Aplikacion
Nëse supozojmë se çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dhe çdo person e formon, deri në një farë mase, fatin e vet, atëherë me të vërtetë ka shenja zodiaku më me fat dhe më pa fat.
Lajmi i mirë është, megjithatë, se edhe nëse i përkasim më pafatëve, duke ndryshuar disa modele sjelljeje, ne mund ta ndryshojmë, në një masë të madhe, fatin tonë.
Pra, le të shohim shenjën më të pafat të zodiakut , më me fat dhe ku renditen pjesa tjetër e shenjave të zodiakut.
Shenja më e pafat e zodiakut: Akrepi
Planeti i tyre sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe mësime traumatike të jetës. Megjithatë, Akrepët kanë një “talent” unik për të shfrytëzuar sfidat dhe vështirësitë për t’u zhvilluar me to, duke e transformuar kështu “fatkeqësinë” e tyre në fat.
Shenja më me fat e zodiakut: Shigjetari
I sunduar nga Jupiteri, planeti i lidhur me fatin e mirë, bujarinë dhe bollëkun, jeta është një arkë thesari plot me përvoja dhe aventura të paçmuara për Shigjetarin. Natyra e tyre kurioze kombinohet me optimizëm dhe mendim pozitiv, pasi ata kanë tendencë të shohin anën pozitive të çdo gjëje që ndodh.
Shenjat e mbetura të zodiakut, nga më me fat tek më pa fat, janë si më poshtë:
Bricjapi
Luani
Demi
Peshqit
Peshorja
Ujori
Dashi
Binjakët
Virgjëresha
Gaforrja
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili me urdhër të Edi Ramës, miratoi propozimin për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, e cila pritet të miratohet nesër dhe nga Qeveria.
Në një intervistë për Syri.net, Meta shprehet se, bashkë me Veliajn duhej shkarkuar edhe Këshilli Bashkiak. Meta ka theksuar gjithashtu se Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet për kallëzimet e faktuara nga opozita, por për “hatër” të kallëzimit të bërë nga Nesti Angoni, pra sipas tij nga vetë Edi Rama.
“Për fat të keq sot Erion Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet për kallëzimet e faktuara nga opozita, por për “hatër” të kallëzimit të bërë nga Nesti Angoni, pra vetë Edi Rama. Akti më flagrant i Erion Veliajt në shkelje të ligjit siç është shkresa e tij zyrtare për t’i hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, as nuk guxon të preket nga SPAK-u.
Ndërkohë inceneratori nuk ekziston dhe vetëm për këtë vit qytetarët e Tiranës paguajnë 12 milion euro që vidhen nga Edi Rama. Përse nuk hetohet për këtë çështje kaq konkrete dhe flagrante? Sepse na e tha vet edhe ish-Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj se këtë shkresë të Veliajt ia kërkoi Rama ta firmosë.
Ndërkohë që Veliaj është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, pagesat e inceneratorit vazhdojnë dhe rriten. Kjo tregon qartë se përfituesi kryesor është Edi Rama dhe jo Veliaj. Ndaj optimizmi i opozitës duhet të jetë i përmbajtur pasi Veliaj nuk po hetohet dhe gjykohet për çështjet madhore por për çështje dytësore që nuk implikojnë Edi Ramën, i cili ka kontroll të plotë të SPAK-ut dhe drejtësisë” – thotë Meta.
“Jam i sigurt që edhe nëse vetë ai (Rama) nuk është Nesti Angoni përsëri Nesti e ka shkruar kallëzimin i diktuar prej tij. Për Ramën, Veliaj duhej eliminuar sepse ai kishte guxuar të projektonte veten si pasardhës, çka është e papranueshme nga një mendje e sëmurë për pushtet pa kufij në kohë dhe hapësirë. Në këtë mënyrë justifikohej edhe për goditjet politike kundër drejtuesve të opozitës por edhe i jepte pikë SPAK-ut si gjoja i pavarur nga ai “krijuesi” i SPAK-ut dhe drejtësisë së re. Fiks Drejtësi me Regji” – thotë Meta që flet edhe për kandidaturën që duhet të nxjerrë opozita në zgjedhje.
“Duke besuar se opozita e do bashkinë për t’ua rikthyer qytetarëve unë besoj edhe te vullneti i saj për të gjetur një kandidat ose kandidate që të përfaqësojë të kundërtën e asaj që përfaqëson kandidatja e Ramës, që është nënshtrimi ndaj tij dhe interesave mafioze për shkatërrimin e kryeqytetit vetëm në funksion të pastrimit të parave. Nëse opozita përzgjedh një kandidat ose kandidate gjithpërfshirëse dhe me grintë, me një organizim më të mirë, Bashkia e Tiranës do t’u kthehet qytetarëve” – tha Meta.
