Aplikacion
Një vajzë e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ishte i përfshirë një automjet.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë. Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Gjenerali ukrainas: Rusia ka humbur 290 mijë ushtarë në luftëKomandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka dhënë një përditësim mbi situatën në front, duke zbuluar humbjet e konsiderueshme të forcave ruse.
Sipas raportit, Rusia ka humbur rreth 290,000 ushtarë, kryesisht në rajonin e Donetskut, veçanërisht në sektorin e Pokrovskut, ku Moska ka përqendruar operacionet e saj kryesore. Megjithatë, këto përpjekje nuk kanë sjellë fitore strategjike për forcat ruse.
Në disa segmente të vijës së frontit, po zbatohen masa për të stabilizuar situatën, ndërsa trupat ukrainase vijojnë të kapin ushtarë rusë çdo javë, duke rritur kapacitetin për shkëmbime të mundshme.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se forcat ukrainase janë të përgatitura për ofensiva të reja dhe po planifikojnë goditje të thella brenda territorit rus. Ai shtoi:
“Analizuam në detaje zhvillimet në rajonin e Zaporizhzhias dhe qëllimet e armikut. Vlerësuam gjithashtu situatën në zonat kufitare të Sumyt dhe Kharkivit. Ne do të vijojmë operacionet tona aktive në mënyrë të strukturuar për mbrojtjen e vendit. Forcat janë të mobilizuara dhe janë planifikuar edhe goditje të thella brenda territorit rus.”
Shtatori i financave: Cilat shenja do pasurohen dhe cilat duhet të bëjnë kujdesPavarësisht nëse vera jote ka qenë plot me shpenzime ose jo, sezonit po i vjen fundi dhe ekuinoksi i vjeshtës po afron për të sjellë një fillim të ri.
Astrologjia e shtatorit premton pak kaos, pasi dy eklipset radhazi mund të tronditin situatën në karrierë, financa e më gjerë. Por gjithashtu priten edhe surpriza të këndshme dhe horoskopi financiar i muajit do t’ju japë një parashikim të energjisë kozmike që po vjen drejt llogarisë tënde bankare.
Sezoni i Virgjëreshës zgjat për tre javët e para të shtatorit dhe është një kohë e shkëlqyer për të qenë kursimtarë dhe më të kujdesshëm me shpenzimet teksa mbyllet vera. Kjo bëhet edhe më e theksuar me hyrjen e Mërkurit në Virgjëreshë më 2 Shtator. Qoftë duke planifikuar në mënyrë profesionale apo duke vënë rregull në financa, kjo atmosferë analitike është ideale për të hyrë në detaje. Rreth datës 7 Shtator, një eklips hënor te Peshqit mund të mjegullojë logjikën por gjithashtu të sjellë fat, dëgjoni zemrën.
Më 13 Shtator, një moment i qartë me Mërkurin është ideal për ide të reja praktike dhe fitimprurëse. Shkruajini idetë që të mos harrohen. Eklipsi diellor më 21 Shtator mund të zbulojë disa të vërteta të fshehura, ndaj përballuni me realitetin. Më pas, Marsi kalon në Akrepin strategjik më 22 Shtator, duke sjellë një energji planifikuese në vend të impulsivitetit.
Drejtësia dhe barazpesha bëhen temat kyçe në gjysmën e dytë të muajit, pasi Mërkuri hyn në Peshoren paqësore më 18 Shtator. Koha është e përshtatshme për marrëveshje dhe bashkëpunime. Sezoni i Peshores nis më 22 Shtator dhe sjell fokus te ekuilibri, qoftë në jetën personale apo në llogaritë bankare. Kjo është gjithashtu dita e ekuinoksit të vjeshtës, një mundësi për të filluar një faqe të re.
Parashikimi për secilën shenjë:
Dashi
Virgjëresha të ndihmon të përqendrohesh në punë dhe të organizohesh. Por eklipsi më 7 Shtator të kujton të ruash ekuilibrin punë-jetë. Eklipsi diellor më 21 shtator të jep një goditje nga realiteti, ndoshta është koha për të ndryshuar rutinën ose mënyrën si e mat produktivitetin.
