zoom

Day ArchiveDetaje nga atentati në Shkodër/ Identifikohet viktima, autorët u larguan me motor (Pamjet)

Kristian Kola është viktima e atentatit në qendër të Shkodrës.

Në pamjet e siguruara duket trupi i pajetë pranë ambjenteve të një lokali.

Ndërsa autorët raportohet se ishin dy persona të veshur me të zeza të cilët pasi qëlluan janë larguar me një motomjet.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca dhe forca të shumta policie.

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zoom.al/

E fundit/ Vrasje në qendër të Shkodrës

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra mbrëmjen e kësaj të enjte.

Një person dyshohet se është vrarë në qendër të qytetit.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa raportohet për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka mbërritur për të bërë të mundur zbardhjen. Zoom.al/

A do të vazhdojë Veliaj si kryebashkiak i Tiranës? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të shohë një sërë opinionesh se si duhet trajtuar çështja e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kryetari i saj, Erion Veliaj, ndodhet në qeli.  

I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama tha se kjo mbetet për t’u parë në vijim. Ai tha se ka kërkuar disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar rasti i bashkisë, pra nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, apo nëse do pritet derisa gjykata të dalë me një vendim për Veliajn.

Blendi Fevziu: A do vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës?

Edi Rama: Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim. Nuk e di.  

Blendi Fevziu: Pra do ketë zgjedhje të parakohshme në Tiranë apo do pritet derisa gjykata të marrë vendim?

Edi Rama: Nuk e di, kam kërkuar që të shoh një sërë opinionesh. Jo një, por disa opinione për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo.

Kujtojmë se SPAK ka marrë të pandehur kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti. Veliaj është i akuzuar për “korrupsion pasiv” në të paktën nëntë raste dhe së fundmi iu shtua dhe akuza për fshehje pasurie, akuza të cilat ai i ka kundërshtuar.

Në të njëjtën dosje penale, SPAK po heton edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 4 biznesmenë të tjerë.

Që nga momenti i arrestimit të tij, Rama ka komanduar në krye të bashkisë Anuela Ristanin.

Jona Spahiu bëhet nënë për herë të dytë, publikon pamjet e ëmbla

Jona Spahiu është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë herë pas djalit të saj Raiden, moderatorja dhe influencuesja është bërë nënë e një vajze.

Jona ka ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit e saj në Instagram, ku treguar edhe emrin e veçantë të bebueshes: Freya.

Raideni u be vella i madh! Me 27/08/2025 lindi Freya dhe shtepia jone eshte mbushur plot me dashuri dhe me mirenjohje qe po i perjetojme keto ndjesi serish”, ka shkruar Jona Spahiu kraha fotove të para të vazjës së saj. Zoom.al/

Rama flet për Sazanin: Nuk është shitur

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar.

Ai hodhi poshtë pretendimin e mediave italiane që thanë gjatë verës se ishulli i është shitur Jared Kushner-it, duke u shprehur se nuk është shitur e as nuk do të shitet asnjëherë. Ai tha se qeveria shqiptare do të jetë partnere me grupin që do të investojë aty. 

“Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar. As nuk është shitur dhe as nuk do të shitet asnjëherë. Ishulli i Sazanit është një pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar ku ne do të jemi partnerë. Qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin që do të investojë dhe negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende”, u shpreh Rama për gazetarin Blendi Fevziu.

I pyetur nëse marrëveshja për Sazanin do të kalojë në Kuvend, Rama u përgjigj: Padiskutim.

Ai shtoi se si Sazani dhe Zvërneci janë ende në projektim, duke theksuar se marrëveshja për ishullin e Sazanit nuk është përfunduar ende.

“Marrëveshja nuk është kryer akoma. Nuk e kemi akoma një marrëveshje të përfunduar për Sazanin. Zvërneci është histori private”, tha Rama.

Kryeministri mohoi që t’ia ketë dhënë “dritën jeshile” projektit pasi Donald Trump u zgjodh president. Arsyeja pse u bë publike pasi Trump mori detyrën, sipas tij, është vetëm për shkak se nuk ishte plotësuar procesi. Rama theksoi se mediat ndërkombëtare e kanë keqinterpretuar duke e paraqitur si histori politike duke nënvizuar se kjo çështje “nuk ka lidhje fare me politikë”.

“Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët”, tha Rama.

I pyetur nëse do e jepte projektin nëse fituese në zgjedhjet në SHBA do të dilte Kamala Harris Rama u përgjigj kështu.

“Unë e kam bërë këtë bisedë me palën tjetër kur jam pyetur. Këtu nuk mundet të ketë asnjë lloj diskutimi që Shqipëria nuk është një vend ku mund të transferohen çfarëdo lloj konfliktesh apo problemesh që mund të jenë midis palësh në Amerikë, pasi këtu çdo amerikan që vjen është mik dhe çdokush që do të investojë është i mirëpritur. Për më tepër raporti im me të ka qenë një raport shumë miqësor. Nuk ka pasur asnjëherë diskutim për këtë. Edhe kërkesa e tij dhe e grupit të tij dhe kërkesa jonë ka qenë simetrike. Çdo gjë duke respektuar ligjin dhe procedurat”, tha ai.

Kryeministri u shpreh se për disa muaj do të jetë gati projekti i plotë që do t’i paraqitet publikut. Sipas Ramës, po bëhet një punë e madhe për ta kthyer Sazanin në një destinacion ëndrre.

“Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”, tha Rama.

Netanjahu “bllok” Macronit, nëse Franca nuk heq dorë nga njohja e Palestinës

Izraeli ka paralajmëruar Presidentin francez, Emmanuel Macron, se nuk do të mund të vizitojë vendin nëse Franca nuk tërhiqet nga vendimi për njohjen e shtetit palestinez.

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, i tha diplomatit francez Jean-Noël Barrot se “nuk ka vend për vizitë” për sa kohë Franca vazhdon me këtë iniciativë, e cila sipas Izraelit dëmton interesat kombëtare dhe sigurinë e vendit.

Sa’ar kërkoi gjithashtu që Parisi të rishqyrtojë vendimin deri në fund të muajit, duke argumentuar se ai mund të destabilizojë rajonin. Ky paralajmërim nxjerr në pah tensionet diplomatike mes dy vendeve dhe ndikimin e vendimeve për Palestinën në marrëdhëniet ndërkombëtare. Zoom.al/

Horror në Athinë/ Çifti gjenden të pajetë në banesë, të dy me shenja plumbi

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në lagjen Neos Kosmos të Athinës, ku policia ka hasur një skenë që ngjan me një thriler.

Një burrë dhe një grua u gjetën të pajetë në apartamentin e tyre, ndërsa viktima femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe kishte plagë me armë zjarri në kraharor.

Burri, rreth 64 vjeç, gjithashtu ishte i qëlluar me armë zjarri. Pranë trupave të pajetë u gjet arma e krimit si dhe dy gëzhoja, që forcojnë dyshimet për një vrasje e më pas vetëvrasje.

Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, dyshohet se vdekjet nuk kanë ndodhur në të njëjtën kohë.

Fillimisht dyshohet se burri ka vrarë gruan dhe disa ditë më vonë ka kryer vetëvrasje. Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa në vendngjarje pritet edhe ekspertiza mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Alarmi u dha nga fqinjët, të cilët nuhatën re një erë të rëndë që vinte nga apartamenti i çiftit dhe një dritë që qëndronte ndezur për ditë të tëra, duke ngjallur dyshime. Zoom.al/

Bullgaria mohon se Moska ndërhyri te GPS-i i avionit të von der Leyen

Bullgaria ka hedhur poshtë pretendimet se dyshohej se Moska kishte ndërhyrë në sistemin GPS të avionit që transportonte Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kjo vjen pak ditë pasi Komisioni Europian citonte autoritetet bullgare duke sugjeruar se incidenti mund të ketë qenë “për shkak të ndërhyrjes së qartë nga Rusia.”

Kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov tha para parlamentit të enjten se avioni i von der Leyen nuk kishte pasur “ndërhyrje të zgjatur apo jamming”. Ai shtoi se megjithëse nuk është regjistruar ndërhyrje nga instrumentet tokësore, kjo nuk përjashton mundësinë që pajisjet brenda avionit të kenë identifikuar ndonjë ndërhyrje.

