Aplikacion
U publikuan sonte për herë të parë pamjet ekskluzive të vrasjes së Kristian Kolës disa ditë më parë në mes të Shkodrës.
Në pamjet e siguruara nga Top Chanel, duken teksa dy autorët afrohen pranë hotelit ku ndodhej shënjestra dhe qëllojnë me armë drejt tij.
https://www.facebook.com/share/r/1C8kGfQZex/?mibextid=wwXIfr
Madje njëri prej tyre kthehet për të verifikuar nëse e ka vrarë Kolën, dhe largohen me shpejtësi pa lënë asnjë gjurmë.
Gjatë momentit të ekzekutimit, dy zonja shihen teksa largohen të tmerruara, ndërsa aty pranë ndodhej edhe një autobus që sapo kishte zbritur disa turistë.
A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet BerishaIsh-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu nëse do të marrë sërish pjesë në garë, Berisha u përgjigj:
“Nuk ka tërheqje nga Sali Berisha përpara farsës. Jemi në farsë.”
Blendi Fevziu: Pra, do të rikandidosh sërish?
Sali Berisha: Absolutisht do të rikandidoj.
Blendi Fevziu: A nuk mendoni se ka ardhur koha që të ketë përfaqësues më të ri që të kandidojë dhe ju mund të mbeteni si supervisor, si kryetar nderi?
Sali Berisha: Nuk funksionojnë partitë me supervizor. Partia nuk funksionon me supervizor, funksionon me lider.
Blendi Fevziu: Pra, ju do të paraqiteni në zgjedhjet e ardhshme për një mandat tjetër?
Sali Berisha: Po, padiskutim. Natyrisht me të gjithë anëtarësinë.
Zgjedhjet brenda PD-së në 2026 vijnë në një moment kritik për opozitën shqiptare, me debate të brendshme për drejtimin e partisë, garën për lidershipin dhe mënyrën se si do të përcaktohet e ardhmja politike e PD-së.
Detaje nga helmimi i të miturave në Korçë, konsumuan karamele me hashashDetaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Korçë, ku tre vajza të mitura u dërguan me urgjencë në spital për shkak të helmimit.
Tre motrat kishin konsumuar pranë një koshi mbeturinash karamele të cilat dyshohet se kanë pasur përmbajtje kanabisi.
Nga ana e policisë, është konfirmuar se karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.
Dy vajzat më të rritura fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme ndërsa e vogla, 3-vjeçare ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe ndodhet në intubim.
Dashuri e ndaluar/ Shpërthen skandali seksual në kompaninë aksionere të “Air Albania”, pilotët shkonin me stjuardesatNjë skandal që filloi me një dashuri të ndaluar në kompaninë ajrore turke Turkish Airlines e cila është gjithashtu aksionere me 49% në “Air Albania” ka çuar në dy procese të ndara divorci që kanë marrë vëmendje masive.
Sipas mediave turke, bashkëshortja e një piloti, i cili ka qenë gjithashtu imazh i kompanisë në disa fushata reklamuese, ka dorëzuar në gjykatë mesazhe komprometuese nga një grup komunikimi në WhatsApp ku pilotë të ndryshëm ndanin emrat e stjuardesave me të cilat kishin pasur marrëdhënie seksuale, si edhe preferencat e tyre intime.
Sipas mediave lokale, piloti në fjalë ka pasur një lidhje trevjeçare jashtëmartesore me një stjuardesë të martuar.
Për të fshehur këtë lidhje, ata shpiknin udhëtime të zgjatura disa-ditore drejt Shteteve të Bashkuara apo Afrikës, duke qëndruar së bashku larg syve të familjeve.
Skandali mori përmasa edhe më të mëdha pasi bashkëshortja e pilotit kontaktoi me burrin e stjuardesës.
Të dy filluan të hetonin rastin duke krahasuar faturat e shpenzimeve dhe të udhëtimeve, të cilat konfirmuan dyshimet për tradhtinë.
Mesazhet e publikuara në gjykatë kanë përmbajtje të rëndë dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik turk.
