Aplikacion
Princ Leka ka folur hapur për divorcin e tij me Elia Zaharinë dhe për sherrin e dhunshëm mes tyre, i bërë publik nga një video e filmuar prej vetë tij.
Sipas tij, ndarja ka ardhur në disa faza: fillimisht ajo emocionale, më pas distancimi dhe në fund divorci. “Kemi pasur një raport korrekt. Ndarja ka ardhur me fazë të ndryshme, ka qenë ajo faza emocionale, distancimi, kemi jetuar në një shtëpi, por të distancuar, kam qëndruar vetëm me vajzën, por nuk kishim kontakt, as fizik. Herë pas here kemi qenë për mediat, foto, një kartolinë e bukur, por krejtësisht falso. Ka qenë faza ligjore,” tha ai në “Mirëmbrëma Yje”.
Ai shtoi se mes tij dhe Elias nuk ka pasur tradhti: “Me të gjithë këto strese, edhe Blerta ka qenë viktimë e të gjitha sulmeve, narrativeve që nuk ishin reale. Nuk ka pasur tradhti. Personi i parë që unë kam njoftuar për lidhjen time me Blertën, ka qenë pikërisht Elia. I kam thënë Elias para se të përqafohesha me Blertë, që jam takuar me Blertën.”
Sa i përket videos së publikuar, Leka u shpreh i penduar që e dorëzoi në polici: “E pranoj që gabova, nuk duhet të kisha dhënë asnjëherë videon, ta mbaja për gjyqin sepse ishte një goditje e drejtpërdrejtë. Ne kemi përjetuar një sulm. Ishte një sulm mediatik, një sulm ligjor… Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar.”
Duke folur për presionet, ai theksoi: “Kemi pasur probleme me Policinë, sekuestrimin e telefonit nga Prokuroria e Tiranës, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm nga instrumente të ndryshme… Kemi kaluar rreth 8-9 muaj vetëm duke pilotuar, duke rënë dakord te marrëveshja, duke siguruar që vajza, Geraldina, të jetë mirë. Kishim firmosur të gjithë dokumentet, pa konflikte, as për pronat nuk ka pasur. Më pas erdhi situata e marsit, që ka dëmtuar imazhin.”
Për videon, ai shtoi: “Shkova për të takuar vajzën, pastaj situata doli jashtë kontrollit. Kur filloi acarimi, i thashë administratorit të oborrit, ju lutem largoni vajzën menjëherë që të qetësohej situata. Vajza ishte duke u larguar. Shyqyr që vajza ishte mirë. Unë e di që janë bërë fushata për ish-bashkëshorten time, por ka vetëm një viktimë në këtë mes, dhe ajo është Geraldina. Është një vajzë e mrekullueshme… Kam dëgjuar edhe në gjykatë narrativa të ndryshme, nuk ka asnjë provë që unë kam qenë i dhunshëm, nuk ka pasur dhunë. Nuk e kam dhunuar Elian, asnjëherë. Nuk është e lehtë për t’u larguar nga shtëpia ime.”
Ai shpjegoi pse vendosi ta filmonte ngjarjen: “Jam ndjerë në një situatë që më mirë të kem një filmim, se kisha frikë se mos ishte një situatë e sajuar. Hapa kamerën, ka qenë këshillë që kam marrë edhe nga këshilltarët. Kur kam qenë në sulm, nuk e kam hapur dot. Pastaj si janë trajtuar filmimet dhe kanë dalë në publik, jam ndjerë i tradhtuar nga ata që kanë publikuar. Ata që ua kam besuar këtë filmim. Nëse nuk do e kisha filmuar, mund edhe të kisha humbur lirinë, nuk e di si do kishte ndodhur.”
EBU vendos në votim pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision 2026Unioni Evropian i Transmetimeve do të zhvillojë një votim vendimtar nëse Izraeli do të marrë pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision 2026, i cili pritet të mbahet në Austri.
Vendimi vjen pas presionit në rritje nga disa vende anëtare që kërkojnë përjashtimin e Izraelit, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza.
Presidentja e EBU-së, Delphine Ernot-Cunci, në një letër drejtuar transmetuesve anëtarë, theksoi se çështja ka sjellë një “diversitet të paparë pikëpamjesh” mes vendeve pjesëmarrëse. Sipas saj, Këshilli Ekzekutiv nuk arriti të gjejë një konsensus, për shkak të natyrës përçarëse të debatit.
