Aplikacion
Familja Shkambi nuk është hera e parë që përmendet pas ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, por edhe disa vite më parë është bërë objek debati në Kuvend.
Në vitin 2017 Pal Shkambi, u bë objekt debati mes ish-kryeparlamentares Jozofina Topalli dhe Kryeministrit Edi Rama.
Shkambi ishte pjesë e listës që u miratua për tu bërë pjesë e komisioneve për ndërtimin e sistemit te ri të drejtësisë dhe strukturave të Vetting. Asokohe Topalli ngriti shqetësimin në Kuvend, duke thënë se ka njerëz pushtues tokash të cilët kanë qenë në proces gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proces gjyqësore. Por Rama e mohoi tatalisht duke thënë se Pal Shkambin nuk e njeh fare.
Jozofina Topalli: Ktu ka njerëz pushtues tokash të cilët kanë qenë në proces gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur proces gjyqësore. ktë tani do reformë në drejtësi dhe do bëjnë veingun.
Nuk më shkon mendja të votoj në bllok, njerëz të cilët kanë mbyllur procese private gjyqësore duke paguar para dhe që që sot do i mbani maje të vetingut.
Edi Rama: Nuk e di nga mi nxore gjithë këta shokë. Këtë Pal Shkambin nuk e njoh Hiq. Zoom.al/
Haxhiu për Binajn: Një djalë simpatik, asgjë më shumëPavarësisht se Bashkia Tiranë ndodhet në “fije të perit” për zgjedhjet e pjesshme, emrat kandidate të partive janë publike, edhe tashmë “lufta” është e hapur mes mazhorances dhe opozites.
Për analistin Baton Haxhiu, duket se socialistët kanë më shumë avantazh për shkak të pranisë së një ideologjie të qartë për kryeqytetin. Për kandidaturen e aktivistit dhe aktorit të humorit, Florjan Binaj, Haxhiu shprehet se ai nuk ka treguar mendimin e tij, ndryshimet që dëshiron të bëjë me Tiranën në këtë garë elektorale.
“Opozita ka projektuar njeriun, por jo projektin për të ballafaquar me Edi Ramën. Ka projektuar njeriun, domëthënë një njeri që është i këndshëm për publikun, një njeri që humorin e ka shndërruar në afërsi me njeriun. Por, unë nuk e di çfarë mendimi ka. Domëthënë, cili është mendimi i tij politik. Ne e dimë PS, e dimë Edi Ramën dhe Ogerta Manastirliun se çfarë projektojnë për Tiranën, cili është vizioni i tyre për Tiranën.
Ky është projekti i PS, Rama e ka projektin e Tiranës të vulosur. Ai e di si duket. Mirë a keq, ne mund ta diskutojmë për atë, por ai ka projekt. Ai e di që të gjithë arkitektët botërorë duhet të jenë prezentë duhet të jenë prezentë, po themi turizmi arkitektonik i vendosur këtu, i cili projektohet pastaj në shije, apo ndërtesa të larta, kulla apo projekte. Ky është projekti që ka PS. Kjo është ideja e Ramës.
Ma thoni cili është projekti i PD që i kundërvihet kësaj? Njeriu, është çështje që duhet të flasë.
Nëse ne kemi një njeri, tashmë këtë njeri duhet ta dëgjojmë. Unë për vete nuk ia di as mendimin politik, nuk ia di as shijen për qytetin e Tiranës, as si performon në botën politike. Ajo që unë mendoj, nëse opozita e ka projektuar kohën sa më shumë njerëz në Tiranë, me një model italian apo francez, që ka qenë i suksesshëm për një moment por i rrenuar më vonë, mund të jetë, mund të jetë një sukses. Por, unë nuk jam për të eksperimentuar me njerëz të cilët nuk i njoh, e nuk e di a kanë mendim”, tha ai.
Sakaq, Haxhiu e cilësoi Binajn si kandidat thjesht si një “burrë simpatik”, për të theksuar kështu ndoshta problemin e ideologjisë tek forca opozitare.
“Për mua momentalisht është një djalë simpatik, ose burrë simpatik. Asgjë më shumë”,tha ai.
Të kundërten mendon demokratja Floriana Garo, e cila shprehet se Binaj ka një mendim të qartë për kandidaturën e tij.
“Nuk është ashtu. Mjafton të hysh në internet dhe mund të shikosh një intervistë së fundmi të gjatë me të, me Shpend Gashin, ka bërë një podcast, ai s’ka folur as për politikën, as për Tiranën. Megjithatë, mendimi i tij ishte i elaboruar, i thellë”, tha ajo.
Ndeshja me Serbinë/ Silvinjo ka dilema në sulmKombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Tiranë përpara ndeshjes së së shtunës kundër Serbisë në Leskovac.
Trajneri Sylvinho ka punuar me detaje me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion, duke hedhur bazat mbi formacionin që do të zbresë në fushën e lojës.