Ky skandal ka vënë në qendër të vëmendjes reputacionin e Turkish Airlines, një prej kompanive ajrore më prestigjioze në botë, duke ngritur pyetje mbi kulturën e brendshme të punës dhe sjelljen e stafit të saj. Zoom.al/
Zbardhet kërkesa e socialistëve/ “Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”Është zbardhur projekt-vendimi këshilltarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku në mbledhjen e të martës, do të hedhin në votim për të shkarkuar Erion Veliajn nga detyra e kryebashkiakut, me urdhër të Edi Ramës.
Ashtu siç ishte njoftuar edhe në mediat, socialistët për shkarkimin e Veliajt do t’i referohet pikës c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” që thotë se Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.
Në relacion thuhet se Veliaj mungon prej 10 Shkurtit dhe Tiranës i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, prandaj e kanë marrë këtë iniciativë si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve.
Por edhe pse kërkojnë shkarkimin e Veliajt, në relacion socialistët theksojnë se nuk do të thotë se i pranojnë akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, por përkundrazi, i kundërshtojnë ato.
“Në vijim të mbledhjes së grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, datë 17 shtator 2025, ora 17:00, kërkesa nr.31879 prot., datë 18 shtator 2025, është depozituar pranë Sekretariatit të Këshillit Bashkiak Tiranë.
Kërkesa e firmosur nga grupi i këshilltarëve, i referohet Ligjit 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, i ndryshuar, neni 62 gërma c, ku thuhet: “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur: c) propozohet për shkarkim nga Këshilli Bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”.
Në kërkesën e sipërcituar, nënvizohet fakti se nga data 10 shkurt 2025 jemi në kushtet në të cilat kryeqyteti nuk ka kryetarin e saj të zgjedhur dhe të mandatuar nga populli i Kryeqytetit për shkak të procesit penal dhe mohimit të së drejtës së tij të gjykimit në gjëndje të lirë. Qytetit të Tiranës me një zhvillim të pandalshëm ekonomik e social, i duhet një kryetar në detyrë, për ndjekjen e punëve, ndaj kjo ka nxjerrë si domosdoshmëri ndërmarrjen e iniciativës nga ana e grupit të këshilltarëve të majtë, për të nisur procedurat për shkarkimin e kryetarit aktual, si një detyrim ligjor, politik dhe moral ndaj qytetarëve, që kanë votuar për të patur një Tiranë më të zhvilluar, me më tepër shërbime cilësore dhe të denjë për të qenë kryeqyteti i Shqipërisë në fundin e rrugës së saj për të qenë pjesë e Europës.
Arsyet dhe nevoja e mësipërme nuk duhet të interpretohen si një pranim ndaj konstantimeve apo pretendimeve të procesit penal ndaj Kryetarit të zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, por krejt e kundërta. Anëtarët e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës ngrihen në nivelin që qytetarët e Tiranës presin nga të zgjedhurit e tyre, atë të marrjes së vendimeve dhe dhënien e zgjidhjeve në dobi të interesit publik dhe atij qytetar.
Sa më sipër, lutemi në shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektakti.” – thuhet në relacion.
Gjithsesi, duhet theksuar se neni për të cilin do i referohen këshilltarët socialistë, ka paqartësi dhe interpretim të kuadrit ligjor, pasi nuk përcaktohet nëse mungesa në detyrë duhet të jetë e arsyetuar apo jo.
Një kërkesë të tillë, bazuar në nenin e mësipërm për shkarkimin e Erion Veliajt, këshilltarët opozitarë e kanë depozituar prej muajsh, por ajo nuk u mor parasysh nga mazhoranca, e cila duket se do të veprojë vetëm pas urdhrit të Edi Ramës, ku kryeministri cënon kështu edhe një herë autonominë e pushtetit vendor.
Në këshillin bashkiak, vendimmarrja për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e kryebashkiakut do të duhet të marrë votën e shumicës së të gjithë këshilltarëve, pra 31 pro nga 61 anëtarë gjithsej.
