Aplikacion
Tema kryesore e mbrëmjes së sotme është shkarkimi i Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, me arsyetimin se ka mbi tre muaj që nuk është paraqitur në detyrë.
Vendimi për largimin e tij u mor nga Këshilli Bashkiak, ku 50 anëtarë votuan pro shkarkimit.
Analisti Baton Haxhiu lidhur me këtë ngjarje të sferës politike u shpreh se, në vlerësimin e tij, Veliaj nuk duhej të mbahej në paraburgim, por në arrest shtëpiak, duke theksuar se procesi penal ndaj tij është kthyer në një ngjarje me përmasa politike. Sipas analistit, Veliaj po ndërton një strategji për të krijuar një imazh të viktimës politike, me qëllim konsolidimin e figurës së tij si lider i së ardhmes.
Më tej, Haxhiu analizoi edhe përfshirjen e opozitës në këtë situatë, duke theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka projektuar një përçarje të brendshme në Partinë Socialiste, duke synuar krijimin e një poli të ri politik që do të përfshinte edhe vetë Veliajn si një figurë të pranueshme për një pjesë të spektrit opozitar.
Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të palëve për të ndërtuar skenarë të ndryshëm politikë, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që ka kapur momentin e duhur për të ndërhyrë dhe për të larguar Veliajn nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, duke mbyllur një kapitull të tensionuar politik dhe institucional për mazhorancën.
“Ai e ka pritur këtë herë që SPAK dhe opozita të jenë në krah të tij dhe në këtë moment të krijohet një pol i ri politik, ku opozita të jetë në krah. Strategjikisht nëse opozita është dashur që të bëjë një luftë brenda lirisë politike. Berisha e ka projektuar një përçarje brenda Partisë Socialiste. E drejta e tij është faktikisht që të ndërtojë një strategji të tillë dhe unë mendoj se e ka udhëhequr për një kohë të gjatë bukur mirë. Fakti që Berisha e përcaktoi Ramën si njeriu i cili e ka futur në burg, tregon se përçarja ka nisur që në fillim. Ata e kanë projektuar të vetmen mundësi që mund t’i kundërvihet Edi Ramës, ka qenë strategji e opozitës, por edhe viktimizim i Erion Veliajt. Por kanë harruar një njeri që ka lexuar strategjitë e të dyja palëve dhe ai është kryeministri Rama. Ai kapi momentin e duhur për të shkarkuar Veliajn.” Zoom.al/
Dash Sula: Pas shkarkimit, Veliaj mund të lirohet! Nuk është çudi që të ketë patur një marrëveshjeIsh-deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa komentoi shkarkimin e Erion Veliajt, tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës mund të jetë një marrëveshje për ta liruar atë nga qelia.
I ftuar në emisionin “Log.”, ai tha se ekziston një pikëpyetje e madhe për rolin e Veliajt dhe sugjeron mundësinë e një “gjysmë-loje” në emër të të drejtave të njeriut dhe mos-prishjes së provave gjatë procesit gjyqësor. Sipas tij, pas shkarkimit mund të kemi një zbutje të masës së sigurisë për Veliajn.
Dashnor Sula: Pse nuk u shkarkua Veliaj gjatë 7 muajve të hetimit? Sepse një ndër argumentet që ka patur SPAK edhe gjykata thotë prishja e provave, presion ndaj dëshmitarëve. Për ta shkarkuar ishte që në kohën kur ishte në hetim për shkak të prishjes së provave, tani që mbaroi hetimi, pra nuk ka rrezik për prishjen e provave…pra ka diçka që nuk shkon.
Ka një pikëpyetje të madhe me Erion Veliajn. Ekziston mundësia që mund të jetë një gjysmë lojë në emër të të drejtave të njeriut, të mos prishjes së provave etj. gjatë procesit të gjykimit ka ndryshim të masës së sigurimit. Nuk është çudi që të kemi në marrëveshje të tillë të fshehtë me të gjithë aktorët e caktuar, përjashto SPAK-un.
Hoxha: Shkarkimi i Veliajt u bë me urdhër të RamësGazetari Artan Hoxha komentoi propozimin e miratuar në Këshillin Bashkiak për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit 2025.
Në News 24, Hoxha thekson se i ka provuar në kurriz sulmet e Veliajt, por nuk donte që shkarkimi dhe ndërprerja e mandatit të tij të bëhej në paligjshmëri.
Sipas Hoxhës, shkarkimi i Veliajt vjen pas urdhërit të Ramës në Asamblenë e PS-së më 11 shtator.
Më tej, thekson se për kryebashkiakët është vepruar me dy standarde nga mazhoranca, herë në shkelje të ligjit dhe herë në zbatim të saj, kur është fjala për shkarkim apo ndërprerje të mandatit.