Ai bën edhe një koment për qeverinë e re dhe Diellën.
“Për Qeverinë mund të them se ka një Kryeministër dhe 17 Diella ku më e pafajshmja është ajo që u “kurdis” në Kuvend. Të gjithë të quajturit ministra janë vetëm zbatues urdhrash dhe kandidatë për bedelë në të ardhmen” – thotë Meta.
Ilir Meta tregon se nuk e lejojnë më që të luajë pingpong në qeli dhe se as të stërvitet, pasi sipas tij, dy bidona 20 litërsh secili që ia kishin sjellë familjarët, ia lanë deri sa t’u çahej nga një vrimë, pastaj ja dërguan në qeli.
“Ping-pongu nuk ekziston më që në Maj pasi fola në telefon me gazetaren Beti Njuma. Por na ka dalë një problem i ri me bidonat që askush nuk mund ta besojë. Para disa kohësh u them dy drejtuesve kryesorë të burgut se doja të fusja dy bidona plastikë uji nga 20 litra secili për qëllim stërvitjeje. Vetëm 9 ditë pasi familjarët e mi i kishin sjellë dy bidonat bosh, m’i sjellin te qelia. Me pak vonesë por prapë i sollën.
Fillova të mbushja bidonin e parë se donte kohë kur sapo kaloi mbi gjysmën pashë të derdhej uji në dysheme. Epo thashë unë rastësi që një ma kanë sjellë me vrimë. E hodha atë ujin në bidonin tjetër që të fitoja kohë dhe po e mbushja me ujë kur prapë filloi të rridhte ujë. E kuptova që Qeveria e Ramës i kishte mbajtur dy bidonat për 9 ditë vetëm për t’u hapur nga një vrimë.
Atëherë u them njerëzve të mi më sillni një bidon si ata të mbushur me ujë për t’u hequr alibinë se bidonat kishin ardhur me vrima. Para dy javësh erdhi bidoni 20 litra me ujë, por do ta kenë futur në qeli më vete. Ju tregova këtë histori absurd për të kuptuar sa ordiner është Edi Rama se këto nuk janë histori drejtorësh dhe policësh” – e mbyll Meta.
BE-ja “nxiton” për vendosjen e tarifave ndaj naftës ruseKomisioni Evropian tha se po punon që potencialisht të vendosë tarifa ndaj importeve të naftës ruse, në dritë të presionit nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump ka kërkuar që Evropa t’i ndalë importet e energjisë nga Moska para se të pajtohen për të vendosur sanksione ndaj Moskës lidhur me luftën në Ukrainë.
Bashkimi Evropian veçse ka ulur për rreth 90 për qind importet e saj të naftës nga Rusia, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022, dhe ka njoftuar se planifikon që të heqë dorë krejtësisht nga importet ruse deri në vitin 2027.
Shtetet e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, ende importojnë naftë ruse përmes naftësjellësve dhe këto dy shtete kundërshtojnë planet që të hiqet dorë më shpejt nga energjia ruse.
Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, gjatë një takimi me Trumpin të martën i tha udhëheqësit amerikan se Brukseli dëshiron “të vendosë tarifa ndaj furnizimeve me naftë që ende po vijnë në BE”.
“Ne, në kohën e duhur, do të prezantojmë atë që kemi në mendje për këtë çështje”, tha të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Olof Gill.
Çdo përpjekje për të vendosur tarifa mbi importet e mbetura të naftës ruse në BE do të kërkonte vetëm mbështetjen e një shumice të kualifikuar të shteteve anëtare.
Kjo nënkupton se Hungaria dhe Sllovakia me shumë gjasa nuk do të ishin në gjendje të bllokonin ndonjë nismë të tillë.
Mbledhja në PS/ Veliaj ndjek “live” nga qelia Edi Ramën?Ditën e djeshme, Këshilli Bashkiak i Tiranës, pas urdhrit të Edi Ramës, miratoi propozimin për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, vendim i cili pritet të miratohet ditën e nesërme nga Këshilli i Ministrave.
E ende pa u caktuar publikisht data për zgjedhjet e reja, pasi ndoshta Edi Rama e ka marrë vendimin prej kohësh, kryeministri ka nisur fushatën, ku po zhvillon takime.
