Aplikacion
Ervin Karamuço tha se arma e përdorur nga Ragip Gilaj, në masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, është një armë e prodhimit izraelit me shpejtësi zjarri shumë të madhe, e përdorur nga profesionistë.
Duke folur në EuroNews, Karamuço tregoi se kjo armë, që hedh 900 plumba në minutë, është përdorur në vitet ‘80 nga shërbimet sekrete amerikane në ruajtjen e personaliteteve.
“Një armë e tillë, një Uzi GAL e prodhimit izraelit, ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo armë u përket vrasësve profesionistë në të gjithë rajonin – në Serbi, Mal të Zi – Bosnjë dhe tani është rasti i parë që shfaqet në Shqipëri.
Përdoret me kalibër të vogël, nuk kërkon silenciator, merr formën e një kërpudhe në distancë të afërt dhe është fatale. Ka më shumë shpejtësi se sa fuqi zjarri, nuk dëgjohet shumë, vjen si një zhurmë e mbytur.
Janë karakteristikat e një arme për një profesionist, që është përzgjedhur për të mbyllur punën sa më shpejt. Hedh 900 plumba në minutë. Është përdorur në vitet ’80 nga shërbimet sekrete amerikane për ruajtjen e personaliteteve.
Janë të gjitha këto pjesë të saj që na bëjnë të habitemi se si është e mundur që kjo armë përfundon në duart e këtyre grupeve që janë fuqizuar dhe e kanë xhepin për të pasur në posedim të tilla armë edhe për vrasje me pagesë. Mendoj se kjo është një vrasje me pagesë”, tha Karamuço.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netnyahu, u tha banorëve të Qytetit të Gazës që të evakuohen menjëherë, teksa ushtria e tij po përshkallëzon sulmin ndaj qendrës më të madhe urbane në territorin palestinez.
Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj qytetit në Rripin e Gazës në përgatitje të operacionit për të marrë kontrollin e plotë të tij, pavarësisht thirrjeve nga shtetet perëndimore dhe agjencitë e ndihmës që të mos e shtyjë përpara këtë plan.
Ndërkaq, agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 39 persona u vranë nga Izraeli, përfshirë 25 në Qytetin e Gazës të hënën, më 8 shtator.
Paralajmërimi i Netanyahut erdhi disa orë pasi ndodhi një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj civilëve në Jerusalem që nga nisja e luftës në Gazë më 2023, pasi dy sulmues palestinezë hapën zjarr në një autobus duke vrarë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite.
Policia izraelite tha se dy sulmuesit u vranë nga policia dhe një civil i armatosur.
Pas sulmit, Netanyahu tha: “Të jemi të qartë, këta vrasës e forcojnë vendosmërinë tonë për të luftuar terrorizmin”.
Thirrja e Netanyahut për evakuimin e banorëve të Qytetit të Gazës po ashtu vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohet se një marrëveshje për Rripin e Gazës mund të arrihet së shpejti për ta siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Paraprakisht, Trumpi tha se po e paralajmëronte “për herë të fundit” Hamasin që t’i pranojë kushtet e marrëveshjes.
Trump tha se izraelitët kanë pranuar kushtet e paraqitura nga ai, duke shtuar se edhe Hamasi duhet t’i pranojë ato.
Më pas, grupi radikal palestinez deklaroi se ishte i gatshëm për negociata pas atyre që i përshkroi si “ide nga pala amerikane për arritjen e një marrëveshje armëpushimi”.
Muajin e kaluar, Hamasi u pajtua për një marrëveshje armëpushimi që përfshinte një armëpushim 60-ditor, kohë kur do të liroheshin pengjet.
Megjithatë, Izraeli kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve, çarmatosjen e grupit dhe vendosi edhe kushte të tjera.
Nga 251 pengjet e marra më 7 tetor – kur Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, duke nxitur luftën në Gazë – Izraeli thotë se 47 pengje janë ende në Gazë, përfshirë 25 që besohet se janë të vdekur.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau edhe afër 1.200 persona.
Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 64.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.
Aksident i rëndë në Has, një i vdekur dhe dy të plagosurNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Krumë-Golaj në Has.
Dy automjete benz janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndësa dy të tjera kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi:
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. Zoom.al/
Ngjarja në Shkodër/ Klodiana Lala jep detaje, dyshimet e policisëGazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka dhënë detaje mbi masakrën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.
Sipas Lalës, autori i dyshuar, Ragip Gila, ka hyrë i armatosur me automatik në një lokal dhe ka hapur zjarr ndaj tavolinës ku qëndronin Erogen Brajovic, Armando Pali dhe Liridon Kraja. Nga të shtënat, kanë humbur jetën Pali dhe Kraja, ndërsa është plagosur Brajovic dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.