“Këshilli beson se Eurovision duhet të mbetet një hapësirë për përfshirje dhe dialog kulturor, vlera që përfaqësojnë thelbin e medias publike,” – shkruhet në letër. Megjithatë, përballë ndasive të thella, Këshilli vendosi që çështja të shtrohet për votim demokratik në një Asamble të Përgjithshme të jashtëzakonshme.
Ky takim virtual do të mbahet në fillim të nëntorit, ku të gjithë anëtarët e EBU-së do të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre mbi pjesëmarrjen e Izraelit në edicionin e ardhshëm.
Nga ana e tij, transmetuesi publik izraelit KAN reagoi duke shprehur shpresën që “Eurovision-i të vazhdojë të ruajë karakterin e tij kulturor dhe jo politik.”
Rezultati i këtij votimi pritet të përcaktojë një nga vendimet më të diskutueshme në historinë e garës muzikore më të ndjekur në Evropë.
Frikë nga arrestimi? Rruga e pazakontë e Netanyahut mbi EuropëKryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëtoi drejt SHBA-ve duke ndjekur një rrugë të devijuar, në përpjekje të dukshme për të shmangur vendet që mund të zbatojnë një urdhër arresti të hapur ndaj tij për krime të supozuara lufte.
Netanyahu u nis nga Tel Avivi të mërkurën në mbrëmje për të folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe për t’u takuar me Presidentin Donald Trump.
Por fluturimi i tij, që zakonisht kalon mbi disa vende europiane, këtë herë fluturoi përgjatë gjithë Detit Mesdhe dhe mbi ngushticën e Gjibraltarit, sipas faqeve të ndjekjes së fluturimeve.
Sipas FlightRadar24, fluturimi kaloi shkurtimisht mbi Greqi dhe Itali, por shmangu plotësisht hapësirën ajrore franceze dhe spanjolle, duke zgjatur kohëzgjatjen e udhëtimit. Siç shkruan CNN, zyra e kryeministrit izraelit nuk ka dhënë publikisht arsye për këtë rrugë të pazakontë.
Dy javë më parë, PMO njoftoi se disa gazetarë dhe anëtarë të delegacionit të Netanyahut nuk do ta shoqëronin për shkak të “rregullimeve teknike të lidhura me vendosjen dhe sigurinë”. “The Jerusalem Post” raportoi se kjo ishte një mënyrë për të kompensuar karburantin shtesë të nevojshëm.
Një burim diplomatik francez tha se Franca kishte pranuar një kërkesë izraelite për të fluturuar mbi hapësirën ajrore franceze.
“Përfundimisht ata vendosën të ndjekin një rrugë tjetër dhe nuk e dimë arsyen”, tha diplomati.
Në udhëtimin e tij të fundit drejt SHBA-ve në korrik, Netanyahu kishte fluturuar mbi Greqi, Itali dhe Francë, sipas ADS-B Exchange, një tjetër faqe për ndjekjen e fluturimeve.
Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi një urdhër arresti për Netanyahun në nëntor të vitit të kaluar për krime të supozuara lufte dhe krime kundër njerëzimit. Nëse Netanyahu do të fluturonte mbi vende europiane që janë anëtare të ICC-së, ai mund të detyrohej të ulej dhe të arrestohej.
As Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të ICC-së.
Lala tregon çfarë i thanë avokatët e Veliajt pas shkarkimitGazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës.
Lala tha se Veliaj u tradhtua nga të vetët në Këshillin Bashkiak, duke shtuar se “provoi gjellën që gatoi vetë”.
Lala deklaroi se ka komunikuar me avokatët e Veliajt, por është ende e paqartë nëse ai do të ankimojë shkarkimin në Kushtetuese, megjithatë gjatë emisionit njëri prej avokatëve i ka shkruar gazetarëve, duke i deklaruar se mundësia ekziston që Veliaj të ankimojë vendimin në GJK.
