Aplikacion
Analisti Baton Haxhiu, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi në mënyrë kritike ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar që u bënë këtë të enjte, 11 shtator në Asaamblenë e PS, me fokus të veçantë kandidimin e Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.
Sipas Haxhiut, zgjedhja e Manastirliut nga ana e kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në zgjedhjet e parakohshme për Tiranën, ishte një sinjal i qartë për mbylljen e një kapitulli të vjetër dhe hapjen e një faqeje të re në skenën politike të kryeqytetit. Ai theksoi se opozita u gjend e papërgatitur për këtë lëvizje, ku shtoi se e vetmja përballje serioze për Manastirliun do të ishte me Jorida Tabakun.
“Ogerta Manastirliu është personi i vetëm për të cilën opozita duhet të mendojë se kë do të ketë kundërshtar. I vetmi person që mund të ishte përballë do të ishte Jorida Tabaku, kanë qenë shoqe klase. Alimehmeti nuk është kandidati i dukur në këtë moment. Ajo që është me rëndësi, është që Ogerta kur e mori kandidaturën sot, opozita nuk e dha asnjë deklaratë, opozita nuk ka qenë e përgatitur me këtë zgjedhje. Ogerta nuk ishte aspak e kënaqur dhe normalisht edhe unë do të isha në ankth, pasi do të hapë një betejë e cila nuk ishte e saja realisht.”
Më tej analisti Baton Haxhiu u ndal edhe te fuqizimi i figurës së Belinda Ballukut në qeverinë Rama. Ai e cilëson atë si “personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri”, duke theksuar rolin kyç që ka luajtur në përzgjedhjen e ministrave të rinj.
“Belinda Balluku është normalisht personi më i fuqishëm politikisht në Shqipëri. Nga ndarja e sotme, Balluku ka fuqi qeverisëse të jashtëzakonshme. Shikoja ministrat, është përzgjedhja ekskluzive e Belindës, sepse ajo dëshirohet që të largohet nga ajo pafuqi e nënshkrimit dhe frikës që kanë pasur administratat në Ministrinë e Financave, Bujqësisë e ministrive të tjera.”/tvklan.al
Tensionet me Rusinë/ Polonia dislokon ushtrinë pranë kufiritPolonia ka njoftuar dislokimin e rreth 40 mijë trupave ushtarake përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe Ukrainën, si reagim ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të zhvilluara nga Rusia dhe Bjellorusia.
Sipas agjencisë turke Anadolu, numri i trupave u rrit menjëherë pas një sulmi rus me dronë, që ka alarmuar autoritetet polake.
Përveç dislokimit ushtarak, Varshava ka vendosur edhe kufizime të trafikut ajror në kufirin lindor, një masë që do të mbetet në fuqi deri në fillim të dhjetorit. Sipas qeverisë polake, kjo është bërë “në funksion të garantimit të sigurisë kombëtare”.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se Franca ka dërguar tre avionë luftarakë Rafale në Poloni, për të kontribuar në mbrojtjen e hapësirës ajrore të aleatit të NATO-s.
“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Burg me urdhër të RamësAnalisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për goditjen finale që Edi Rama i dha Erion Veliajt, duke kërkuar nisjen e procedurave për shkarkimin e tij, ndërkohë që lajmëroi se kandidate e PS për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu.
Bushati e quajti procesin ndaj Veliajt “politik”, ndërkohë që tha se “gjeneza e goditjes ndaj tij është vetë Edi Rama”. Ai shtoi më tej se sot në grupin parlamentar të PS dhe në Bashkinë e TIranës, janë spastruar njerëzit e Veliajt dhe se SPAK e Rama kanë ecur paralel.
