Aplikacion
Policia rrugore e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion të gjerë.
Efektivë të kësaj policie janë ndalur në disa pika kryesore të qytetit.
Në këto pika po kontrollohen një sërë automjetesh, kryesisht të shtrenjta apo ato me xhama të zinj.
Në fokus të kontrollove edhe automjetet e dyshimta ku mund të ketë persona që shkelin apo i fshihen ligjit.
Raportohet se deri tani janë vendosur masa të shumta administrative si për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e telefonit, lejen e xhamave të zinj, apo tejkalime shpejtësie.
Katër këshilla të dobishme për ata që duan të rrisin flokëtE vërteta është se, sado që e duam trendin përfundimtar të viteve të fundit, pra prerjen në stilin bob, flokët e gjatë gjithmonë do të na tundojnë, kryesisht sepse ofrojnë shumë mundësi për modele flokësh.
Nëse jeni duke u përpjekur t’i rrisni flokët gjatë, mbani shënime.
Mbani një dietë të ekuilibruar
Shëndeti dhe rritja e flokëve tanë lidhet drejtpërdrejt me dietën tonë, si dhe me kujdesin dhe higjienën tonë personale, prandaj është këshilla më e zakonshme dhe e rëndësishme që u jepet grave që duan flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.
Megjithatë, edhe nëse dieta juaj është plotësisht e ekuilibruar, mbani mend se stresi dhe çekuilibrat hormonalë mund të ndikojnë në shpejtësinë e rritjes së flokëve tuaj, duke ju privuar nga rezultati i dëshiruar.
Kujdesuni për skalpin tuaj të kokës
Kujdesi për skalpin është thelbësor kur doni t’i rrisni flokët e gjatë, pasi është pika nga e cila dalin flokët dhe më pas rriten. Për fat të mirë për ne, ekziston një sërë produktesh që specializohen në shëndetin dhe pastërtinë e kësaj zone, siç janë serumet ose maskat e flokëve. Së fundmi, sigurohuni që të mos i lani flokët më shpesh seç duhet, pasi kjo shkatërron mbrojtjen natyrale të shëndetit të skalpit.
Shmangni nxehtësinë dhe zbardhjen e papritur të ngjyrës së flokëve tuaj
Praktika më e rëndësishme për të nxitur rritjen e flokëve është shmangia e praktikave të dëmshme. Kjo sigurisht përfshin shmangien e çdo lloj aplikimi me nxehtësi ose zbardhjen e flokëve, si dhe shmangien e ekspozimit të tepërt në diell. Nëse duhet patjetër të përdorni tharëse flokësh ose mjete të tjera stilimi flokësh që përdorin nxehtësi, mos harroni të aplikoni më parë një mbrojtës nga nxehtësia.
Mos i prisni flokët (përveç majave)
Miti se sa më shpesh t’i prisni flokët, aq më shpejt do të rriten është thjesht një mit. Të lini flokët të rriten pa asnjë ndërhyrje është praktika më e mirë që mund të përdorni për të fituar gjatësi shtesë. Përjashtim nga ky rregull janë sigurisht majat e dëmtuara dhe të çara që kanë nevojë për kujdes dhe shkurtim të rregullt.
Trump mendon për shtyrje të BotëroritBotërori 2026 është vënë seriozisht në rrëzik për shkak të pasigurisë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, fillimisht theksoi se turneu që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nuk do të preket nga ngjarjet e fundit në vend, por më pas ai hodhi idenë e ndërhyrjes në organizimin e ndeshjeve brenda territorit amerikan.
Megjithëse presidenti nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta për të vendosur mbi qytetet pritëse të FIFA-s, ndikimi i tij politik dhe marrëdhënia e ngushtë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e quajti “mik i madh”, ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë e planifikimit aktual.
Kontratat e firmosura midis FIFA-s dhe qyteteve pritëse, të siguruara përmes kërkesave për të dhëna publike, nuk i japin FIFA-s të drejtën për të ndërprerë njëanshëm marrëveshjet. Megjithatë, këto kontrata përmbajnë klauzola që mund të lejojnë modifikime në rrethana të jashtëzakonshme, duke i dhënë organizatës fleksibilitet të madh në menaxhimin e eventit.