Nëse do të ketë një vendim pro shkarkimit të Erion Veliajt, pas votimit, vendimmarrja i kalon Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës. Qeveria më pas vendos shkarkimin.
Gjithsesi, Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh, dhe në këtë rast vendimi i qeverisë do të pezullohej, deri në një vendimmarrje të gjykatës më të lartë në vend. Mbetet për t’u parë nëse Veliaj do ta ketë guximin për të kundërshtuar vendimin e Edi Ramës apo jo, por deri më tani ai nuk e ka dhënë vetë dorëheqjen.
Në rast se ankimi nuk ndodh, atëherë i hapet rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat Presidenti i Republikës do të duhet t’i shpallë menjëherë sapo të informohet për vakancën. Zoom.al/

Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.
Për shqiptarët, që janë shumicë në Luginë të Preshevës, një gjë e tillë është e papranueshme.
Përfaqësuesi komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se ushtria serbe nuk i përfaqëson shqiptarët, pikërisht për shkak të së kaluarës.
“Është komplet e papranueshme çfarëdo nisme për rektrutim te shqiptarët për në ushtrinë serbe e aq më tepër për shërbim të detyrueshëm ushtarak te shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë… Ajo ushtri nuk përfaqëson shqiptarët, ajo ushtri është një ushtri që përfaqëson anën e kundërt të shqiptarëve, përkatësisht vrasësit dhe ata që kanë ushtruar dhunë e kanë abuzuar me të drejtat tona e me jetët tona në Luginë të Preshevës”, u shpreh Ragmi Musrafi, këshilltar komunal Bujanoc.
Lidhur me këtë, dy ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka propozuar themelimin e një Komisioni të posaçëm, që do të hetonte rastet e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë që ishin në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve të ’80.
Mustafi thotë se kjo nismë do të bënte që Serbia të ballafaqohej me të kaluarën.
“Është mirë që të zbulohet e vërteta. Përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë të ardhmen, përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë paqen, ndryshe, Serbia duhet të përballet përfundimisht me të kaluarën e saj”, thotë Mustafi.
Megjithatë, konsiderohet si shumë e vështirë që nisma e Shaip Kamberit të jetësohet.
“E rëndësishme është që shqiptarët të ngrenë zërin. E rëndësishme është që edhe deputeti shqiptar, në mënyrë brilante të përfaqësojë këto tema me të cilat edhe më tej ballafaqohet komuniteti shqiptar. E rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të shohë proaktiv komunitetin shqiptar dhe shumë më e rëndësishme është që ne të themi të vërtetën”.
Me këtë nismë, synohet që të zbardhet e vërteta për vdekjet e 135 shqiptarëve gjatë shërbimit në ushtrinë jugosllave e që në atë kohën ishin cilësuar si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, por që për familjarët ishin të dyshimta sepse shpesh kishin hasur në shenja dhune mbi trupat e kthyer. Zoom.al/
Edlira Çepani dedikim prekës në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit: Duket sikur…Në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD Gert Bogdani, Edlira Çepani i ka kushtuar një dedikim prekës bashkëshortit të saj të ndjerë.
“1 vit pa ty Gert! Duket edhe si një përjetësi, por edhe sikur ishte dje që na dhe përqafimin e fundit… Çdo ditë e çdo vit pa ty do duket si një përjetësi, e do duket serish sikur të kemi aty në çdo moment! Dhimbja nuk kalon me kohën, thjesht na e lehtësojnë pak barrën njerëzit që na duan e tek të cilët gjejmë mbështetje dhe ngushëllim…
Jemi të bekuar se kaq shumë njerëz na kanë dashur e na duan fort, kaq shumë miq nga e gjithë bota që të kujtojne me mall dhe respekt, e që sot janë sërish duke të kujtuar ty, si një dritë që ndriçoje zemrat e kujtdo që kishe pranë. Ne do e vazhdojmë hap pas hapi misionin tënd, do t’i ngremë lart gjithë vlerat dhe kauzat për të cilat ti luftove fort, deri sa të kemi jetë! Të duam pafund e do jemi çdo ditë plot mall, deri ditën kur të takohemi sërish, drita jonë!