Si çdo herë, braziliani vendosi që t’i përziejë kartat në stërvitje, duke i mbajtur të gjithë të karikuar dhe të motivuar për duelin vendimtar.
Në prapavijë nuk pritet që të ketë surpriza në formacion dhe trajneri do të rreshtojë ekipin fitues ndaj Letonisë me Strakoshën, Hysajn, Ajetin, Gjimshitin dhe Mitajn.
Një fanellë titullari pritet që ta ketë Kristjan Asllani me Shehun, ndërsa Qazim Laçi do të jetë më i avancuar.
Dilemat më të mëdha janë në repartin e avancuar, ku Broja duket se e ka të sigurt vendin në krahun e djathtë. Në anën tjetër, Uzuni ka fituar terren në krahasim me të tjerët, por nuk përjashtohet mundësia që Bajrami të jetë titullar. Edhe në majën e sulmit, Daku me Manajn janë në balotazh me njëri-tjetrin.
Të premten, Kombëtarja do të udhëtojë drejt Nishit, që ndodhet 45 minuta larg Leskovacit, ku do të luhet sfida e së shtunës
Norvegjia i frikësohet hakmarrjes së Trumpë nëse nuk i jepet Nobeli i PaqesVetëm pak orë kanë mbetur deri në shpalljen e Çmimit Nobel për Paqen të këtij viti, sipas gazetës Guardian dhe politikanët norvegjezë po përgatiten për pasojat e mundshme për marrëdhëniet SHBA-Norvegji, nëse çmimi nuk i jepet Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Nuk është rastësi që Komiteti i Nobelit nxitoi të sqaronte të enjten me një njoftim se kishte marrë tashmë vendimin e tij përfundimtar në një takim që u zhvillua të hënën e kaluar, disa ditë para armëpushimit Izrael-Hamas që u arrit sipas planit të paqes të SHBA-së të Trump.
Shpallja e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025 është caktuar për të premten, më 10 tetor.
Duke pasur parasysh kohën dhe përbërjen e komitetit të pavarur prej pesë anëtarësh, shumica e vëzhguesve dhe ekspertëve të Nobelit e konsiderojnë shumë të pamundur që Trump të jetë fituesi i këtij viti. Kjo ka ngritur shqetësime në Oslo se si do të reagojë presidenti i SHBA-së nëse ai injorohet publikisht.
Kirstie Bergsto, udhëheqëse e Partisë Socialiste të Majtë dhe zëdhënëse e politikës së jashtme, i tha gazetës Guardian se Norvegjia duhet të jetë “e përgatitur për çdo gjë”.
“Donald Trump po e çon SHBA-në në një drejtim ekstrem, duke sulmuar lirinë e fjalës, duke përdorur forca sekrete sigurie për të arrestuar njerëz në mes të ditës dhe duke shtypur institucionet dhe gjykatat. Kur një president është kaq i paparashikueshëm dhe autoritar, sigurisht që duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë”, tha ajo.
Ajo vuri në dukje se Komiteti i Nobelit është i pavarur dhe se qeveria norvegjeze nuk është e përfshirë në vendimet e tij, por shtoi: “Nuk jam e sigurt nëse Trump e di këtë. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë nga ana e tij.”
Xum Allushit nuk i del ‘e keqja’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekëtIsh-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka bërë “lëmsh” rrjetin me një reagim të papritur dhe thumbues ndaj moderatorit Ledion Liço.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Xumi duket se ka gjetur momentin e duhur për t’i kthyer përgjigje batutës që Ledioni bëri ndaj tij gjatë spektaklit.
Duke buzëqeshur, Allushi thotë:
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”
Kjo deklaratë është lexuar gjerësisht si një përgjigje për komentin e Ledionit gjatë spektaklit:
“Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë.”
Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Xumi kishte bërë disa deklarata me tone vetëbesimi të lartë, ku e shihte veten si fitues të mundshëm të BBVIP. Pas daljes nga formati, ai është fokusuar në biznesin e tij me suplemente për palestër, të cilin e promovon rregullisht në rrjet.
Në sfondin e këtij shkëmbimi ironik, mediat rozë po qarkullojnë zëra për një krizë në martesën e Ledion Liços me Sara Hoxhën, lajme që nuk janë konfirmuar dhe mbeten në nivel spekulimi. Zoom.al/
Dy persona dhunojnë barbarisht punonjësin e pastrimit në VlorëNjë ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në qytetin e Vlorës, ku një punonjës i pastrimit është dhunuar barbarisht nga dy persona ende të paidentifikuar.
Burime bëjnë me dije se është dhunuar fizikisht Kozma Kukli, rreth 70 vjeç, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, përballë tregut të Çoles.
Mësohet se i moshuari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Vlorës.
Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë i moshuari, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur pa asnjë paralajmërim.