“Sa më shumë kohë kalon, më bëhet e fortë bindja se sot Veliaj është në burg si i burgosur politik nga Rama. Po nuk u fute në burg, ose nuk tu bë proces i drejtë, por të ketë shtysë politike, është gjithmonë proces politik. Po të shohësh, Veliaj vetë dhe mbrojtësit më të mëdhenj mediatik të tij, kanë akuzuar Ballukun, si varrmihëse poltike të Veliajt. Ata kishin një shpresë deri në fund se Belinda e bënte me kokë të vet. Ditën që Belinda ngrihet, noterizohet vdekja e Veliajt. Sot në grupin parlamentar të PS dhe në Bashkinë e TIranës, janë spastruar njerëzit e Veliajt. SPAK dhe Rama kanë ecur paralel, njëri me akuzë penale, tjetri politikisht, për të varrosur Erion Veliajn. Sot u noterizua.
Për një që shumë vetë në këtë studio, e kanë quajtur qen bir qeni, Fred Belerin, Rama priti vendimin e formës së prerë për të bërë zgjedhje. Për një qen bir qeni si Veliaj, nuk e priti. Veliaj është sot njeri i pafajshëm, goditjen po e merr nga Rama, që po e zëvendëson. Kjo shton dyshimet, që në gjenezë të goditjes së Veliajt ka qenë Rama dhe urdhri ka qenë i tij”, tha Bushati.
Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Alimehmeti zbulon nëse do të garojëIlir Alimehmeti duke komentuar qeverinë ”Rama 4” u shpreh se nuk priste asnjë risi nga kabineti i ri, pasi mandatet e mëparshëm të Ramës kanë treguar se i komandon ai të gjitha.
Nga ana tjetër, demokrati foli dhe për zgjedhjet që pritet të mbahen për bashkinë e Tiranës dhe mundësinë që ai të jetë kandidati i opozitës përballë Ogerta Manastirliut të shpallur sot nga kryeministri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.
“Kemi një situatë kur kryeministri e la Tiranën në ilegjitimet dhe nuk e shkarkoi një kryetar bashkie që u fut në burg, kështu e ka ligji. Ai i dha urdhër këshillit bashkiak që të nisë procedurat. Ligjin duhet ta interpretojë gjykata. Këshilli Bashkiak propozon, nuk e bëri sepse priste ok e Ramës.
Çfarë i ndryshoi Ramës sot që e shkarkoi, ndryshoi ndonjë akuzë, jo. Erdhi ndokush nga jashtë? Do flasim dhe ne brenda për brenda.
Do kemi dhe ne forumet tona ku do të diskutojmë. Unë nuk flas asgjë përpara se të diskutoj në shtëpi. Besoj se dhe Berisha është me këtë qëndrim që në fillim diskutohet në shtëpi. Unë nuk punoj për lajme”, deklaroi në A2 CNN.
Hapet testamenti sekret i Giorgio Armanit, misteri i dy dokumenteveGiorgio Armani kishte lënë dy testamente, të shkruara me dorë dhe të vulosura në një zarf të mbyllur.
Këto dy dokumente sekrete do të përcaktojnë ndarjen e pasurisë së tij, e cila vlerësohet mes 11 dhe 13 miliardë eurove, si dhe të ardhmen e kompanisë Giorgio Armani SpA – themeluar nga vetë stilisti në Piacenza, rreth 50 vjet më parë.
Të dy dokumentet janë të kohëve të fundit, testamenti i parë mban datën 15 mars 2025, ndërsa i dyti datën 5 prill. Ato u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi. Ndërkohë, familja ka pranuar që emri i stilistit të regjistrohet në kapelën përkujtimore të Milanos.
Pasuria e Giorgio Armanit përfshin një rrjet të gjerë pronash të paluajtshme dhe asete të tjera luksoze. Ndër to janë supervilat në destinacione prestigjioze si Antigua, Nju Jork, Paris, Shën Moritz, Pantelleria dhe Saint-Tropez, një apartament i vlefshëm në Nju Jork, si dhe vila historike në Forte dei Marmi. Ai ishte gjithashtu pronari i La Capannina, një nga lokalet më të famshme të Forte dei Marmi.
