Aplikacion
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në intervistën për Top Story u përpoq të tregonte vendosmëri lidhur me dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë dhe zhvillimet në drejtësi.
I pyetur nëse do të ketë konflikt institucional në rast se Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e tij, Begaj shmangu një qëndrim të prerë, duke thënë se “Gjykata është në të drejtën e saj” dhe se ai do të mbrojë aktet e Presidencës “në çdo rast”.
Në vend të një përgjigjeje konkrete për pasojat politike apo institucionale, kreu i shtetit u kufizua në përsëritjen e nocionit “jemi brenda ligjshmërisë”.
Po kështu, në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të rinj të SPAK dhe BKH, Begaj theksoi rëndësinë e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, por nuk dha asnjë reflektim mbi kritikat që kanë qarkulluar për funksionimin e këtyre institucioneve apo për rrezikun e ndikimeve politike.
Duke e quajtur SPAK-un “institucionin me besueshmërinë më të lartë”, Presidenti shmangu analizën e mangësive që janë evidentuar gjatë këtyre viteve në raport me pritshmëritë e qytetarëve.
“Shpërthen” Bushati ndaj Begajt: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në PresidencëAnalisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u tregua mjaft i ashpër me Presidentin Bajram Begaj, pasi ky i fundit dekretoi zgjedhje në Tiranë, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt.
Bushati tha se me këtë vendim Presidenti poshtëroi veten, pasi edhe po ta linte Gjykatën Kushtetuese të vendoste, ajo sërish do të vendoste pro Ramës, por Presidenti do t’i kursente vetes përdorimin nga pushteti.
“Ne kemi futur një lopë në Presidencë, që edhe Haxhi Lleshi do e kishte zili po të çohej nga varri, të thoshte si nuk i kam shërbyer unë Enverit kështu? Kush është problemi? Cilindo jurist kam kontaktuar më kanë thënë këtë gjë, është e paimagjinueshme, e paperceptueshme dhe nuk po e diskutoj.
Po diskutoj anën politike, edhe Gjykata Kushtetuese, ku është ankuar Veliaj, nuk anullohen zgjedhjet për ditën që ka vendosur Rama. Nuk e shkallmon njeri vendimin e Edi Ramës, por ky ditëzi që e quan veten kryetar shteti, sheqer, sheqer, shurup trëndafili, ky kishte një gjë në dorë të respektonte veten. Një njeri që na kthen dinjitetin në raport me Trump (Rama), nuk e ka për gjë të zbatojë ligjin.
Edi Rama si kryetar i PS që kërkoi shkarkim dhe firmosi, është në drejtë të Zotit. Këtu, sheqeri i bërë ujë, ndodhet në Presidencë. Ku është pika ku është kryer krimi? Te Bajromi.
Nuk është puna vetëm aty, por Bajromi mund t’ja hiqte vetes këtë krim, thoshte e presim GJK. Nuk mund të ketë kjo Republikë një baron që interpreton Kushtetutën dhe thotë mos e ço në Kushtetuese por çoje në Administrative. Po kush ta tha ty mor Bajrom?
Kushtetuesja të vendoste. Jo thotë Bajromi, e ka Administrativja, e caktoj unë. Nga frika, Bajromi mirë që e bën por bën edhe rolin e gjykatësit. Edhe Kushtetueses po t’ja linin, dini gjë që të ketë marrë ndonjë vendim kundër Ramës? Thjesht ishte, do e bajgosnin fytyrën e Bajramit? Këta vendosën ta bajgosnin”, tha Bushati.
Identifikohet viktima, ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në BabrruËshtë identifikuar burri që u vra mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën e Babrrusë në Kamëz. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Hajdar Ismailgeci, 40 vjeç.
Policia raportoi më herët se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e shkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është qëlluar me thikë. Hajdar Ismailgeci u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”.
Ende nuk dihet se kush është autori, i cili dyshohet se ka përfituar nga errësia për t’u arratisur.
Policia tha se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Rama “kthen pllakën”, lavdëron Trump pasi e talli me Macron dhe AlievKryeministri Edi Rama ka reaguar pas bërjes virale në mediat ndërkombëtare të batutës së tij për një lapsus të presidentit amerikan Donald Trump.
Përmes një postini në rrjetet sociale Rama thot se shakaja e tij është keqpërdorur dhe nxjerrë nga konteksti.
