Aplikacion
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, deklaroi se opozita nuk do të mbajë një qëndrim bojkotues në komisionet parlamentare, por do të jetë e pranishme për të denoncuar shkeljet dhe manipulimet që, sipas tij, kryen mazhoranca.
Në një intervistë për RTSH, Gjekmarkaj e cilësoi ndryshimin e rregullores së Kuvendit si “një grusht të vogël shteti brenda parlamentit”, duke shtuar se opozita u përjashtua nga konsultimet. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë është “të zvogëlojë rolin dhe peshën” e opozitës në Kuvend.
“Nuk është thjesht një ndarje e re e komisioneve, por një grusht i vogël shteti brenda parlamentit, pasi Rregullorja e Parlamentit është një institucion menjëherë pas Kushtetutës, dhe u ndryshua në mënyrë të njëanshme, pa e konsultuar opozitën dhe pa konsensusin e saj. Synimi është të mbyllin çdo mënyrë përfaqësimi të opozitës që të zvogëlohet pesha, ndikimi dhe roli i saj. Ne e kemi refuzuar strategjinë e bojkotit. Do të jemi prezentë për të dëshmuar shkeljet dhe manipulimet e bëra. Jam i bindur që qeveria do të donte një parlament pa opozitë që të krijonin sistemin e tyre piramidal.
Në çdo vend të rajonit, Komisioni i Integrimit i lihet opozitës që të jetë si një pakt kombëtar dhe të ketë një lloj ekuilibri mes forcave për një çështje kaq madhore, dhe që të biem dakord për parimet themelore. Kjo Shqipëri politike sot flet për integrimin, por në mënyrën e sjelljes dhe realiteti nuk ka asgjë evropiane. Është autoritare, që synon të fikë çdo zë dhe të asgjësojë opozitën nga përfaqësimi ndërkombëtar”, – tha Gjekmarkaj.
I pyetur nëse Partia Demokratike ka nevojë për ndryshime, Gjekmarkaj u shpreh se problemi nuk qëndron tek ndryshimet e brendshme, por tek gjetja e “çelësave të duhur” për të përfaqësuar zërin e qytetarëve. Ai e konsideroi rolin e Sali Berishës si “të domosdoshëm dhe një resurs të jashtëzakonshëm” për PD-në.
“PD ka ofruar debat dhe mendime duke pasur zëra nga më të ndryshme, ndërsa te kampi përballë ka vetëm një zë dhe gjithçka është me regji. Nëse e ndjen nevojën për të ndërhyrë në nivel ndryshimesh e bënë këtë dhe kjo përcaktohet me votën e demokratëve. Berisha është i domosdoshëm dhe po përballet në një mënyrë të pakompromis që i paraqiten shoqërisë me korrupsionin dhe skandalet, me një forcë të jashtëzakonshme, si i tillë është një resurs i jashtëzakonshëm për PD. Për ndryshim dhe përsosje ka nevojë gjithmonë dhe kjo është nevojë si për PD dhe për partitë e tjera. PD është hapur pafundësisht sa herë është kërkuar, por duhen gjetur edhe çelësat e duhur për të përfaqësuar shoqërinë në nevojën e vetë për ndryshim”, – tha Gjekmarkaj.
Opozita ende nuk ka një vendim për zgjedhjet në Tiranë, por Gjekmarkaj theksoi se PD ka “shumë potenciale intelektuale dhe politike” që mund të garojnë përballë kandidates së socialistëve, Ogerta Manastirliut.
“Ne ende nuk kemi marrë një vendim e si do të sillemi, pasi sapo kemi dalë nga një farsë elektorale dhe në horizont kemi një tjetër. Mund t’ju them që PD ka shumë potenciale intelektuale dhe politike që mund të jenë garues përballë Manastirliut kur të caktohen zgjedhjet”, tha Gjekmarkaj.
Ndërkohë, për çështjen e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, ai tha se kjo nuk është diskutuar në forumet e partisë, duke shtuar se SPAK përbën një “mozaik” mes prokurorëve të ndershëm dhe atyre të ndikuar politikisht.