Këto deklarata vijnë në një javë të tensionuar për politikën dhe futbollin në SHBA. Me më pak se nëntë muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, tensionet politike rreth turneut kanë filluar të ndikojnë seriozisht diskursin publik.
Ndërkohë, ndryshimi i qyteteve pritëse në këtë fazë duket teknikisht i pamundur, duke pasur parasysh investimet dhe përgatitjet shumëvjeçare. Gjithsesi, nuk është përjashtuar krejtësisht mundësia që FIFA të përballet me trysni të re politike nga Shtëpia e Bardhë. Kupa e Botës 2026 do të jetë turneu më i madh ndonjëherë me 48 skuadra pjesëmarrëse dhe do të tërheqë miliona tifozë në mbarë kontinentin amerikan. Zoom.al/
Netanjahu në OKB: Duhet të mbarojmë punë me Hamasin. Salla në protestëI përballur me kritika dhe protesta jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u tha udhëheqësve botërorë se shteti i tij “duhet të përfundojë punën” kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Gazë.
Udhëheqësi izraelit po përballet me izolim në rritje ndërkombëtar për shkak të refuzimit të tij që të ndalë luftën në enklavën palestineze.
“Udhëheqësit perëndimorë mund të jenë dorëzuar nën presion”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. “Por, unë ju garantoj një gjë: Izraeli nuk do të dorëzohet”, shtoi Netanyahu.
Fjalimin Netanyahu e nisi pasi dhjetëra delegatë nga disa shtete u larguan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shenjë proteste.
Duke iu përgjigjur vendimeve të marra së fundi nga disa shtete për njohjen e shtetësisë palestineze, Netanyahu tha se “vendimet tuaja të turpshme do të nxisin terrorizmin kundër hebrenjve dhe kundër njerëzve të pafajshëm kudo”.
Teksa udhëheqësi izraelit mbante fjalim, në sallë u dëgjuan të bërtitura, ndërsa mbështetësit e tij e duartrokisnin.
Delegacioni i SHBA-së, shtet që e ka mbështetur Izraelin gjatë fushatës kundër Hamasit, qëndroi në sallë.
“Antisemitizmi nuk zhduket lehtë. Në fakt, nuk zhduket asnjëherë”, tha Netanyahu, i cili vazhdimisht ka akuzuar kritikët e tij për antisemitizëm.
Netanyahu po përballet me izolim ndërkombëtar, akuza për krime lufte dhe presion për përfundimin e luftës.
Gjatë fjalimit, udhëheqësi izraelit tha se lufta mund të përfundojë menjëherë, nëse Hamasi pranon kushtet e Izraelit.
Siç ka bërë edhe në të kaluarën gjatë paraqitjeve në OKB, Netanyahu shfaqi edhe harta. Ai mbajti në duar një hartë, që përshkruante sfidat e Izraelit në rajon.
Qeveria izraelite ndërmori hapa në mënyrë që të sigurohej që personat që gjenden në Gazë të mund ta dëgjojnë fjalimin e Netanyahut, duke vendosur altoparlantë në kufijtë me këtë territor. Zyra e Netanyahut pretendoi se ushtria izraelite u kishte dërguar në telefona mobilë banorëve të Gazës fjalimin e Netanyahut.
Netanyahu tha se këto masa janë marrë në mënyrë që mesazhi i tij të mund të dëgjohet nga pengjet izraelite që po mbahen në Gazë. Ai madje iu drejtua pengjeve në hebraisht.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Gjatë fjalimit në OKB, Netanyahu përmendi emrat e 20 pengjeve që besohet se ende janë gjallë dhe po mbahen në Gazë.
Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 65.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor, shifra që konsiderohen të besueshme nga OKB-ja. Rel/
E turpshme! Shpërthejnë reagimet për foton e Begajt, Osmanit e Spiropalit me serbët në Nju Jorki1’Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Bashkuar ka mbledhur gjatë kësaj jave liderë nga e gjithë bota për të shënuar 80-vjetorin e krijimit të saj.
Në aktivitete po marrin pjesë edhe liderët e rajonit ndërsa vendi ynë përfaqësohet nga presidenti Bajram Begaj dhe ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të zhvilluar edhe takime të formateve të ndryshme.
Një foto e bërë në një nga këto takime ku shfaqen në të njëjtën tryezë presidenti Begaj, ministrja Spiropali dhe pëfaqësues të Serbisë, konkretisht ministri Marko Djuriç, ka nxitur mjaft polemika dhe kritika.

