Aplikacion
Adriatik Lapaj, kryetar i partisë “Shqipëria Bëhet”, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku u pyet edhe për garën e mundshme në Tiranë, pasi Edi Rama kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Erion Veliajt.
Lapaj deklaroi se vendimi për kandidimin në Tiranë, i takon kryesisë së partisë.
Rakipi: Tirana pritet të shkojë në zgjedhje sepse Rama kërkoi nisjen e procedurave për të hequr Veliajn. Ju ç’do të bëni me këto zgjedhje? Vetë keni interes të garoni?
Lapaj: Nuk ka zgjedhje për Këshillin kësaj here, por vetëm për kryearin. Është vendim që i takon kryesisë së lëvizjes tonë. Mendoj se duhet garuar por mendoj se do të merret nga kryesia ky vendim.
Do të marrim vendim mbi bazë të strukturave. Ky vend ka nevojë të votojë kundër kësaj qeveria si fillim por edhe kësaj klase politike në tërësi.
“Më përndjek edhe një ditë pasi je martuar”/ Plas “BOMBA” në showbiz, Eva Murati thumbon djalin e Jozefina TopallitModeratorja Eva Murati ka thumbuar ish të dashurin e saj, Genar Topalli vetëm disa ditë pasi ky i fundit i dha fund beqarisë me një dasmë luksoze në Romë.
Duke iu përgjigjur një komenti në rrjetet sociale, i cili e thumbonte rreth dasmës së djalit të ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli me të cilin gazetarja e sportit ka patur një lidhje disavjeçare, Murati nuk ka kursyer kunjat.
“Nuk dua që miliona shqiptarë të më urojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë vjedhur nga fondet publike,”- u shpreh ajo.
Më tej moderatorja shkruan:
”E di që më përndjek çdo ditë, por ta bësh këtë edhe një ditë pas dasmës tënde është qesharake,”- duke sjellë kështu pikëpyetje të mëdha rreth personit që mund të fshihet pas adresës në dukje fake (e rreme).

Pas nje lidhjeje 8-vjeçare, Eva Murati dhe Genar Topalli i dhanë fund në vitin 2018./ Zoom.al
Skema mashtruese XUEX/ Nga postera në lokale te roli i “Profesorit”, si u joshën qytetarëtSkema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth.
Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë.
Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”.
Një verifikim i bërë në terren ka treguar se, në hyrje të këtij restoranti, i cili ndodhet në rrugën “Shëtitorja e Palmave” në Lushnjë, ishte i vendosur një reklamë e qartë për skemën piramidale XUEX.
Përmes hetimeve të mëtejshme, u konstatua se punonjës të këtij lokali, të identifikuar si Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, ishin të përfshirë aktivisht në promovimin e platformës XUEX dhe ndihmonin qytetarët për t’u bërë pjesë e saj. Agjentët e policisë, të cilët realizuan veprime simuluese, kontaktuan këta punonjës për të marrë informacion mbi mënyrën se si mund të investonin në XUEX.
Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, punonjësit e restorantit sqaruan se për të hyrë në platformë, individët duhej të bënin një investim minimal prej 1000 dollarësh. Ata gjithashtu sugjeruan që të bashkoheshin me grupe në rrjetin social Telegram, ku mund të merrnin më shumë informacion dhe mundësi për të investuar.
Në momentin kur agjentët e policisë kanë shkuar në lokalin e përmendur dhe kanë folur me kamarierin Emanuel Taullau, i cili u ka thënë se ishte pjesë e platformës dhe mund t’i bënte ata pjesë të saj, ose mund t’i ndihmonte një person tjetër. Ky i fundit sipas tij ishte pronari i lokalit, i cili njihej edhe me pseudonimin “profesori”.
Në datën 27 gusht 2025, agjentët e policisë, të cilët po kryenin veprime simuluese, bënë një depozitë prej 1000 dollarësh në llogarinë e platformës XUEX, pas udhëzimeve të dhëna nga Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj. Pjesëmarrësit në këtë operacion janë regjistruar në platformën XUEX dhe janë futur në grupet e promovuara nga ata në Telegram.
Detaje nga skema e mashtrimit/ Si “pushtoi” XUEX Divjakën. Mashtruesi u tremb nga BraçeSkema piramidale XUEX ka prekur qindra qytetarë në qytetet e Divjakës, Lushnjës dhe rrethinat, duke mashtruar ata me premisa të marramendëse përfitimi monetar.
Sipas detajeve të zbuluara nga dosja hetimore, janë zbuluar më shumë detaje rreth funksionimit të kësaj platforme dhe personave të përfshirë në shpërndarjen e saj.