“Nuk është shtruar ky probleme në forumet e PD dhe nuk ka një qëndrim për këtë çështje. SPAK është një mozaik që besoj se ka prokurorë dinjitoz, por ka dhe të tjerë që janë nën ndikime politike dhe PD e ka provuar në kurrize anësinë politike në rastin e zotit Berisha , i cili u mbajt për 11 muaj i izoluar duke dëmtuar opozitën”, – tha ai.
Financat e këtyre shenjave të horoskopit do të përmirësohen shumë shpejtHëna që ka hyrë sot (17 shtator) në Luan, hap një periudhë të re energjish pozitive, duke sjellë besim, guxim dhe perspektiva të gjera në fushën financiare.
Pas një cikli të gjatë me vështirësi dhe pasiguri, ky tranzit sjell stabilitet dhe mundësi konkrete për të ndërtuar siguri ekonomike. Tre shenja të zodiakut do të jenë veçanërisht të favorizuara nga ky ndikim astrologjik.
Për Dashin, kjo është një periudhë e rilindjes financiare. Hëna në Luan i mbush me vetëbesim dhe vendosmëri për të vepruar. Shumë prej jush kanë kaluar kohë të vështira në të ardhurat ose investimet, por kjo fazë ka qenë e përkohshme. Tani është momenti i duhur për të shfrytëzuar mundësitë që ju paraqiten, qofshin bashkëpunime të reja, projekte të mbetura pezull apo ide që nuk i kishit marrë më parë në konsideratë. Me guxim dhe këmbëngulje, Dashi do të shohë hapa konkretë drejt progresit.
Luani
Për vetë Luanin, hyrja e Hënës në shenjën e tij është një bekim i vërtetë. Energjia e re sjell jo vetëm lehtësim në fushën financiare, por edhe një ndjenjë të fortë kontrolli dhe fuqie personale. Ju rifitoni qartësi dhe besim në aftësitë tuaja, duke u ndjerë gati për të marrë vendime të rëndësishme. Nëse deri dje kishit pasiguri, tani është momenti për të treguar vlerën tuaj dhe për të ndërmarrë hapa që do të shpërblehen. Leoni do të ketë aftësinë të hapë dyer të reja dhe të kthejë sfidat në mundësi.
Peshorja
Peshorja hyn në një fazë ku financat shihen me një sy të ri, më të kthjellët dhe më të qetë. Ky tranzit i Hënës ju shtyn të përballeni me realitetin ekonomik pa frikë dhe pa shmangie. Nëse në të kaluarën keni pasur tendencë t’i anashkaloni problemet, tani do të keni forcën dhe mbështetjen për të bërë ndryshimet e nevojshme. Vendimet tuaja të guximshme dhe këmbëngulja do t’ju sjellin përmirësime të ndjeshme në buxhet dhe do t’ju japin më shumë siguri për të ardhmen. Zoom.al/
Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanëNë më pak se tre vite, 16 të vrarë në atentate mafioze mes bandave të reja të Elbasanit. Nëntë nga një krah, shtatë nga tjetri.
Të gjithë njerëzit e asaj bote treguan se ishin njësoj… Tradhtonin pas shpine shokët e dikurshëm. Kështu nisi kjo luftë në masakrën e Bradasheshit.
“Vëllezërit Çopja, miq të hershëm tanët, ishin financuesit dhe urdhëruesit. Organizator ishte Mikael Qosja”.
Atentati i trefishtë dhjetorin e vitit 2018 ndaj Endrit Alibejt, xhaxhait të tij Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Durunay, ortaku më i ngushtë i Alibejve në trafikun e kokainës, ishte sinjali i një lufte ku intriga, pabesia dhe tradhtia do shoqëronin çdo kënd…. Një ngjarje që hapi kutinë e pandorës, nxorri në sipërfaqe bandat e reja, lidhjet politike dhe vrasësit e frikshëm që mbizotëronin qytetin.
“Hajdar Çopja kishte kontaktuar me Mikael Kamamin. Kel Kamami, ishte organizartori dhe ai që njihte çunat, Çunat ishin Talo Çela, Altin Ndoci, Miri Kolës, Dorjan Shkoza, edhe persona të tjerë aty që do dalin më mbrapa që do kemi kohë ti flasim, por që janë për ngjarje të tjera”.
