Aplikacion
Kamala Harris ka zbuluar detaje të panjohura më parë mbi marrëdhënien e saj me presidentin Joe Biden, në kujtimet e saj të reja “107 Days”, që pritet të publikohet javën e ardhshme.
Libri, i siguruar paraprakisht nga The Guardian, përshkruan tensionet e brendshme gjatë fushatës presidenciale dhe momentet e vështira personale që Harris përjetoi në rolin e saj.
Një episod i veçantë që Harris rrëfen ndodhi vetëm disa orë para një debati vendimtar kundër Donald Trump, në shtator 2024. Ndërsa ndodhej në Filadelfia për t’u përgatitur, ajo mori një telefonatë tronditëse nga Biden, i cili i tha se disa figura të fuqishme nuk do ta mbështesnin për shkak të deklaratave të saj për të. Harris shkruan se ndjeu “zemërim dhe zhgënjim” në një moment kritik, ndërsa bashkëshorti i saj Doug Emhoff e këshilloi të fokusohej tek debati.
Në libër, Harris pranon se Biden shpesh kishte vështirësi të përshtatej me sfidat e fushatës dhe se ekipi i tij nuk e mbështeti siç duhej. Ajo kujton raste kur suksesi i saj shihej si kërcënim për presidentin, ndërsa shpesh i ngarkoheshin “punë të pamundura”. Tensionet kulmuan pas vendimit të Biden për t’u tërhequr nga gara më 21 korrik, kur Harris u vendos në qendër të fushatës demokrate.
Kujtimet e saj përfshijnë edhe sulmet personale që ka përjetuar, përfshirë komente raciste nga kampi republikan. Harris shkruan se pavarësisht presionit, ka zgjedhur të mos tërhiqet dhe të mbetet e vendosur në rrugën e saj politike. Zoom.al/
Rusia fut avionët në Estoni/ Spiropali: Thellësisht të shqetësuarMinistrja për Evropën dhe punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar nga platforma X pas raportimeve se tre avionë luftarakë rusë Mig-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë,” shkruan Spiropali.
Shkelja e hapsirës ajrore estoneze nga ana e Rusisë ka nxitur shqetësim dhe reagime të shumëta nga komuniteti europian.
Estonia është vend anëtar i Bashkimit Europian dhe aleancës veriatlantike, NATO.
Tritoli në banesë/ Mziu: Tritoli i mafies politike, nuk na ndalIsh-kryebashkiaku i Kamzës, sot deputet, Xhelal Mziu, ka reaguar sërish për tritolin që iu vu në shtëpi.
Mziu thot se nuk do të ndalet pavarësisht sulmit.
“Ky nuk është thjesht sulm ndaj meje, por një mesazh politik i errët, një akt frike e mafies së pushtetit ndaj fjalës së lirë. Ata mendojnë se me tritol do të na mbyllin gojën, por gabojnë rëndë!
Ne nuk trembemi, nuk tërhiqemi, përkundrazi – ky krim na forcon edhe më shumë në betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Opozita dhe Shqipëria nuk do të gjunjëzohet përballë krimit dhe korrupsionit!”- shkruan Mziu.
Fatmirësisht nga sulmi i mesnatës së kaluar nuk pati persona të lënduar vetëm dëme materiale. Zoom.al/
Kineze apo origjinale? Policia tregon se sa kushtuan orët e MozzikMozzik është bërë protagonist i një diskutimi të madh publik gjatë orëve të fundit, pasi është raportuar se ai është ndaluar në doganë për shkak të dy orëve luksoze që mbante me vete: një Richard Mille dhe një Rolex.
Fillimisht, mediat raportuan se vetëm ora Richard Mille kishte një vlerë marramendëse prej dy milionë dollarësh, duke ngritur shumë pikëpyetje për origjinën dhe mënyrën e deklarimit të këtyre aksesorëve të shtrenjtë.
Siç ndodh shpesh në raste të ngjashme, lajmi nuk u kufizua vetëm në komunikimet zyrtare. Në rrjete sociale shpërtheu një debat i gjerë, ku qytetarë dhe ndjekës të artistit diskutonin rreth pasurisë së reperit, transparencës së tij financiare, por edhe imazhit të tij publik.
Megjithatë, situatën e sqaroi Dogana e Kosovës, e cila përmes një komunikate zyrtare bëri të ditur se bëhej fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me një vlerë të kombinuar prej 1.340.027,50 euro.
