Aplikacion
Hamas njoftoi të premten vonë se do t’i pranojë disa pjesë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së enklavës, por kërkon bisedime për shumë nga kushtet e tjera të marrëveshjes.
Në një kopje të deklaratës, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, Hamas e dha përgjigjen e tij ndaj planit 20-pikësh të Trumpit, pasi presidenti amerikan i kishte dhënë grupit militant palestinez afat deri të dielën për ta pranuar marrëveshjen.
Trumpi nuk ka thënë nëse kushtet e planit mund të negociohen, siç kërkon Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
Një çështje e rëndësishme për të cilën Hamasi nuk u shpreh është nëse do ta pranonte kushtin për t’u çarmatosur.
Çarmatosja e grupit është kërkesë e Izraelit dhe SHBA-së, të cilët deri më sot Hamasi s’e ka pranuar.
Në deklaratë, Hamas tha se “vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, për shkëmbimin e të burgosurve dhe për hyrjen e menjëhershme të ndihmave”.
Ai tha se po njofton “miratimin për lirimin e të gjithë të burgosurve të pushtimit – si të gjallë, ashtu edhe trupat e pajetë – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kushtet e nevojshme praktike për zbatimin e shkëmbimit”.
Por, Hamas shtoi: “Në këtë kontekst, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj që menjëherë, përmes ndërmjetësuesve, të hyjë në bisedime për t’i shtjelluar hollësitë”.
Grupi tha gjithashtu se është i gatshëm “t’ia dorëzonte administrimin e Rripit të Gazës një organi të pavarur palestinez (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe të mbështetur nga shtetet arabe dhe islame”.
Plani i Trumpit përcakton armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar. Rel/
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Remo GironeAktori i njohur italian Remo Girone është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.
Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Mynih, ku jetonte prej disa kohësh së bashku me bashkëshorten, aktoren Victoria Zinny.
Girone u bë i njohur ndërkombëtarisht falë rolit të tij në sagën televizive “La Piovra” (Oktapodi), ku interpretoi Tano Cariddi-n, bosin mafioz që mbeti një nga figurat më të fuqishme dhe të frikshme të serialit.
Për publikun shqiptar, emri i Remo Girone lidhet ngushtë pikërisht me këtë personazh, i cili la gjurmë të forta në ekran dhe në kujtesën e shikuesve. Zoom.al/
Serbi – Shqipëri, asnjë biletë në shitjeAsnjë biletë nuk do të dalë në shitje të lirë për takimin Serbi – Shqipëri.
Federata Serbe e Futbollit njoftoi se ky vendim u mor në përputhje me vlerësimin e FIFA-s, udhëzimet e Ministrisë së Brendshme, konsultimet me UEFA-n dhe mbi të gjitha përvojën e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, duke marrë edhe një dënim me humbje 3–0 në tavolinë që i kushtoi edhe vendin në Euro 2016.
Publiku që do të jetë i pranishëm në stadiumin e Leskovacit do të përbëhet nga lista të dërguara nga federatat rajonale, klubet, nxënësit e shkollave të futbollit të shoqëruar nga prindërit, organizatat profesionale të futbollit, sponsorët zyrtarë dhe të ftuarit, që në total do të jenë rreth 6,500 persona, ndërsa 20% e ndenjësve do të jenë bosh për shkak të dënimit të FIFA-s.
Hyrja do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara dhe një dokument identifikimi. Federata Serbe e Futbollit bën të ditur se kontrollet do të jenë të rrepta, pasi takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë është shpallur me rrezik të lartë dhe për këtë u zhvendos nga Beogradi në Leskovac.
Në bazë të një marrëveshjeje nuk do të ketë as tifozë shqiptarë. Në njoftim u bëhet thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të kontribuojnë në një atmosferë sportive me sjelljen e tyre, në mënyrë që ekipi kombëtar serb të ketë kushtet për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në fushë.
Kreu i sindikatës së futbollistëve të Serbisë, Mirko Poledica, ka deklaruar se është hera e parë në 100 vite që ndodh diçka e tillë dhe biletat nuk dalin në shitje.
I ashpër ka qenë edhe ish-basketbollisti i njohur Vladimir Štimac, i cili ka dalë hapur kundër presidentit Vuçiç. Ai thotë se biletat i ka fshehur ky i fundit dhe do t’ua japë familjarëve dhe tifozëve të tjerë që do të shkojnë me urdhër prej tij. Zoom.al/
Detaje të reja nga vrasja/ Viktima ishte pajisur tre herë me urdhër-mbrojtje nga i biriDetaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 65-vjeçarit në Lezhë, teksa viktima rezulton i pajisur me tre urdhër mbrojtjeje nga i biri.
Viktima kishte tre urdhër-mbrojtjeje nga i biri në tre vite të ndryshme:
-2020 urdhër mbrojtje për dhune psikologjike nga i biri.
-2022 urdhër mbrojtje për dhune fizike dhe psikologjike.
