenti rrugor të regjistruar në hyrje të Elbasanit, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Sipas të dhënave të para nga policia, një automjet është përplasur me një motor që po udhëtonte në të njëjtin aks rrugor.

Nga goditja e fortë, drejtuesi i motorit është rrëzuar në asfalt, duke marrë dëmtime serioze.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij./ Zoom.al

Tifozët serbë provokojnë Kombëtaren Shqiptare në Nish

Pak orë para ndeshjes Serbi–Shqipëri për kualifikueset e Botërorit 2026, tensionet dhe provokimet nuk kanë munguar.

Përveç heqjes së flamurit shqiptar nga stadiumi, tashmë janë tifozët vendas që kanë zgjedhur të provokojnë ekipin kuqezi.

Në Nish, pranë hotelit ku akomodohet Kombëtarja shqiptare, tifozët kanë vendosur në rrugë parrulla të vogla me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë.

Ky veprim është parë si një gjest i pahijshëm, që sfidon thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s për të mbajtur futbollin jashtë politikës.

Provokimet vijnë në një kontekst ku siguria për Kombëtaren shqiptare është rritur ndjeshëm. Autoritetet serbe kanë vendosur masa të veçanta sigurie, duke kufizuar hyrjen e taksive dhe automjeteve pranë hotelit dhe duke kërkuar identifikim për çdo person që afrohet. Gjithashtu, mbi 5,000 forca policore janë dislokuar në qytet për të mbajtur rendin dhe për të parandaluar incidente gjatë ditës së ndeshjes./ Zoom.al

“Ditën e diel vendi ynë…”/ Ja çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.
Deti – Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./ Zoom.al