Në periudhën kur iu ekzekutua vëllai, Erjon Alibej, ishte në kërkim policor për plagosje. Për këtë arsye, nuk mbante telefon. Atë natë, në prag të festës së ndërrimit të viteve, ai shpërndante gjela deti dhuratë si çdo vit, një ritual familjar për miqtë dhe të afërmit. Porosia e fundit, ishte një noter. Por, aty gjithçka ndalet.
Dhëndri i familjes Besmir Lala, që e shoqëronte, merr një telefonatë. Ishte bashkëshortja e Erjonit. Me klithma e ulërima e vë në dijeni se kishin qëlluar Endritin! Për ironi të fatit, në atë moment përball i del një BMW X6 e bardhë. Në timon ishte Mikael Qosja, njeriu që kishte organizuar vrasjen e vëllait të tij.
“Në moment që unë po flisja me Besmir Lalën, mua më shikon makinën Mikael Qosja dhe nuk parkon aty ku u nis për te parku, po vjen direkt drejt meje, në moment që vjen drejt meje, unë e shikoj edhe i ul xhamin, në moment që i ul xhamin, i them a ke hekur aty. Hekur nënkupton armë. Ai më thotë mua jo, pse, çfarë ke? Nuk i flas fare dhe shkoj në vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Bradashesh. Shkoj shpejt atje”.
Erjon Alibej, mbërriti i pari në vendgjarje, përpara policisë apo ambulancës, edhe pse ngjarja kishte disa minuta që kishte ndodhur. Alibej, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, aludon se atentatorët mund të jenë ndihmuar edhe nga shteti./Emisioni “Inside Story“
Emri/ Kush është “besniku” i Veliajt që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e kryebashkiakutKëshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës u thirrën këtë të martë në selinë rozë për të marrë direktivat për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Mbledhja u drejtua nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ku u formulua dhe u firmos teksti i kërkesës për shkarkimin e Veliajt, i cili do të bazohet në argumentin e mungesës së tij prej më shumë se 3 muajsh.
Burime për mediat bëjnë me dije se se rezistencë për të firmosur kërkesën ka bërë këshilltari Aldo Mërkoçi, (ish kreu i MJAFT dhe këshilltar i Arbjan Maznikut), edhe pse në fund ka hedhur firmën së bashku me të gjithë kolegët e tij.
Merkoçi ka kërkuar që në deklaratë të shënohet se Veliaj i ka shërbyer qytetit dhe fjalë të tjera për punën e tij të mirë dhe kërkesa i është marrë parasysh.
Pra, me pak fjalë, në kërkesë thuhet se Erion Veliaj ka punuar mirë për Tiranën, por duhet të shkarkohet, një paradoks. Këshilltarët janë vënë në rresht nga Edi Rama për të shkarkuar Veliajn.
Në përfundim të mbledhjes u vendos që Këshilli Bashkiak të mblidhet ditën e martë, 23 shtator, në orën 16:00, për të votuar për shkarkimin e Erion Veliajt. Zoom.al/
Superkupa e Italisë sërish në Riad, zbulohen datat dhe çiftet gjysmëfinalisteSuperkupa e Italisë për sezonin 2025/26 do të zhvillohet përsëri në Riad, në Arabinë Saudite, duke ruajtur për të tretin vit radhazi formatin me “Final Four”.
Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa finalja do të luhet më 22 dhjetor 2025. Katër skuadrat pjesëmarrëse janë Napoli si kampion i Italisë, Bologna si fituese e Kupës së Italisë, Inter si vend i dytë në kampionat dhe Milani si finalist i Kupës së Italisë.
Gjysmëfinalet do të jenë Napoli-Milan dhe Bologna-Inter. Vitin e kaluar, trofeu u fitua nga Milani, që mundi Interin në finale me përmbysje nga 0-2 në 3-2. Ky është edicioni i tretë që kompeticioni zhvillohet jashtë Italisë me këtë format. Zoom.al/
Merkel apel BE-së: Dëgjojeni Trumpin!Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ish-liderja e CDU foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës dhe teksa shqyrtoi vështirësitë gjeopolitike për Evropën nw raport me Rusinë ose Kinën, Merkel tha se po mendon për atë që “një shtet anëtar i Bashkimit Evropian mund të arrijë” mbi këto çështje.
“Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet”, shtoi Merkel.
Merkel tha gjithashtu se disavantazhi i Marrëveshjes së Lisbonës është se Konventa Evropiane duhet të mblidhet për ndryshime të mëdha. “Ne si Bashkim Evropian duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë”, paralajmëroi ajo. Zoom.al/
Të martën mblidhet Këshilli Bashkiak, anëtarët e PS gati kërkesën për shkarkimin e Erion VeliajtDitën e martë do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.
Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak, në një mbledhje në selinë e PS, vendosën të paraqesin kërkesën për shkarkimin e qytetarit të parë të Tiranës duke përdorur nenin 62, pika 3 të ligjit për Vetëqeverisjen Vendore që thotë se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.”
Të njëjtën kërkesë për shkarkimin e Erion Veliajt e kanë paraqitur në muajin maj edhe këshilltarët e opozitës. Sipas ligjit, kur procedura e shkarkimit të mbyllet, qeveria njofton Presidentin e Republikës për vakancën dhe kreu i shtetit duhet të dekretojë brenda 48 orëve datën e zgjedhjeve të cilat zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga momenti i njoftimit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në 10 shkurtin e këtij viti. Pak ditë më parë SPAK mbylli hetimet dhe çështja tashmë është në gjykatë. Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria, ndaj kryebashkiakut në detyrë rëndojnë 5 akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash”, “fshehje e mosdeklarim i pasurisë” dhe “futje e sendeve të palejuara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale”. Më 29 shtator Erion Veliaj për herë të parë do të dalë si i pandehur përpara Gjykatës së Posaçme. Zoom.al/
Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit të PD: Jam deputete e pavarurMesila Doda ka zgjedhur që të vazhdoj si deputete e pavarur në Kuvend, duke mos pranuar të bëhet pjesë e asnjë prej tre grupe parlamentare të opozitës.
Në deklarimin e saj në Kuvend, Doda thekson se nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Mesila Doda renditej në listën e sigurt të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, e 10 në listë, ku arriti të merrte mandatin e deputetes pa bërë fare fushatë.
Ajo u fut si kandidate e PDIU-së, por kjo parti dështoi të merrte vota në këto zgjedhj, ku kryetari i saj, i cili ndodhej në listë të hapur në Tiranë mori vetëm, Shpëtim Idrizi, mori vetëm 1991 vota preferenciale, bashkë me diasporën.
Mjafton të përmendim vetëm një fakt, më shumë se sa Shpëtim Idrizi në Tiranë morën plot 25 kandidatë të tjerë të PD-së, ku 24 prej tyre mbetën jashtë Kuvendit.
Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë qëndrimi i Mesila Dodës në Kuvend, pasi ditën e djeshme u pa në shoqërinë e ministrave të Edi Ramës në oborrin e Kuvendit.
Kjo nuk është hera e parë që PD e pëson nga PDIU e Shpëtim Idrizit. Edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, ish-kryedemokrati Lulzim Basha i dha tre vende të sigurta në Kuvend. Më konkretisht, Shpëtim Idrizi dhe Mesilda Doda në Tiranë, ndërsa Nustret Avdulla në Fier.
Por, çfarë ndodhi më pas? Nustret Avdulla ishte i pari që u largua nga grupi i opozitës, duke u bashkuar me Edi Ramën dhe duke u vënë në rresht me socialistët për të votuar pro çdo ligj.
Por, jo pak herë gjatë sesionit parlamentar edhe Shpëtim Idrizi “ia ka shkelur syrin” Ramës, duke bashkuar votat me socialistët. Një prej rasteve që mund të përmendet është vendimi për kampet e Gjadrit dhe Shëngjit për Giorgia Melonin.
Po ashtu, edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2023, PDIU e Shpëtim Idrizit qëndroi e distancuar, duke i dhënë një ndihmesë të vogël Edi Ramës. Zoo
Trump thyen protokollin gjatë vizitës së tij në Kështjellën WindsorMbreti Charles III, Mbretëresha Camilla, Princi William dhe Princesha Kate pritën Donald Trump dhe gruan e tij Melania në Britani, duke nisur vizitën e dytë historike shtetërore të presidentit amerikan.