Në njoftim theksohet se shmangia nga detyrimet doganore për shuma mbi 5.000 euro përbën shkelje ligjore. Për këtë arsye, rasti është raportuar menjëherë te Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Si pasojë, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për vlerën e lartë të orëve luksoze, por edhe për faktin se ky rast ngre sërish në qendër të vëmendjes çështjen e deklarimit të pasurisë dhe transparencës së figurave publike. Zoom.al/
Motivi i vrasjes së Charlie Kirk/ Shoku i dhomës së autorit i tregon policisë të gjitha bisedatDetaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e aktivistit amerikan Charlie Kirk.
Të martën, autoritetet publikuan mesazhe midis Robinson, 22-vjecarit të identifikuar si vrasës dhe shokut të tij të dhomës. Ky I fundit, sipas deklarimeve ishte transgjinor dhe thuhet se ishte në një marrëdhënie romantike me të pandehurin.
Sipas një aktakuze, nëna e Robinson i tha policisë se gjatë vitit të fundit, i biri ishte bërë më politik dhe më i krahut të majtë, “më i orientuar pro-homoseksualëve dhe të drejtave transgjinore”.
Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.
Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.
Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”
Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.
Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.
Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte.
Prokurorët thonë se Robinson i la një mesazh shokut të tij të dhomës: “Pata mundësinë ta zhdukja Charlie Kirk dhe do ta pranoj.”
Gjatë konferencës për shtyp të së martës, prokurori i Qarkut të Utah-ut, Jeff Gray, tha se në vend që të fshinte mesazhet siç kërkoi Robinson, shoku i dhomës ia dha ato policisë.
Përveç kësaj, hetuesit kanë thënë gjithashtu se katër gëzhoja u gjetën së bashku me një pushkë në një zonë të pyllëzuar pranë kampusit të Universitetit të Luginës së Utah-ut. Gëzhojat kishin mesazhe të gdhendura në to, të cilat, para arrestimit të Robinson, ishin ndër të vetmet të dhëna të mundshme për motivin e vrasësit – dhe kanë qenë objekt i shumë spekulimeve.
Një fishek i paqëlluar kishte fjalët “Hej fashist! Kap!” ndërsa në fishekun e katërt shkruhej: “Nëse e lexon këtë, je gej”
Ndërkohë sipas mesazheve të publikuara nga prokurorët, i gjithë akti i vrasjes nuk i kishte marrë më shumë se një javë kohë Robinsonit.
Është e paqartë se çfarë konkretisht Robinson e konsideroi të pakëndshme te Kirk. Është gjithashtu e paqartë se si mund të jetë radikalizuar ai dhe çfarë roli mund të kenë pasur aktivitetet e tij online në atë proces.
Autoritetet kanë heshtur rreth rolit të politikave të të dyshuarit në sulm. Kur Grey, prokurori i qarkut, u pyet drejtpërdrejt nëse aktivizmi transgjinor frymëzoi të shtënat, ai nuk pranoi të komentonte. Zoom.al/
Këto shenja Horoskopi do të marrin gjithçka nën kontroll deri në fund të muajitMuaji shtator mund të ketë nisur me pasiguri, por fundi i tij pritet të sjellë kthesë pozitive për disa shenja të zodiakut.
Sipas astrologëve, 3 prej tyre do të kenë një rikthim të fortë financiar, duke vendosur rregull, qartësi dhe një themel të qëndrueshëm për muajt që vijnë.
Energjia e ditëve të fundit të shtatorit sjell mundësi për riorganizim dhe rritje, një periudhë ideale për të mbyllur borxhet, për të menaxhuar më mirë shpenzimet dhe për të ndërtuar besimin në vetvete. Ja cilat janë shenjat me më shumë fat financiar këtë periudhë:
Binjakët
Për binjakët, shtatori mbyllet me një kapitull të ri financiar. Një mundësi e re, që mund të vijë nga një bashkëpunim i papritur ose nga një kontakt i vjetër kthehet në një burim të qëndrueshëm të ardhurash. Kjo është koha e duhur për të shlyer borxhe të vjetra dhe për të vënë financat në vijë. Vetëbesimi rritet dhe binjakët ndihen më të sigurt për të marrë vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Virgjëreshat janë mjeshtre të planifikimit dhe këtë muaj e shfrytëzojnë maksimalisht aftësinë për të analizuar detajet. Duke parë më qartë mundësitë që më parë mund t’i kenë shpëtuar, ato vendosin rregull në buxhet, shkurtojnë shpenzimet e panevojshme dhe krijojnë një ndjenjë kontrolli të plotë. Fundi i muajit sjell siguri dhe baza të forta për të ardhmen.
Bricjapi
Puna e palodhur dhe disiplina e bricjapëve po shpërblehet. Investimet e bëra më herët fillojnë të japin rezultat dhe stabiliteti financiar bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Kjo periudhë është ideale për të konsoliduar pozitat, për të krijuar strategji afatgjata dhe për të ndërtuar siguri ekonomike që i reziston kohës.
