Aplikacion
Agron Shehaj ka deklaruar mbështetjen për kandidatin e propozuar nga PD, Florian Binaj, teksa nënvizoi se Partia Demokratike e preu në besë Partinë Mundësia duke e shpallur emrin e kandidatit para se të ulej në tryezën e diskutimit.
Në një deklaratë për emisionin Opinion në Tv Klan, Agron Shehaj theksoi se kandidatura e Florian Binajt do mbështetet në garën e 9 nëntorit sikur të kishte qenë propozim i Partisë Mundësia.
Shehaj theksoi gjithashtu se Mundësia nuk do bëhet kurrë opozitë e opozitës por qëllimi i kësaj partie është të çojë në Bashkinë e kryeqytetit një kryetar të pakorruptuar.
Agron Shehaj: Ne nuk kemi folur për asnjë emër, nuk kemi përmendur kurrë emra në publik por vetëm për parimin. Bëmë një propozim që u pranua nga PD, jemi krenarë për këtë gjë se falë propozimit tonë u ngjall një shpresë. U bindën që kjo ishte zgjidhja se pati entuziazëm dhe nga emrat që po përfliteshin.
U detyruam të nxirrnim një propozim se na thoshin që kjo është shumë ideale. Përmendëm propozimin tonë Ermalin. Jemi krenarë për emrin që propozuam.
Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme se ndërkohë që ishim në bisedime u premë në besë. Na preu në besë PD.
Pak rëndësi ka ata veprojnë si dinë të veprojnë qëllimi ynë është ti japim Tiranës kandidat të pakorruptuar, ne do mbështesim kandidatin jopolitik sic kemi premtuar do mbështesim Florian Binajn sikur ta kemi propozuar ne, pavarësisht se nuk e kemi propozuar ne.
Ne jemi koherentë me cfarë kemi thënë ditën e parë, për ne nuk ka rëndësi emrin, nuk kemi vendosur kusht emrin, është propozuar një kandidat si Binaj që i plotëson të gjitha kushtet. Për ne qëllimi kryesor është ti japim Tiranës një kryetar Bashkie të pakorruptuar.
Do e mbështesim sikur të kishte qenë emër i propozuar nga ne. Ne nuk do bëhemi kurrë opozitë e opozitës!
Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë.
Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.
“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes. Kam pasur mesazhe obsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës. Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”,tha Albana Bejko ne ‘Goca dhe Gra’.
Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.

“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.
I dogji makinën Kozakut, “Cllevio” pritet të deportohet nga DubaiReperi shqiptar Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio Serbiano”, pritet të deportohet ditën e nesërme (8 tetor) nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai është ndaluar rreth 3 muaj më parë në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Burime për mediat bëjnë me dije se ka qenë vetë Cllevio, i cili ka nënshkruar vetë për të ardhur në Shqipëri dhe për t’u përballur me akuzat.
Kleviol Ahmeti akuzat si porositës i djegies së automjetit luksoze të personazhit të njohur të ‘TikTok’-ut, Kozak Braçit.
Policia ka arrestuar si autorë të ngjarjes shtetasit D. L., 40 vjeç, dhe M. L., 18 vjeç, të dy nga Vlora, ku sipas autoriteve, ata janë paguar 1500 euro nga Kleviol Ahmeti për t’i vënë zjarrin makinës së Kozak Braçit, në orët e para të 2 Dhjetorit të vitit 2023 në zonën e Alliasit në kryeqytet.
Gjithashtu, ndaj Kleviol Ahmetit ka bërë kallëzim në Polici edhe reperi Rigel Rajku (Noizy), së bashku me babain e tij, Bashkim Rajku, pasi sipas tyre, Cllevio u ka shkaktuar “një gjendje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme, me kërcënimet që u ka bërë në rrjetin e tij social Tik-Tok, ku është shprehur se do ta vrasë dhe do ta shkatërrojë” etj. Zoom.al/
Shkrumbohet një makinë e parkuar në LezhëNjë automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës.
Mjeti është shkrumbuar tërësisht, por nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, makina ishte e parkuar në momentin e incidentit.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Zoom.al/
PD shpall kandidatin e Cërrikut (Emri)Partia Demokratike dega Cërrik përmes ka njoftuar emrin zyrtar të kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Kandidati zyrtar për zgjedhjet në Bashkinë Cërrik është Amarildo Hoxha i cili do të përballet me kandidatin zyrtar të PS për Cerrikun Florenc Doko.
