Aplikacion
Paris Saint-Germain është zgjedhur si klubi më i mirë i vitit.
Francezët kishin një edicion të jashtëzakonshëm, ku fituan katër trofe.
Padyshim më i rëndësishmi ishte ai i Ligës së Kampioneve, që erdhi për herë të parë në histori.
Në ceremoninë e çmimeve mori pjesë presidenti Nasser Al Khelaifi, pasi pjesa tjetër e skuadrës nuk ishte e pranishme, për shkak të ndeshjes me Marseille.
Skandal në ‘Përputhen’: Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentinNjë zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”.
Sipas raportimeve të mediave Loredana nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve, duke lënë pas një boshllëk të dukshëm në strukturën e programit.
Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta brenda produksionit tregojnë se vendimi lidhet me një marrëdhënie të mundshme të Loredanës me konkurrentin Kejsi Hyseni. Ky informacion, që besohet të ketë dalë nga vetë stafi i programit, ka shkaktuar diskutime të forta brenda produksionit dhe mendohet se ka qenë arsyeja kryesore e largimit të saj.
Pavarësisht largimit, për shkak të regjistrimeve të kryera më parë, Loredana do të vazhdojë të shfaqet në ekran për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër. Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh së bashku me Kejsin, ku dëshmitarë okularë raportojnë momente afërsie dhe shtrëngime duarsh, duke i shtuar peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Produksioni nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht dhe detajet e mëtejshme mbeten të panjohura, por fakti që largimi i Loredanës nuk duket rastësor është i qartë. Ndjekësit e programit tashmë presin reagime dhe deklarata nga protagonisti dhe stafi, ndërsa intrigat pas skenave vazhdojnë të jenë temë kryesore e sezonit.
Ky episod risjell vëmendjen mbi jetën personale të pjesëmarrësve dhe sfidat që mund të lindin kur marrëdhëniet private përplasen me rregullat e një reality show. Zoom.al/
Në pritje të “Topit të Artë”, Jamal merr trofeun e parë personalLamine Yamal ka fituar trofeun “Kopa”, i cili shkon për talentin më të mirë nën moshën 21 vjeç.
Pas një sezoni të shkëlqyer me Spanjën dhe Barcelonën, sulmuesi është shpërblyer.
“Së pari, faleminderit ‘France Football’ për çmimin. Është një nder të jem përsëri këtu. Do të doja gjithashtu të falënderoja klubin tim Barcelonën, si dhe ekipin kombëtar, sepse pa ta nuk do të isha këtu”, tha ai pas çmimit.
Yamal është kandidat edhe për trofeun më të rëndësishëm personal, atë të “Topit të Artë”.
Është një fitore e dyfishtë e Barcelonës, pasi sulmuesja 19-vjeçare Vicky Lopez fitoi trofeun “Kopa” për femra. Zoom.al/
“Ka ardhur koha”/ Macron njofton njohjen e shtetit palestinezPresidenti Emmanuel Macron ka njoftuar se Franca ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ruajtur vetë mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete, Izraelin dhe Palestinën që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, ka thënë ai në një deklaratë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ka ardhur koha. Kjo është arsyeja pse, besnik ndaj angazhimit historik të vendit tim ndaj Lindjes së Mesme, për paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo është arsyeja pse unë deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës.”- është shprehur më tej presidenti i Francës duke i bërë kështu vendi katërt brenda 24 orëve të fundit që zyrtarizon njohjen e Palestinës. Zoom.al/
Aksident në aksin Fier-Patos, dy të lënduarNjë aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Patos pranë një karburanti.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të tonazhit të rëndë i cili ka qënë i parkuar.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Firmat piramidale online XUEX/ Arrestohet organizatori kryesor, detajetUniformat blu në Divjakë, kanë arrestuar organizatorin e skemave mashtruese piramidale online, pas operacionit të koduar “XUEX”.
Në pranga ka rënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35-vjeç.
“Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.
Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.
Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP“, njofton policia.
Kujtojmë se Gjykata e Fierit, më 17 shtator 2025, ka caktuar 60 ditë “arrest me burg” për katër nga të akuzuarit për skemat piramidale online, ndërsa dy të tjerë janë lënë në detyrim paraqitje. Zoom.al/
Albana Koçiu e nis me bujë punën si ministre, shkarkon zëvendësin e saj: “Piu cigare në restorant”Ministrja e sapoemëruar e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka nisur detyrën me një vendim të menjëhershëm duke shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e saj, Andi Mahila.
Shkaku, sipas saj, lidhet me një shkelje të ligjit të ndaluarjes së duhanpirjes në ambientet e mbyllura.
Koçiu reagoi publikisht duke konfirmuar lajmin e publikuar në media:
“Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendës ministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i brendshëm tymoste cigare në restorant. Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.”
Sipas saj, kjo nuk është një sjellje e justifikueshme, veçanërisht për një përfaqësues të institucioneve të rendit dhe ligjit:
“Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, por një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.”
