Aplikacion
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, është dërguar me urgjencën ditën e sotme nga ambientet e paraburgimit drejt QSUT-së, nën masa të rrepta sigurie.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, teksa as autoritetet përkatëse nuk kanë dhënë informacion zyrtar lidhur me gjendjen apo diagnozën që ka çuar në këtë veprim të menjëhershëm.
Nuk dihet ende nëse gjendja e tij ka lidhje me probleme shëndetësore të mëparshme apo ndonjë incident të brendshëm në institucionin ku mbahet i izoluar.
Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse autoritetet do të japin një njoftim zyrtar për këtë zhvillim.
Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vitet e fundit, i përfshirë në hetime të shumta mbi grupe kriminale të strukturuara dhe ngjarje të rënda kriminale në vend. Dëshmitë e tij kanë ndihmuar SPAK në çmontimin e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale. Zoom.al/
Princ Harry rrëfen momentet e vështira nga funerali i Dianës: Na detyruan të …Në 31 gusht 1997, Princesha Diana humbi jetën tragjikisht në një aksident në Paris, duke lënë pas një boshllëk të madh për familjen dhe miliona admirues në mbarë botën.
Një javë më vonë, mijëra njerëz u mblodhën në Londër për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ndërsa dy djemtë e saj të vegjël, Princi William dhe Princi Harry, u panë duke ecur me kokat ulur pas arkivolit të nënës së tyre.
Pamja e tyre krah babait, Princit Charles, gjyshit Princ Philip dhe xhaxhait Charles Spencer, mbetet një nga momentet më të prekshme dhe të paharrueshme të asaj dite. Në kujtimet e tij, Harry e ka përshkruar këtë përvojë si një barrë të rëndë për një 12-vjeçar.
Ai kujton se hera e parë që pa arkivolin e mbuluar me Standardin Mbretëror i shkaktoi një ndjenjë konfuzioni dhe rebelimi të brendshëm.
“Standardi Mbretëror ishte gjithmonë për anëtarët e familjes mbretërore, dhe mua më kishin thënë se Mami nuk ishte më pjesë e saj pas divorcit. A do të thoshte kjo se ajo ishte falur? Nga kush? Nga Mami? Ishin pyetje që nuk mund t’i bëja”, shkruan Harry.
Sipas tij, plani i parë ishte që arkivoli të tërhiqej nga një karrocë me kuaj dhe dy djemtë të ecnin pas tij. Një ide që shkaktoi polemika brenda familjes.
“Xhaxhai im, Charles, ishte i zemëruar. Ai protestoi duke thënë: ‘Nuk mund t’i detyroni këta djem të ecin pas arkivolit të nënës së tyre! Është barbarizëm”.
Një propozim tjetër ishte që vetëm William, atëherë 15 vjeç, të ecte i vetëm. Por kjo u refuzua.
“Na thanë se duhet të ecnim të dy, ndoshta për të fituar më shumë simpati nga publiku“, shkruan Harry me ironi të hidhur.
Për shumë, ajo pamje simbolizoi forcën dhe dhimbjen e dy djemve që po përballeshin me një humbje të pazëvendësueshme.
Por, siç rrëfen sot Harry, pas atij momenti qëndronte një realitet i rëndë: presioni publik dhe vendimet e ftohta të oborrit mbretëror.
Përdhunimi i turistes në Durrës/ Ngjarja jehonë në mediat italianePërdhunimi i turistes italiane nga një 26-vjeçar në qytetin e Durrësit është raportuar në mediat italiane.
Corriere della Sera citon policinë shqiptare, që njoftoi se vajza nga Campagna Lupia ndodhej në një shezlong pranë një hoteli në orën 05:25 minuta, kur Leonard Peza abuzoi seksualisht me të.
Ajo ka treguar në polici se gjatë kësaj kohe i është afruar një person i panjohur, i cili e ka sulmuar dhe megjithë tentativat e saj për t’u mbrojtur ai e ka përdhunuar e më pas ai është larguar. Menjëherë, pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin, ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mend në lidhje me përdhunuesin.
Vajza tha se u përpoq t’i rezistonte dhunës, por nuk mundi ta ndalonte. I arrestuari, duke folur me hetuesit, pranoi marrëdhënien seksuale, por pohoi se ishte konsensuale. Megjithatë, ekzaminimet mjekësore identifikuan mavijosje në qafën e vajzës dhe në pjesë të tjera të trupit të saj, të cilat do të konfirmonin përdorimin e forcës nga 26-vjeçari shqiptar.
“Isha me disa miq gjatë natës dhe pimë edhe alkool. Për një moment, u largova nga grupi dhe u ula në një shezlong disa metra larg hotelit”, u shpreh turistja, citojnë mediat italiane Policinë e Shtetit.
Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i KulturësAshtu siç e ka pranuar edhe vetë, në Asamblenë e PS-së më 11 Shtator Edi Rama do të shpallë Qeverinë e re.