Fundi i një historie! Monica Bellucci dhe Tim Burton njoftojnë ndarjenTim Burton dhe Monica Bellucci i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.
Në një letër të përbashkët dërguar AFP, ata kanë njoftuar ndarjen: “Me respekt të thellë dhe afeksion të përbashkët, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur të ndahen”, thuhet në deklaratën e regjisorit dhe aktores, të cilët u lidhën në vitin 2023.
Thashethemet e para për lidhjen nisën në shkurt të atij viti. Më pas, u zbulua se të dy po shijonin një lidhje prej katër muajsh, në fshehtësi të plotë që kishte nisur rreth tetorit 2022.
Më pas në Francë, gjatë Lumière Film Festival në Lion, Monica e konfirmoi drejtpërdrejt. “Ajo që mund të them është se jam shumë e lumtur që e kam njohur para së gjithash. Është një nga ato takime që rrallëherë ndodhin në jetë”, tha ajo, ndërkohë që shumë shpejt do të aktronte në filmin “Beetlejuice Beetlejuice”. “E njoh, e dua dhe tani do të njoh regjisorin: nis një aventurë tjetër. E dashuroj Tim. Dhe kam shumë respekt për Tim Burton.”
Në vitet që pasuan, ata janë shfaqur shpesh bashkë në tapetin e kuq apo në përditshmëri. Një nga daljet më të fundit ishte në Giffoni Film Festival ku u pritën me entuziazëm nga fansat ndërsa shkëmbyen një puthje. Zoom.al/
Rusia fut avionët në Estoni, ndërhyn NATOEstonia tha se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, hynë në hapësirën e saj ajrore më 19 shtator, disa orë pasi Komisioni Evropian propozoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Ministria e Jashtme në Talin tha se avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta.
“Rusia veçse ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë gjatë këtij viti, gjë që është e papranueshme. Por, inkursioni i sotëm, që përfshiu tri avionë luftarakë të cilët hynë në hapësirën tonë ajrore, është veprim i paprecedent”, tha ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna.
Estonia është anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. NATO tha se avionët e saj penguan avionët rusë.
“Më herët gjatë ditës, avionët rusë shkelën hapësirën ajrore estoneze. NATO-ja u përgjigj menjëherë dhe pengoi avionët rusë. Ky është edhe një shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”, tha zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, përmes një postimi në X.
Incidenti vjen pasi së fundi dronë rusë hynë në hapësirat ajrore të Polonisë dhe Rumanisë, po ashtu anëtare të aleancës ushtarake perëndimore.
Më 10 shtator, Polonia njoftoi se kishte rrëzuar disa dronë rusë, pasi 19 prej tyre hynë në hapësirën e saj ajrore.
Kjo ishte hera e parë që NATO-ja hapi zjarr ndaj fluturakeve ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore.
Ndërkaq, më 14 shtator, Rumania po ashtu raportoi se një dron rus kishte qëndruar në hapësirën e saj ajrore për 50 minuta dhe më pas ishte nisur drejt Ukrainës.
Brukseli po synon që të ndalë plotësisht importet e gazit të lëngshëm natyror rus deri në fillim të vitit 2027. Plani, që duhet të miratohet nga 27 shtetet e BE-së, po ashtu përfshin futjen në listën e zezë të 118 anijeve të “flotës në hije” të Rusisë, anije që përdoren për të shmangur kufizimet e vendosura për eksportet e naftës.
Së voni, BE-ja është përballur me presion nga presidenti amerikan, Doanld Trump, për të ndalur blerjen e naftës ruse, me qëllim që Putin të detyrohet të negociojë për përfundimin e luftës në Ukrainë. Rel/
Meteorologët tregojnë si do të jetë moti nesërDitën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Deti – Valëzimi i forcës 1 ballë./ Zoom.al
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Abdi Baleta, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Baleta lindi në vitin 1941, në fshatin Gur i Bardhë të Matit. Ai studioi marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe më pas u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Prej vitit 1964 deri në vitin 1983, shërbeu në diplomacinë shqiptare si punonjës dhe drejtor në Ministrinë e Jashtme, ndërsa më vonë si ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në New York.
Nga viti 1983 deri në vitin 1987 mbajti detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec, ndërsa më pas deri në vitin 1995 ishte pedagog i së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë.
Në periudhën 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike, ndërsa në vitin 1994 u largua nga PD për të krijuar një forcë të re politike, e cila mori emrin “Rimëkëmbja Kombëtare”.
Me kontributin e tij në politikë, diplomaci dhe akademi, Abdi Baleta mbetet një figurë e rëndësishme e pluralizmit shqiptar të viteve ’90./ Zoom.al