Megjithatë, mediat britanike nxituan të theksonin se presidenti amerikan dhe Zonja e Parë e SHBA-së thyen protokollin mbretëror sapo mbërritën në Kështjellën Windsor.
Sipas Daily Mail, Trump u ul me helikopterin Marine One në Kopshtin e Muruar të Pasurisë Windsor – 21 minuta pas kohës së planifikuar të mbërritjes së tij, e cila ishte ora 11:55 prandaj, orari u vonua pak. Më në fund, në orën 10:00 të mëngjesit, presidenti amerikan mbërriti me Melania Trump dhe mbërritja e tyre u festua me muzikë nga Kalorësia Familjare, e cila mbante veshur uniforma zyrtare të dizenjuara në shekullin e 17-të dhe të bëra prej fije ari të pastër.
Sapo Trump përshëndeti Princeshën e Uellsit, e cila së bashku me Princin William ishin të parat që përshëndetën presidentin amerikan, sipas një lexuesi buzësh, ai i tha Kate: “Je e bukur”.
Pastaj të katërt ecën drejt Shtëpisë Victoria, ku takuan mbretin dhe mbretëreshën.
Dhe në atë pikë, presidenti amerikan e theu protokollin për herë të dytë, pasi si ai ashtu edhe Melania shtrënguan duart me Charlesin dhe Camillan, por asnjëri prej tyre nuk u përkul thellë, siç është zakon.
Edhe pse ky veprim është zyrtarisht kundër protokollit, një ekspert mbretëror i shpjegoi medias britanike Express se familja mbretërore nuk ofendohet nga një gjest i tillë – gjë që e kanë bërë edhe presidentë të tjerë amerikanë.
Familja mbretërore dhe Donald e Melania Trump morën pjesë më pas në një procesion me karroca nëpër pronën Windsor, të shoqëruar nga 120 kuaj dhe 1,300 anëtarë të forcave të armatosura britanike, Gardës Mbretërore, Marinës dhe RAF-it.
Në fakt, u qëlluan 41 të shtëna topash nga armët e Luftës së Parë Botërore, në një nga ceremonitë më të mëdha ushtarake të mbajtura ndonjëherë për një kryetar shteti në vizitë në Britani.
Çfarë veshën Kate, Camilla dhe Melania
Mbretëresha Camilla veshi një fustan blu të ndezur me një pallto dhe kapelë të përshtatshme, ndërsa Princesha Kate zgjodhi një fustan Emilia Wickstead, të cilin e kompletoi me një kapelë Jane Taylor. Ndërkohë, Princesha e Uellsit nderoi kujtimin e Princeshës Diana duke mbajtur broshën e saj.
Melania, nga ana tjetër, mbante veshur një krijim të Christian Dior Haute Couture dhe e kompletoi veshjen e saj me një kapelë tjetër mbresëlënëse, në ngjyrë vjollcë të errët.
Vërehet se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti në pronën Windsor me makinë përpara mbërritjes së Trump. Zoom.al/
Futbolli në zi/ Mesfushori pëson infarkt në fushëNjë ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin serb këtë të mërkurë. Ish-kapiteni i Crvena Zvezdës dhe mesfushori i njohur i kombëtares serbe, Dejan Milovanoviç, humbi jetën në moshën 41-vjeçare gjatë një ndeshjeje mes veteranësh në Beograd.

Sipas raporteve, Milovanoviç po përgatitej të ekzekutonte një goditje nga këndi kur papritur humbi ndjenjat dhe u rrëzua në fushë.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk mbijetoi dot.
Milovanoviç dyshohet se ka pësuar infarkt.

“Dejan ishte më shumë se një futbollist. Një djalë i rritur në akademinë tonë, kapiten dhe mik i madh, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme te bashkëlojtarët dhe tifozët. Ai do të mbahet mend si një njeri i gëzuar, i përkushtuar dhe gjithmonë i gatshëm të ndihmojë. Largimi i tij i parakohshëm ka krijuar një boshllëk të madh në familjen tonë”, ishte reagimi i klubit të Crvena Zvezdës./ Zoom.al