“Gjykata Kushtetuese e urdhëroi SPAK të asgjësojë çdo gjë që nga hard disk, DVR, USB, çka ishte marrë nga gazetarët. Oficeri i BKH asgjëson çdo gjë përveç celularëve. Se janë send thotë jo pajisje elektronike. E kupton çfarë derexheje. Vendimi i GJK thotë të asgjësohen. Tani asgjësojnë çdo gjë tjetër jo celularët se në proces verbal i kemi shënuar sende.
Sot duhej të isha shumë i gëzuar. E kam provuar në kurriz ç’është Erion Veliaj. Nuk duhej të bënin këtë që i bënë sot. Opozita prisja të kërkonte me çdo kusht prezencën e Erion Veliaj. Ky të heq dhe të drejtën kur shkon në skuadrën e pushkatimit të thonë fjalën e fundit. Ja hoqën të drejtën. Sepse këshilltarët socialistët që Veliaj i ka qëmtuar vetë, sot korri atë që mbolli. Kush është problemi. Pse duhej të ishte.
Se u bë një seancë e cila krijon një perceptim publik. Të gjithë thanë vendim politik se ka urdhëruar Edi Rama. Gruaja e Veliaj vjen dy herë në javë bën paradë në SPAK. Ai e ka peng atë.
E kam thënë në 11 shkurt se Veliaj iku e urdhëroi ai i madhi. Ai neni 62, do sjellë një rast, në datën 4 korrik Gjykata Administrative ka marrë në gjykim nenin 62, KQZ i ndërpreu mandatin Agim Kajmakun të Vorës. Gjykata thotë Kajmaku ka të drejtë KQZ i ka ndërprerë mandatin në mënyrë antikushtetuese. Gjykata Administrative i ka dhënë Agim Kajmakun 44 rroga një mandat të plotë. I ka dhënë 50 mijë euro gruas për stresin e krijuar. I kemi paguar ne.
A është e ndërpre 3 muaj resht mandati i Veliaj? Pse u ndërpre? Kur Fredi Beleri nuk lejohej të bënte betimi, i jepej leje të vinte në gjyq me mua. Për betim nuk i jepej leja. Jemi në këto kushte ne sot? Sot të gjithë qytetarët e Tiranës, ne donim Erion Veliaj aty, pavarësisht lumit të akuzave nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë. Donim të mos i ndërpritej në paligjshmëri. Kush ishte ligji, urdhri i Ramës?
Atentati ndaj Trump/ Dënohet me burgim të përjetshëm autoriNjë juri në Fort Pierce, Florida, shpalli fajtor Ryan Routh, 59 vjeç, për tentativë vrasjeje të presidentit amerikan Donald Trump, ngjarje që ndodhi në shtator 2024 në fushën e golfit të Trump në West Palm Beach.
Routh akuzohej për pesë akuza penale, përfshirë tentativën për vrasje të një kandidati për president, armëmbajtje pa leje në kryerje të një akti dhune dhe sulm ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret.
Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2024, kur Routh u kap me pushkë në shkurre, ndërsa Trump dhe grupi i tij po i afroheshin vendit të ngjarjes. Pas një periudhe të shkurtër diskutimesh, juria e shpalli fajtor për të gjitha akuzat. Ai tani përballet me dënimin me burgim të përjetshëm.
Prokurorët deklaruan se Routh kishte blerë një armë të klasit ushtarak, kishte ndjekur lëvizjet e Trump dhe kishte përdorur mbi 12 telefona të përkohshëm në përpjekje për të realizuar atentatin.
Ngjarja ndodhi vetëm nëntë javë pas një tjetër tentative për vrasje ndaj Trump gjatë një mitingu në Butler, Pennsylvania, ku Trump mbeti i lënduar lehtë pas një goditjeje me plumb në vesh.
Routh zgjodhi të përfaqësonte vetveten në gjyq, ndonëse nuk kishte asnjë përvojë juridike. Sjellja e tij gjatë procesit shpesh kërcënonte të dëmtonte ecurinë e gjyqit.
Gjyqtarja Aileen Cannon, e njohur për hedhjen poshtë të një çështjeje të mëparshme ndaj Trump, e paralajmëroi disa herë Routh për komentet e tij të pastrukturuara, si kur tha: “Gjyqet moderne duket se kanë eliminuar gjithçka që është njerëzore.”
Sipas prokurorisë, Routh kishte bërë 17 vizita në fushën e golfit të Trump për ta vëzhguar, ndërsa në të kaluarën ishte përpjekur të rekrutonte luftëtarë nga Afganistani, Moldavia dhe Tajvani për të luftuar në Ukrainë kundër forcave ruse. Dikur punonjës ndërtimi në Karolinën e Veriut, ai më pas ishte zhvendosur në Hawaii dhe vetëshpallej si udhëheqës ushtarak.
Në gjyq, dy dëshmitarë treguan se Routh u kishte dërguar një kuti pesë muaj para ngjarjes, e mbushur me tela, fishekë dhe një letër 12-faqëshe ku thuhej:
“Kjo ishte një tentativë për të vrarë Donald Trump, por dështova. Dhurova gjithçka që kisha. Tani është radha juaj për të përfunduar punën.”
Routh u pa nga një agjent i Shërbimit Sekret teksa fshihej në shkurre me pushkë në dorë. Ai u qëllua nga agjentët dhe u largua, por më vonë u arrestua në një automjet pas një denoncimi nga një dëshmitar që kishte regjistruar targën e makinës ku Routh ishte futur.
Në vend që të dëshmonte vetë, Routh thirri tre dëshmitarë për të folur për karakterin e tij. Njëri prej tyre, një mik i vjetër, e përshkroi si njeri “paqësor dhe jo të dhunshëm.” Një tjetër dëshmitar, ekspert i forcave të armatosura, deklaroi se arma e përdorur nga Routh (një version kinez i AK-47) ishte jofunksionale dhe e modifikuar në mënyrë amatore me ngjitës dhe shirita.
Gjatë pyetjeve, Routh e pyeti dëshmitarin nëse një person pa përkushtim të plotë ndaj një “misioni” ka nevojë për një “plan arratisjeje”, duke shtuar një notë filozofike që çorientoi sallën e gjyqit. Zoom.al/
Avionët rus në hapsirën e NATO-s/ Trump: RrëzojiniPresidenti Donald Trump thotë se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë nëse ata hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.
“Po, po”, tha Trump kur bëri një pyetje në lidhje me rrëzimet e avionëve të NATO-s gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Më vonë, ai nuk tha se Shtetet e Bashkuara do të bashkoheshin në përpjekjet për të rrëzuar avionët rusë që shkelnin rregullat.
“Varet nga rrethanat. Por e dini, ne jemi shumë të vendosur ndaj NATO-s”, tha ai.
Anëtarët e NATO-s janë “në alarm” në javët e fundit pasi dronët dhe avionët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore.Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë pa leje në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës të premten.
Kjo ndodhi një javë pasi disa dronë dhe avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore polake, duke shkaktuar një ngritje të avionëve luftarakë F-15 dhe F-35.
Aleatët evropianë paralajmëruan të hënën se do të rrëzonin avionë luftarakë ose dronë rusë të përfshirë në çdo shkelje të mëtejshme të hapësirës ajrore të NATO-s, gjatë një takimi të zjarrtë emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zoom.al/
Kumbulla humb ndeshjen me SerbinëMarash Kumbulla pritet të jetë një nga mungesat e mëdha të Shqipërisë ndaj Serbisë, në ndeshjen kualifikuese të 11 tetorit.
Nga Spanja raportohet se mbrojtësi do të jetë jashtë për gati një muaj. Futbollisti kuqezi pësoi një dëmtim në kofshë në duelin e Mallrocas ndaj Atletico Madrid, ku ekipi i tij barazoi 1-1.
Kumbulla u zëvendësua në pjesën e parë dhe testet mjekësore kanë konfirmuar se do të jetë jashtë për disa javë.
Mungesa e tij ndaj Serbisë nuk ëshët ende zyrtare, por në Spanjë e bëjnë të kryer dhe nuk kanë dyshime.
Mbetet të shihet se cilin lojtar do të ftojë Silvinjo për repartin e prapavijës në vend të Kumbullës. Kujtojmë se mbrojtësi kaloi te Mallorca në formë huazimi nga Roma në ditët e fundit të merkatos. Zoom.al/
Skenarët/ Çfarë ndodh pas shkarkimit të Veliajt nga Këshilli BashkiakPas 10 vitesh në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shkarkuar nga detyra.
Vendimi erdhi sot nga Këshilli Bashkiak, ku për herë të parë socialistët dhe demokratët bashkuan votat, duke i dhënë fund mandatit të kryebashkiakut që ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit.
Shkarkimi u motivua nga mosparaqitja e Veliajt në detyrë për më shumë se tre muaj.
Procedura pas votimit
Vendimi i Këshillit Bashkiak nuk është i fundit. Tani ai kalon tek Prefekti i Qarkut, i cili ia përcjell Qeverisë. Vetëm Këshilli i Ministrave e vulos aktin dhe shpall zyrtarisht vakancën për postin e kryebashkiakut. Pas kësaj, Tirana shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Veliaj ka të drejtë ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, gjë që do të vononte procesin deri në një verdikt përfundimtar.
Kush garon për Tiranën?
Nga kampi socialist, kryeministri Edi Rama ka lëvizur shpejt: ai ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate zyrtare për të marrë drejtimin e kryeqytetit.
Në anën tjetër, opozita shfaqet e ndarë dhe e pasigurt. Shumë emra të kuotuar kanë refuzuar kandidimin, ndërsa PD ende nuk ka shpallur një kandidat. Megjithatë, për opozitën gara për Tiranën shihet si mundësia e artë për një rikthim politik.
Çfarë pritet më tej
Procesi ka dy skenarë:
Pritet me interes të lartë se cili do të jetë vendimi i Erion Veliajt. Zoom.al/
Erdogan trondit OKB-në: Kjo është pika më e ulët e njerëzimitPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, iu drejtua të pranishmëve në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në fillim të fjalimit të tij, ai shprehu pakënaqësinë që presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, iu ndalua të vinte në New York.
Qëndrojmë këtu përpara jush në emër të 86 milionë qytetarëve tanë dhe të vëllezërve e motrave tona palestineze, zërat e të cilëve po përpiqen të heshtën. I ftoj të gjitha vendet që ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin shtetin e Palestinës. Qëllimi i OKB-së është të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ndërsa ne flasim këtu, Izraeli po masakron civilë në Gaza. Numri i civilëve të plagosur në Gaza ka kaluar 65 mijë. Fatkeqësisht, ende nuk dihet numri i personave që ndodhen nën rrënoja’, tha ai.
Më pas ai shfaqi një fotografi nga Gaza.
‘Secili prej këtyre njerëzve është një qenie njerëzore, janë njerëz të pafajshëm. Njerëzit nuk vriten vetëm me armë, por edhe nga uria. Në shekullin XXI-të, në një botë që quhet e civilizuar, njerëzit po vdesin nga uria. Po ju tregoj një fotografi nga Gaza. Këto janë gra që mbajnë tenxhere bosh në duar. Më përgjigjuni – a ka ndonjë justifikim për këtë brutalitet në vitin 2025? Kjo pamje e turpshme nga Gaza përsëritet çdo ditë. Mbështes Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së që vazhdimisht e sjell në vëmendje gjenocidin në Palestinë dhe e përgëzoj edhe kësaj here për qëndrimin e tij. OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të mbrojë as stafin e saj në Gaza. Njerëz janë vrarë’, – theksoi Erdogan. Zoom.al/
Kush ishin këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin e VeliajtKëshilli Bashkiak i Tiranës, me një konsesus të të gjitha palëve, ka votuar ditën e sotme pro kërkesës së socialistëve për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gjithsesi, kishte nga ata këshilltarët socialistë që nuk iu bindën urdhrit të Edi Ramës dhe ruajtën respektin e miqësisë me Veliajn duke mos marrë pjesë në votim.
Më konkretisht, dy këshilltarët e PS-së, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi në momentin e votimit braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim. Gjithashtu, dy këshilltarët e tjerë të PS-së, Joleza Koka dhe aktori Gazment Paja nuk morën pjesë fare në mbledhje.
Në votim, nuk mori pjesë as Fabjan Topollaj i Bindjes Demokratike, i cili gjatë fjalës së tij tha se procedura për shkarkimin e Veliajt është e gabuar.
Këshilltari i PS-së, Endrit Braimllari propozoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që të bashkohen në një të vetme, të tre kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt, ajo e PS-së, PD-së dhe Endri Shabanit, kërkesë e cila u miratua.
Kjo për shkak se më herët socialistët nuk kishin marrë fare në shqyrtim kërkesat e opozitës për shkarkimin e Veliajt. Zoom.al/
Alimehmeti pas shkarkimit të Veliajt: Po paguan për dëmet që i ka bërë TiranësPas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shkarkua nga detyra me dakordësinë e PS dhe PD.
Këshilltari i PD-së, Ilir Alimehmeti, e përshkroi vendimin si një hap të domosdoshëm dhe të drejtë, duke theksuar se Veliaj duhet të përballet me përgjegjësinë ligjore për dëmet që i ka shkaktuar kryeqytetit.
“Tiranë u krye! Veliaj i shkarkuar dhe është një gjë që e kemi kërkuar prej kohësh dhe sipas ligjit. Misioni u krye. Ai mori përgjigjen e merituar për dëmet që i ka bërë Bashkisë së Tiranës”, tha ai pas mbledhjes.
Ndërsa këshilltari tjetër i PD, Dorjan Teliti nëvu,ou se për shkarkimin e tij, bashkuan votat të gjithë këshilltarët dhe tani i takon qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për t’i hapur rrugën zgjedhjeve në Tiranë.
Veliaj u shkarkua nga detyra e kryebashkiakut me 51 vota pro. Propozimi i Këshillit Bashkiak do t’i shkojë për miratim Këshillit të Ministrave./ Zoom.al