Demi
Marsi në zonën e produktivitetit tënd deri më 22 shtator të jep një shtysë për të përfunduar detyra dhe për të arritur objektivat. Një projekt pasioni mund të kthehet fitimprurës në mes të muajit. Pas ekuinoksit, fokusi kalon te balanca.
Binjakët
Po reflekton mbi mësimet e karrierës dhe po i integron ato në një qasje më të pjekur. Eklipsi më 7 shtator mund të sjellë përfitime financiare. Pas 22 Shtatorit, rritet produktiviteti, bëhu gati të godasësh me listën tënde të detyrave.
Gaforrja
Afërdita në zonën tënde të parave deri më 19 shtator sjell bollëk. Investo në gjërat që të sjellin vlerë. Mund të jetë moment i mirë për përmirësime në shtëpi. Pas ekuinoksit, pasioni për projekte të vjetra mund të rizgjohet.
Luani
Virgjëresha ndriçon sektorin tënd financiar, duke të shtyrë të bësh llogaritë. Mes muajit mund të shfaqen ide për të shtuar të ardhurat. Eklipsi më 21 shtator është mundësi për të krijuar një buxhet realist dhe për t’iu përmbajtur atij.
Virgjëresha
Marsi në sektorin tënd financiar të shtyn drejt të ardhurave të reja. Nëse kërkon rritje page, mesi i muajit është momenti i duhur. Pas 22 shtatorit, bëhesh më strategjik/e me planifikimin dhe balancimin e buxhetit.
Peshorja
Marsi në shenjën tënde të jep energji për të ndjekur qëllimet. Eklipsi më 7 Shtator mund të ndryshojë rutinën dhe të të nxisë drejt një ekuilibri më të shëndetshëm. Pasi sezoni yt nis më 22 shtator, je gati për plane konkrete financiare.
Akrepi
Afërdita në sektorin tënd të karrierës të ndihmon të fitosh përmes sharmit tënd dhe lidhjeve të shumta. Pas 22 shtatorit, bëhesh më ambicioz/e, por mbaj parasysh: vepro me strategji, jo në mënyrë impulsive.
Shigjetari
Virgjëresha të ndihmon të organizohesh në punë dhe të ndërtosh plane për të ardhmen. Mesi i muajit sjell ide të reja. Pas eklipsit më 21 shtator, mund të dalin mundësi të papritura për karrierë, qëndro gati!
Bricjapi
Mos prit që rastet e mira të vijnë vetë, merr nisma. Apliko për punë të reja ose kërko rritje rroge. Pas 22 shtatorit, njohjet e shumta bëhen çelësi i suksesit, lidhu me njerëz që mund të të ndihmojnë të ecësh përpara.
Ujori
Po mëson shumë për financat dhe shtatori është muaj reflektimi. Zbato ato që ke mësuar. Eklipsi më 7 Shtator të ndihmon të shohësh të vërtetën për gjendjen tënde financiare. Pas 22 shtatorit, do të fitosh besim për të vepruar në karrierë.
Peshqit
Puna bëhet më e lehtë kur përfshin kënaqësi e bukuri në rutinë. Zbukurimet e vogla ndikojnë pozitivisht në produktivitetin tënd. Pas mesit të muajit, bashkëpunimet profesionale kanë potencial, eklipsi më 21 Shtator mund të sjellë surpriza të papritura. Bëhu i/e guximshëm/e.
Gjyqi ndaj Thaçit/ Amerikanët kërkesë Gjykatës Speciale, kushte për dëshmitarëtZyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës në Hagë, gjatë fazës kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale.
Kështu raporton sot “Klan Kosova”.
Sipas një dokumenti zyrtar, SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash në përputhje me Rregullën 107 lidhur me dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.
Gjithashtu, dëshmitarit i jepet e drejta të mos përgjigjet për pyetjet që mund të cenojnë konfidencialitetin, ndërkohë që përfaqësues të autorizuar të qeverisë amerikane do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.
Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt.