“Pavarësisht se Veliaj e meritonte shkarkimin për dëmet ndaj Tiranës, inceneratori, vdekja e Ardit Gjoklaj, 5 maji, Unaza e me rradhë, për të cilat duhet të hetohet, mendoj se procedura ka problematika. Kam bindje se Presidenti i Republikës do të dekretojë datën e zgjedhjeve, duke parë se si ai ka vepruar, kur dekretoi një ministre virtuale. Nuk kam dyshim se zoti Begaj do ti bindet pushtetit.
Veliaj hëngri gjellën e prishur që gatoi vetë, duke qenë njeri që vetëm shkatërroi Tiranën dhe nuk u përball kurrë me median. E ka trajtuar median si plaçkë, provoi gjellën e prishur, ku ditën e fundit edhe të besuarit e tij e tradhtuan, i futën thikën pas shpine.
Avokatët e Veliajt, kam komunikuar, kanë qenë të papërgatitur për procedurën e shkarkimit dhe kanë thënë se nuk janë përfshire. Nuk kanë një përgjigje nëse Veliaj do ti drejtohet GJK.
Edhe nëse do ti drejtohet GJK, në Tiranë do të ketë zgjedhje, sepse praktika ka treguar, që qeveria ka bërë gjithmonë zgjedhjet dhe më pas nuk kthehet gjë pas. Avokatët nuk janë në gjendje të thonë nëse Veliaj do të ankimojë.
Por edhe nëse do ta vënë në lëvizje GJK, kam bindje se Bashkia e Tiranës do të shkojë drejt zgjedhjeve.
Veliaj tani nuk është kryetar bashkie, por një person i vetëm, qytetari Veliaj përballë drejtësisë, kjo ndryshon dhe mund ta bëjë më vulnerabël”, tha Lala.
Silvi Caka krah Ramës, PL sulmon ashpër: Lëpin aty ku pështyu! Nëpërkëmbi gjakun e familjesPartia e Lirisë ka thyer heshtjen pas emërimit surprizë të Silvi Cakës në kabinetin e Edi Ramës, në postin e zëvendësministres së Brendshme.
Në një postim në rrjetet sociale nga anëtarja e PL-së Jasmira Memelli, reagimi për Silvi Cakën është i ashpër, teksa thuhet se po lëpin aty ky ka pështyrë si dhe ka nëpërkëmbur edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.
Caka nuk përmendet drejtpërdrejt, por me iniciale S.C, teksa Memelli thotë se ajo ka të paktën një vit që ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë, dikur LSI.
Reagimi i plotë:
Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.
As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë.
Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.
Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë në mbrojtjen dhe jetësimin e kauzave të saj madhore ekzistenciale kombëtare, për të vazhduar pa kompromis luftën parimore dhe patriotike, krah për krah me opozitarët e vërtetë dhe me të gjithë shqiptarët e ndershëm, për t’i shkurtuar ditët regjimit kriminal të Edi Ramës që ka shpopulluar vendin dhe po rrjep pa mëshirë popullin me korrupsionin skizofrenik. Zoom.al/
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë publik një kallëzim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar për një aferë të re korruptive.
Sipas Bardhit, SPAK ka regjistruar procedimin penal që lidhet me ndërtimin e impiantit fotovoltaik në Digën e Zadejës, me vlerë 8 milionë euro.
Bardhi thekson se ky është procedimi i katërt penal që hapet ndaj Ballukut, pas dosjeve për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH dhe aferën e njohur si “dy tigrat e Vlorës”.

Reagimi i plotë:
Impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024. Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës.
Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshëmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie.
Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar. Zoom.al/
INSTAT: 180 aborte për 1 mijë lindje në 2024Fenomeni i aborteve mbetet shqetësues në Shqipëri, edhe pse në shifra absolute me një rënie të lehtë, por kjo për shkak të rënies së lindjeve.
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2024 në vend janë regjistruar 180 aborte për çdo 1.000 lindje.
Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20–34 vjeç, e cila është edhe grupmosha më riprodhuese e gruas. Abortet spontane përbëjnë numrin më të lartë me 84%, kundrejt atyre të provokuara me qëllim për të ndërprerë barrën, kryesisht për arsye shëndetësore, në 16% të rasteve.
Shqetësim janë shifrat e aborteve te grupmosha 15–19 vjeç. Për vitin që lamë pas, vlerën më të lartë në këtë grupmoshë e shënojnë 18-vjeçaret, me 179 aborte për 1.000 lindje, ndryshe nga viti 2022.