Skema duket se ka përfshirë edhe individë nga nivele të ndryshme të shoqërisë, përfshirë punonjës të administratës lokale dhe qytetarë të zakonshëm, të cilët janë manipuluar për të investuar në platformën mashtruese.
Hetimet kanë treguar se Ereledio Sh., një shtetas nga Divjaka, është një nga individët e përfshirë në organizimin e këtij aktiviteti të dyshimtë. Ai ka krijuar një grup në aplikacionin “Telegram” për të rekrutuar pjesëmarrës në platformën XUEX. Ky grup përfshin pesë individë, të cilët kanë investuar shuma monetare që variojnë nga 1,000 deri në 5,000 dollarë.
Sipas hetimeve, personi në fjalë merr udhëzime nga një person të quajtur “Leo Smith”, i dyshuar për të qenë një shtetas britanik, i cili i fton pjesëmarrësit të bëjnë aktivitete të caktuara, si “like” në faqe specifike çdo ditë në orët 14:20 dhe 19:20. Çdo veprim i tillë i sjell atyre një përfitim 1% të investimit të tyre çdo ditë.
Pjesëmarrësit, përveçse fitojnë nga ky aktivitet, mund të tërheqin investimet e tyre nëpërmjet llogarive bankare dhe platformave të tjera si Binance. Në këtë mënyrë, ata ndihmohen të transferojnë fitimet e krijuara nga XUEX në llogaritë bankare të nivelit të dytë në Shqipëri.
Në qytetin e Divjakës dhe fshatrat përreth, janë regjistruar rreth 580 persona që kanë investuar në këtë platformë. Shumat e investuara variojnë nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, dhe fitimet e tyre tërhiqen çdo 45 ditë. Hetuesit kanë zbuluar se individë të ndryshëm, përfshirë familjarë të 35-vjeçarit dhe punonjës të Bashkisë Divjakë, kanë investuar në këtë skemë mashtruese.
Për të zbuluar më shumë rreth kësaj skeme dhe për të siguruar prova të mëtejshme, janë realizuar veprime simuluese nga agjentët e policisë. Me datë 30 gusht 2025, agjentët me kodet 27/12 dhe 45 janë takuar me shtetasin Ereledio Sh. në barin “Panorama” në Divjakë, ku ai i ka regjistruar në platformën Binance dhe i ka kërkuar të gjejnë një person tjetër për t’i futur në grupet e Telegramit.
Ky veprim ka ardhur pas shqetësimit të tij, i cili, për shkak të mediatizimit të rastit nga deputeti Erion Braçe, ndodhej nën tension dhe frikë sipas dosjes.
Në këtë rast, 35-vjeçari ka depozituar 700 euro në llogarinë e platformës Binance dhe ka thënë se nuk mund të regjistrojë më shumë persona, pasi kishte arritur limitin e pesë individëve që mund të regjistronte. Për këtë arsye, ai ka sugjeruar që një tjetër individ t’i bashkohet grupeve në aplikacionin Telegram.
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në fshatin Portëz.
Një automjet tip “Renault”, pasi është përplasur me një mjet tip “Golf”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Raportohet se drejtuesi i mjetit “Renault” ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndonëse pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të konsiderueshme materiale. Zoom.al/
Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është parë si e rëndësishme dhe vendimtare në favor të mbrojtjes së ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit, tha se ai nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e UÇK -së.
“Ishte e qartë për mua se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte dijen, aftësitë apo autoritetin për të marrë vendime në asnjë mënyrë”, tha Rubin para gjykatës të hënën.
Thaçi po gjykohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuza që ata i kanë mohuar plotësisht.
Rubin gjithashtu dëshmoi se nuk kishte asnjë informacion që e lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha për dëshminë e Rubinit se në Hagë “po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut”.
“Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Krasniqi – i cili tani udhëheq partinë të cilën për vite të tëra pas luftës së vitit 1998-‘99 e udhëhoqi Thaci dhe pastaj Veseli – shtoi se “me Shtetet e Bashkuara krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”
Rubin është ish-ndihmës sekretar i shtetit për çështjet e informacionit publik dhe zëdhënës kryesor i Madeleine Albright kur ajo ishte sekretare e shtetit në administratën e Klintonit.
Ai ishte me Albrightin në bisedimet e paqes në Francë në vitin 1999 dhe më vonë shërbeu si negociator i posaçëm në bisedimet për çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Rubin e përshkroi Thaçin para gjykatës si një “figurë politike” pa pushtet të vërtetë.
Analisti politik, Agon Maliqi, shkroi në Facebook se dëshmia e Rubinit “është dokument jashtëzakonisht i rëndësishëm historik që i përmbys shumë narracione propagandistike”.