Ndërkohë, kujtojmë se më 18 gusht të këtij viti, pala mbrojtëse ka siguruar miratimin nga SHBA-të për të paraqitur dëshminë e të njëjtit dëshmitar – 1DW-003 – i cili mbetet anonim për publikun.
Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime në lidhje me pyetjet që mund t’i drejtohen këtij dëshmitari, duke kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje. Zoom.al/
Ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë 51-vjeçari në KamëzNjë ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Kamëz.
Një 51-vjeçar humb i jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale A.L., ishte duke rregulluar një defekt elektrik.
“Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë. Zoom.al/
24-vjeçarja vrau veten në poligonin e qitjes, burg për pronarinGjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i caktojë 30 ditë paraburgim Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas një incidenti tragjik ku një vajzë 24-vjeçare humbi jetën më 29 gusht 2025.
Sipas Prokurorisë së Shtetit, Rexhepi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi si instruktor nuk ka vepruar në përputhje me rregullat për sigurinë në poligon. Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ai lejoi viktimën L.S dhe një person tjetër, A.R, të hynin në zonën e gjuajtjes me armë dhe municion, pa mbikëqyrje profesionale. Si pasojë, gjatë manovrimit me armën, L.S. e plagosi veten në bark, duke pësuar lëndime të rënda që çuan në vdekjen e saj në QKUK rreth orës 21:05.
Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit është mbështetur në prova materiale, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve, ndërsa theksohet se Rexhepi mund të arratiset për t’iu shmangur ndjekjes penale, nëse lihet në liri. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka tentuar të fshihet dhe ka bashkëpunuar që në momentin e parë, përfshirë edhe kontaktimin e menjëhershëm të Policisë pas incidentit. Sipas avokates Besiana Ismaili, Rexhepi ka ndihmuar në sigurimin e provave dhe nuk ekziston rreziku që ai të ndërhyjë në hetime.
Në seancën gjyqësore për caktimin e masës, vetë Rexhepi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë shtesë, përveçse ka konfirmuar deklarimet e avokates së tij. Paraburgimi do të zgjasë deri më 30 shtator 2025, përderisa hetimet ndaj rastit vazhdojnë.
Një detaj prekës që ka dalë në dritë pas aksidentit është historia personale e njërit prej viktimave, Gabriel Lluca.
Në moshën 8-vjeç, ai i kishte mbijetuar një aksidenti të rëndë pranë derës së shkollës “Demir Godelli” në Peqin ku ndodhet edhe shtëpia e familjes Lluca, kur një automjet i kishte kaluar sipër trupit duke i shkaktuar fraktura dhe plagë të shumta.
Asokohe, historia e tij kishte prekur zemrat e shumë njerëzve për fatin e madh, pas mbijetesës së tij të mrekullueshme. Por fati nuk e kurseu këtë të diel fund gushti. 12 vite më vonë, Gabriel Lluca humbi jetën në mesnatën që lamë pas nga një aksident tragjik në qytetin e tij duke lënë pas një dramë e boshllëk të madh në familje dhe në mesin e bashkëmoshatarëve si një djalë energjik, i dashur dhe gjithmonë i buzëqeshur.
Gabrieli ishte një nga katër fëmijët e familjes Lluca, ndërsa babai i tij Agroni ndërroi jetë tri vite më parë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtohen kamerat e sigurisë në zonë si dhe po bëhen verifikime për shpejtësinë e mjetit dhe gjendjen e rrugës në momentin e ngjarjes.
“Ndyrësirë, ça je ti”/ Ulërima dhe britma ndaj fëmijëve jetimë të “Zyber Hallullit”Një rast i rëndë është denoncuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” e cila ndodhet në Tiranë.
Në një video të pubikuar ditën e sotme nga portali JOQ mësohet se prej rreth një muaji një nga kujdestaret u ulëret vazhdimisht fëmijëve. Ngjarjet mësohet se ndodhin në orët e mëngjesit, rreth orës 08:00, në kohën kur fëmijët ushqehen.
