Aplikacion
Nëse po i merr në shtator pushimet, në fakt po bën një super zgjedhje.
Shtatori është muaji perfekt për të udhëtuar dhe këto arsye e provojnë:
Çmime më të lira
Vera është piku i çmimeve të larta dhe kur mbaron, çmimet pësojnë zbritje. Pikërisht, ky është momenti yt për të marrë bileta apo për të rezervuar apartamente apo dhoma hoteli.
Më pak turma
Ke dashur gjithnjë të vizitosh një monument kulture, apo të darkosh në një restorant të njohur, por shumë njerëz të tjerë kanë ndarë të njëjtin mendim me ty? Shtatori njihet si muaji i rikthimit në punë, fundi i pushimeve për disa, por për ty mund të jetë muaji kur përjeton të gjitha aventurat dhe viziton vendet që dëshiron.
Moti
Të gjithë i duan mbrëmjet buzë detit në verë, por e ke parasysh që ndonjëherë është aq vapë sa nuk do të kesh kontakt fare as me rrobat? Epo, shtatori të ofron gjithë freskinë që ti kërkon.
Temperatura e ujit
Në shtator, deti vijon të jetë i ngrohtë dhe mikpritës, ndaj mund ta shijosh të gjithin për vete (ose me shumë pak njerëz përreth).
Mënyra më e mirë për t’u përshëndetur me verën
Të gjithë nëpër zyra dhe ti në plazh…Kur bën pushimet në shtator, e mbyll verën siç duhet!
Dhunohet ish-kryeministri, dërgohet me urgjencë në spitalIsh-kryeministri populist çek, Andrej Babis, u shtrua në spital të hënën pasi u sulmua nga një burrë me një bastun gjatë një tubimi para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në tetor.
Sulmi ndodhi në qytetin Dobra, në lindje të Republikës Çeke. Policia tha se menjëherë arrestoi sulmuesin dhe po e heton këtë ngjarje si huliganizëm.
Babis u dërgua në një spital në qytetin afër, Fridek-Mistek, për kontroll mjekësor, bëri të ditur lëvizja e tij qendrore ANO.
Ende nuk është e qartë nëse ai është lënduar.
Kryeministri çek, Petr Fiala, dhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, e dënuan sulmin, duke e quajtur atë të papranueshëm.
Lëvizja ANO aktualisht në opozitë, por ka gjasa të mira të fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 3 dhe 4 tetor, sipas sondazheve.
Babis, që u zgjodh kryeministër më 2017, humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ai gjithashtu garoi për postin, kryesisht ceremonial, të presidentit në janar 2023, por humbi ndaj Petr Pavelit, një gjeneral në pension./Rel
Stërvitja e parë e Kombëtares, mungojnë dy lojtarëKombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen e parë në kuadër të grumbullimit për ndeshjet ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Silvinjo realizoi ushtrime aktivizuese dhe skema tekniko-taktike, ku 20 lojtarë u stërvitën në mënyrë të rregullt, ndërsa Rey Manaj, Mirlind Daku dhe Arlind Ajeti iu bashkuan grupit në pasditen e vonë.
Nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të stafit teknik edhe Cristian Shpendi dhe Enis Çokaj, duke plotësuar kështu grupin tërësisht.
Kombëtarja shqiptare është duke i zhvilluar përgatitjet në Malaga të Spanjës për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë më 4 shtator dhe më pas ndaj Letonisë më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Dhunohet turisti austriak në Durrës, policia procedon dy 17-vjeçarëNjë turist austriak me kombësi rumune është dhunuar më 14 gusht në lagjen nr.13 të Durrësit.
Sipas kallëzimit të tij, rreth orës 15:30 ai është sulmuar nga pesë persona për motive të dobëta, duke pësuar dëmtime fizike.
Polica raporton se ka identifikuar dy adoleshentë 17-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e ngjarjes. Të miturit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi: Durrës
Në lidhje me një lajm të publikuar në një portal mediatik, në lidhje me dhunimin e një shtetasi të huaj dhe me pretendimin se Policia nuk kishte bërë asnjë veprim konkret mbi rastin, sqarojmë:
Rreth orës 22:00 të datës 14.08.2025, është paraqitur te Stacioni i Policisë Plazh, shtetasi austriak (me kombësi rumune) A. D., i cili ka kallëzuar se rreth orës 15:30 të datës 14.08.2025, ishte dhunuar për motive të dobëta, nga 5 shtetas, në lagjen nr. 13.
Menjëherë pas kallëzimit, janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si rezultat i të cilave janë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, dy 17-vjeçarë që dyshohet se kanë dhunuar shtetasin A. D..
Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për dy të miturit nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Ndërkaq, vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës garanton qytetarët dhe median, se është maksimalisht e angazhuar, për të ndjekur shpejt, me paanshmëri dhe konform ligjit, çdo indicie për paligjshmëri që ata kanë.
Zoom.al/
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, arsyejaLë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Arsyeja e daljes nga burgu e Rrajës është shëndeti i nënës së tij, që mësohet është përkeqësuar.
Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth 40 minuta.
Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja.
Rabiot është zyrtarisht futbollist i MilanitAdrien Rabiot është një futbollist i Milanit dhe tashmë çdo gjë është zyrtare.
Lojtari ka kryer sot paradite vizitat mjekësore dhe gjatë pasdites, kuqezinjtë kanë depozituar në Ligën e Serisë A dokumentacionin e kalimit nga Olimpik Marseja.
Transferimi është zyrtarizuar më pas nga Liga, duke e bërë mesfushorin pjesë të skuadrës së drejtuar nga Masimiliano Alegri.
Ai ka arritur akordin me klubin për një marrëveshje trevjeçare, me të drejtën e rinovimit për një tjetër edicion.
Rabiot aktualisht është në grumbullim me Francën dhe prezantimi i tij do të bëhet vetëm pas kthimit nga përfaqësueset.
Por ndërkohë, ka dështuar “rokada” e planifikuar me Romën për sulmin. Milani ishte në diskutime për kalimin e Santi Himenez te kryeqytetasit, për të marrë Artem Dovbik, por në fund nuk është bërë asgjë dhe të dy ekipet nuk do të kryejnë lëvizje në këtë drejtim.
Gjendet trupi i Miklovan Dakajt në Spanjë/ Detaje tronditëse nga zhdukja, familjarët u kërcënuanDetaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Dakaj në Spanjë.
Personi i fundit që u takua me Dakajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.
Miklovan Dakaj humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti.
Disa orë përpara se të zhdukej, Dakaj dhe bashkëshortja kishin shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur.
Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.
Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.
Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet.
Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes. Zoom.al/
Rama në Samitin e Bled në Slloveni, “mburret” me fitoren e PS në zgjedhjeKryeministri Edi Rama ka komentuar nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni, arsyet e fitores së thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku PS siguroi 83 mandate, kundrejt 50 mandateve të Partisë Demokratike.
Sipas Ramës, rezultati i lartë elektoral lidhet ngushtë me mesazhet dhe zotimet e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Shqipërisë brenda kësaj dekade.
“Nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në Europë ku mund të zhvillosh një fushatë zgjedhore pikërisht mbi premisën e BE-së. Arsyeja pse fituam kaq thellë këtë herë ishte shumë e lidhur me zotimin e BE-së dhe me thirrjen që të gjithë të mblidheshin rreth flamurit, për ta sjellë atë në BE,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se gjatë forumit, një përfaqësues nga Sllovenia i kishte thënë:
“Po ecni shumë mirë drejt BE-së, por kini kujdes çfarë dëshironi, sepse ne jemi tashmë në BE dhe nuk po ecim aq mirë përbrenda saj.”
Në përgjigje, Rama theksoi se Sllovenia është në një pozitë të privilegjuar, duke pasur një listë përfitimesh që Shqipëria ende i dëshiron. Zoom.al/
3 shenjat më me fat për shtatorinVirgjëresha
Ky është muaji yt absolut! Hyrja e Mërkurit dhe kalimi i Venusit pas datës 19 të japin forcë, qartësi dhe emocione të reja. Projektet profesionale marrin hov dhe askush nuk do të mund të ndalë ecjen tënde përpara. Në dashuri, çiftet gjejnë stabilitet dhe ata që janë beqarë do të kenë takime emocionuese. Virgjëresha bëhet shenjë protagoniste e shtatorit, me mundësi për sukses afatgjatë.
Shigjetari
Energjia shpërthyese e dhjetëditëshit të parë, Venusi që nxit dashurinë dhe Urani që shtyn për ndryshime, bëjnë që të ndihesh më i lirë dhe optimist. Projektet e reja dhe idetë marrin jetë. Historitë e reja të dashurisë kanë shanse të rriten dhe miqësitë e reja sjellin gëzim. Shigjetari sheh qartë që periudha e vështirë e muajve të shkuar po mbetet pas.
Demi
Një muaj që hap rrugë të reja, sidomos pas datës 19. Saturni dhe Jupiteri të mbështesin, duke sjellë stabilitet dhe shtytje për ndryshime. Në punë, edhe kërkesat e thjeshta mund të sjellin përfitime konkrete. Në dashuri, polemikat e fundit do të zbuten dhe marrëdhëniet do të forcohen. Demi ndjehet më i qartë në vendimet e tij dhe gati për të parë të ardhmen me më shumë besim./ Zoom.al
Ndryshime te Policia Rrugore në Tiranë, kush emërohet drejtorNeritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.
Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar dhe është kthyer në detyrën e mëparshme si shef i sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Komandimi i Shehut u bë në prill të këtij viti pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-shefit të Rrugores, Roven Zekës, i cili u akuzua se së bashku me dy zyrtarë të tjerë kishte marrë para nga një grua e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.
Ndërkohë, Neritan Buzi, para se të merrte drejtimin e Policisë Rrugore në Tiranë, shërbente në policinë e Qafë Botës.
Ai u transferua në Qafë Botë në qershor të këtij, kur edhe dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës / Zoom.al