Aplikacion
Shqipëria ka arritur një fitore të vuajtur por të rëndësishme në Kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 1-0 Letoninë në Tiranë.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 25’, pas një realizimi të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë.
Kuqezinjtë iu afruan disa herë golit të dytë me Bajramin, Manajn e Gjimshitin, por pa gjetur siç duhet kuadratin.
Në minutat e fundit u pa një përgjumje nga ana e kuqezinjve, me letonezët që iu afruan disa herë barazimit, por falë ndërhyrjeve të sakta të Strakoshës dhe Manajt, porta jonë ngeli e paprekur.
Kështu Shqipëria ngjitet në vendin e dytë të Grupit K, kjo edhe falë fitores 0-5 të Anglisë ndaj Serbisë, me kuqezinjtë që i mbyllin ndeshjet e shtatorit në zonën “Play Off”.
Tre shenjat më me fat të zodiakut të muajit shtatorShtatori është një muaj me një “stuhi” zhvillimesh astrologjike: dy eklipse – një hënor më 7 shtator dhe një diellor më 21 – po ndikojnë në mënyrë aktive te shenjat e zodiakut.
Si rezultat, disa duket se janë më të favorizuara dhe hyjnë në një periudhë ndryshimi, progresi dhe kthese pozitive ne jeten e tyre.
Binjakët
Ndërsa Hëna lëviz në Peshq, hapet një valë e re intuite dhe ngritjeje emocionale. Binjakët rifitojnë paqen e brendshme dhe lehtësinë e komunikimit, pa pasur nevojë të detyrojnë asgjë. Ata gradualisht i lënë situatat të rrjedhin natyrshëm dhe përfitojnë nga kjo paqe e brendshme qe po u jepet keto dite.
Luani
Me të njëjtën Hënë (në boshtin e Peshqve), fillon një cikël për Luanët ku ata ndihen më të lehtë. Ata janë rikuperuar nga barrët e së kaluarës dhe janë gati për mundësi të reja. Vetëbesimi i tyre forcohet dhe rezultatet e përpjekjeve të tyre fillojnë të shfaqen shpejt në jetën e përditshme te tyre.
Bricjapi
Bricjapët tani ndihen më të qetë dhe më të hapur. Kjo papritmas u sjell atyre lajme të mira ose ndihmë nga mjedisi, edhe nëse nuk e prisnin. Përpjekjet e tyre njihen në mënyra praktike.
Apple ka prezantuar këtë të martë, 9 shtator, iPhone 17 Pro, të cilin e përshkruan si “iPhone-in më të avancuar ndonjëherë”.
Dhe me harduerin e ri që e mbështet, kjo deklaratë nuk është aspak e tepruar.
Në qendër të revolucionit teknologjik qëndron sistemi i ri i menaxhimit termik me dhomë avulli, që garanton performancë të qëndrueshme në çdo situatë. Fuqia vjen nga çipi i ri A19 Pro, i cili ofron një përmirësim prej 40% në performancë krahasuar me 16 Pro.
Në aspektin e qëndrueshmërisë, iPhone 17 vijon traditën me Ceramic Shield 2, që e mbulon përpara dhe mbrapa, ndërsa korniza prej titaniumi i jep një ndjesi premium dhe rezistencë maksimale.
Lentet telefoto janë përditësuar me sensor më të madh, ndërsa kamera qendrore e përparme kap foto dhe video selfie me rezolucion 18MP, duke sjellë imazhe dhe video me kualitetin më të mirë.
Modeli Pro do të jetë në ngjyrat e reja tërheqëse, portokalli kozmike dhe blu të thellë, megjithatë, disa nga komentet e para në rrjetet sociale kanë qenë kritike për dizajnin e kamerave dhe zgjedhjet e guximshme të ngjyrave.
Çmimet fillojnë nga 799 dollarë për iPhone 17 bazë, 999 dollarë për 17 Air, 1,099 dollarë për 17 Pro dhe 1,199 dollarë për Pro Max, i cili sjell edhe opsionin e ri të ruajtjes prej 2TB. Për ata që kërkojnë një opsion më ekonomik, iPhone 16e bie në 599 dollarë.
Të gjithë modelet do të jenë në dispozicion për porosi paraprake këtë të premte, ndërsa në dyqane do të mbërrijnë më 19 shtator. Zoom.al/
Anglia “fundos” Serbinë/ 2 gola brenda dy minutave në BeogradPërfaqësuesja e Anglisë po jep spektakël në transfertën ndaj Serbisë.
“Tre Luanët” arritën të shënojnë dy herë brenda vetëm dy minutave, duke i tronditur vendasit në stadiumin e Beogradit.
Anglia e nisi fuqishëm pjesën e parë, duke e konkretizuar dominimin me golin e parë në minutën e 33-të me anë të Kane.
Pa kaluar ende entuziazmi i golit, vetëm dy minuta më vonë anglezët gjetën edhe rrugën e rrjetës për herë të dytë, këtë herë me anë të Madueke.
Hamasi pretendon se udhëheqësit i mbijetuan sulmit izraelit në DohaHamasi, ka deklaruar se ekipi i tyre negociator në Doha i ka mbijetuar sulmit të Izraelit në kryeqytetin e Katarit.