Lala theksoi se, sipas dyshimeve të para të policisë, viktimat Pali dhe Kraja nuk kishin rekorde kriminale dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen, ndërsa autori synonte vetëm eliminimin e Erogen Brajovic.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 8:50 të mëngjesit. Erogen Brajovic, banon mbi lokalin ku ka ndodhur masakra. Është ulur në lokal ku është takuar me një pjesëtar të familjes së tij, Liridon Kraja, që është i martuar me kushërirën e tij dhe me Armando Palin, ish koleg në Këshillin Bashkiak të Shkodrës. Kur janë ulur në lokal, në afërsi të lokalit, është afruar një motor dhe më pas personi me skafandër dhe automatik, është afruar në tavolinën e tyre, dhe ka qëlluar me breshëri.
Ata kanë tentuar të shmangen dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme, por autori i ka ndjekur nga pas duke lënë të vrarë Armando Palin. Ka mbetur i palgosur rëndë Liridon Kraja, por më pas ka ndërruar jetë. Ka mbetur i Plagosur Brajovic dhe kamarierja e lokalit, Meri Kaceri.
Autori i dyshuar Ragip Gila, ka dalë nga ana e pasme e lokalit dhe nën kërcënimin e armës, ka nxjerrë drejtuesin jashtë dhe ka rrëmbyer makinën.
Policia ka dyshime se viktimat janë të pafajshme. Armando Pali nuk ka rekord kriminal, ka qenë zyrtar shtetëror. Po ashtu edhe Liridon Kraja, pavarësisht se ishte dhëndër në familjen Brajovic, nuk kishte rekorde. Po ashtu as kamarierja”, deklaroi Lala.
Flori Mumajesi poston videon me zërin e Elvana GjatësPrej disa kohësh i tërhequr nga jeta publike dhe larg skenës, kantautori Flori Mumajesi ka zgjedhur sërish të komunikojë me publikun përmes një postimi enigmatik në rrjetet sociale.
Një “Instastory” ai ka ndezur kureshtjen e ndjekësve,.
Në videon e publikuar, ekrani është i mbuluar nga errësira, ndërsa në sfond dëgjohet një audio me tone të forta dhe të ngarkuara emocionalisht. Mes zërave të përfshirë në regjistrim dallon qartë edhe këngëtarja Elvana Gjata, e cila shfaqet duke thënë me vendosmëri: “A do ta heqësh qafe si njeri apo e do në jetën tënde, thuaj të drejtën tani.” Përballë saj, Mumajesi dëgjohet i pasigurt, duke u përgjigjur shkurt: “S’e di.”
Audioja vijon me vargje të këngës së tij të njohur “Pa jetë”:
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”
Ky kombinim i dialogut intim dhe vargjeve artistike e bën postimin edhe më të paqartë dhe intriguese.
Në fund, kantautori dëgjohet sërish duke thënë: “Historinë nuk e bën dot vetë”, ndërsa videoja mbyllet me një kor fëmijësh që këndon të njëjtën këngë, duke i dhënë gjithë materialit një atmosferë të fortë dramatike dhe reflektuese.
Reagimet e publikut nuk kanë munguar. Shumë fansa po spekulojnë se ky mund të jetë një paralajmërim për rikthimin e artistit në muzikë, pas një periudhe të gjatë heshtjeje. Të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për një reflektim personal mbi të kaluarën dhe marrëdhëniet e tij. Zoom.al/
Silvinjo paralajmëron ndryshime në sulm përballë LetonisëTrajneri i kombëtares Silvinjo ka paralajmëruar ndryshime nës ulem për ditën e nesërme me letonënë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026-të.
Silvinjo tha se në ndeshjene fundit me Gjibraltarin provoi në fushë lojtarët e rinj.
“Mendoj se po flasim për gjëra të ndryshme. Kur mundohesh të shkosh në Botëror, rruga është e vështirë, e dimë shumë mirë, nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme. Ne dy ditë më parë pamë Letoni-Serbi, ndeshje shumë e vështirë, deri në fund të 90 minutave ishte e hapur. Nuk mund të thuash në futbollin modern që fitohet me 5 apo 6-0. Mund të ndodhë si dje, por jo në futbollin normal, nuk jemi në të njëjtin nivel. Gjithçka është e hapur, duhet të përballemi me skuadra të vështira, fizike, të organizuara. Ata nuk shqetësohen nëse është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë, me goditje standarte janë të rrezikshëm. Golat që kanë shënuar kanë qenë 3 me goditje standarte, janë shtatlartë. Nëse flet për Gjibraltarin dhe miqësoren, është e ndryshme, atmosfera është e ndryshme. Në ekipin kombëtar nuk ke kohë. Duhet të shihja disa lojtarë, Berisha nuk ishte me ne për 6 muaj, por herën e parë si titullar, duhej ta shihja. Duhet të shihja Pajazitin, Kaçurrin, Dajsinanin, Simonin e Shpendin. Pyetini a mund të fitohet 6-0! Pastaj padyshim prisja më shumë në miqësore, por po flasim për gjëra të ndryshme. Jemi përgatitur për nesër, do të jetë e vështirë, por do të jetë një ndeshje kyçe për ne.