Edhe Partia Socialiste zyrtarizoi sot të gjithë kandidatët që do të garojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Zoom.al/
Shteti grek ia pranon kërkesën! Pano Ruçi fiton “betejën” për të birinProkurori i Apelit të Larisës ka pranuar kërkesat për zhvarrim dhe analiza laboratorike të viktimave të aksidentit tragjik në Tempi, pas padive të paraqitura nga Pano Ruci, babai i një prej viktimave, Dennis Rucit.
Vendimi vjen si rezultat i kërkesave të përsëritura për hetim të plotë mbi shkaqet e vdekjes së të afërmve, përmes analizave toksikologjike dhe biokimike që nuk ishin kryer më parë. Kjo përfshin edhe rastin e 23-vjeçarit Dennis Ruci, për të cilin babai i tij, Pano, ka qenë në grevë urie përballë Parlamentit grek, duke kërkuar drejtësi.
Zyra e Prokurorit nxori nga arkivat një dosje të mëparshme që lidhej me mjekët ligjorë, në të cilën ofrohej një bazë ligjore për të lejuar zhvarrimin dhe analizat, siç kishin kërkuar familjet Ruci, Aslanidis, Karystianos dhe Konstantinidis. Kjo çështje ishte më parë arkivuar, por tashmë është rihapur si precedent ligjor.
Autoritetet kanë informuar gjithashtu avokatët e të gjitha familjeve të viktimave se edhe ata mund të paraqesin kërkesa për zhvarrim dhe analizë laboratorike. Në rast se analizat nxjerrin në pah gjetje të reja, do të hapet një dosje e veçantë hetimore për të ndjekur çështjen në mënyrë të pavarur.
Fitorja e Panos Rucit dhe e familjeve të viktimave
Panos Ruci, i cili ka qenë simboli i qëndresës së familjeve të viktimave, arriti të detyrojë autoritetet dhe sistemin gjyqësor të rishikojnë qëndrimet e tyre. Ai sfidoi retorikën zyrtare se qeveria nuk ndërhyn në drejtësi, duke bërë të mundur që kërkesat e tij dhe të familjeve të tjera të merren në konsideratë.
Së bashku me Rucin, fitoren e ndanë edhe të afërmit e 57 viktimave të aksidentit në Tempi. Ata që nuk kanë paraqitur ende kërkesa për zhvarrim, tani kanë mundësi ta bëjnë.
Megjithatë, Pano Ruci ka deklaruar se do të vazhdojë grevën e urisë deri në zbatimin e plotë të vendimeve dhe kryerjen faktike të analizave të premtuara, duke mbetur skeptik ndaj premtimeve të autoriteteve dhe mënyrës së ekzekutimit nga ana e drejtësisë. Zoom.al/
Trump mban samit për Gazën në Shtëpinë e Bardhë, lidhje direkte me EgjiptinPresidenti amerikan Donald Trump, zhvilloi një samit me zyrtarë të lartë të administratës së tij më herët sot në Shtëpinë e Bardhë, për t’u informuar mbi zhvillimet e fundit në negociatat që po zhvillohen në Egjipt midis Izraelit dhe Hamasit.
Në takim morën pjesë si Witkoff ashtu edhe Jared Kushner, të cilët pritet të nisen sot për në Kajro, në mënyrë që të marrin pjesë nga afër në negociata.
Bazuar në atë që është publikuar nga mjedisi i Donald Trump, ka lëvizje “në drejtimin e duhur” dhe “Egjipti, Katari dhe Turqia po bëjnë gjithçka që është e mundur për të kapërcyer çdo mosmarrëveshje të mbetur”.
Njëkohësisht, pas letrës së djeshme nga familjet e të rrëmbyerve drejtuar Akademisë Nobel, në të cilën kërkojnë që Presidenti Amerikan të marrë nderimin më të lartë për përpjekjet që ka bërë për t’i dhënë fund luftës dhe për të kthyer pengjet, të vdekur dhe të gjallë, nga enklava palestineze, vetë Donald Trump u dërgoi një letër familjeve.