Në tryezë ndodhet në fakt edhe presidentja e Kosobës Vjosa Osmani e cila duket se pavarësisht marrëdhënieve Kosovë-Serbi, nuk ka mundur ta refuzojë ftesën për takim nga i dërguari special i Trump për Misione Speciale, Richard Grenell.

Ndryshe nga Begaj e Spiropali, Osmani nuk ka ndarë në rrjetet sociale asnjë foto nga ky takim.

Ndjekësit në rrjet e kanë quajtur “të turpshëm” faktin e uljes në të njëjten tryezë të përfaqësuesve nga Tirana, Prishtina dhe Beogradi. Zoom.al/
Aksident i rëndë në aksin Poliçan-Berat, një i vdekur dhe dy të plagosurNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Poliçan-Berat, në afërsi të “Urës së Vodicës”, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Bëhet me dije se një makinë ka dalë nga rruga dfhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 34-vjeçari E.B, ndërsa janë plagosur 36-vjeçari A.E dhe 37-vjeçari K.G të cilët janë trasportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Njoftimi:
Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Zoom.al/
Ndarja tragjike nga jeta e vëllait të Gjestit, reagon edhe JoziPas ngjarjes tragjike ku humbi jetën vëllai i fituesit të Big Brother VIP 4, Gjesti, ka reaguar edhe Jozefin Marku, edhe ky një tjetër banor, duke i shprehur ngushëllimet e tij familjes Kelmendi.
Me një postim në Instagram, ai ka shkruar:
“Lajm i trishtë për humbjen e një jete kaq të re, na i preke zemrat të gjithëve. Uroj që Zoti t’ju japë forcë për ta përballuar dhimbjen. Qoftë lule e xhenetit”, ngjushëllon Marku.
Kujtojmë që Gjesti dhe Jozi nuk u ndanë në mënyrën më të mirë nga shtëpia e Big Brother pas shpullës së famshme që Jozi i dha Gjestit.
Në një deklaratë të më vonshme këngëtari i kërkoi falje Gjestit dhe familjes së tij. Zoom.al
Ledion Liço reagon me një mesazh ngushëllues për Gjestin dhe familjen e tijNjë ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme zonën pranë fshatit Qungur, ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën në vend Eldion Kelmendi, vëllai i fituesit të edicionit te fundit te “Big Brother VIP Albania”, Gjestit.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe ndjekësit e spektaklit, të cilët kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për këtë humbje të parakohshme.
Moderatori i njohur i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka ndarë publikisht dhimbjen përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ai i shprehu ngushëllimet e tij më të sinqerta Gjestit dhe familjes Kelmendi, duke theksuar se është thellësisht i tronditur nga kjo tragjedi.
“I trishtuar nga ky lajm i kobshëm, për një familje të bukur që vetëm pak muaj më parë festonte gëzime. Bëhuni të fortë, sepse këtë do të donte edhe engjëlli juaj”, ka shkruar Ledion Liço në Instastory.
Ngjarja e rende ka prekur thellë opinionin publik, veçanërisht fansat e reality-show-t, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre me Gjestin në këto momente të vështira. Humbja e një të riu në rrethana të tilla e ka kthyer ditën në një ditë zie për shumëkënd që e ka njohur apo ndjekur nga afër këtë familje. Zoom.al/

Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP me të cilën Gjesti pati një romancë gjatë spekltaklit, ka reaguar po ashtu për ndarjen nga jeta të Eldion Kelmendit, duke shprehur ngushëllime për reperin.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë e të mos e besoja. Më dhemb zemra. Zemërthyer i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe”, shkruan Egli.

Më herët, edhe ish-banorë të tjerë ngushëlluan Gjestin, ndërsa po ashtu Ledion Liço dha kurajo për familjen e reperit.
Vëllai i Gjestit, Eldion Kelmendi humbi jetën në aksident rrugor pasditen e sotme në Pejë. Ai udhëtonte me motoçikletë së bashku me një shokun e tij, kur u përplas me një makinë./ Zoom.al
“Reshjet do të nisin prej orëve të…”/ Moti për nesër, ja zonat ku do ketë shtrëngataDitën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s
Deti – Valëzimi i forcës 1-2 ballë./ Zoom.al