We love you daddy! You’ll always be our rock! We will always be the “fantastic four” and we know you still smile to us from heaven!”-shkruan Çepani. Zoom.al/
Trump për mbylljen e shfaqjes së Jimmy Kimmel: U shkarkua për mungesë talenti!Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar pushimin nga puna të moderatorit të njohur Jimmy Kimmel.
I pyetur nga gazetari Robert Peston i ITV-së nëse liria e fjalës po sulmohet më shumë në Britani apo në SHBA, pas pezullimit të emisionit të Jimmy Kimmel, presidenti amerikan tha se Kimmel “kishte audienca shumë të dobëta” dhe “duhej të ishte shkarkuar shumë kohë më parë.”
“Ai (i referohet Kimmel) tha një gjë të tmerrshme për një zotëri të madh të njohur si Charlie Kirk”, shtoi Trump. “Mund ta quash këtë liri fjale apo jo. Ai u shkarkua për mungesë talenti.”
Mbyllja e programit televiziv “Jimmy Kimmel Live” për një afat të pacaktuar ka shkaktuar mjaft debate në SHBA dhe më gjerë. Kjo sepse shfaqja u mbyll pas një deklarate të moderatorit, lidhur me vrasjen e Charlie Kirk.
“Banda e MAGA-s po përpiqet dëshpërimisht ta trajtojë këtë kalama që vrau Charlie Kirk-un, aspak si të tillë dhe duke u përpjekur të përfitojë pikë politike. Kjo nuk është mënyra se si një i rritur vajton vrasjen e dikujt që e quan mik. Kështu një fëmijë katërvjeçar vajton një peshk të artë.”, është deklarata që i kushtoi shtrenjtë Kimmel-it.
Deklarata ironizonte presidentin Trump, ndërsa vendimi i medias amerikane “ABC” erdhi pasi kreu i Komisionit Federal për Komunikimet, Brendan Carr, paralajmëroi në një intervistë se mund të urdhëronte deri mbylljen e ABC-së, nëse nuk merrte masa ndaj moderatorit, deklaratat e të cilit i konsideroi si “sjelljen më të keqe të mundshme”.
Vendimi u kritikua nga sindikatat, të cilat akuzuan autoritetin e mediave për shkelje të lirisë së shprehjes dhe përdorim të pushtetit qeveritar për censurë.
Helmohen tre fëmijë në Korçë/ Dërgohen në spital në gjendje të rëndëTre fëmijë të sëmurë, të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç, janë dërguar nga familjarët, rreth orës 18:15, pasditen e sotme, në pediatrinë e spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas autorieteve policore, prindërit e të miturve kanë deklaruar se fëmijët dyshohet se kanë konsumuar disa karamele, të cilat i kanë gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.
Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Vrasja e Ilaria Sulës: Hetuesit zbulojnë rolin e nënës së autorit në krimTë tjera detaje kanë dalë në dritë për vrasjen e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare, e cila u vra nga i dashuri i sạj në mars të këtij viti.
Sipas Zyrës së Prokurorit, Nors Manlapaz, në krimin e rëndë u përfshi edhe nëna e autorit, e cila u përpoq të fshinte çdo gjurmë.
Ajo dyshohet se e ndihmoi të birin të pastronte dhomën pasi ai i preu fytin Ilaria Sulës me një thikë buke, mëngjesin e 26 marsit të këtij viti.
Teksa i riu Mark Samson e vendosi trupin në një valixhe dhe e hodhi në një përrua në Via Prenestina, në afërsi të Romës, nëna e tij pastroi me kujdes cdo njollë gjaku nga dyshemeja e dhomës së gjumit.
Prokuroria ka kërkuar dënim me dy vite burg për të, me akuzën e fshehjes së krimin.
Vendimi do të merret në seancën e caktuar më datë 10 nëntor. /Zoom.al