Pasuria përfshin gjithashtu jahte luksoze, vepra arti dhe mbi të gjitha, një pjesë prej 99.9% të aksioneve në Giorgio Armani SpA (me 0.1% në pronësi të Fondacionit Armani). Ai kishte gjithashtu aksione në kompani të tjera italiane dhe ndërkombëtare, përfshirë gjigandin e syzeve EssilorLuxottica dhe kantieret e luksit The Italian Sea Group.
Dy testamentet dhe ndarja e pasurisë
Të dy testamentet ishin shkruar me dorë dhe të ruajtura në mënyrë të sigurt në një zarf të mbyllur. Duke qenë dy dokumente të veçanta, mund të supozohet se testamenti i dytë e plotëson ose e ndryshon pjesërisht të parin. Giorgio Armani ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare, si një nga njerëzit më të pasur në Itali.
Giorgio Armani nuk kishte fëmijë dhe për këtë arsye nuk kishte trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Kjo i dha atij mundësinë që të caktonte lirisht ndarjen e pasurisë, pa u kufizuar nga “pjesët legjitime” që ligji rezervon për bashkëshortin dhe fëmijët.
Familja e tij përfshin motrën Rosanna Armani, nipin Andrea Camerana (djali i Rosannës), si dhe mbesat Silvana dhe Roberta Armani, vajzat e vëllait të ndjerë Sergio. Ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të stilistit përmendet Leo Dell’Orco, krahu i djathtë i Armanit për shumë vite dhe menaxher me rol kyç në grup.
Në vitet e fundit, Giorgio Armani kishte menduar me shumë kujdes për të ardhmen e kompanisë së tij, e cila është private dhe e palistuar në bursë. Në testament, ai kishte theksuar nevojën për ruajtjen e stilit, mesazhit dhe identitetit të markës, si dhe për qëndrimin e selisë qendrore në Itali. Ai kishte rekomanduar gjithashtu që kompania të mos listojë në bursë për të paktën pesë vitet e para pas ndarjes së tij nga jeta.
Sipas zërave të para, një rol qendror në të ardhmen e kompanisë mund t’i caktohet Fondacionit Armani, një institucion i krijuar nga vetë stilisti mbi një dekadë më parë. Fondacioni, themeluar së bashku me Leo Dell’Orco dhe bankierin Irving Bellotti nga Rothschild Italia, mund të marrë përsipër drejtimin dhe kontrollin e përgjithshëm të grupit.
Në vitin 2023, Armani kishte përditësuar statutin e kompanisë, duke futur gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme votimi. Aksionet e kategorive A dhe F – ato me fuqinë më të madhe vendimmarrëse – sipas të gjitha gjasave i janë ndarë Fondacionit Armani, për të garantuar stabilitet dhe vazhdimësi, si dhe për të shmangur fragmentimin e kontrollit të kompanisë. Pavarësia e markës ishte një nga parimet më të rëndësishme për stilistin.
Ndërkohë, Milano po përgatitet për Javën e Modës që do të mbahet më 23–29 shtator – e para pa praninë e Giorgio Armanit. Ngjarja do t’i kushtohet plotësisht kujtimit të tij. Carlo Capasa, presidenti i Dhomës Italiane të Modës, deklaroi:
“Ne e festojmë Javën e Modës në Milano në nder të një prej themeluesve të saj Giorgio Armanit. Trashëgimia e tij krijuese, sipërmarrëse dhe humane është e paçmueshme, sidomos në këtë kohë transformimi për industrinë e modës, ku vizioni, cilësia dhe qëndrueshmëria janë thelbësore.”
Kryebashkiaku Giuseppe Sala konfirmoi gjithashtu se emri i stilistit do të regjistrohet në Famedio, ndër emrat që kanë bërë Milanon të madhe përmes kreativitetit, elegancës dhe stilit të tyre të veçantë.
Në Kalabri, për herë të parë një program i RAI në gjuhën arbëresheNë Kalabri, për herë të parë, RAI do të transmetojë një program në gjuhën arbëreshe, duke njohur kështu një nga minoritetet gjuhësore historike të rajonit.