Në drekë, së bashku me kandidaten Ogerta Manastirliu, Rama takoi në Kryeministri nënkryetarët e Bashkisë dhe Anuela Ristanin, ndërsa pasditen në selinë rozë mblodhi ministrat, deputetët dhe ish-deputetët e Tiranës, ku fjalën e tij e transmetoi për mediat.
Rama tha se “u detyrua të marrë një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn, por të detyrueshëm në lidhje me fatin e kryeqytetit të Shqipërisë”.
Por, gjatë “live-t” të Edi Ramës në rrjetet sociale, ka rënë në sy një fakt interesant. Më konkretisht, siç shihet edhe në foton e mëposhtme Ramën po e ndiqte “live” edhe profili në Facebook i Erion Veliajt.
Nuk dihet nëse ka qenë vetë kryebashkiaku, ku ka telefon në burg dhe po e ndiqte shefin e tij “live”, apo ka qenë ndonjë person të cilit ja ka besuar rrjetet sociale gjatë periudhës që është në qeli.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një person është gjetur i pajetë brenda banesës së tij.
Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj, 51-vjeç.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se është goditur me thikë.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë dhe ka rrethuar zonën ku po kryen veprimet e para hetimore.
Lajm i fundit/ Vrasje në Durrës, detajet e paraNjë vrasje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar në Durrës.
Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur. Zoom.al/
Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e SerbisëPresidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.
Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”.
“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”,pretendoi udhëheqësi serb.
Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme.
Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara. Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë.
Gjithashtu, udhëheqësi serb deklaroi se “Serbia beson në dialogun” që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia refuzon që ta njohë. Mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës përfshirë 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen.
Dy shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi, që lehtësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur viteve të fundit dhe që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut në nivel politik, por vetëm runde në nivele të kryenegociatorëve.
Rundi i fundit i dialogut në nivel politik u mbajt disa ditë para sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Në përvjetorin e dytë të sulmit, për të cilin Prishtina e fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë kërkuan ekstradimin e Radoiçiçit dhe të përfshirëve të tjerë në Banjskë.
Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat./REL
Fotolajm/ Pas mbledhjes, Rama e ministrat “shtrohen” në kafePas mbledhjes së lajmëruar, pasditen e së mërkurës në selinë e PS kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrat dhe deputetët e PS për qarkun e Tiranës është ulur për një kafe në barin pranë godinës së partisë.
Në tavolinë janë ulur të parët mi istrat ndërsa më tej shihen edhe ish deputetë e zyrtarë të Partisë Socialiste.


Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë, ka komentuar për herë të parë shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Andi Mahila, pasi ai kishte tymosur cigare në ambientet e brendshme të një lokali.
Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen me deputetë dhe ministra që banojnë në Tiranë, Rama u shpreh se vendimi i ministres Albana Koçiu, ishte një vendim për t’u përshëndetur.
“U bë një llomotitje e madhe nga ana e atyre që ju ka rënë Diella në kokë dhe duhet të presin gjatë sa ta marrin veten, por kur të jenë duke marrë veten do duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgojuan me shpotinë karakteristike të delirantit provincial, shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e një cigareje në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesësh këtë akt dhe të mos kërkosh që ky akt të jetë norma, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë do të thotë të jesh një bisht cigarje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më por edhe askujt nuk i shkon mendja se duhet të shkojë për riciklim sepse është një cigare e pariciklueshme.”, tha Rama. Zoom.al/
Qeveria “Rama 4” nis me eliminimin e Veliajt, nesër vuloset largimiShkarkimi i Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pritet të jetë një nga vendimet e para që do të miratojë Qeveria “Rama 4” në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Ministrave.
Mbledhja është thirrur për nesër, të enjten në orën 12:00, pasi ajo e zakonshme e të mërkurës u shty për shkak të seancës në Kuvend.
Ndër vendimet që do të firmosen është edhe propozimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili dje votoi unanimisht për shkarkimin e Veliajt.
Referuar nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të qeverisë kur propozohet nga këshilli bashkiak për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Vendimi i Këshillit Bashkiak iu përcoll sot zyrtarisht qeverisë përmes Prefektit të Tiranës. Pas miratimit nga qeveria, Veliaj ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, shkarkimi do të pezullohet deri në vendimin final të gjykatës. Nëse ai nuk ankimon, i hapet menjëherë rruga shpalljes së zgjedhjeve të reja nga Presidenti./Zoom.al