Personat e tjerë të pranishëm në vendin e ngjarjes, kanë ndërhyrë menjëherë, duke njoftuar ambulancën dhe policinë, ndërsa i moshuari është dërguar me urgjencë në spital. Mjekët bëjnë me dije se Kozma Kukli ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syrin e djathtë, i cili rrezikon shikimin.
Për momentin, Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen. Megjithatë, zona ku ndodhi sulmi është e mbuluar nga kamera sigurie, duke ndihmuar autoritetet në identifikimin e autorëve. Zoom.al/
Burg vrasësit të gjyqtarit Kalaja, zbardhet dëshmia e plotë e autoritNë një prej sallave të saj me dyer të mbyllura gjyqtarja Marinela Osmani dha masën e sigurisë për 3 personat e arrestuar për vrasjen e kolegut të saj Astrit Kalaja.
Për shkak të klimës së krijuar gjykata u rrethua nga forca policie teksa jashtë saj qëndronin dhjetëra familje të Elvis e Gjon Shkambit.
Ndryshe nga qëndrimi pak minuta pas vrasjes teksa qëndronte i qetë në oborrin e gjykatës së apelit, në kafazin e qelqtë para gjyqtares Osmani 30-vjeçari Elvis Shkambi u shfaq i penduar dhe nisi fjalën e tij me një ndjesë për familjen e gjyqtarit kalaja, të cilit i mori jetën duke e qëlluar me 3 plumba pistolete.
“Ndihem thellësisht i penduar. I kërkoj falje publike familjarëve të gjyqtarit Kalaja. Dhe familjes Kurtaj i kërkoj falje. Nuk e kisha planifikuar vrasjen. Ndodhi në kushtet e tronditjes psikike nga kalvari i gjatë i gjyqeve që kemi pasur prej viteve për pronën tonë në Shkodër. Gjykata nuk e ka zgjidhur çështjen ndër vite, institucionet nuk kanë bërë detyrën. Armë kam pasur me vete shumë herë se kam punuar në disa institucione sigurie”.
Në të njëjtën linjë dëshmoi edhe Gjon Shkambi, i cili pavarësisht se nuk e shkrehu ai armën nga policia dhe prokuroria akuzohet si nxitës i kësaj vrasje.
“Unë nuk kam pasur dijeni që nipi do të qëllonte. Jam shprehur i revoltuar shumë herë me personat që më kanë zaptuar pronën por nuk e kam menduar vrasjen. Për gjyqtarin që u vra më vjen keq dhe i kërkoj falje familjes së tij”.
Sipas avokatit mbrojtës të Elvis dhe Gjon Shkambi, Kujtim Ibro, gjyqi për pronën ka qenë aq i gjatë sa e ka zhytur këtë familje në borxhe.
“Ka vuajtur shumë sa i takon çështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të një kalvari të gjatë. Tronditja ka qenë për shkak të vendimit të dhënë, duke qenë se do rikthehej edhe njëherë çështja në fillim. Arma nuk ka qenë me leje, pro shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione”.
Në të njëjtin kafaz të xhamtë të gjykatës këtë mëngjes u njoh me seancën e sigurisë edhe roja i sigurisë Banush Koxhaj i cili akuzohet për shpërdorim detyre pasi nuk reagoi kur detektori dha sinjal për sende të ndaluara. Sipas tij në ato momente ai kishte probleme shëndetësore për të cilat kishte njoftuar edhe kancelarin.
“Kam qenë i sëmurë. Para se të kalonin palët në skaner, unë kam lajmëruar kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas, kancelaria më dha leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësuar në detyrën time.”
Pavarësisht pretendimeve të të arrestuarve gjykata i ka lënë të tre në masën arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Zoom.al/
Këlliçi i drejtohet ministres Koçiu: Shkarkuat zv.ministrin se piu duhan, nuk mbani përgjegjësi për vrasjen e gjyqtaritDeputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, iu drejtua ministres së Brendshme sot në Kuvend, ku sipas tij duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Nga Kuvendi, Këllici solli rastin e shkarkimit të zv.ministrit se piu duhan në zyrë, ndërsa e njëjta ministre tha deputeti, refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në krye të detyrës.
“Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që një ministër e hoqi pse piu duhan. E njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi”-u shpreh Këlliçi. Zoom.al/
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Respektoj vendiminInstitucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës deklaron se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” thuhet në njoftim.
Vrasja e gjyqtarit/ Flet avokati i autorit Elvis Shkambi: Do të kërkoj…Pas ngjarjes tragjike ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit, avokati i autorit, Kujtim Ibra, ka dhënë detaje të reja rreth procedurave ligjore dhe gjendjes së të akuzuarit, Elvis Shkambi, 30 vjeç.
Avokati Ibra bëri të ditur për “Breaking” në Top News se ka vendosur të marrë në dorë çështjen për shkak të njohjes familjare me të riun.
Një nga kërkesat e para të tij ka qenë ekspertimi mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit.
“Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin dhe për dy të plagosurit”, deklaroi avokati./ Zoom.al