Ky hap është rezultat i një marrëveshjeje midis Presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë dhe RAI-t, e cila synon të promovojë identitetin dhe kulturën e arbëreshëve.
Programi do të nisë më 21 shtator dhe do të përfshijë një episod televiziv çdo të dielë, duke u fokusuar në komunitetet arbëreshe të rajonit. Në radio, do të transmetohet një program ditor nga e hëna në të premte, me përsëritje gjatë fundjavës, që do të pasqyrojë aspekte të ndryshme të kulturës arbëreshe.
Ky iniciativë është vlerësuar si një hap thelbësor për forcimin e lidhjeve kulturore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve.
Mero Baze kundër shkarkimit të Veliajt: Këshilli Bashkiak s’mund ta bëjë. Në betejën kundër tij ka frymëzim socialistGazetari Mero Baze ka kritikuar vendimin e Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar Erion Veliajn nga kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes Këshillit Bashkiak.
Sipas Bazes, vendimi është praktikisht i justifikuar për funksionimin e bashkisë, por politikisht i panevojshëm, pasi Veliaj është në paraburgim dhe mund të kishte dhënë dorëheqjen me konsensus.
Baze thekson se ligji dhe precedentët e mëparshëm tregojnë se një kryebashkiak i paraburgosur nuk mund të shkarkohet lehtësisht pa pëlqimin e tij, duke përmendur rastet e Sali Berishës dhe Fredi Bejlerit. Ai shton se në sfidën ndaj Veliajt ka elemente frymëzimi socialist dhe se vendimi politik mund të dëmtojë imazhin e Partisë Socialiste.
Shkrimi i plotë i Mero Bazes:
Vendimi i Edi Ramës për të shkarkuar Erion Veliajn nga kryetar i Bashkisë së Tiranës, përmes Këshillit Bashkiak, është i nevojshëm për funksionimin normal të Bashkisë së Tiranës, por politikisht i panevojshëm, duke e bërë këtë pa i kërkuar më parë Veliajt dorëheqjen nga ky post.
Erion Veliaj është në paraburgim, prej muajit shkurt pa akuzë, dhe kërkesa për gjykim i është dorëzuar dje, një ditë para mbledhjes së Asamblesë së PS. Është normale që kryeqyteti të ketë një kryebashkiak të ri në kushtet e pamundësisë fizike të kryerjes së detyrës, dhe Manastirliu është një figurë e duhur përbashkuese, por ngërçi fizik dhe nevoja për funksionimin e Bashkisë së Tiranës nuk ka pse të krijojë një ngërç politik brenda PS.
Është “sekret” publik tanimë që në betejën kundër Veliajt ka frymëzim socialist, dhe kjo duhet ta bënte më këtë kujdesshëm procesin e zëvendësimit të tij.Kryeministri Edi Rama, për të treguar se nuk ka ndikim mbi drejtësinë dhe për të ekspozuar dëmet e një vendimmarrjeje të gabuar të drejtësisë së re, duhej t’ua linte kostot politike atyre që e morën këtë vendim, si dhe bashkëpunëtorëve të tyre brenda partisë. Çdo ditë, ai dhe Partia Socialiste duhej t’u shpjegonin qytetarëve dëmin e madh që kjo drejtësi po i shkakton qeverisjes së Tiranës, si pasojë e një vendimmarrjeje kulisash, hakmarrëse dhe tërësisht antiligjore. Në këtë mënyrë, PS do ta kishte më të lehtë të hynte në fushatë si viktimë e një drejtësie hakmarrëse, e bashkuar rreth viktimës dhe jo rreth xhelatit – qofshin këta jashtë apo brenda vetë partisë.
Politikisht, Erion Veliaj nuk ka arsye të bëjë betejë me Partinë Socialiste pasi i ka duart e lidhura, ndaj dhe do të ishte shumë e thjeshtë marrja e konsensusit të tij për dorëheqje.