Koçiu theksoi se i ka kthyer përgjigje denoncuesit, duke e siguruar se shqetësimi i tij u mor seriozisht dhe se qytetarët do të dëgjohen sa herë të raportojnë shkelje të tilla:
“I siguroj të gjithë qytetarët që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë, por me qëndrimet parimore që ata me plot të drejtë presin prej nesh.” Zoom.al/
Përballja me Manastirliun për Tiranën/ Alimehmeti: Jam lojtar grupiIlir Alimehmeti nuk duket optimist për të qenë ai kandidatura për garën për Bashkinë e Tiranës.
I pyetur në një dalje televizive nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Alimehmeti u shpreh se:
“Unë jam lojtar grupi dhe jam lojtar për një program dhe një platformë që mund të zbatohet që do kohën e vet dhe besoj në projekte politike afatgjata jo në projekte politike afatshkurtrta dhe të momentit”.
Në këtë mënyrë ai la të nënkuptojë se mund të refuzojë të kandidojë përballë Manastirliut.
Ai pohoi se opozita ende nuk e ka një kandidat për të Bashkinë e Tiranës.
“Nga PD ka një farë vonese duhet të ishte punuar që në 10 shkurt ishte e qartë që do vinte dita. Kemi dy krah pune, një që punoi për të demontuar Veliajn me shkresa, me partnerë ndërkombëtar, me 44 protesta, një aspekt tjetër duhet të ishte përgatitja për të shkuar dhe për të konkurruar me këdo që do vinte PS më pas”, tha Alimehmeti.
Sipas Alimehmetit PS ka vendosur një nga kandidatet më të dobëta.
“PS ka vendosur një nga kandidatet me të dobëta. Kandidon vetëm me figurë, është më e dobëta nga PS”, deklaroi Alimehmeti. Zoom.al/
Panik në ajër nga turbulencat e forta/ Plagosen dy anëtar të ekuipazhitDy anëtarë të ekuipazhit të një avioni të Ryanair u plagosën pasi u përfshinë nga turbulenca të forta gjatë një fluturimi nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Majorkës, të dielën pasdite.
Incidenti ndodhi në momentin kur avioni po përgatitej të ulej në Palma, ndërsa ishulli turistik përfshihej nga stuhi të fuqishme.
Sipas mediave lokale, ekuipazhi po kryente kontrollet e sigurisë kur avioni u trondit papritur. Një prej stjuardesave u përplas me tavanin e kabinës, ndërsa një tjetër u godit nga karroca e shërbimit. Në bord ndodheshin 180 pasagjerë, të cilët mbetën të tronditur nga lëkundjet e forta. Menjëherë pas uljes, në aeroport u dërgua një ambulancë për të ndihmuar personelin e plagosur.
Ky nuk është rasti i parë i ngjashëm. Vetëm disa muaj më parë, në një fluturim të Ryanair nga Berlini në Milano, nëntë persona mbetën të lënduar nga turbulenca ekstreme, duke detyruar avionin të kryente ulje emergjente. Pasagjerët raportuan skena paniku, me njerëz që u hodhën nga ulëset e tyre dhe u përplasën në tavanin e kabinës.
Ngjarje të tilla janë shënuar edhe në kompani të tjera ajrore. Në mars, një fluturim i United Express në Teksas u detyrua të bënte ulje emergjente pas plagosjes së pesë pasagjerëve, ndërsa në nëntor turbulenca e fuqishme detyroi një avion të Scandinavian Airlines të kthehej nga Atlantiku pas tronditjes së dhunshme mbi Grenlandë. Zoom.al/
Pak orë na ndajnë nga shpallja e fituesit të Topit të Artë, renditja e favoritëveKëtë të hënë vendoset në Paris fituesi i Topit të Artë 2025, ku një emër i madh do të fitojë çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i sezonit që lamë pas.
Emra si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Salah e shumë të tjerë janë në garë për çmimin më të madh individual në futboll, teksa emri i fituesit, si rrallë herë, ende nuk është publikuar më parë nga mediat.
Përveç Topit të Artë, do të ndahen dhe çmime të tjera si Topi i Artë i Femrave, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit etj.
Ceremonia gala do të startojë në orën 21:00, ndërkohë ka nisur publikimi i renditjes së 30 lojtarëve favoritë për ta fituar.
RENDITJA:
11- Pedri
12- Khvicha Kvaratskhelia
13- Harry Kane
14- Désiré Doué
15- Viktor Gyokeres
16- Vinicius Jr.
17- Robert Lewandowski
18- Scott McTominay
19- Joao Neves
20- Lautaro Martinez
21- Serhou Guirassy
22- Alexis Mac Allister
23- Jude Bellingham
24- Fabian Ruiz
25- Denzel Dumfries
26- Erling Haaland
27- Declan Rice
28- Virgil Van Dijk
29- Florian Wirtz
30- Michael Olise