Por sipas asaj që thonë mediat e huaja ndërhyrjet në GPS brenda avionit mund të ishin të mundshme, pavarësisht se nuk u konstatua jamming në zonë. Disa ekspertë gjithashtu sugjeruan mundësinë e një “spoofing”-u, një metodë shumë e sofistikuar që manipulohet me sinjale false dhe besohet se është në dorë vetëm të aktorëve shtetërorë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Grozdan Karadjov, mohoi se qeveria bullgare kishte dërguar ndonjë informacion tek Komisioni Europian që akuzonte Rusinë. Autoritetet e aviacionit bullgar i kanë dorëzuar Agjencisë Europiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA) një raport mbi bisedën mes pilotit dhe kullës së kontrollit, ku përmenden “probleme të vogla” me GPS-in, pa përmendur ndërhyrje ruse.

Incidenti ka shkaktuar spekulime të shumta për shkak të vonesës së uljes së avionit në aeroportin e Plovdivit. Megjithatë, të dhënat e hapura të gjurmimit të fluturimeve tregojnë se avioni u ul me rreth 9 minuta vonesë, duke mohuar raportimet për një vonesë prej një ore.

Ekspertët nënvizojnë se ndërhyrje të tilla mund të ndodhin, por nuk ka prova të qarta për jamming në zonën e Plovdivit atë ditë. Analiza e kompanisë Flightradar24 tregon se sinjali GPS nga avioni ishte i mirë gjatë gjithë fluturimit, duke sugjeruar se pilotët përballuan çështje të brendshme në avion dhe u ulën pa problem duke përdorur sistemin ILS të navigimit.

Megjithatë, Rusia ka intensifikuar ndërhyrjet në GPS që synojnë avionë dhe anije që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022, veçanërisht në zonën përreth Detit Baltik. Një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se ky problem është i zakonshëm dhe kërkon veprime të koordinuara nga BE-ja për ta trajtuar këtë kërcënim. Zoom.al/

Shpërthen festa kuqezi, Asani nuk gabom me penallti

Një gol i Asanit nga pika e bardhë në minutën e 69 ka ndryshuar rezultatin e ndeshjes miqësore mes kombëtares dhe Gjibraltarit.

Pjesa e parë e miqësores mes Gjibraltarit dhe Shqipërisë u mbyll në barazim pa gola, me një lojë të vakët dhe pak emocione.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, duke u përpjekur të kontrollojnë qarkullimin e topit, por rastet e pastra munguan.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 17-të, kur Jasir Asani provoi direkt nga goditja e këndit, por tentativa e tij përfundoi jashtë.

Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë lojtarë të cilët nuk janë zgjedhur gjithmonë të jenë në formacionin e parë.

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Sot, familja e këngëtarit të njohur Bardhi përjeton një humbje të dhimbshme.

Artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm që e ka prekur thellë: ndarja nga jeta e gjyshes së tij të dashur.

Përmes një postimi të thjeshtë, por të mbushur me emocione në rrjetin social Instagram, Bardhi ka publikuar një fotografi nga varrezat, ku shfaqet momenti i fundit i lamtumirës, duke e shoqëruar me disa fjalë të ndjera: “Lamtumirë gjyshe”.

Ky përshkrim i shkurtër, por i fuqishëm, tregon lidhjen e ngushtë që këngëtari ka pasur gjithmonë me gjyshen e tij.

Bardhi ka qenë gjithmonë i hapur ndaj ndjekësve për jetën e tij personale dhe marrëdhëniet familjare, duke treguar shpesh për rëndësinë që familja ka në jetën e tij dhe ndikimin e saj në karrierën e tij artistike. Humbja e një figure kaq të dashur dhe të rëndësishme si gjyshja padyshim që shënon një dhimbje të madhe për të.

Ndjekësit dhe fansat nuk kanë nguruar të shprehin ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për këngëtarin, duke i dërguar mesazhe ngushëllimi dhe dashurie në rrjetet sociale. 

Ky moment i vështirë na kujton se, përtej skenës dhe muzikës, edhe artistët përballen me dhimbje të thella dhe humbje personale, që formësojnë shpirtin dhe ndjeshmërinë e tyre.