Madje nga tallja Rama ka “kthyer pllakën” duke shprehur vlerësime të larta për përpjekjet e Trump për paqen në botë.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
Është vërtet e jashtëzakonshme se si funksionon media sot dhe si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë realitetin kaq lehtësisht. Një fjali e thënë me humor të mirë, në frymën e miqësisë, papritur kthehet në një titull kryesor botëror për një samit të tërë mes dhjetëra kombesh, ndërsa gjithçka tjetër, përmbajtja e vërtetë, bëhet e parëndësishme.
Por po, ishte kënaqësi e madhe sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të përmendja një lapsus të Presidentit Trump, i cili tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bëjë paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që vetë Emmanuel-i ka punuar pareshtur, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqe mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj, le ta sqarojmë çështjen:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar një lider që e riktheu fjalën ‘paqë’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe atje ku të tjerët provuan por dështuan, dhe ai vazhdon ta ndjekë këtë qëllim pa pushim.
Ajo shkëmbim nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori të mirë mes njerëzve që, në fakt, janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.
Begaj zbulon çfarë i tha Trump për ShqipërinëPresidentit i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë ekskluzive për Top Story me Grida Dumën, ka rrëfyer bisedën që shkëmbeu gjatë takimit me homologun amerikan Donald Trump.
Begaj shprehet se ishte moment krenarie, kur Trump i pohoi në anglisht “Albania is doing great job”, (Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer).
Kreu i shtetit tha se kjo shprehje e ka bazën te marrëdhëniet strategjike dhe miqësisë së hershme mes dy vendeve. ’Nën administratën Trump raportet midis SHBA dhe Shqipërisë përsa i përket bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike do të forcohen’- tha Begaj.
Pjesë nga intervista në Top Story:
Grida Duma: T’ja themi audiencës sonë që unë e kam dashur ta nis Top Story me ju, nuk e kam pasur këtë shans. Por asnjëgjë që nuk realizohet është gjithmonë për keq. Duket që ka dalë më për mirë sepse është shumë mirë që të kam sonte sepse vendosë të flasësh sonte në një momentum që të gjithë i kanë syt tek ju
Presidenti Begaj: Unë flas pak përgjithësisht, por nuk më mungon dëshira për të qenë prezenet në asnjë rast, aq më tepër të humb rastin për të qenë i pranishëm në Top Channel
Grida Duma: President unë do ta nis na gjëja e madhe se i them disa here audiencës tonë theksin e rëndësisë që ka ndërkombëtarja tek kombëtarja. Rëndësia që ka Shqipëria e vogël në mënyrën sesi qaset me aleatët e mëdhenj sepse ne shikojmë se çfarëdolloj gjejë të ndodhe të politikën tonë kombëtare është po themi në masën 50 -60% e afektuar nga ajo që të mëdhenjtë kanë menduar, kanë vendosur, kanë influencuar për ne prej qindra vitesh.
Do të donim të ishte ndryshe, nuk është ndryshe, përballojmë këtë realitet me aq dinjitet sa mundemi. Ishit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara është forumi më i madh ndërkombëtar politik unë do të pyes një herë për atë që shumica e tyre që janë moshë e re duan të dinë kur takon Trumpin çfarë ndodh? Çfarë vibe është? Se Donald Trump edhe kur takon këdo nga politikanët që kanë një lloj karizme, bën gjëra që nuk dua t’i them tani, herë të pranueshme, herë të suprizueshme në arenën e diplomacisë. Si ishte takimi me Trump?
Presidenti Begaj: E vërtetë javën e kaluar mora pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe gjatë Asamblesë u organizua dhe pritja nga Presidenti Trump dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë kryetarët e shteteve dhe kryetarët e qeverive. Kur takon presidentin Trump është gjithmonë kënaqësi dhe emocion.
Por ai moment i takimit mendoj se vlen më shumë më shumë së gjithçka tjetër kur presidenti Trump të flet në anglisht dhe të thotë se “Albania is doing great job”.
Është moment krenarie dhe besoj se kjo shprehje e ka bazën te marrëdhëniet tona strategjike dhe miqësisë së hershme mes dy vendeve. Mendoj që nën administratën Trump raportet midis SHBA dhe Shqipërisë përsa i përket bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike do të forcohen. Mendoj që fushat me interes të ndërsjellë siç mund të jete ekonomia e lidhur me turizmin apo e lidhur me energjinë apo marrëdhëniet në fushën ushtarake do të njohin njohje të reja dhe avancim të mëtejshëm.
Vrasja në Babrru/ Policia jep detajet e para (Pamje)Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:10, në zonën e Babrrusë në Kamëz.
