Aplikacion
Gazetarja Esjona Konomi ka bërë publike të dhëna të cila ngrenë pikëpyetje dhe dyshime të forta mbi stafet politike të zyrtarëve më të lartë në vend.
Konomi ka nxjerrë një listë emrash të vartësve të Elisa Spiropalit gjatë kohës që ka mbajtur detyrën si Kryetare e Kuvendit.
Plot 17 të tillë me rroga që variojnë nga 1600-1800 euro. Mes të punësuarve ka emra të njohur nga gazetarë tek të afërm të politikanëve të tjerë.
Konomi ka deklaruar gjithashtu se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi ka shkarkuar me urgjencë të gjithë kabinetin e ish-kryetares Elisa Spiropali, duke e cilësuar këtë si një hap të natyrshëm, por edhe si një moment për të treguar se çfarë realisht kanë qenë këto struktura: kabinete të mbushura me njerëz për qokë.
Postimi i plotë:
𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐪𝐨𝐤𝐚𝐯𝐞….𝐩𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐚𝐫𝐞…
Dje një mik, me një lloj alarmimi, më kontaktoi për të më informuar se kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi kishte shkarkuar në bllok të gjitha kabinetin e kryetares së shkuar, Elisa Spiropali.
“Është normale,- i thashë. Stafi politik ikën së bashku me titullarin”.
“Po e bën me urgjencë,”-tha.
Nisur nga kjo, është rasti të tregojmë se si kabinetet mbushen në një pjesë të mirë të pozicioneve, me individë për “qokë” që nuk kryejnë funksione reale.
Për një panoramë më të qartë, Kabineti i plotë i Elisa Spiropalit ishte ky:
Po marr me radhë, ata pak për të cilët di diçka:
Evis Fico Shefe Kabineti
Zhaklina Gjolla Zëdhënëse
Boralda Lalollari Këshilltar
Glen Mebelli Këshilltar
Knut Frankestein Këshilltar
Kosta Barjaba Këshilltar
Ejona Isufaj Këshilltar
Edon Beci Këshilltar
Enilda Miftari Këshilltar i jashtëm
Liridona Limani Këshilltar i jashtëm
Erisjan Bregu Sekretar
Danja Peza Sekretar
Miranda Lila Ekspert
Lidiana Dushku Ekspert
Sadi Vorpsi Ekspert
Megi Zonja Ekspert i jashtëm
Lorenc Vangjeli Ekspert i jashtëm
2 pozicione ekspert vakant
Informacioni u grumbullua përmes një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjia erdhi vetëm sot, pas ankesës tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
“𝐀𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐤𝐲 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐧𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐞̈𝐯𝐞𝐧𝐝𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐊𝐚𝐛𝐢𝐧𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭, 𝐙. 𝐍𝐢𝐤𝐨 𝐏𝐞𝐥𝐞𝐬𝐡𝐢”,-më tha sot Kuvendi i Shqipërisë në përgjigje të një kërkese për informacion. Zoom.al/
E fundit/ Arrestohet reperi MozzikReperi i njohur, Mozzik është arrestuar sonte në aeroportin e Prishtinës.
Sipas mediave në Kosovë, Mozzik është arrestuar nga policia doganore dhe është dërguar në mbajtje për 24-orë.
Arsyeja e ndalimit lidhet me dyshimet e bazuara për prejardhjen e dy orëve luksoze, që kapin vlerë të larta.
Në rrjetet sociale ditën e sotme, ai ekspozoi një orë të markës së famshme Richard Mille, ku tha se i bëri vetes një dhuratë para ditëlindjes.
Njëra nga orët karakterizohet nga një kornizë transparente prej safiri kristali dhe një rrip i bardhë elegant. Sipas raportimeve të bëra, çmimi i kësaj ore kap vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Zoom.al/
Moti/ Parashikimi për ditën e mërkurëDitën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash, kryesisht të mesme e të larta transparente.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15 m/s.
Deti – Valëzimi i forcës 1-3 ballë. Zoom.al/
Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë.
Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave tw zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë.
Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si ‘token’ ose ndryshe sistemi ‘hawala’.
Por edhe pse janë një grup i sofistikuar kriminal që qarkullojnë vlera të mëdha parash, ajo që vihet re nga bisedat është se një pjesë e mirë e parave që atyre u vijnë në Shqipëri, fshihen apo groposen në tokë.
Kjo për shkak të pamundësisë për t’i kaluar në sistemin bankar. Gjë që vihet re edhe nga bisedat që Albin Çela bën me vëllain e tij Ervisin, që drejton punët nga Paraguaji.
Ku ai i dërgon këtij të fundit foto të parave që ka groposur nën tokë me fuçi. Konkretisht 1 milion e 750 mijë euro.
Në këtë mënyrë, rrjeti i dyshuar jo vetëm që arrin të menaxhojë në mënyrë të sofistikuar trafikun fizik të drogës, por edhe të qarkullojë dhe pastrojë të ardhurat e përfituara përmes një skeme të mirëorganizuar dhe të shumëfishtë.
Ky sistem mundëson transferimin e shumave të mëdha të parave pa lënë gjurmë të dokumentuara në sistemin bankar zyrtar, duke reduktuar ndjeshëm rrezikun e sekuestrimit apo evidentimit nga autoritetet ligjzbatuese.
Në veçanti, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e parave dërgohen drejt Bolivisë, një shtet që për shkak të nivelit relativisht të ulët të kontrollit mbi sistemin bankar dhe financiar, si dhe pozicionit të tij gjeostrategjik – pasi kufizohet me disa vende që kanë dalje në det – përbën një pikë të favorshme per finalizimin e transaksioneve të paligjshme financiare.
Biseda Sky Ecc
Albin Çela bisedon me Ervis Çelën
‘Po bëj gropën zemra…’.
‘Se paske mbush 2M…’.
‘I bëre 60 mln?…’
‘Jo nuk i kam bërë’
‘Ok se do i bësh… Të rregullosh kalamajtë…’
Sipas bisedave në vazhdim, anija me dy kontejnerët e ngarkuar me drogë, mbërrin në portin e Hamburgut më datë 9 Shkurt 2021, dy ditë me vonesë nga data e përcaktuar më herët.
Shqëtësimi është se më datë 10 Shkurt, autoritetet doganore kanë marrë vendimin për të kaluar në skaner pikërisht kontejnerët ku ndodhet e fshehur sasisa prej 14 ton kokainë.Shqetësim që vihet re edhe në bisedat midis Ervis Çelës dhe Franc Çopjas.
Ku ata vendosin në diskutim edhe nisjen e një sasie tjetër kokaine prej 14 ton që ndërkohë ishte në pritje në Paraguaji.
Ervis Çela bisedon me Franc Çopjan
‘Ishalla po mbaron punë nesër…Për ndryshe duhet të anullojmë punën këtu…’
Pas këtij mesazhi Franc Çopja i shkruan Ervisit
‘Mbaroj kjo puna ime, duket se u kap… Dogana ka marr 3 kuti për t’i çuar në skanerin e vet…’.
Ervisi i shkruan ‘Na fikën’
Dhe frika e tyre rezultoi e vërtetë.
Pasi sasia e jashtëzakonshme me kokainë, siç u pa edhe në vazhdim u sekuestrua nga autoritetet doganore në portin e Hamburgut në Gjermani.
Të cilët në bazë të analizës së riskut kishin kishin përzgjedhur për kontroll 5 kontejner që ishin nisur nga Paraguaji me destinacion Izraelin.
Nga të cilat 576 bombola prej teneqeje ishin të kontaminuara me nga 8 pako ‘kokainë’ secila.
Nga ku më pas doli se ishin 13 824 pako kokainë në 1 728 bombola teneqeje, të fshehura dhe të mbuluara me mbushës, me peshë bruto 16 174 kg.
Por ky grup i gjerë kriminal nuk mund të funksiononte pa atë që mund të quhet infrastruktura e tyre.
E cila shërben si një zgjatim edhe për transportin e parave në Shqipëri.