“Ai e çmonton argumentin kryesor të prokurorisë, e të cilin e di çdo njeri në Kosovë me sens arsyeje, se UÇK ka pasur strukturë qendrore të konsoliduar apo dhe të aftë për të udhëzuar dhunë dhe krime në mënyrë sistematike”, theksoi Maliqi.
Sipas tij, dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan e “jep pasqyrën e një grupi të decentralizuar dhe kaotik që vepronte në rrethanat e përballjes me një shtet me plane shfarosëse që u materializuan në Bosnje – kontekst kyç të cilin prokuroria e anashkalon krejtësisht, thuajse UÇK doli maleve për të kontrolluar territor prej pikës së qejfit”.
Ai beson se dëshmia e tij e bazuar në raporte të inteligjencës gjithashtu “nuk mundohet ta mohojë ekzistencën e krimeve sporadike ndaj civilëve, por e konteston idenë se ajo ka qenë e organizuar dhe aludon – saktësisht do të thosha – se ajo ishte më shumë produkt i kaosit dhe mungesës së kontrollit, si dhe e tërheq vërejtjen se ka pasur edhe propagandë të Beogradit”.
“Është e qartë se krimet e dokumentuara nga prokuroria kanë qenë më shumë qërim lokal hesapesh apo sulme hakmarrëse, dhe se viktimat e tyre meritojnë drejtësi. Por, prokuroria e Speciales qartazi e ka humbur adresën e kësaj përgjegjësie duke u munduar ta ndërtojë një akuzë politike, duke prodhuar kështu padrejtësi të dyfishtë”, përfundoi Maliqi.
Për drejtorin e Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulëzim Peci, dëshmia e Rubinit si dëshmitar i mbrojtjes të ish-presidentit Thaçi, nuk ishte “vetëm një dëshmi e thjeshtë gjyqësore!”
“Kjo dëshmi është edhe një ligjëratë publike e dorës së parë për historinë moderne të Kosovës, lidershipin vizionar të shqiptarëve, luftën e UÇK-se dhe rrugëtimin e saj drejtë pavarësisë!” shkroi Peci në Facebook.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një postim në Facebook, tha se ndihet mirënjohëse dhe falënderuese për praninë dhe gatishmërinë e Rubinit për të dëshmuar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së”, tha ajo.
Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.
Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-‘99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.
Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.
Në mbrojtje të ish-eprorëve të UÇK-së pritet të dëshmojnë edhe disa dëshmitarë të tjerë, përveç Rubinit, i cili do të kthehet në bankën e dëshmitarit edhe të martën.
Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë javën e kaluar se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.
Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.
Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.
Gjykata Speciale pret që deri në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rel/
Java nis me dashuri dhe mbyllet me humbje parash! Meri Shehu paralajmëron dy datat e vështiraYjet janë kujdesur që kjo javë të ketë të mirat, por edhe të papriturat.
Meri Shehu thotë se nis me një atmsoferë të bukur dashurie në dy ditët e para.
Astrologia cilëson se dy datat më të vështira janë 17 dhe 19 ku kërkohet të tregohemi të kujdesshëm. Ajo çfarë duhet të kemi parasysh janë fjalët dhe veprimet, pasi do të jenë përcaktuese për zhvillimet e mëtejshme.
Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e rëndësishme astrologjike sepse në fund të javës kemi eklipsin e pjesshëm diellor që përkon me hënën e re në Virgjëreshë në datën 21, por sot është një ditë e bukur sepse Afërdita në Luan dhe Marsi në Peshore, për gjithë ata që adhurojnë dashurinë, takimet romantike, është një ditë perfekte. Vetëm data 17 dhe 19 na e prishin. Në datën 17, Mërkuri në Virgjëreshë përballet me Saturnin në Peshk. Do të jetë një ditë e zymtë, me mendime të këqija, konservatore, e zbehtë, nuk jep asgjë. Data 19 që futet Afërdita në Virgjëreshë, kundërshtohet direkt me Uranin në Binjak dhe nuk jep stabilitet ekonomik dhe në jetën emocionale.Çfarë rregullojmë në fillim të javës, e prishim nga data 19.
Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturatDitën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 16 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim erilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
Trondit gazetari: U abuzova për 7 vite nga i forti i lagjesGazetari Elton Tozaj ka tronditur me rrëfimin e tij në studion e “Living Day” në Vizion Plus.
Tozaj ka treguar për herë të parë në publik se në moshë të vogël është abuzuar për 7 vite nga një “i fortë lagjeje”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

Një rrëfim dramatik, ku për herë të parë në praninë e nënës së tij, moderatores, kamerave dhe publikut shqiptar, Elton Tozaj ka folur për një nga dramat më të mëdha të jetës së tij.
Ai theksoi se kjo dramë ndikoi negativisht për shumë vite në jetën e tij, duke e futur në një qorrsokak, ku shpesh konsumonte alkool dhe lëndë narkotike, pasi vetëm aty gjente pak qetësi.