Sulmi? E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kisha zgjedhur formacionin, por do të ndryshojmë. Ndoshta në fazën mbrojtëse e sulmuese. Kemi seancën e fundit dhe do të zgjedh formacionin, por do të ndryshojmë”, tha ndër të tjera Silvinjo. Zoom.al/
“Policia, hape derën”/ Detaje nga megaoperacioni me 40 të arrestuar në Elbasan (Pamjet)Policia e Elbasanit ka bërë publike pamjet nga aksioni antidrogë, ku u vunë në pranga dhjetëra persona si dhe u sekuestruan armë, drogë e municione.
Policia sqaron se strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi të thelluar të ndjekur me metoda speciale prej disa muajsh, finalizuan megaoperacionin policor të koduar “First Day”, që kishte në fokus goditjen e personave të përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, e shtrirë në kohë dhe vende të ndryshme, kryesisht pranë ambienteve të shkollave, lokaleve dhe më gjerë, në Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Perrenjas.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit: A. B., 42 vjeç, E. S., 48 vjeç, Sh. B., 56 vjeç, A. (A.) B., 52 vjeç, F. Th., 34 vjeç, H. G., 64 vjeç, G. T., 37 vjeç, M. B., 45 vjeç, P. Q., 50 vjeç, S. B., 38 vjeç, D. E., 38 vjeç, M. Q., 38 vjeç, Sh. Sh., 46 vjeç, B. G., 64 vjeç, I. K., 38 vjeç, M. E., 36 vjeç, I. F., 45 vjeç të gjithë banues në Elbasan, K. H., 34 vjeç, A. K., 50 vjeç, banues në Peqin;, I. B., 41 vjeç, K. Ç., 24 vjeç, F. R., 24 vjeç, K. K., 30 vjeç, M. B., 24 vjeç, banues në Librazhd, P. T., 30 vjeç, banues në Prrenjas.
Nga hetimi u dokumentua aktiviteti kriminal i këtyre shtetasve, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, të cilët vepronin në mënyrë të organizuar në grupe të vogla ose individualisht, në të gjithë qarkun Elbasan.
Gjithashtu,
– u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. A., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, A. T., 31 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, V. D., 36 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; N. D., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe L. Xh., 50 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 57 vjeç.
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri pistoletë dhe kallashnikov, armë gjahu, sasi e konsiderueshme municioni luftarak, peshore elektronike, thika, përforcues grushti, steka duhani të dyshuara të kontrabanduara, laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollar, franga zviceriane dhe 24 celularë.
Vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të shpallur në kërkim.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndjekjen penale të çdo individi tjetër të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Zoom.al/
Deputetja finlandeze Anna Kontula, një nga figurat më të njohura të majta në Parlamentin e Finlandës, ka rrëfyer publikisht për herë të parë se ka punuar si eskortë për gati dy dekada para se të futej në politikë.
Në një intervistë për gazetën prestigjioze Helsingin Sanomat, të publikuar këtë të shtunë, 48-vjeçarja tha se nuk ndjen aspak turp për të kaluarën e saj, duke e quajtur këtë eksperiencë një pjesë themelore të rrugëtimit të saj personal dhe politik.
Kontula tregoi se filloi të punonte si eskortë në moshën 16-vjeçare, ndërsa jetonte në një konvikt studentor. Ajo e përshkroi vendimin si të motivuar nga vështirësi ekonomike, por edhe nga kureshtja rinore.
Doja të përballoja jetesën dhe kjo ishte një zgjidhje mjaft racionale në rrethanat ku ndodhesha,” – u shpreh ajo për HS.
Për gati 20 vite, ajo pati ndërprerje të herëpashershme nga puna në industrinë e seksit, por mbeti gjithnjë e angazhuar për të drejtat e punonjësve të seksit, një çështje që do ta kthente më vonë në një nga zërat më të fortë në politikën finlandeze.
Në vitin 2002, Kontula bashkëthemeloi organizatën SALLI, një sindikatë për punonjësit e seksit, ndërkohë që botoi ese dhe shkrime që sfidonin tabutë dhe paragjykimet publike ndaj kësaj industrie.