Në të, ai thekson se do të bëjë gjithçka që fëmijët e tyre të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur dhe e mbyll duke vënë në dukje se “lutet që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur”, duke e lënë të hapur mundësinë për të ashpërsuar qëndrimin e tij, duke arritur në ekstreme, nëse rezultati i negociatave nuk është ai i dëshiruar për të dhe SHBA-në. Zoom.al/
“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi RamënKandidatura e aktorit dhe aktivistit Florian Binaj për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
“Protothema” i ka kushtuar një artikull të veçantë Binajt, duke e krahasuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, për faktin se është një figurë e njohur nga arti që kërkon të hyjë në politikë për të sfiduar pushtetin aktual.
Sipas “Protothema”, Binaj po kandidon “nën simbolikën e Partisë Demokratike”, me mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’u përballur direkt me kryeministrin Edi Rama në garën për Tiranën. Media greke thekson se Binaj është i njohur për imitimet e tij të kryeministrit Rama dhe për emisionet satirike dhe investigative ku ka denoncuar korrupsionin.
“Unë besoj se kontributi im do të ofrojë, edhe nëse është për gjysmë mandati, shpresë dhe unitet, duke përmirësuar jetën e të gjithë banorëve të kryeqytetit,” shkroi Binaj në njoftimin e kandidaturës së tij.
Në artikull përmendet gjithashtu se Florian Binaj ka qenë një nga figurat kryesore të protestave të vitit 2022 kundër rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve, si edhe pjesë e lëvizjes për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Sipas “Protothema”, mbështetja e opozitës për një figurë jopolitike si Binaj shihet si një strategji për të sjellë në skenë një profil të ri, të pastër dhe të afërt me qytetarët. Megjithatë, media greke ngre pyetjen nëse një komedian, sado i njohur, mund të menaxhojë një qytet si Tirana me buxhet 250 milionë euro.
Në përfundim, artikulli thekson se gara për Tiranën shihet si një test i rëndësishëm për opozitën, por edhe si një sinjal i ndryshimit të mundshëm në politikën shqiptare, ku figura të reja nga arti dhe shoqëria civile po kërkojnë hapësirë për të ndikuar në drejtimin e vendit. Zoom.al/
Ndryshon lista e Kombëtares, Silvinjo fton ish-sulmuesin e Skënderbeut për herë të parëLista e kombëtares shqiptare ka pësuar ndryshime përpara ndeshjes me Serbinë, e vlefshme për kualifikueset e botërorit, dhe miqësores me Jordaninë.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë për këto dy ndeshje edhe mesfushorin me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, i cili do të zëvendësojë Adrion Pajazitin e dëmtuar.
Nazmi Gripshi u aktualisht luan tek Astana në Kazakistan, kur u transferua rreth një vit më parë, pas tre sezonesh të sukseshme me fanellën e Ballkanit, si në kampionat, po ashtu edhe në grupet e Ligës së Konferencës, teksa u shpall edhe lojtari i sezonit. Më herët ai ka veshur fanellën e Teutës dhe Skënderbeut në kampionatin shqiptar.
Ai po kalon një super sezon me Astanën, ku aktualisht kryeson listën e golashënuesve të kampiponatit kazak me 15 rrjeta, teksa numëron edhe 6 asiste.
Gripshi do të bashkohet me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Zoom.al/
“U godit me thikë nga disa burra“- Politikania në gjendje kritike, ç‘deklaroi djali i saj i adoptuarKryebashkiakja gjermane Iris Stalzer po lufton për jetën pas një sulmi me thikë.
Iris Stalzer pritet të marrë detyrën muajin e ardhshëm në Herdecke, në rajonin e Ruhrit, pasi u zgjodh më 28 shtator.

Djali i saj i adoptuar, 15-vjeçar, i tha policisë se nëna e tij ishte sulmuar në rrugë nga disa burra, sipas gazetës Bild.
Westfalenpost informoi se politikania ishte qëlluar me thikë 13 herë, por kishte arritur të shkonte vetë deri në apartamentin e saj, ku po ashtu raportohet se ishte edhe vajza e saj 17-vjeçare.
Transmetuesi WDR tha se sulmuesi ishte ende në arrati, ndërsa sipas disa mediave djali i saj ishte ndaluar me pranga.
“Kemi marrë lajme për një ngjarje të tmerrshme në Herdecke,” shkroi kancelari Friedrich Merz në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes, në qytetin me rreth 23,000 banorë kishte një prani të madhe policore. Ndërkohë 57-vjeçarja u transportua në spital.