-2023 arrestohet djali për dhune.
Një 65-vjeçar është dhunuar dhe më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë.
Trupi i pajetë i Gjergj Tushës u gjet nga policia në breg të lumit të Matit, me shenja dhune dhe një plagë në trup, që dyshohet nga arma e zjarrit.
65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites, dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të krimit dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policia e Shkodrës, që po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorëve.
Tirana fiton derbin, zbret Partizanin në vendin e funditTirana është shpallur fituese e derbit me rezultatin 3-0 ndaj Partizanit e duke e zbritur këtë të fundit në fund të renditjes.
Takimi nisi me kujdes nga të dyja skuadrat, por në minutën e 19-të Falaye shënoi golin e parë pas një gabimi të mbrojtjes së kuqe.
Vetëm pak minuta më vonë, në të 30-tën, Patatsia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Albion Markut. Sulmuesi gjeorgjian u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë, Tabekou vulosi fitoren me golin e tretë, duke e bërë të pamundur reagimin e “demave”. Tirana e menaxhoi qetë ndeshjen deri në fund, duke marrë tri pikë të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, skuadra e Roberto Bordin ngjitet në vendin e tetë me pesë pikë. Nga ana tjetër, Partizani mbetet në vendin e parafundit me katër pikë. Për “demat”, kjo ishte humbja e katërt radhazi. Zoom.al/
Aksident në Gjirokastër, polici përplas për vdekje këmbësorenNjë aksident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një 71-vjeçare, Kostulla Harito, humbi jetën pasi u përplas nga një automjet i drejtuar nga një oficer i Policisë së Shtetit.
Viktima sapo kishte dalë nga autobusi i linjës Gjirokastër-Janinë kur ndodhi ngjarja.
Burime bëjnë me dije se AMP, ka shoqëruar efektivin e përfshirë në aksident në ambientet e policisë për hetime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen Kostulla Harito rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe AMP ndodhen në vendngjarje dhe nën drejtimin Prokurorisë po kryejnë veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Identifikohet viktima në Lezhë/ Në trup shenja dhune dhe arme zjarriËshtë identifikuar personi i vrarë me armë zjarri në Lezhë.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi Gjergj Tusha, 65 vjeç, banues në Pllanë.
Tusha ishte denoncuar i zhdukur nga vajza e tij, rreth orës 14:40, e cila kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e babait, pasi kishte humbur kontaktet me të.
Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, e cila dyshohet se është shkaktuar me armë zjarri.
Ende nuk dihet se kush është autori, si dhe rrethanat e ngjarjes. Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gjithashtu, raportohet se shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve.
Përfundon mbledhja/ Socialistët dalin buzagazKa përfunduar mbledhja e socialistëve e mbajtur në funksion të fushatës për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë.
Pas mbledhjes ku u ndanë detyrat, deputetët dhe ministrat shihen të buzëqeshur dhe të kpnaqur me porositë e kryeministrit në fotot e shkrepura nga LSA.
Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.
Kjo e fundit do të drejtojë edhe fushatën në Mat.
Organizimi i socialistëve sipas njësive për Bashkinë Tiranë:
Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.
Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët në Njësinë 10.
Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.
Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.
Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.
Olta Xhaçka, Arben Pellumbi, Blendi Klosi – Nj.2
Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj – Nj. 3
Blerina Gjylameti, Eduard Shalsi – Nj.4
Erion Brace, Niko Peleshi, Taulant Balla – Nj. 5
Blendi Gonxhe, Ceno Klosi – Nj.6
Etilda Gjonaj, Iris Luarasi, Ulsi Manja – Nj.7
Igli Hasani, Milva Ekonomi, Bora Muzhaqi – Nj. 8
Mimi Kodheli, Besfort Lamallari – Nj.9
Fatmir Xhafaj, Ermal Elezi – Nj.10
Albana Koçiu, Erion Malaj Rakip Suli – Nj.11
Xhemal Qefalia dhe Ornaldo Rakipi për zonat rurale.
Anila Denaj, Sofjan Jaupaj – Nj. 13 (Farkë) Zoom.al/
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Lezhë, ku një trup i pajetë u gjet në breg të Lumit Mat,në afërsi të fshatit Pllanë.
Burime policore bëjnë me dije se viktima, 65-vjeç dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri.
Ndërkohë po ashtu, sipas njoftimit të policisë, në trupin e pajetë ka shenja dhunë krahas plagës që dyshohet të jetë shkaktuar me arma e zjarrit.
Familja e viktimës kishin njoftuar policinë se kishin humbur kontaktet me 65-vjeçarin prej disa orësh.
“Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T.
Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. Zoom.al/
E fundit/ Gjendet një trup i pajetë në LezhëNjë trup i pajetë është gjendur mrbëmjen e sotme pranë hidrovorit në Tale të Lezhës.
Bëhet me dije se rrethanat dhe identiteti i viktimës janë ende të paqarta.
Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat blu ndodhen aktualisht në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës. Zoom.al/