Por edhe më i rëndë ishte rrëfimi i tij kur tregoi se shpesh ka menduar t’i japë fund jetës.
Pjesw nga biseda:
Elton Tozaj: Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë aq i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, kjo ka bërë që të jemë viktimë e një abuzimi për 7 vite rresht kur kam qenë i vogël. Unë e gjeja veten të mbrojtur vetëm te mami te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija se çfarë ishte, nuk e dija se çfarë kisha kaluar. Por është një gjë që e kam vuajtur shumë. Ka net që nuk fle, pasi ka skena në kokë që më kujtohen në atë kohë.
Brunilda Lahe: Kjo që sapo bëre është një rrëfim shumë i fortë. Për më tepër që ky rrëfim vjen krah nënës tënde. Thua se je abuzuar për 7 vite.
Elton Tozaj: Nëse ka një njeri që më ka ndihmuar, edhe atëherë kur kam tentuar ti jap fund jetës, është nëna ime. Prandaj them që jam krenar dhe do të jem krah saj. Ka raste që më thotë bëj këtej që nesër pasnesër të mos jem. Unë kurrë nuk do ta lejoj që të iki mami para meje.
Ermira (Nëna e Eltonit): E shpreh herë pas here, Kjo më tremb.
Brunilda Lahe: Si e mësove zonja Ermira?
Elton Tozaj: Unë kam përshtypjen që mami e dinte, por nuk ma ka thënë. Njëherë më tha se mamaja jote gjithmonë i kam kuptuar.
Brunilda Lahe: Pra mamaja i ka kuptuar kur ka përfunduar?
Elton Tozaj: E ka kuptuar shumë vonë.
Brunilda Lahe: Shpëtove vetë?
Elton Tozaj: Jo personi që e ka bërë këtë gjë, ka vdekur në 97-ën. Ishte një i fortë i lagjes.
Brunilda Lahe: Person në lagje?
Elton Tozaj: Po komshi në kat të katërt.
Brunilda Lahe: Ku ndodhte abuzimi?
Elton Tozaj: Shokët e babit ishin pedagogë dhe bënin xhiro me biçikleta. Dhe një nga këto raste ishte hajt t’i bëj xhiro Tonit. Pastaj ka qenë dhunë psikologjike e përditshme, pasi ka qenë vetëm 2 kate para nesh. Kam përshtypjen se ishte Zoti ai që e hoqi.
Brunilda Lahe: Nuk gjete forcën ta tregoje për 7 vite?
Elton Tozaj: Kisha shumë frikë. Mendoja se kisha bërë krimin më të madh te jetës time. Ishim shumë injorantë në atë kohë. Nuk kishim informacion.
Brunilda Lahe: A ja ke thënë njeriu në atë periudhë?
Elton Tozaj: Jo, kurrë! Unë e kam folur shumë vonë. Gjej rastin këtu të them Dorit, Xhuli, Ardit miku im më i mirë. Kurrë nuk ja kam thënë familjes time, pavarësisht se këta e kuptuan se çfarë kisha kaluar.
Brunilda Lahe: E kuptuan vite më vonë?
Elton Tozaj: E kuptuan. Mbase mund ta dinin, por nuk e besonin, ose nuk e konceptonin. Por kur shpërtheva para 4 vitesh, sa kishte vdekur babi, pas 2-3 javësh. Kjo gjë më shton pastaj dhe pjesën tjetër që më ndodhi me punën e portaleve. Përfiundova të isha në konsumator i rregullt i alkoolit dhe lëndëve narkotike.
Brunilda Lahe: Vitet e fundit?
Elton Tozaj: Po, mu kthye në një mënyrë jetese, kujtoja se çdo gjë kishte marrë fund, kujtoja se kaq ishte jeta ime. Shpesh shkoja deri aty sa po e bëj për t’i dhënë fund jetës. Gjej ratin t’i kërkoj falje mamit, për gjithçka ka kaluar, për sakrificën që ka bërë. Për mua është grua e hekurt e fortë.
Zyrtare/ Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në BeogradSerbi-Shqipëri nuk do të luhet në stadiumin e Beogradit, lajmi tashmë është zyrtar.
UEFA ka pranuar kërkesën e palës serbe që ndeshja e 11 tetorit të mos zhvillohet në stadiumin e Beogradit.
Është vendosur që sfisda mes Serbisë dhe Shqipërisë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 do të luhet në “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45.
Stadiumi i ri ka një kapacitet të kufizuar, pasi në total, “Gradski stadion Dubočica” ofron 8136 ulëse.
Në fakt ishte një vendim që pritej, pas trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë në Beograd ndaj Anglisë.