Si gjithmonë, deri më tani nuk dihet asgjë nga surpizat e Ramës, i cili vendos ministra personazhe anonimë, shpesh figura groteske.
Por, së fundmi, një VIP i ekranit i ka dhënë sinjale se do të ishte i gatshëm ta merrte postin e ministrit. Bëhet fjalë për Noizyn, shokun e Ramës, që i këndon dhe në fushata, teksa njihet për këngën “e bardha, jeshile, s’bëjmë transport nën 100 kile”.
Vetëm pak ditë nga shpallja e Qeverisë së Re, Noizy u shpreh në Euronews Albania se do të ishte i gatshëm ta pranonte postin e ministrit të Kulturës, nëse ia ofron Edi Rama. Ai tha se nuk di të flasë mirë, por se do të mbante premtimet.
Gazetarja: Po ti vetë? Nëse Rama të thërriste dhe të thoshte: “Hej, do të bëhesh Ministër i Kulturës apo Zëvendësministër i Rinisë?” do ta pranoje?
Noizy: Unë 100% do ta bëja. Po? Dëgjo, do të të them një gjë për mua. Mund të mos jem në gjendje të flas si politikan. Nuk ka rëndësi. Por jam njeri fjale. Nuk më duhen para. E di me siguri që paratë nuk më bëjnë të lumtur. Paratë s’janë asgjë. Kam shkuar deri këtu vetëm duke shtyrë kufijtë e mi për të shënuar kutitë, për t’i treguar njerëzve: dëgjo, mund të bëhesh shumë i pasur, ose, si të duash ta quash — edhe në Shqipëri, edhe pa u marrë me drogë. Për këtë arsye kam shkuar kaq larg. Përndryshe, nuk do ta kisha bërë. Kam mjaftueshëm para për të jetuar, sepse askush nuk vuan për bukë në Shqipëri. Dhe e kam vënë re këtë: sa më shumë para të bësh, aq më të mëdha i ndërtosh kështjellat, por gjithmonë do të duash të dalësh jashtë e të flesh nën qiell të hapur. Dhe mendoj, “Dreqi ta hajë, pse njerëzit janë kështu?” Do të jetojnë në… pra, ndërtuan këtë vilë të madhe, dhe çfarë i bën të lumtur është të flenë jashtë, në natyrë. Dhe unë them, “Wow, kjo është natyra e jetës njerëzore. Nuk ka të bëjë me luksin. Ka të bëjë me atë se ku gjen paqe.” Kështu që, nëse ndonjëherë do isha politikan, si Ministër i Kulturës, siç the, ose çfarëdo tjetër, jam njeri fjale. Nuk flas bukur, por do mbaj premtimet.
Vështirësohet situata në grupin e Shqipërisë, rivalët direkt mundin LetoninëGjërat janë përkeqësuar për Shqipërinë në Kualifikueset e Botërorit, pasi Serbia ka triumfuar 0-1 në transfertë me Letoninë dhe ka marrë vendin e dytë në Grupin K.
Takimi i luajtur në Riga ishte i luftuar, por mjaftoi një gol i Dusan Vlahovic në minutën e 12’ për të marrë tri pikët për ekipin serb.
Serbia shkon kështu në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se Shqipëria, me ekipin tonë që duhet të marrë patjetër fitoren në ndeshjen e radhës kundër Letonisë në Tiranë, ndërsa serbët luajnë me Anglinë në shtëpi pas tre ditësh.
REZULTATI:
LETONI 0-1 SERBI
Vlahovic 12’
Ja cili shtet lahet më shumë në EuropëNë një studim të fundit, italianët janë shpallur si populli që bëjnë dush më shpesh në Evropë, duke i lënë pas shumë kombet e tjera të kontinentit.
Rreth 95% e popullsisë italiane e konsideron dushin si pjesë të rutinës ditore, ndërsa shumë prej tyre bëjnë dy dushë në ditë, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë të verës.
Ky trend ka të bëjë me një theks të fortë të kulturës italiane për pastërtinë dhe ndjesinë e freskisë që sjell një dush i përditshëm. Pavarësisht se shumica e italianëve kalojnë mesatarisht vetëm pesë deri në dhjetë minuta nën ujë, kjo nuk duket të jetë një pengesë për ta përfshirë këtë praktikë në jetën e përditshme.
Studimi gjithashtu tregon se italianët kanë preferenca të ndryshme për kohën e dushit. Rreth 41% e tyre preferojnë të bëjnë dush menjëherë pas kthimit nga puna, duke ndihmuar në largimin e lodhjes dhe ndotësve të jashtëm. Rreth 28% e italianëve i preferojnë dushët e natës para se të shkojnë për të fjetur, ndërsa 25% e tyre zgjidhin dushin në mëngjes për t’u ndjerë të freskët për ditën që ka filluar.