Policia raporton se nga kqyrja paraprake, në trupin e viktimës është konstatura një plagë e sjhkaktuar me mjet prerë, ku dyshohet si ai është vrarë me thikë.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, teksa bëhet fjalë për një burrë rreth 50 vjeç. Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Tiranës, ku do të kryehet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit. Zoom.al/
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të enjte.
Paraprakisht bëhet me dije se një person është vrarë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Babrru, pranë shkolëës Azem Hajdari ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Zoom.al/
BIRN: Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5DIsh-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dëshmoi të enjten më 2 tetor në cilësinë e dëshmitarit të thirrur nga SPAK në procesin gjyqësor për aferën korruptive të quajtur 5D, lidhur me kompetencat dhe detyrat e tij në procedurat e tenderimeve.
Veç Maznikut dhanë shpjegimet e tyre edhe pesë dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, disa prej të cilëve ortakë në sipërmarrjen e hotelit me 5 yje në Durrës, ku është pjesë dhe kompania e lidhur me Redi Mollën. Tre dëshmitarët e fundit të kërkuar nga prokuroria, u vendos të rinjoftohen për t’u paraqitur në seancën e ardhshme më 9 tetor.
Prokurori i çështjes, Klodian Braho i drejtoi Maznikut disa pyetje lidhur me funksionet dhe përgjegjësitë në procedurat e tenderimeve, për mënyrën si zgjidheshin anëtarët e komisioneve të prokurimeve, si dhe për njohjet e tij me Redi Mollën, Mariglen Qaton etj..
Mazniku shpjegoi se ai mbante detyrën e titullarit të autoritetit kontraktor. Ai pranoi se kishte nënshkruar aktet për procedurat e tenderimeve, ndërkohë që shpjegoi se përgjegjësia ishte ngarkuar mi ekspertët e fushave përkatëse në Bashkinë e Tiranës.
Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, e cilësoi veten vetëm si certifikues të proceseve të prokurimeve, duke nënvizuar se përgjegjësia për përmbajtjen e akteve ishte shkarkuar tek ekspertët e fushave përkatëse. Sipas Maznikut, kishte raste që realizoheshin dhjetëra procedura tenderash çdo ditë dhe se detyra e tij ishte që në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor të kryente verifikimin final të procedurës, si dhe të nënshkruante në fund të kontratës. Ai sqaroi se anëtarët e njësive të prokurimit dhe komisioneve të vlerësimit të ofertave përzgjidheshin sipas ekspertizës së tyre.
“Në të gjithë rastet, të gjithë ekspertët e fushave respektive e firmosnin dokumentin dhe e kishin marrë përgjegjësinë”, pohoi ndër të tjera Mazniku.
Ai shtoi se para se të nënshkruante, sigurohej që personat përgjegjës të kishin kryer firmosjen e akteve dhe detyrat e tyre. “Unë thjesht e certifikoja si proces”, ritheksoi Mazniku.
Ish-themelues i Lëvizjes Mjaft dhe Partisë G99 me Erjon Veliajn, Arbjan Mazniku shërbeu si nënkryetar i bashkisë Tiranë nga vitit 2015 deri në vitin 2023, kur u zgjodh ministër shtetit për Pushtetin Vendor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Mazniku u zgjodh deputet në qarkun e Elbasanit.
Në vijim, ai tregoi se kishte pasur marrëdhënie të mira me ish-drejtorët Redi Molla e Mariglen Qato, ashtu si me të gjithë zyrtarët e nëpunësit e bashkisë. Nga ana tjetër mohoi të kishte pasur dijeni lidhur me interesat e dy të pandehurve, në kompani të tjera private.
I pyetur nga avokatët, Mazniku deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj ndërhyrje tek ai për të favorizuar kompaninë 5D. Po ashtu, tha se nuk kishte dijeni se cili ishte personi që e administronte këtë kompani.
Dritan Kadiu, administratori i shoqërisë “Mediterranean Investment Group” që po ndërton hotelin me 5 yje në Durrës, që ka marrë dhe statusin special si investitor, që rezulton me lidhje me Redi Mollën, dha dëshminë e tij për njohen me këtë të fundit.
Kadiu shpjegoi se që prej vitit 1994 ka pasur biznes familjar në atë vend ku është ndërtuar hoteli. Kadiu pohoi se kishte pasur 800 m2 tokë, nga të cilat 400 m2 ja kishte shitur Selim Mollës, të atit të ndjerë të Redi Mollës, ndërsa 400 m2 i kishte mbajtur. Ai shpjegoi se veprimet i kishte kryer me të ndjerin Selim Molla. Për punimet, pohoi se ato të fazës së karabinasë ishin realizuar nga kompania 5D.