Berisha nxjerr “CV-në” e Ballukut: I siguroi vazhdimësinë si ministreSali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një “CV” të Belinda Ballukut, ku nuk bëhet fjalë për punët në karrierën e saj, por tek aferat korruptive për të cilat është përfolur.
Lideri demokrat i rendit Ballukut që nga rritja e kostos me tunelin e Llogarasë, milionat e eurove të zhdukura me “Tigrat” që supozohet të prodhonin energji elektrike, manipulimin me çmimin e energjisë, kostot me rrugën e Arbrit, Qukës-Qafë Plloçë apo Korçë-Ersekë, si dhe për inceneratorin e Tiranës ku nuk kreu asnjë supervizim.
Sipas Berishës, Balluku këto i realizoi në bashkëpunim me Ramën, të cilat i mundësuan asaj vazhdimësinë si ministre dhe zv.kryeministre.
Postimi i plotë i Berishës:
CV-ja që i siguroi vazhdimësinë Belinda Ballukut si ministre dhe zv/kryeministre:
Të gjitha këto në bashkëpunim me Edi Ramën. Zoom.al/
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spitalPolicia e Durrësit, me urdhër të Burgjeve, e ka kryer në spital ekzekutimin e vendimit të vendimit për ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, ku Vangjush Dako është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre” lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
Por, Dakos i kanë mbetur vetëm 11 ditë nga dënimi për të kryer, pasi pjesën tjetër e ka kryer nga periudha e paraburgimit dhe “arrestit në shtëpi”.
Burime për mediat bëjnë me dije se pas vendimit të Apelit, Vangjush Dako ka pasur aritmi, rrahje të shpejta të zemrës dhe është dërguar në spital për të marrë mjekim.
Tashmë, ai pritet që t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.
Veliaj drejt fundit? Përfaqësuesit e majtë në Këshillin Bashkiak mblidhen nesër në PSNjë mbledhje është thirrur ditën e nesërme në orën 17:00, ku anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës do t’i drejtohen selisë së Partisë Socialiste.
Njoftimi vjen pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste Edi Rama kërkoi që Këshillit Bashkiak të nisë procedurat për shkarkimin e Veliajt, duke bërë publike edhe kandidaturën për Tiranën, Ogerta Manastirliu.
Ky vendim mund të përballet me shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, pasi Erion Veliaj është ende në paraburgim, teksa ende nuk ka një vendim të formës së prerë për të.
Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë Asamblesë së PS-së, të mbajtur pak ditë më parë, hapjen e rrugës për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
Rama theksoi se Këshilli Bashkiak do të aktivizojë mekanizmin e shkarkimit të Veliajt dhe se vendimi nuk merret me lehtësi, por është i domosdoshëm për të garantuar udhëheqjen e qytetit dhe funksionimin normal të administratës së Tiranës. Zoom.al/
Pamjet/ Djali i kryetarit të njësisë 12 në Tiranë dhunon qytetarin përpara policisë!Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Tiranë, ku Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative 12, është parë duke dhunuar një qytetar të thjeshtë në rrugë.
Arsyeja e konfliktit nuk dihet ende, ndërsa pamjet tregojnë qartë momentin e agresionit ndaj qytetarit.
Në një denoncim në Joq thuhet: “Djali i kryetarit të njësisë 12 Saimir Allushi godet qytetarët e vet. Shteti bën sehir e shqeron deri te makina…”
Pamjet e siguruara nga Zoom.al:
https://www.instagram.com/reel/DOq_F3pjCtR/?igsh=MTJhdW5ya2FnenMxeA==
Ky nuk është rasti i parë që emri i Sindi Allushi lidhet me dhunë.
Më 18 janar të këtij viti ai ka sulmuar një efektiv të forcave Shqiponja në rrugën “Siri Kodra”, pasi më herët ishte ndaluar dhe shoqëruar nga policia për kundërshtim të punonjësit të rendit.