Shkarkimi përmes Këshillit Bashkiak ka nevojë përsëri për mirëkuptimin e tij, pasi me precedentët ligjorë të krijuar në Shqipëri, ai nuk shkarkohet.
Sipas ligjit, Këshilli Bashkiak mund të shkarkojë kryetarin e Bashkisë nëse ai mungon tre muaj pa arsye.
Por precedenti i Sali Berishës, i cili mungoi gjashtë muaj në Kuvend se ishte me arrest shtëpie, u interpretua nga Kuvendi i Shqipërisë si mungesë me arsye dhe nuk iu hoq mandati, çka në këtë rast përkthehet që nuk shkarkohet as Veliaj.
Po ashtu Fredi Bejleri, nuk u shkarkua nga kryetar bashkie për shkak të mungesës së tij për të bërë betimin, por u shkarkua kur u dënua nga gjykata.
Pra jemi ende në kushtet kur Veliaj mund të shkarkohet nga Këshilli Bashkiak dhe ta pranojë duke mos shkaktuar krizë, pasi ka hallet e veta me drejtësinë, por nuk jemi në kushtet kur mund të shkarkohet pa dëshirën e tij, edhe pse po ia bëjnë fakt të kryer.
Dhe që Veliaj të ndjehet komod në dorëzimin e detyrës, duhet së paku që zyrtarisht Partia Socialiste të distancohet nga qëndrimet antihumane të ish-ministrit të saj, Ulzi Manja, i cili ka vepruar si një vegël e verbër hakmarrjeje brenda PS, për të linçuar familjarisht Veliaj dhe për ta poshtëruar atë. Shkarkimi i tij nga ministri i Drejtësisë nuk mjafton. Ai u kthye në simbol të një vegle të pështirë linçuese kundër një të zgjedhuri të Partisë Socialiste, dhe ka aplikuar standarde dyfishe me të paraburgosurit e tjerë po ashtu politikanë, nën gënjeshtra të trasha që i shpikte vetë ose ia ofronin ata që e urdhëronin. Si një ish-ministër me një rrjet nepotik në administratë dhe drejtorë të korruptuar nën vete, ai ndjehej ndoshta i shantazhuar ta bënte atë që bënte, por Partia Socialiste duhet të ndajë nëse ato kanë qenë qëndrime të saj apo të Ulziut.
Kjo do të vlente për të relaksuar raportet politike të paraburgosurit Erion Veliaj, të cilit tani po i kërkohet padrejtësisht të sillet si ato grupet armiqësore të viteve ‘70 që dënonte Enver Hoxha dhe para pushkatimit thoshin “të rrojë Partia”.
Pra, jemi në kushtet kur beteja juridike e Erion Veliajt kundër PS është e fituar nëse ai e nis, por nuk i vlen. Kurse PS i vlen shumë paqja politike dhe solidariteti me të, për të mos u dukur një parti intrigantësh, mosmirënjohësish, besëprerësh, kokulurish dhe karieristësh që shkelin mbi njëri-tjetrin për pak më shumë lekë e privilegje.
Eksperimenti social që po ndodh në PS për të testuar deri ku mund të shkojë shkelja e dinjitetit të njerëzve për të mos folur, është shumë më i rëndë se sa linçimi i Erion Veliajt. Dhe nëse fati i Veliajt tani është problem i familjarëve dhe miqve të tij, dinjiteti i partisë në pushtet është çështje edhe e dinjitetit të shoqërisë shqiptare.
Një tjetër raund bisedimesh Kosovë-Serbi, pa suksesRundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka përfuduar pa ndonjë përparim.
Me Kosovën që ka insistuar në zbatimin në tërësi të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq Serbia ka kërkuar që fillimisht të zbatohet pjesa që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas takimit me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, dhe emisarin evropian, Peter Sorensen, se ka insistuar që të zbatohet veçmas çështja që ka të bëjë me komisionet për të pagjeturit.