Kultura e pastërtisë është një nga aspekte më të rëndësishme të jetës italiane, dhe ky rezultat nuk është i papritur për ata që njohin zakonet dhe traditat e këtij kombi. Dushi është jo vetëm një nevojë higjienike, por dhe një ritual që synon freskinë dhe mirëqenien.
Vrasja në Shkodër/ Gjendet i djegur motori i autorëveVrasësit e 34-vjeçarit Kristian Kola, mbrëmjen e së enjtes në Shkodër, dogjën pas ngjarjes motorin e përdorur në krim në fshatin Vukatanë.
Sipas Tv Klan, ky mjet është gjendur i shkrumbuar tashmë nga policia e këtij qyteti, e cila e ka çuar për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës me qëllim përftimin e ndonjë gjurme.
Gjithashtu hetuesit shpresojnë të arrijnë të sigurojnë nr. e shasisë së tij, për të zbuluar më pas mënyrën se si ai ka rënë në duart e vrasësve.
Nga ana tjetër policia dhe prokuroria vijon të analizojë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, por edhe përgjatë itinerarit të lëvizjes së autorëve si para dhe pas vrasjes.
Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka verifikuar disa pista, si dhe ka shoqëruar dhjetëra persona, por ende pa asnjë rezultat.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dy autorët mund të kenë qenë të paguar për kryerjen e këtij ekzekutimi dhe se për të realizuar vrasjen ata janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë.
Viktima, Kristian Kola, ishte person pa precedent penal, por pavarësisht kësaj, policia dhe prokuroria po hetojnë për të shkuarën e tij, si dhe për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit.
“Big Brother VIP Albania 5”, zbulohen disa nga emrat që mund të jenë pjesëSpektakli, “Big Brother VIP Albania”, po bëhet gati për të hapur dyert e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për herë të pestë.
Teksa sezoni i ri pritet të nisë në muajt e ardhshëm, me shumë mundësi para dhjetorit, zërat për pjesëmarrësit e mundshëm kanë filluar të qarkullojnë me ritme të shpejta në rrjetet sociale dhe median rozë.
Burime nga ‘Vip Magazine’ bëjnë me dije se disa personazhe të njohur të botës së artit, muzikës dhe televizionit shqiptar janë kontaktuar për të qenë pjesë e këtij edicioni. Lista përfshin emra nga sfera të ndryshme të showbiz-it, duke përfshirë këngëtarë, aktorë, modele dhe fytyra tashmë të njohura nga spektakle të mëparshme.
Edhe pse Top Channel ende nuk ka konfirmuar asnjë pjesëmarrës zyrtarisht, në qarkullim janë disa emra që përfliten si konkurrentë potencialë. Mes tyre përmenden:
Lore, Hilda Kertalli, Kleoniki Delijorgji, Roerd Toçe, Kostana Morava, Vitmar Basha dhe Renee Reffo, figura që kanë tërhequr vëmendje në fusha të ndryshme
“Big Brother VIP Albania 5” vjen pas suksesit të madh të katër sezoneve të mëparshme, të cilat kanë thyer rekorde shikueshmërie dhe kanë prodhuar momente që kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut.
Ke nga personazhet e njohur do donit që të ishte pjesë e këtij edicioni?
Tiranë/ Roja 68-vjeçar humb jetën pasi e zë poshtë porta e objektit! Nën hetim drejtuesja teknike dhe pronari i kompanisë së sigurisëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një 68-vjeçar humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës si roje objekti. Viktima, shtetasi me inicialet G. G., ishte i punësuar në një subjekt privat si roje sigurie.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ndodhi teksa 68-vjeçari po mbyllte portën hyrëse të objektit, moment në të cilin është zënë poshtë prej saj dhe ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht administratorja e subjektit ku ndodhi ngjarja dhe drejtuesi teknik i firmës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 pas komunikimit me Prokurorin, nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit E. Dh., 40 vjeçe dhe K. K., 69 vjeç, me detyrë drejtues teknik të një firme, pasi ditën e djeshme, shtetasi G. G., 68 vjeç, me detyrë roje në subjektin e shtetases E. Dh dhe i punësuar nga shtetasi K. K, gjatë mbylljes së portës hyrëse të objektit, është zënë poshtë prej saj. Si pasojë 68-vjeçari ka humbur jetën.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia dhe organet kompetente vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.
“Do të shkoj për drekë me Ramën”/ Deputeti britanik: Do e mbush avionin me kriminelë shqiptarë!Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.
“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën“, u shpreh Farage para anëtarëve të Reform UK.
Pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner. Ai u tha se duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.
“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja,” tha Farage.
Ai theksoi se një qeveri e Reformuar e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë kalimin ilegal me anije dhe do të deportojë menjëherë migrantët e paligjshëm.
Kujtojmë që pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, nisi edhe përplasja verbale me kryeminsitrin Rama, i cili ka cilësuar si të pavërteta dhe fyese.