zoom

Day ArchivePamje të rënda/ Humb jetën Charlie Kirk, momenti kur u qëllua me armë

Aktivisti konservator dhe themeluesi i Turning Point USA, Charlie Kirk ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pas një atentati me armë që ndodhi gjatë një vizite në kampusin e Utah Valley University.

Sipas burimeve zyrtare, Kirk u qëllua në qafë gjatë turneut të tij “Prove Me Wrong” të mërkurën rreth orës 12:10. Policia lokale dhe e kampusit konfirmuan se një person i dyshuar u arrestua menjëherë, me pamjet dramatike që u përhapën shpejt në rrjetet sociale. Në to, shihet pjesëmarrësi i dyshuar i shtrirë në tokë—ndjekur dhe ndaluar nga autoritetet.

Ndërkohë pamjet nga momenti i atentatit janë bërë publike në të gjitha mediat ndërkombëtare.

https://www.instagram.com/reel/DObsHoMgQAG/?igsh=Y2RhNGRrcHEwY216

Nga shitës perimesh në kriminel, kush ishte krimi i parë i Nuredin Dumanit

Kjo është historia e vrasësit me pagesë më të rrezikshëm që ka njohur Shqipëria.

Historia e rrëfyer në vetë të parë, dhe metamorfoza e një njeriu që nga puna e ndershme, kaloi nga shitës fruta perimesh e këpucësh, në biznesin e vrasjeve me pagesë për llogari të bandave më të rrezikshme shqiptare.

Nga vrasës, ai u kthye në dëshmitarin që tradhtoi gjithë errësirën që e kishte rritur në maja. U kthye në personin që vetëm me një rrëfim, hapi kutinë e “pandorës”, duke gjunjëzuar botën e krimit shqiptar.

“Suksesi bashkëpunimit, ose i tërheqjes në bashkëpunim i një të penduari është pikërisht rihapja apo zbulimi i çështjeve të mbetura pezull, që janë nën hetim apo të pezulluara, të cilat policia shkencore apo policia e shtetit, vijon të gjejë autorët.” u shpreh Alfred Balla, avokat.

“Një kusht tjetër mjaft i rëndësishëm është fakti që të dhënat që jep bashkëpuntori i drejtësisë në deklarimet e tij, të jenë të një rëndësia të veçantë dhe të përbëjnë një provë vendimtare në dhënien e fajësisë së autorëve të veprave penale.” u shpreh Ermira Tafani, pedagoge
Inside Story sjell ekskluzivisht zërin origjinal të Nuredin Dumanit, dëshmi të paprekura, të thëna pa dorashka, ashtu siç dolën nga goja e tij.

“Unë kam pas diku ke 30 kontakte gjithsej në telefonin tim, sepse kisha lidhje edhe me shumë eksponentë të tjerë. Flet edhe në grup në Matrix. Mund të flisje 4 veta, 5 veta. Flasim të gjithë, dëgjojmë të gjithë ça bëjmë me njëri-tjetrin. Kjo gjë ishte kur do me u bë transparent. Pra shofim të gjithë ça po flasim ne dhe ato. Grupi ku jemi ne aty”

Krimi i parë i Nuredin Dumanit ishte posedimi dhe shitja e një pistolete. Fatura e parë e krimit ishte vetëm 300 euro.Ajo ishte prerja e një bilete drejt një rruge pa kthim në krimin e organizuar.
“Kisha një pistoletë, një “Col Special” për ta shitur, ky ka qenë krimi i parë që unë mund të kem bërë fillimisht, armën që shita”. Tch/

Kërcënuan “Shqiponjat” në Shkodër, një nga të shoqëruarit efektiv policie në FNSH

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shkodër ku janë kërcënuar  dy persona nga forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët u vendosën në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë.

Dy personat u shoqëruan në policinë vendore te Shkodrës ndërsa pas marrjes në pyetje ka rezultuar se prej të shoqëruarve efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH).

Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor. Zoom.al/

“Do t’ju hapim barkun me plumba”, kërcënohen efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Zoom.al/

E fundit/ Jep dorëheqjen kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha

Kryetari socialist i Bashkisë Vlorës ka dhënl dorëheqjen nga detyra mbrëmjen e kësak të mërkure.

Vendimi i cili pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme vjen vetëm një ditë përpara asamblesë kombltare të Partisë Socialiste, ku kryetari Edi Rama do të riorganizojë qeverinë.

Nuk dihen arsyet e Dredhës për tërheqjen nga detyra por megjithatë kujtojmë se kryebashkiaku i Vlorës ka qenë shpeshherë në qendër të kritikave të Ramës.

Kjo, për shkak të mbetjeve dhe mungesës së ujit në Vlorë. Zoom.al/

E rëndë në SHBA/ Qëllohet me armë aleati i Donald Trump

Charlie Kirk, një aleat i presidentit Donald Trump dhe themelues i organizatës konservatore Turning Point USA, është qëlluar me armë gjatë një eventi në Universitetin e Utah Valley në Orem, Utah.

Ngjarja ndodhi gjatë një seance pyetje-përgjigje me studentët, ku dëshmitarët raportuan se Kirk u qëllua afër qafës.

Shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur, njofton CNN.

Ndërkohë FBI-ja po “monitoron nga afër raportet” mbi situatën, tha drejtori i agjencisë, Kash Patel, në X.

Aksident në Fier/ Makina përplas çiftin e të moshuarve te vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet ka përplasur një çift të moshuarish teksa po kalonin në vijat e bardha.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:00 dhe sipas dëshmitarëve, të moshuarit po kalonin në këmbë kur u goditën nga makina.

Menjëherë pas aksidentit, ata u transportuan me ambulancë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësisë.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Fier që ndodh në vijat e bardha. Zoom.al/

Tragjike në Durrës/ Mbytet në det një 16-vjeçar

Një shtetas 16-vjeçar është mbytur pasditen e kësaj të mërkure në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në qytetin bregdetar teksa i mituri ishte duke u larë në det.

“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.” – njofton policia e Durrësit.

U kap duke filmuar vajzat e presidentes së Kosovës, arrestohet kameramani

Një kameraman në Kosovë është arrestuar, pasi ishte duke filmuar në një shkollë në Prishtinë, ku studiojnë edhe vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Osmani ka shprehur indinjatën për përndjekjen që i është bërë vajzave saj të mitura përgjatë pesë viteve të fundit.

REAGIM NDAJ PËRNDJEKJES SË VAZHDUESHME, TË KUNDËRLIGJSHME E TË RREZIKSHME QË MEDIA TË CAKTUARA I BËJNË VAJZAVE TË MIA TË MITURA

Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.

Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.

Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.

E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.

Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.

Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë.

Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.

Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.

Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

Nuk ndalen protestuesit në Nepal: Rrahin ministrin dhe e hedhin të zhveshur në lumë (VIDEO)

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë Nepalin duket se nuk do të ndalen.

Në një video virale tregon momentin kur ministri i Financave i vendit ndiqet dhe detyrohet të hidhet në lumë nga një turmë protestuesish të zemëruar.

Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, zyrtari shihet teksa vrapon përgjatë një përroi, me rrobat të shqyera, ndërsa turma e protestuesve e ndjek dhe brohoret nga brigjet e lumit. Momente që kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke simbolizuar zemërimin e madh ndaj klasës politike nepaleze.

Shkëndija që ndezi trazirat ishte vendimi i qeverisë për të bllokuar disa nga platformat më të përdorura të rrjeteve sociale, përfshirë Facebook, X (Twitter) dhe YouTube. Për një brez të rritur me teknologji dhe lidhje globale, kjo konsiderohet si një akt i drejtpërdrejtë i censurës dhe shtypjes së lirisë personale. Zoom.al/