Kur Finlanda miratoi një ligj të ri në vitin 2006 që kufizonte pjesërisht blerjen e shërbimeve seksuale – përfshirë ndalimin e blerjes nga viktimat e trafikimit dhe të miturit – Kontula e quajti një “fitore të pjesshme”, pasi për herë të parë përfshinte elemente mbrojtëse për viktimat.
Ajo u zgjodh për herë të parë në Parlamentin finlandez në vitin 2011 dhe aktualisht po shërben mandatin e saj të katërt. Gjatë gjithë këtyre viteve, ka mbetur një aktiviste e palëkundur për të drejtat e punonjësve të seksit dhe reformimin e politikave sociale.
E pyetur pse vendosi ta ndajë tani publikisht këtë pjesë të jetës së saj, Kontula tha: “Të flasësh për këtë temë tani mund të sjellë përfitime reale në debatin shoqëror mbi punën seksuale dhe drejtimin që duhet të marrë politika sociale.”
Ajo gjithashtu konfirmoi se nuk do të rikandidojë për një mandat të pestë, pasi synon të angazhohet në profesionin e punonjëses sociale, me fokus në edukimin për seks të sigurt dhe mbrojtjen sociale.
Rrëfimi i Kontulës ka ngjallur reagime të shumta në Finlandë. Psikologia ligjore Pia Puolakka, në një opinion të botuar në Helsingin Sanomat, shprehu shqetësimin e saj për qasjen e deputetes.
“Është e rrezikshme të paraqitet puna seksuale si një profesion ‘si gjithë të tjerët’. Normalizimi i saj nuk e bën shoqërinë më të lirë apo më të drejtë,” – shkruan Puolakka.
Sipas saj, shteti duhet të krijojë kushte jetese që nuk detyrojnë askënd të shesë intimitetin e tij për të mbijetuar.
Në Finlandë, prostitucioni është i ligjshëm, me disa përjashtime. Ligji i vitit 2006 e ndalon blerjen e shërbimeve seksuale nga persona të mitur, nga ata të përfshirë në trafikim ose në rrjete kriminale. Kur Kontula filloi të punonte si eskortë në adoleshencë, ajo nuk shkelte ligjin e asaj kohe, edhe pse kjo do të ishte ndryshe sot. Zoom.al/
Bie qeveria e Francës/ Kryeministri humbet votëbesiminKryeministri i Francës, François Bayrou, ka humbur votën e besimit që vetë kërkoi ndaj qeverisë së tij, duke çuar në rrëzimin e ekzekutivit që drejtonte.
Asambleja Kombëtare votoi me 364 vota pro rrëzimit të qeverisë, kundrejt 194 votave kundër, duke e larguar zyrtarisht Bayrou-n nga posti i kryeministrit dhe duke hapur një krizë të re politike në Francë, raporton BBC.
Kjo është një goditje e rëndë për aleatët e Presidentit Emmanuel Macron, të cilët tashmë përballen me sfida të mëdha për të formuar një shumicë të re parlamentare apo për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.
Bayrou kishte deklaruar më herët se “rreziku më i madh është të mos marrim asnjë rrezik”, ndërsa e cilësoi këtë votë si një moment kritik për të ardhmen politike dhe institucionale të vendit. Megjithatë, rezultati i votimit tregoi mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për agjendën e tij reformuese dhe për modelin e tij të qeverisjes.
Francois Bayrou, i cili mori detyrën vetëm nëntë muaj më parë, duhet të paraqesë dorëheqjen e tij pas humbjes në votimin e së hënës pasdite. Zoom.al/
VIDEO/ Momenti kur Ragip Gila arratiset me “BMW” pas masakrës në ShkodërDalin pamjet e para pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u vranë me armë zjarri dy persona.
Në videon e mëposhtme duket momenti kur autori Ragip Gila arratiset nga vendngjarja me një “BMW” gri.
Makina u pa duke qarkulluar në mes të qytetit, por gjatë ndjekjes nga policia, Gila humbi kontrollin dhe u përplas me disa mjete.
Ai braktisi makinën dhe tentoi të kalonte lumin Kir në këmbë, por u kap nga forcat “Shqiponja”.
Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ishte në lokal me mikun e tij, Armando Pali, që humbi jetën për shkak të të shtënave. Së bashku me të, viktimë mbeti edhe Liridon Kraja. Ndërsa Erogen Vaso u plagos me 3 plumba dhe ndodhet te Trauma. E plagosur mbeti edhe kamarierja e lokalit ku ndodhi ngjarja./ Zoom.al