Sipas qytetarëve që kanë dëgjuar situatën, sjellja e kujdestares nuk është e justifikueshme dhe shihet si abuzim psikologjik ndaj femijeve. Fëmijët që ndodhen në këtë institucion janë ndër më të pambrojturit në shoqëri, prandaj edhe kërkohet vëmendje dhe përkujdesje e veçantë, jo ulërima dhe trajtim të ashpër.
Ky rast kërkon hetim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe nga institucionet përkatëse, në mënyrë që fëmijët të mbrohen nga çdo formë abuzimi dhe të marrin kujdesin që meritojnë.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent!
Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit.
Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë.
Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo.
Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.” Joq/
Arrihet marrëveshja! Edon Zhegrova pranon transferimin drejt gjigantëve të EuropësEdon Zhegrova është shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A.
Sulmuesi anësor i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, ndërkohë që tratativat janë ende në vijim mes klubit torinez dhe Lille për gjetjen e akordit përfundimtar.
Por interesimi për Zhegrovën nuk ka ardhur vetëm nga Italia. Olympique Marseille ka tentuar më herët të sigurojë shërbimet e tij, por Lille ka refuzuar ofertën e klubit francez, duke preferuar të negociojë me Juventusin.
Nga Italia raportojnë se realizimi i transferimit varet aktualisht nga e ardhmja e Nico González, i cili është në bisedime për t’u larguar nga Juventusi drejt Atlético Madrid. Spanjollët janë të interesuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, ndërsa pritet dhe miratimi i regjistrimit të lojtarit nga La Liga.
Zhegrova, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në Ligue 1, shihet nga Juventusi si përforcim ideal për krahun e djathtë të sulmit.
PD denoncon tenderin e parkimeve në QSUT: Spitali po kthehet në qendër fitimprurëse për interesa privatePartia Demokratike, me anë të zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.
Bëhet fjalë për qendrën më të madhe shëndetësore në vend, QSUNT.
Sipas deklaratës së zëdhënëses së Vangjelit, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, qeveria po jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të sistemit shëndetësor publik.
Deklarata e Genta Vangjelit:
Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.
Pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë qeveria e Edi Ramës i jep sigurisht prioritet ideve të të bërit biznes.
Kështu qendra më e madhe shëndetësore në vend QSUNT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse.
Në shtator të vitit të shkuar FSHZH shpalli tenderin me objekt “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shumë nivele në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)”, procedurë e cila u fitua nga Salillari shpk me subjekt mbështetës ASL shpk , kundrejt vlerës 14 milion euro (me tvsh).
Kontrata e parashikuar të realizohet për 24 muaj përfshin dy ndërtesa , një parkim automjetesh 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, si dhe një hotel 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe logjistikës plus 1 kat nën tokë për ambjente teknike në funksion të tij.
Gjasat janë që menaxhimin e parkimit të ri mund ta kryejë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e krijuar (në v.2018) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.
Në krye të saj qëndron Alfred Dalipi, ish- zv.ministër i Mjedisit dhe ish deputet i PS-së.
Kjo agjenci nisi aktivitetin e saj duke vendosur tarifa parkimi në QSUT, dhe tashmë është shndërruar në një strukturë që përveç parkimit të QSUNT menaxhon edhe parkime dhe projekte në të gjithë vendin, si:
Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë
në Vermosh, Malësi e Madhe
Kompleksi Agroturistik në Belsh
Godina e Parkimit në Berat, në Sheshin “Teodor Muzaka”
Qendra e Zhvillimit Rajonal në Korçë
Godina e Parkimit në Gjirokastër, në Sheshin “Çerçiz Topulli”.
Përmes këtyre projekteve, Agjencia gjeneron miliona euro në kurriz të pasurisë publike. Ndërkohë, QSUT – spitali më i madh i vendit – përballet me mungesë të shërbimeve bazë dhe të hapësirave po përdoren për zona parkimi me pagesë.
Ky është një tjetër shembull i zhvatjes së pasurisë publike dhe i kthimit të institucioneve shëndetësore në biznese private, në kurriz të qytetarëve.
Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë dhe ndalimin e menjëhershëm të projekteve që synojnë kthimin e QSUT-së në një qendër fitimprurëse, në vend që të jetë një institucion në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik.