Aplikacion
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në punën e Gjykatës Kushtetuese, e cila kohëve të fundit është kritikuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe zyrtarë të partisë së tij.
Një zëdhënës i bllokut evropian tha të premten për Radion Evropa e Lirë se “roli i Gjykatës Kushtetuese është ta interpretojë dhe ta sigurojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës”.
“Është detyrë e të gjithë aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës që ta respektojnë këtë rol dhe të përmbahen nga çdo formë e ndërhyrjeve të papërshtatshme në punën e gjyqësorit dhe të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë edhe përmes sulmeve personale”, tha zëdhënësi.
Ditëve të fundit, Kurti – i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarin Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.
“Ndërmjet mandatit tonë që s’po përfundon dhe mandatit të ri që s’po fillon, të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! e dimë që ndodhet Gjykata Kushtetuese e cila po funksionon si një hije politike e opozitës ndaj VETËVENDOSJE!-s”, kishte thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së më 7 shtator.
“Të vetmen dilemë që e kam në këtë situatë është nëse është më shumë absurde, apo më shumë e dëmshme kjo masë 25-ditore. Por, që është edhe shumë absurde, edhe shumë e dëmshme, nuk kam dyshime”, kishte theksuar ai.
Kurti po fliste për vendimin më të fundit të Kushtetueses, e cila javën e kaluar vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.
Gjykata e vendosi këtë masë – që do të jetë në fuqi më 30 shtator – në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës beson se janë kryer shkelje kushtetuese pasi kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha – nga LVV-ja – i ka hedhur në votim ndaras kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit nga minoriteti joserb dhe ai serb.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte vetëm Sllavko Simiqin edhe pasi ai dështoi t’i merrte 61 votat e nevojshme pas tri rundeve të lejuara të votimit.
Kur ajo nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, Basha vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
Përveç të gjithë deputetëve të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është edhe ministër në detyrë në Qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme.
Bashka e shpalli njëanshëm të përfunduar konstituimin e Kuvendit, pavarësisht moszgjidhjes së nënkryetarit të pestë.
Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka dërguar komente Gjykatës Kushtetuese në fillim të javës, dhe ka thënë se funksionalizimi i Kuvendit të Kosovës nuk duhet të bllokohet nga mungesa e një nënkryetari, duke e kritikuar Listën Serbe se po “synon” ta bllokojë formimin e institucioneve të vendit.
Osmani tha se në komentet e saj, i ka kërkuar Kushtetueses të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset e rëndësishme të vendit.
Të hënën, Gjykata Kushtetuese tha se ndihet e shqetësuar me “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve politikë.
Përmes një reagimi, Kushtetuesja tha se pavarësia dhe paanshmëria e saj janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe asnjë “institucion, parti politike apo individ nuk mund të ndërhyjë në punën e saj”.
Zëdhënësi i BE-së i tha REL-it se u takon të gjitha partive politike ta zgjidhin ngërçin politik, duke shtuar se ato “mund ta shmangin ngërçin përmes dialogut dhe kompromisit, për të kapërcyer bllokimin institucional dhe për të ruajtur karakterin demokratik dhe multietnik të Kosovës”.
Edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë u bëri thirrje në fillim të javës aktorëve politikë dhe institucioneve ta respektojnë Gjykatën Kushtetuese dhe të përmbahen nga sulmet ndaj saj.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti. Rel/
Zbulohet testamenti i dytë sekret i Giorgio Armanit/ Nga dhëmbët e elefantit te milionat në obligacione qeveritareMë 9 shtator 2025, në Milano u hap dhe u bë publik testamenti i dytë sekret i Giorgio Armani-t, hartuar më 2 prill të po këtij viti.
Dokumenti i hollësishëm përcakton me kujdes ndarjen e pasurisë së stilistit ikonë, përfshirë aksione, obligacione, pasuri të paluajtshme dhe objekte personale, duke ndarë trashëgiminë midis anëtarëve të ngushtë të familjes, bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe personave të besuar.
Aksionet dhe pasuria financiare: ndarje me përpikmëri
Armani i ka lënë 101,000 aksione të EssilorLuxottica-s (vlerë mbi 26 milionë euro) bashkëpunëtorit të tij të afërt, Michele Morselli. Pesë bashkëpunëtorë të tjerë marrin secili nga 7,500 aksione, ndërsa pjesa tjetër ndahet 40% për Leo Dell’Orco dhe 60% për anëtarët e familjes, me rrumbullakime në favor të Andrea dhe Silvana Armani, për të shmangur pronësinë e përbashkët.
Në ndarjen e fondeve, 40% i shkon sërish Leo Dell’Orcos, ndërsa 60% ndahet midis anëtarëve të familjes.
Obligacionet BTP dhe kushte të veçanta për përfituesit
Morselli përfiton dy paketa të mëdha obligacionesh BTP: një me vlerë nominale 2.07 milionë euro dhe një tjetër prej 30 milionë euro. Por ka një kusht: ai duhet ta kalojë vlerën e një police sigurimi vajzës së tij Bianca mes moshës 25–30 vjeç.
Të tjerë bashkëpunëtorë, si Elisa Di Ceglia, Angelo Bonsignore dhe Graeme Leslie Black marrin obligacione me vlera nga 480,000 deri në 935,000 euro.
Pasuritë e paluajtshme në Itali dhe jashtë saj: nga Milano në Antigua
Në testament përfshihen edhe pasuritë e paluajtshme, të shpërndara me kujdes mes familjarëve dhe bashkëpunëtorëve:
Shën Moritz: Andrea Camerana merr pronësinë e zhveshur, ndërsa Leo Dell’Orco merr të drejtën e uzufruktit.
New York: Një apartament i kalon Leos dhe tjetri Rosannës, Silvanës dhe Andreas. Familja Morselli mund t’i përdorë për qëndrime të përkohshme.
Paris dhe Saint-Tropez: Silvana merr apartamentin parizian, ndërsa Leo përfiton vilën në Saint-Tropez.
Antigua, Broni, Pantelleria: Leos i takon vila e madhe në Antigua, ndërsa në Pantelleria prona do të jetë në dispozicion të familjes, përfshirë Morsellin për dy javë çdo vit.
Mobilje, objekte arti dhe kuriozitete: një ndarje me kujdes dhomë më dhomë
Armani ka ndarë objektet personale me detaje të jashtëzakonshme, duke specifikuar kush merr çfarë në çdo kat të vilës së tij në Milano. Nga veprat e dizajnit italian tek pikturat e Matisse dhe Warhol, mobiljet e lakmuara shpërndahen mes bashkëpunëtorëve dhe familjarëve, me disa të destinuara për Fondacionin Giorgio Armani.
Roli i Fondacionit dhe trashëgimtarëve kryesorë
Trashëgimia e Armanit nuk ndahet vetëm në vlera monetare. Andrea Camerana, nipi i stilistit, shfaqet si një nga trashëgimtarët kryesorë, bashkë me Leo Dell’Orco dhe Michele Morselli, i cili përfiton mbi 60 milionë euro në aksione, obligacione dhe pronësi përdorimi.
Fondacioni Giorgio Armani mbetet një nga shtyllat qendrore të testamentit, me synim ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artistike të stilistit.
Pas trazirave/ Nepali zgjedh kryeministren e parë femërIsh-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër korrupsionit rrëzuan qeverinë.
Karki, 73 vjeç, u betua gjatë një ceremonie të shkurtër, duke u bërë gruaja e parë që drejton kombin e varfër Himalayan pasi u arrit një marrëveshje me udhëheqësit e protestës.
Më shumë se 50 persona u vranë në përleshjet me policinë gjatë protestave masive të kësaj jave, të nxitura nga ndalimi i platformave të mediave sociale.
Ndalimi u hoq të hënën, por deri atëherë protestat ishin shndërruar në një lëvizje masive. Turma të zemëruara i vunë flakën ndërtesave të parlamentit dhe qeverisë në kryeqytetin Katmandu të martën , duke e detyruar kryeministrin KP Sharma Oli të jepte dorëheqjen.
Më herët të premten, këshilltari për shtyp i Presidentit Ram Chandra Poudel konfirmoi për BBC-në se Karki do të bënte betimin e detyrës në mbrëmje.
Marrëveshja midis presidentit dhe udhëheqësve të protestës u arrit pas disa ditësh konsultimesh. Në të u përfshinë edhe ekspertë ligjorë.
Parlamenti pritet të shpërbëhet së shpejti dhe qeveria e re ka për detyrë të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme brenda gjashtë muajsh.
Karki konsiderohet gjerësisht si një person me imazh të pastër dhe po mbështetet nga udhëheqësit studentorë të të ashtuquajturit “Gjenerata Z” për të udhëhequr qeverinë e përkohshme.
Të martën, ajo vizitoi vendin e protestës në Katmandu ku 19 persona u vranë në përleshjet me policinë një ditë më parë. Ajo takoi gjithashtu disa nga të plagosurit që po trajtoheshin në spital.
Karki lindi në një familje me kontakte të ngushta me dinastinë politike Koirala nga partia më e madhe demokratike e vendit, Kongresi Nepalez, dhe më vonë u martua me udhëheqësen e atëhershme të partisë, Durga Subedi.
Ajo ka thënë se mbështetja e bashkëshortit të saj luajti një rol të madh në udhëtimin e saj nga avokate në krye të gjykatës së lartë të Nepalit në vitin 2016.
Por Karki nuk ka qenë e lirë nga polemika, duke u përballur madje me një incident shkarkimi gjatë mandatit të saj gati 11-mujor si kryetare e gjykatës.
Ushtria e Nepalit ka vendosur patrulla në rrugët e Katmandusë, ndërsa vendi po përballet me trazirat më të këqija në dekada.
Protestat u shkaktuan nga vendimi i qeverisë javën e kaluar për të ndaluar 26 platforma të mediave sociale, duke përfshirë WhatsApp, Instagram dhe Facebook – por ato shpejt u zgjeruan për të mishëruar pakënaqësi shumë më të thellë me elitën politike të Nepalit.
Në javët para ndalimit, në mediat sociale kishte filluar një fushatë “nepo kid”, duke vënë në qendër të vëmendjes stilin e jetës luksoze të fëmijëve të politikanëve dhe akuzat për korrupsion.
Dhe ndërsa ndalimi i mediave sociale u hoq me nxitim të hënën në mbrëmje, protestat në atë fazë kishin fituar një vrull të pandalshëm.
Vajza e 36-vjeçares që u vra nga burri shqiptar në Greqi: Të dy janë fajtorë, na lanë rrugëveVajza e çiftit Pandeli dhe Marjola Nakoleci ka folur për herë të parë publikisht në mediat greke, për ngjarjen e rëndë në familjen e saj, ku babai i vrau brutalisht nënën.
Në një rrëfim prekës për televizionin grek MEGA, ajo deklaron se fajtorë janë të dy prindërit e saj, duke theksuar se “na lanë rrugëve dhe nuk menduan fare për ne”.
“Të dy janë fajtorë për mua. Na lanë në mes të rrugës, nuk menduan për ne. Mami kishte një lidhje tjetër, babi xhelozoi dhe filloi sherri. Ai njeri na hyri në mes dhe na prishi gjithë familjen”, tha Anastasia.
Anastasia shprehet se edhe pse babai e donte shumë mamanë, nuk kishte të drejtë të merrte jetën e saj.
“Ai e donte shumë mamanë. Për këtë xhelozoi dhe e bëri. Bënin pushime bashkë, shkonin për blerje. Edhe ajo e donte. Por bëri një gabim të madh. Dhe babi nuk kishte të drejtë ta vriste”.
Ajo kujton se i kishte kërkuar të dyve të mos ndaheshin.
“I thosha: ‘Mos u grindni, dua të rrini bashkë, të shihni fëmijët tuaj’. Nuk e imagjinoja kurrë se do ndodhte kjo. Vetëm dy ditë pasi ishim kthyer nga pushimet, ndodhi gjithçka”.
“Më mori vëllai në telefon dhe më tha ‘eja shpejt’. Kur shkova, pashë gjithçka. Më tha: ‘Babi vrau mamin’. Këto zëra i kam ende të regjistruar në celularin tim”.
Pas krimit, babai ishte fshehur për disa orë dhe sipas vajzës, i kishte telefonuar asaj.
“Më tha: ‘Nuk doja ta bëja, nuk ishte qëllimi im’. Ishte e vetmja herë që më telefonoi. Nuk e di nëse dua ta takoj në burg. Dua, por do doja të ishte dhe mami aty…”
“Nuk ishte i dhunshëm, por ishte shumë xheloz. Nuk e ka rrahur kurrë mamanë. Nuk e kam parë kurrë të dhunshëm. Ishte xheloz, dhe e kuptoj pse, por kjo nuk justifikon atë që bëri. Gabuan të dy, duhet të ishin ndarë”, thotë vajza.
Ajo beson se gabimet ishin të ndërsjella, por zgjidhja duhej të kishte qenë ndarja.
“Të dy gabuan. Duhej të flisnin, të ndaheshin më mirë. T’i kishim të dy pranë, edhe pse të ndarë. Por jo të ndodhte kjo. Mami nuk duhej të vdiste. Nuk di ç’të them…”
“Më mungon mami, qaj çdo ditë”
Pas tragjedisë, Anastasia dhe vëllezërit e saj u dërguan fillimisht tek tezja nga nëna, por më pas u zhvendosën tek halla, motra e babait.
“Më mungon mami. Qaj çdo ditë. Shikoj fotot dhe nuk e besoj ende. Jam keq, por po përpiqem të bëhem më mirë. Është shumë e vështirë të jetosh pa mamanë dhe babanë”, rrëfeu mes lotësh 18-vjeçarja.
Shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë fat këtë fundjavëKjo fundjavë duket se sjell energji pozitive për disa shenja të horoskopit, duke i vënë ata në qendër të fatit dhe mundësive.
Astrorologët paralajmërojnë se për disa shenja, këto ditë mund të jenë të mbushura me rastësi të favorshme, takime të këndshme dhe çaste të papritura pozitive.
Dashi pritet të ketë një valë energjie dhe motivimi, sidomos në planin profesional. Një mundësi e papritur mund të shfaqet në punë ose në projekte personale, duke i dhënë mundësinë të shkëlqejë.
Binjakët do të jenë të favorizuar në marrëdhëniet personale. Takime të reja ose biseda të rëndësishme mund të çojnë në lidhje të reja ose rifreskimin e marrëdhënieve ekzistuese.
Luani mund të presë një fundjavë të pasur me surpriza pozitive dhe mundësi për të shfaqur talentin e tij. Kreativiteti dhe energjia sociale janë në kulmin e tyre, duke i hapur dyert për sukses dhe njohje.
Peshqit do të përjetojnë momente reflektimi dhe qetësie, të shoqëruara me fat në fusha që lidhen me mirëqenien personale dhe ndjenjat. Kjo është një kohë e mirë për të përqafuar pasionet dhe projektet kreative.
Ndërkohë, astrologët paralajmërojnë se të gjitha shenjat mund të përfitojnë nga energjia pozitive e fundjavës, por disa do të ndihen më të privilegjuara nga rastësitë e favorshme dhe përputhjet planetare. Përgatituni të shfrytëzoni çdo mundësi dhe të shijoni këto ditë me energji dhe optimizëm.
Kjo fundjavë është një shans për të përmirësuar marrëdhëniet, për të realizuar projekte personale dhe për të krijuar kujtime pozitive. Shenjat më me fat duhet të jenë të gatshme për surprizat e këndshme që mund të sjellë kozmiku.
Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga Taulant Balla“SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën”.
Kështu e nis rrëfimin e tij Fitim Dumani, në pjesën e dytë të intervistës së dhënë për Ma Shqip me Flamur Vezaj.
Sipas Dumanit, Taulant Balla e mbron Suel Çelën dhe derisa të jetë Balla në politikë, Çela nuk arrestohet, pasi lëviz lirshëm në rrugët e Elbasanit. Ai thotë se kur doli urdhër-arresti për Çelën, u lëshua edhe për Ballën, por çuditërisht ai urdhër u tërhoq nga SPAK. Ndërsa shton se Suel Çela u filmua nga dy motra në Elbasan, edhe pse ishte në kërkim, dhe iu dërgua Nuredin Dumanit në burg foto e video, të cilat – sipas tij – i ka edhe SPAK, por nuk vepron.
Ai tregon për Ma Shqip edhe për tentimin që Emiljano Shullazi ka bërë brenda në burg për ta bërë të heshtë vëllain e tij:
“E di që në burg, Emiljano Shullazi ka kërkuar takim me mua dhe vëllain në 313, ku do ndaleshin kamerat që të bëhej takimi, pasi Shullazi ofronte 700 mijë euro që Nuredini të tërhiqte dëshminë për Suel Çelën dhe Gent Sharrën. Këto para do paguheshin 500 mijë euro nga Suel Çela dhe 200 mijë nga Gent Sharra. Por nuk u bë takimi se e kuptuan se kishim njoftuar SPAK,” – tha Dumani, duke shtuar se edhe sot ka plot oferta nga kriminelë e grupe të caktuara me para që vëllai të heshtë.
Nuredin Dumani tregon edhe njohjen që Ilir Meta, sot në burg, ka me Xhevdet Troplinin, i njohur si Poja, një personazh i njohur i botës së krimit. Ai tregon një episod ku ka qenë vetë prezent gjatë fushatës 2017, kur Meta ishte President, dhe erdhi në një darkë festive të organizuar nga Poja, ku presidenti i Shqipërisë në atë kohë u detyrua të ngrihet e të kërcejë.
Duke shtuar këtu se vrasësi i Aleksandër Ndokës nuk është Durim Bami dhe as urdhër-dhënësi, pasi atë urdhër e ka dhënë një personazh i njohur i politikës që sot ndodhet në burg:
“Ngatërrojnë kot Durim Bamin. Vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS, e ka urdhëruar një ish-zyrtar i lartë i shtetit që sot ndodhet në burg.”
Nga ana tjetër, ai tregon edhe për faktin se si Poja, me ndërhyrjet e tij, i kishte mbyllur dosjen e Fitim Dumanit për blerjen e votave për LSI në vitin 2017. Sipas Dumanit, i vëllai nuk ka bërë asnjë vrasje për Pojën, por i ka siguruar makinën dhe armën Fatmir Troplinit, i njohur si Miri i Pojës, i cili ka vrarë kunatin e Lul Berishës, Mond Çeçiqin.
Po Miri i Pojës – shton ai – ka vrarë edhe Mond Harizajn (“Faqe Djeguri”), si dhe ish-agjentin e policisë në atentatin në Sukth.
Gjithashtu, Dumani tregon edhe ku i ka çuar vëllai i tij paratë e vrasjeve dhe lidhjet me Bajrat e Shkodrës, duke hedhur akuza ndaj Behar Bajrit si të pabesë dhe mashtrues. Ai flet edhe për Vis Maitinajn, Eldi Dizdarin, vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, Erjon Alibeajn e Talo Çelën.
Ndërkohë hedh hije dyshimi për SPAK pse ka larguar nga mbrojtja e dëshmitarëve Klevis Allën, personin e përfshirë në vrasjen e katërfishtë në Durrës. Ndërsa flet edhe për vrasjen e Bujar Çelës, që sipas tij është bërë pa para, por ndryshe rezulton në dosje.
Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Beograd. UEFA ndryshon stadiuminTashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium.
Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”.
Ky impiant sportive i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë.
Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes të paktën të rradhës pa tifozë, përveç gjobës së majme në euro.
Kjo me sa duket, por edhe frika nga përsëritj e ngjarjeve të së shkuarës dhe pamundësia për të kontrolluar hooliganët e tyre edhe vetë organizatorët kërkojnë të largohen sa më shumë nga ata. Për ato ngjarje ndpërkohë pritet që të merret një vendim për zhvillimin e të paktën ndeshjes përballë Shqipërisë pa tifozë.
Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhurKryedemokrati Sali Berisha ka reaguar për lënien e mandatit të deputetit nga Tom Doshi.
Ai thotë se ky veprim i tij tregoi se Parlamenti është thjesht një institucion privat i ‘Ramaduros’ dhe klaneve të drogës.
Berisha thekson se pazaret me mandatin nuk bëhen rrugëve. Ai shton se çdo i zgjedhur në ato lista, është i detyruar me ligj, me kushtetutë, me rregullore, të vijë të bëjë betimin dhe pastaj është i lirë të dorëzojë mandatin.
Berisha shprehet se Rama e përdor Tom Doshin si limon të shtrydhur.
Berisha: Ne e konsiderojmë absolutisht të paligjshëm këtë parlament, dhe beteja jonë nuk falet gjer në ditën e fitores tonë mbi të.
Në këtë drejtim është dita më e zezë në historinë e parlamentarizmit shqiptar.
Unë dua të ju them ju këtu, se parlamenti është parlament. Kanë shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën. Kurrë mandati nuk dorëzohet rrugëve.
Kurrë, pazaret me mandatin nuk bëhen rrugëve. Çdo i zgjedhur në ato lista, është i detyruar me ligj, me kushtetutë, me rregullore, të vijë të bëjë betimin dhe pastaj është i lirë të dorëzojë mandatin.
A kishte turp Toma nga mandati, apo Toma nga mandati hajde gjeje, por këtu kishte turp Rama, që e përdor Tomën si limon të shtrydhur. Dil Tomë bli vota, më dorëzo ato mandate, rri ti, se je për kështu apo ashtu.
Çdo njeri aty mund të dorëzojë mandatin, por mandati është i parlamentit dhe jo i individit. Mandati dorëzohet në parlament, deputetit bën betimin. Por kur nuk kanë as zgjedhës, as moral as gjë prej gjëje, veprojnë në këtë mënyrë. Sikur janë letra bixhozi mandatet.
Edhe kjo tjetra e Roskovecit, Zeqineja nuk mund ta merrte kurrë mandatin sot, e merrte ajo zonja tjetër, Bardha dhe e dorëzonte këtu pasi e merrte. Unë thoshte nuk do të qëndroj deputete, e dorëzoj mandatin.
Por ata nuk kanë ligj, nuk kanë rregullore, nuk kanë kushtetutë, këta kanë vetë drogë dhe para, para dhe drogë.
Kjo është historia e tyre.
Edhe një tjetër deputete e Doshit edhe ajo. Po mirë Toma që turpëron padiskutim edhe veten e vet me qëndrimet e tij, po ajo nuk turpëron njeri. Po ajo pse nuk erdhi. Pra edhe ajo merr urdhëra.
Është ky një dimension tjetër antikushtetues, antiligjor i këtij parlamenti. Është ky një dimension që tregon se parlamenti është thjeshtë një institucion privat i Ramaduros dhe klaneve të drogës. Nuk mundet kurrë të veprohet në këtë mënyrë.
Sot çelet parlamenti duke shkelmuar kushtetutën, duke shkelmuar parimet themelore të saj, mbi mandatet.
PD zbulon kush është Nesti AngoniGjatë seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Niko Peleshi, deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë kursyer ironitë dhe akuzat.
Kur u thirr emri i Arbian Maznikut për të votuar, deputeti Flamur Noka i drejtohet sallës me fjalët: “Nesti Angoni, ky është Nesti Angoni”, ndërsa për deputeten e re Sara Mila, Noka dhe Gazment Bardhi thanë “Suel Çela”.
Bardhi shtoi gjithashtu: “Mis burgu, ec aty…”, ndërsa Sara Mila iu përgjigj me mimika ironizuese.
Nesti Angoni është një personazh anonim, që dorëzoi një letër në SPAK, duke treguar shkeljet e Erion Veliajt.
Në letër, anonimi Nesti Angoni flet për një marrëdhënie të pretenduar mes kryebashkiakut Veliaj dhe biznesmenit Gent Sula.
Sipas Nesti Angonit, kur Veliaj u bë ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, post që e mbajti nga 2013-2015, bleu një banesë te Kodra e Diellit në pronësi të Gentian Sulës dhe më pas emëroi gruan e tij si zv.ministre në dikasterin që drejtonte.
Në letër, Nesti Angoni flet edhe për një prej vilave në Qerret për të cilën SPAK akuzon se është në pronësi të Veliajt./ Zoom.al
Demokratët kundër Niko Peleshit, bojkotojnë votimin e tij si kryetar KuvendiSeanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka rifilluar pasditen e sotme, ku po zhvillohet procesi i votimit për kryetarin e ri të propozuar nga mazhoranca, Niko Peleshi.
Grupi parlamentar i PD ka bojkotuar votimin, duke shfaqur simbolikisht pakënaqësinë.
Deputetët demokratë përplasën duart mbi tavolinë dhe hodhën në kutitë e votimit pankarta me akuza ndaj qeverisë.
Sali Berisha mbante në dorë pankartën me mbishkrimin “Shqipëria 2030, McGonigal Karteli Ruso-Kinez”.
“Kjo shumicë nuk ka legjitimitetin për të zgjedhur kryetar i Kuvendit, aq më tepër sikur të ulësh në karrigen e kryetarin e Kuvendit Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni thjesht po na tregoni që filozofia juaj është vjedhje dhe krim”, tha Gazment Bardhi./ Zoom.al