Në një deklaratë, thuhet: “Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociues.”
Hamas shton se sulmi “konfirmon pa dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë ndonjë marrëveshje” për paqe.
Në deklaratë shtohet se gjashtë të tjerë u vranë në sulm.
“Ne e mbajmë administratën amerikane bashkëpërgjegjëse me pushtimin për këtë krim, për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme për agresionin dhe krimet e pushtimit kundër popullit tonë”, shtohet në deklaratë.
Hamasi më parë tha se delegacioni i tyre negociues ishte në shënjestër gjatë takimit të tyre në Doha, pasi Izraeli tha se kreu një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit. Zoom.al/
Shënon Asllani, Shqipëria në avantazh ndaj LetonisëShqipëria ka shënuar golin e avantazhit përballë Letonisë në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.
Një aksion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, sjellin prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bën shenjë nga pika e bardhë.
Më pas, Asllani nuk gabon para 11-metrave duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.
Tifozët “braktisin” kombëtaren, ulëset boshTifozët Kuq e Zi, tifogrupi më i madh dhe më i zjarrtë i kombëtares shqiptare të futbollit e ka bojkotuar ndeshjen e sotme ndaj Letonisë.
Ata e kishin paralajmëruar prej kohësh këtë bojkotim, teksa akuzuan FSHF-në si “tradhtare” për organizimin e Kampionatit Europian U21 në bashkëpunim me Serbinë.
Siç dallohet edhe në stadium, ndonëse disa media raportuan se biletat ishin shitur të gjitha, ulëset në të dyja krahët e stadiumit pas portave, janë të zbrazura. Zoom.al/
VIDEO/ Ministrja e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat, rrëzohet gjatë konferencësMinistrja e Shëndetësisë në Suedi Elisabeth Lann, ka humbur ndjenjat ndërsa ishte live në një konferencë për shtyp.
Pak minuta pas prezantimit të panelit, ajo ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë dhe goditi kokën.
Anëtare të tjerë të pranishëm nxituan menjëherë për ta ndihmuar gjithashtu iu dha edhe ndihma e parë. Në një njoftim të dytë, u raportua se gjendja e saj shëndetësore nuk është përkeqësuar, dhe në një dalje tjetër, vetë Lann tha se kishte pasur nevojë për trajtim mjekësor, por nuk ka probleme serioze.
Lann, e cila më parë ishte këshilltare e qytetit në Göteborg, mori detyrën e ministres së Shëndetësisë të martën pas dorëheqjes së papritur të paraardhësit të saj, Ako Ankarberg Johansson, të hënën.
Kriza politike në Francë, shumica do që Macron të largohetNjë sondazh i fundit i Institutit Elabe, i publikuar më 9 shtator për BFMTV, tregon se francezët po humbasin durimin me qeverinë dhe presidentin Emmanuel Macron.
Sipas sondazhit, 74% e qytetarëve janë të kënaqur me dorëheqjen e François Bayrou, i cili dha dorëheqjen pasi nuk siguroi votëbesimin në parlament. Ndërkohë, 64% duan që edhe Macron të largohet nga Pallati Elysee.
Mbështetja për largimin e Macron është më e lartë tek votuesit e ekstremit të djathtë (88% tek tubimi i Marine Le Pen) dhe të majtës së re (66%), ndërsa mes votuesve të partive qendrore mbetet më e ulët.
Po ashtu, 59% e francezëve kërkojnë shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja. 72% mbështesin futjen e përfaqësimit proporcional në zgjedhjet parlamentare.
Në këtë situatë politike të tensionuar, kërkimi për kryeministrin e ardhshëm ka nisur. Emrat e përmendur për këtë post janë ministrat Sébastien Lecorny, Gérald Darmanin, Catherine Vautrin dhe kryetari socialist Olivier Faure, por asnjëri nuk ka mbështetje dominuese.
71% e të anketuarve duan që qeveria e ardhshme të përbëhet nga teknokratë, pra ekspertë pa ngjyrime partiake.
Në përgjithësi, 69% e francezëve e shohin situatën politike si të pashpresë dhe vetëm 14% planifikojnë të marrin pjesë në protestën e 10 shtatorit, edhe pse 46% e mbështesin mobilizimin.
Sonte Shqipëri–Letoni/ Publikohet formacioni zyrtar, ja surprizat e trajneritTrajneri Sylvinho ka bërë publik formacionin titullar të Kombëtares shqiptare për përballjen e sotme ndaj Letonisë, që do të luhet në “Air Albania”.
Formacioni titullar i Shqipërisë:

Portieri: Strakosha
Mbrojtja: Hysaj, Arlind Ajeti, Djimsiti (C), Mitaj
Mesfusha: Laçi, Shehu, Asllani
Sulmi: Broja, Manaj, Nedim Bajrami
Sylvinho ka zgjedhur një formacion 4-3-3, duke vënë theksin te loja sulmuese dhe presioni i lartë. Armando Broja kthehet titullar, ndërsa në krahun tjetër do të jetë Nedim Bajrami, me Rey Manajn si qendërsulmues.
Ndeshja pritet të jetë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë të ruajnë ritmin dhe të sigurojnë tre pikë. Zoom.al/