“Ideja sot ishte të kemi fillimisht progres në themelimin e komisionit të përbashkët për personat e zhdukur me forcë dhe pastaj në pjesën tjetër të kemi një takim, ku palët – Kosova dhe Serbia – japin propozime konkrete, sipas të cilave pastaj, versioni i dhjetë i planit të sekuencimit do të mund të bëhej një plan i pranueshëm për palët”, tha Bislimi për gazetarët në Bruksel.
Por, Bislimi tha se nuk u arritur që të themelohet një komision për të pagjeturit për shkak se Serbia me gjasë “është tërhequr nga marrëveshja për termat e referencës të cilën e kemi përfunduar në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke thënë se ata duan që edhe një herë të ndërhyjnë në dokument, gjë që nuk është pranuar nga Brukseli dhe as nga pala jonë”.
Komisioni për të pagjeturit është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Më 17 dhjetor 2024, Kosova dhe Serbia u pajtuan që ta zbatonin këtë deklaratë.
Bislimi tha se për pikën tjetër të diskutimeve, Kosova ka ofruar tri propozime, por Serbia ka kërkuar që Asociacioni të themelohet fillimisht.
“Ato kishin të bëjnë me sigurimin që nenet 1 deri 4 të jenë të përfshira të marrëveshjes bazike, pasi kështu garantohet plotësimi i një neni të aneksit që thotë palët dakordohen apo përkushtohen për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike. Kemi kërkuar që obligimi i Serbisë për të mos e bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare të zhvendoset nga fundi i planit në krye të planit. Kemi kërkuar që përmes gjuhës më precize të eliminohet çfarëdo mundësie për ambiguitet apo dykuptimësi. Ndërkohë që Serbia ka refuzuar të japë propozime konkrete. Por, pozicioni i Serbisë mund të përkthehet si shumë thjeshtë, së pari Asociacioni parakusht e pastaj vijat e kuqe të Serbisë, që nënkupton se në fakt Serbia është tërhequr nga marrëveshja bazike ose refuzon të diskutojë marrëveshjen bazike”, u shpreh Bislimi.
Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Sipas kryenegociatorit të Kosovës, Serbia ndali diskutimet kur ai shtroi temën e bllokimit të shpërndarjes së mjeteve nga Qeveria e Kosovës për fermerët në Luginë të Preshevës.
Përveç takimit trepalësh, Bislimi dhe Petkoviq më herët gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara me ndërmjetësin evropian, Sorensen.
LDK kundërshton pjesëmarrjen e Bislimit në dialog
Lidhja Demokratike e Kosovës – parti që në zgjedhjet e shkurtit doli e treta – ka kritikuar vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për të dërguar Bislimin në Bruksel për dialogun me Serbinë, duke e vlerësuar si vendim “të pajustifikuar dhe pa asnjë legjitimitet qytetar e institucional”.
“Përfaqësimi në dialog mund të bazohet vetëm mbi institucione legjitime të dala nga zgjedhjet dhe të mbështetura nga sovrani”, tha LDK-ja.
Që nga zgjedhjet e shkurtit, vendi ende nuk ka arritur të krijojë një ekzekutiv të ri, pasi asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të krijuar vetë institucione, teksa nuk ka ende ndonjë marrëveshje mes partive për krijimin e Qeverisë së re.
“Dialogu me Serbinë është proces i ndjeshëm që përcakton të ardhmen e shtetit tonë. Ky proces nuk mund të reduktohet në vendime të njëanshme të një qeverie në detyrë, e cila nuk gëzon më besimin qytetar dhe as shumicën e nevojshme për të marrë përgjegjësi të këtij niveli. Veprime të tilla dëmtojnë kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikojnë ta cenojnë rrugën tonë euroatlantike”, tha LDK-ja përmes një njoftimi për media.
Pas bisedimeve në Bruksel, Bislimi e quajti “budallallëk” këtë reagim të LDK-së, duke thënë se ai është zëvendëskryeministër në detyrë, i ngarkuar edhe për temën e dialogut.
“Mandatin ma ka dhënë Qeveria e mundet të ma marrë qeveria”, tha ai.
Rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve u zhvillua pasi ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në muajin gusht.
Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi pas takimit me Sorensenin në Beograd se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.
Për themelimin e këtij asociacioni, palët janë pajtuar përmes dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut, më 2013 dhe 2015.
Një draft-statut i hartuar për këtë asociacion nga BE-ja nuk është dërguar ende në Gjykatën Kushtetuese për interpretim nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Një veprim i tillë do të shënonte hapin e parë drejt krijimit të Asociacionit.
Ndryshe, ndonëse takime të nivelit të kryenegociatorëve janë mbajtur, në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë takim i nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim, ishte zhvilluar disa ditë para se një grup i serbëve të armatosur të sulmonte Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.
Për këtë ngjarje, Kosova fajëson Serbinë, por Beogradi mohon se ka gisht në të.
Më 10 qershor, pas një takimi mes kryenegociatorëve, Sorensen paralajmëroi se po bëheshin përgatitje për një takim të ri të nivelit të lartë ./REL
4 shenjat më hakmarrëse të horoskopitVirgjëresha
Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë një potencial i mundshëm për t’ju bërë të paguani gjithçka. Problemi është se kurrë nuk do ta kuptoni kur e keni zemëruar një Virgjëreshë. Komentet thumbuese do t’i përziejë me sjelljen e zakonshme, saqë herë do të ndjeni sikur çdo gjë është në rregull, e herë sikur jeni personi më i urryer mbi tokë. Do t’ju duhet të uleni, të merrni laps e letër dhe të analizoni se ku gabuat, ç’bëtë që ai person t’jua kthente me të njëjtën monedhë duke analizuar pikë për pikë gjithçka.
Demi
Demi gjithashtu i bashkohet listës së personave hakmarrës. Ata e kanë shumë të vështirë të falin, ndaj do t’ju torturojnë në mënyra të ndryshme derisa të binden se ju kanë bërë të vuani mjaftueshëm. Vetëm mos e zemërofshit një Dem e vetëm ai të mos zhgënjehet, sepse përndryshe do ta keni punën pisk. Futeni në kokë: një Dem nuk harron kurrë!
Peshqit
Peshqit nga ana tjetër mund të duken shumë të pafajshëm, por ndjeshmërisë së tyre në ekstrem duhet t’i druheni për dy arsye: një Peshk lëndohet fare lehtë dhe kur kjo ndodh, jeni i vdekur! Kështu një ditë të bukur, do të zgjoheni në mëngjes dhe do të kuptoni se arsyeja përse nuk keni punë, para, miq ose qeni ju ka humbur prej disa ditësh është sepse i prishët punët me një Peshk, ndoshta vite e vite më parë!
Akrepi
Nëse ti shkon e ngatërrohesh me një Akrep bën mirë jo vetëm të largohesh nga vendi ku banon, por të ndryshosh emrin e të zhvendosesh diku i rrethuar nga 40 ujqër që të bëjnë roje. Një Akrep nuk do të lodhet kurrë derisa t’ju gjejë. Ju do të gjallë dhe kënaqet duke ju zgjatur vuajtjet./ Zoom.al
Vrasja e Charlie Kirk/ FBI publikon fotot e të dyshuaritForcat amerikane të rendit kanë bërë publike fotot e para të një të dyshuari në lidhje me vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ngjarje që tronditi komunitetin politik dhe publikun dje në SHBA.
FBI-ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e individit dhe për të ndihmuar për hetimet e mëtejshme. Autoritetet theksojnë se çdo informacion nga qytetarët mund të jetë vendimtar për kapjen e autorit.


Charlie Kirk, 31 vjeç, ishte një figurë e njohur konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe themelues i një organizate që promovon vlerat konservatore dhe angazhimin politik të të rinjve.
Sipas raportimeve zyrtare, Kirk u qëllua me armë zjarri gjatë një eventi publik në Utah, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Hetuesit besojnë se sulmi ishte i qëllimshëm dhe i planifikuar./ Zoom.al