Edhe atëherë ngjarja u mbajt në heshtje dhe nuk u pasua nga një njoftim zyrtar. Zoom.al/
Vangjush Dako do të rikthehet në burg, edhe për 11 ditëPas vendimit të Apelit, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i mbeten vetëm 11 ditë burg nga dënimi me 2 vjet e 8 muaj, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në paraburgim dhe “arrest shtëpie”.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të martën, më 16 shtator, lënien në fuqi të dënimit të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, me 2 vjet e 8 muaj burgim për “shpërdorim detyre”, të dhënë nga shkalla e parë, lidhur me paligjshmëritë në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh, si dhe për shpërdorim të fondeve publike në ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet. Megjithatë, përveç periudhës së qëndrimit në qeli nga arrestimi i tij më 6 qershor 2023 deri më 27 shkurt 2024, kur u lirua për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit, Dakos do t’i duhet të shlyejë edhe rreth 11 ditë burg, pasi pjesën tjetër e ka vuajtur në “arrest shtëpie”, që gjithashtu njihet si vuajtje dënimi.
Dako u lirua nga qelia tetë muaj pas arrestimit, pasi u konstatua se SPAK nuk arriti të përfundonte hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve, detyra që mbetën pas shqyrtimit të kërkesës për gjykim. Ai qëndroi në masën e sigurimit “arrest shtëpie” deri në vendimin e Apelit të martën.
Sipas prokurorisë, nga përllogaritja e kryer ka rezultuar se Dako duhet të qëndrojë në qeli edhe 11 ditë, pasi pjesën tjetër e ka shlyer gjatë 9 muajve që qëndroi në paraburgim dhe periudhës tjetër në “arrest shtëpie”. Koha e paraburgimit përllogaritet si një ditë e gjysmë heqje lirie.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i bënë me dije BIRN pasditen e të martës se ende nuk kishte mbërritur ndonjë kërkesë zyrtare nga prokuroria lidhur me Dakon.
Apeli ka vendosur të lërë në fuqi edhe masat e dënimit ndaj dy prej tre të bashkëpandehurve të tjerë, Ardian Bulku dhe Fiqiri Farruku, të cilët kishin ushtruar ankim ndaj dënimit për falsifikim me 2 vjet, masë që u pezullua me kusht nga shkalla e parë. Me 2 vjet burg u dënua edhe i gjykuari tjetër, Fatmir Ejupi, ndërsa u pezullua ekzekutimi i masës së dënimit dhe u vendos në shërbim prove për 4 vjet, ashtu si Bulku dhe Farruku.
Dako u hetua nga SPAK për veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë “Fakle” sh.p.k., pasi ai dhe vartësit e tij përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët ishin shpërngulur në pallatin në fjalë. Hetimi arriti në përfundimin se ishte bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh të ndërtuar pa leje, ndërkohë që ndërtimi nuk ishte bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga bashkia.
Fakti i dytë penal për të cilin prokuroria akuzon Dakon lidhet me një procedurë prokurimi për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim-zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, duke e përcaktuar me një vlerë gati dhjetë herë më të lartë se ajo që duhej të ishte në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.
Vangjush Dako ishte kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste në Durrës, i shpallur i padëshirueshëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit në korrik 2019 me motivacionin e “korrupsionit madhor”. Ai është akuzuar nga opozita dhe ka rezultuar në përgjime me elementë të krimit të organizuar, të cilët, përveç narkotrafikut, dyshohet se kanë ndikuar edhe në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës në vitin 2017.
/BIRN
E rëndë në Valbonë/ Një person bie në humnerë, gjendet pa shenja jeteNjë ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në shtegun mes Thethit dhe Valbonës, ku një turist i huaj ra në humnerë.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Qafa e Valbonës.
Miqtë e tij njoftuan policinë, e cila, në bashkëpunim me ekipet e kërkim-shpëtimit, infermierët dhe një helikopter, u nisën drejt vendit të ngjarjes për të ofruar ndihmë urgjente.
Sipas raportimeve të fundit nga autoritetet, fatkeqësisht turistit i aksidentuar nuk i janë gjetur shenja jete. Ekipet po vijojnë punën për të transportuar trupin e tij./ Zoom.al