Të dhënat e INSTAT ndër vite tregojnë se gratë me nivel më të ulët arsimor kanë përqindjen më të lartë të aborteve të kryera. Ndërsa sipas statusit martesor, 72% e aborteve kryhen nga gratë e martuara.
Sipas OBSH, 6 nga 10 shtatzëni të padëshiruara përfundojnë me abort të induktuar. Rreth 45% e aborteve janë të pasigurta.
Trump i bën lajka Erdogan: I vështirë por shumë i respektuarNë një takim i rëndësishëm sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump priti homologun turk Recep Tayyip Erdoğan, në një takim që sinjalizon një përpjekje për ripërtëritje të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë.
Takimi vjen pas një periudhe tensioni diplomatik ndërmjet dy vendeve gjatë administratës Biden.
Në fjalën e tij për shtyp, Trump e lavdëroi Erdoğan-un si një lider “të vështirë, por me ndikim” dhe theksoi se shumë vende e shohin atë me respekt.
Ndryshe nga takimet me liderë të tjerë, Trump vazhdimisht përsëriste vlerësimet për presidentin turk.
Në fokus të bisedimeve ishin heqja e ndalimit për shitjen e avionëve F-35 në Turqi — një pikë e diskutueshme që ka penguar gjatë bashkëpunimeve ushtarake midis dy vendeve. Zoom.al/
Dashi
Për Dashin, vjeshta do të sjellë njohjen dhe krenarinë e shumëpritur. Lajmet që do të merrni do të konfirmojnë se përpjekjet tuaja nuk ishin të kota. Do të jeni në gjendje të “hapni krahët” dhe të ndjeni forcën që e keni fshehur për një kohë të gjatë nën peshën e dyshimeve. Zemra juaj do të mbushet me besim në aftësitë tuaja dhe në krah do të gjeni njerëz që do t’ju mbështesin dhe frymëzojnë.
Binjakët
Fjalë të rëndësishme, një takim ose një ngjarje e papritur do të ndryshojnë humorin tuaj dhe do t’ju japin një ndjesi lehtësie. Do të lini pas shqetësimin që dukej i pafund dhe do të kuptoni se jeta është gati t’ju sjellë ngjyra të reja. Zemra do të shërohet dhe do ta përballoni të ardhmen përsëri me një buzëqeshje.
Gaforrja
Gaforret do ta mirëpresin vjeshtën me zbulime të papritura. Lajmet që do të merrni do t’ju rikthejnë besimin në gjërat e mira dhe do t’ju kujtojnë se nuk jeni vetëm. Do të jeni të rrethuar nga mbështetje dhe ngrohtësi, dhe zemra juaj do të mbushet me mirënjohje. Kjo stinë do të jetë e veçantë, duke ju sjellë qetësi shpirtërore, por edhe ëndrra të reja që do të dëshironi t’i bëni realitet.
Akrepi
Akrepët do ta kujtojnë këtë vjeshtë si një kohë ndryshimi, gëzimi dhe shërimi. Lajmet e mira do t’ju ndihmojnë të lini pas dhimbjen dhe të merrni frymë lirisht. Do të jetë momenti kur e kaluara humbet fuqinë e saj dhe mundësitë e reja do t’ju japin krahë. Vjeshta do t’ju sjellë momente të lumtura që do t’i mbani në kujtimet tuaja për një kohë të gjatë.
Peshqit
Për Peshqit, vjeshta do të jetë një kohë e ripërtëritjes së brendshme. Do të ndjeni se “retë e errëta” po largohen gradualisht dhe po hapet hapësirë për gëzim. Lajme të mira do të prekin marrëdhëniet tuaja me të dashurit tuaj dhe do të gjeni përsëri harmoninë./ Zoom.al
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Igumenicë të Greqisë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet ndërsa kthehej nga shkolla.
Sipas mediave greke, i mituri tentoi të kalonte rrugën në një nga segmentet qendrore të qytetit kur u godit me forcë nga makina.
Ai u dërgua fillimisht në urgjencën e Igumenicës dhe më pas në spitalin e Filiates, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik./ Zoom.al