Kadiu tha se kishte investuar truallin dhe para. Sipas tij, prej vitit 2008 kishte tentuar shumë herë ta zhvillonte truallin, por kishte qenë e pamundur me sipërfaqen që ai zotëronte, pasi nevojitej më shumë hapësirë. Ai pohoi se njihej si me Selimin, ashtu dhe me Redi Mollën pasi janë banorë të të njëjtit qytet dhe kanë jetuar aty. Kadiu pohoi se kur ishin bashkuar disa sipërmarrës, kishin mund të që siguronin tokën që nevojitej dhe të nisnin investimin.
Një prej dëshmitarëve të tjerë, biznesmeni Gazmend Haxhia, i përfshirë në ndërtimin e hotelit me 5 yje, deklaroi se drejton kompaninë më të madhe që operon në vend në fushën e turizmit. Ai tha se kishte kontribuar për mundësimin e marrjes së kredisë në vlerën 11 milionë euro. Haxhia pohoi se ka njohur fillimisht Selim Mollën, ndërsa Redi Mollën e ka takuar më vonë kur ai shoqëronte të atin e ndjerë.
Kadiu dhe Haxhia tha ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp, ku komunikonin për çdo gjë lidhur me këtë projekt.
Çështja penale në ngarkim të Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe pesë të pandehurve të tjerë është regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Gjykata vendosi që gjykimi tyre të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë.
Shembet rruga Qukës – Qafë Plloçë, u inagurua në fillim të shtatoritNjë pjesë e një masivi shkëmbor ka rrëshqitur këtë të enjte në aksin e ri nacional Qukës–Qafë Plloçë, duke bllokuar njërën nga tre korsitë e rrugës.
Ngjarja erdhi si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, madje ende pa filluar mirë dimri, ndërsa autoritetet e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e rrugës dhe qarkullimi vijon me kujdes të shtuar.
Ky aks rrugor, i inauguruar vetëm disa javë më parë, me një vlerë kolosale prej 260 milion eurosh, sot u shndërrua në makth për drejtuesit e mjeteve, duke sjellë ndërmend një rast edhe më të rëndë, shembjen e rrugës Korçë–Ersekë në Kolonjë, e cila ra përpara se të hapej për qarkullim.
Ashtu si në Kolonjë, ku janë ngritur akuza për “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentesh” dhe “korrupsion” ndaj autoriteteve dhe kompanive që ndërtuan segmentin, edhe në Qukës–Qafë Plloçë ngrihen pyetje të forta mbi cilësinë e punimeve dhe kontrollin teknik të rrugës.
A mjafton të fajësohet vetëm moti, apo kemi të bëjmë me të njëjtin skenar abuzimi me miliona euro fonde publike? Gjithshtu vëmendja duhet të jetë më e lartë kur rrezikohet seriozisht jeta e qytetarëve.
Në rastin e Kolonjës, kallëzimet penale kanë shkuar deri në SPAK, ndërsa kryebashkiaku i Kolonjës dhe disa zyrtarë të tjerë u morën të pandehur. Por publiku ende nuk ka parë askënd pas hekurave.
Sot, historia duket se përsëritet. Rrëshqitja në Qukës–Qafë Plloçë duhet të shërbejë si kambanë alarmi, kush do të mbajë përgjegjësi për projektet që shemben sapo inaugurohen? Kush do të shkojë në burg për abuzimet që jo vetëm dëmtojnë financat e shtetit, por edhe rrezikojnë jetën e qytetarëve?/Pogradecipress.al
“Fu**ing hell!”/ Sulm terrorist në Angli, momenti kur neutralizohet autori (VIDEO)Policia britanike ka konfirmuar se sulmi në sinagogën e Mançesterit është cilësuar si një incident terrorist.
Kreu kombëtar i policisë kundër terrorizmit, Laurence Taylor, tha se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia dhe identiteti i tij tashmë është i njohur.
Momenti i neutralizimit të autorit është filmuar nga qytetarët.
https://twitter.com/paulclarky124/status/1973745295969353845?s=46&t=2nkmNETJH_-3z-HjVstEuw
“Bazuar në informacionet që kemi, ky incident është i lidhur me terrorizmin”, tha Taylor në një konferencë për shtyp në Londër.
Ai njoftoi gjithashtu se janë bërë dy arrestime të tjera në kuadër të hetimeve që po vijojnë intensivisht.
Sulmi ndodhi gjatë festës hebraike të Yom Kippur, dhe Taylor e përshkroi atë si një akt shkatërrues për komunitetin hebraik. Policia po merr masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e komunitetit hebraik në të gjithë Britaninë. Zoom.al/