Aplikacion
Aktiviteti i sektorit të ndërtimit, i matur nga sasia e metrave katrorë të autorizuar në lejet e reja të dhëna nga bashkitë, pësoi një rënie dramatike në tremujorin e dytë të këtij viti, kohë që përkon me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, qytetit ku sektori i ndërtimit ka pjesën dërrmuese të aktivitetit.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se bashkitë në të gjithë vendin dhanë leje ndërtimi për 278 mijë metra katrorë për periudhën prill-qershor, me rënie 67% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Kjo është edhe shifra më e ulët e shënuar që nga periudha e bllokimit të lejeve të ndërtimit në vitet 2015-2018 nga qeveria “Rama”. Rënia është më e theksuar, në masën 83%, në kategorinë e ndërtimeve rezidenciale.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme nën dyshimet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se po përndiqet nga prokurorët.
Në tremujorin e parë të këtij viti, rënia e lejeve të ndërtimit sipas sipërfaqes ishte vetëm 6% ndërsa në tremujorin e dytë, u thellua në 67%.
Instituti i Statistikave nuk ka publikuar tabelën për lejet e ndërtimit të dhëna sipas qarqeve për dy tremujorët e fundit, gjë që ka qenë praktika e zakonshme deri në publikimin për tremujorin e katërt të vitit të kaluar, por në mënyrë tipike, Qarku Tiranë ka pasur vitet e shkuara 70 deri në 80% të të gjitha lejeve të dhëna në vend.
Në 13 maj, Këshilli i Ministrave mori vendim për t’i kaluar Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, një institucion i drejtuar nga Rama, të drejtën ekskluzive për të dhënë leje ndërtimi për të gjithë zonën bregdetare për të gjitha llojet e ndërtesave si dhe për pjesën tjetër të vendit, në rastet kur ndërtesat janë mbi gjashtë kate. Vendimi, i kritikuar si një shkelje tjetër e parimit të autonomisë vendore dhe një përqendrim tjetër pushteti në duart e kryeministrit, nuk është pasqyruar në statistikat e publikuara nga INSTAT.
Sipas INSTAT, “institucionet e tjera” nuk kanë raportuar të dhënat. Faqja në internet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit nuk ka publikuar të dhëna për leje ndërtimi të miratuara përveçse disa stacioneve të plazhit.
Mungesa e ankesave nga sektori i ndërtimit për lejet shumë më të pakta të dhëna në tremujorin e fundit duket se sugjeron se për momentin nuk ka ndonjë kërkesë të lartë për projekte të reja prej tyre, ndërkohë që shumë projekte të nisura vite më parë duket sikur nuk po ecin me shumë nxitim.
Ngërçi
Sipërfaqet ndërtimore të autorizuara përmes lejeve të reja të bashkive për vitet 2021-2025.
Sektori i ndërtimit ka lulëzuar gjatë viteve të fundit në mënyrë befasuese, me pallate të shumta të ndërtuara dhe me çmime të rritura me shpejtësi marramendëse në kushtet kur popullsia e vendit është pakësuar. Bumi i ndërtimit nisi fillimisht pas bllokimit trevjeçar të lejeve nga ana e qeverisë “Rama”, e cila pretendoi se bllokimi ishte i nevojshëm për të përgatitur plane të reja urbanistike, ndërsa u fuqizua nga shpenzimi i mbi 1 miliardë eurove të taksapaguesve vendës dhe të huaj në kuadër të procesit të rindërtimit të pas tërmetit të vitit 2019.
Pas vitit 2020, ndërtimi furnizoi një pjesë të konsiderueshme të rritjes ekonomike të vendit, ndërkohë që sektorët e tjerë si industria apo bujqësia pësuan rënie. Kombinimi i bumit të ndërtimit me rënien e popullsisë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve krijoi dyshime se bumi po financohet nga para të pista të aktiviteteve kriminale të shtetasve shqiptarë në vende të tjera evropiane, kryesisht në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave të INSTAT, lejet e ndërtimit të dhëna përgjatë periudhës 2021-2024, kërkojnë një investim në masën 408 miliardë lekë ose rreth 4 miliardë euro, përllogaritur kjo nga sasia e metrave katrorë të parashikuar për ndërtim dhe kostos së zakonshme të ndërtimit.
Sipas të dhënave të llogaritura nga Banka e Shqipërisë, çmimet e pronave janë rritur me rreth 140% në periudhën mes viteve 2019 dhe 2024.
Aktualisht tregu i ndërtimit është në ngërç për shkak të pritshmërive të shkaktuara që nga viti i kaluar nga një propozim i qeverisë për bonus fiskal për fitimet kapitale. Taksimi i zakonshëm në Shqipëri është në masën 15% për fitimet e realizuara nga shitja e një prone me çmim më të lartë nga sa e ke blerë, ndërsa për një periudhë nëntëmujore nga janari i vitit 2026, personat e interesuar për të shitur do të kenë mundësi të bëjnë një proces të njohur si “rivlerësimi” në bazë të së cilit do të mund të paguajnë 5%.
Ky proces është realizuar disa herë në të shkuarën me sukses për arkën e qeverisë, por procesi i ri pritet të mbetet për t’u parë për shkak se, krahas vendimit për ulje të përkohshme tatimi, qeveria ka marrë një vendim tjetër në bazë të së cilit, çmimet referencë minimale me të cilat mundet të shitet ligjërisht një pronë, janë rritur. Me fjalë të tjera, një qytetar që në të shkuarën ka kryer proces rivlerësimi me qëllim që të shmangë tatimin, nëse do ta shesë pronën do të duhet të bëjë një proces të ri rivlerësimi dhe të paguajë sërish nga e para./BIRN
Gazetari e pëson nga fotot Ramës në rrugën Qukës–Qafë PlloçëTre ditë më parë, në 27 gusht, në pikë të mëngjesit, kryeministri Rama shpërndau në rrjetet e tij sociale me mbi 1 milionë ndjekës, (afro sa gjysma e popullsisë), foto të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, një segmet që ka 16 vjet që ka nisur për t’u ndërtuar.
“Mirëmëngjes dhe me një prej pamjeve panoramike të rrugës Qukës–Qafë Plloçë, tanimë pak ditë nga përfundimi pas një sage të vërtetë, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan kryeministri, siç e shihni në foton e mëposhtme.

Por ky prezantim i kryeministrit, rezultoi një mashtrim. Një gazetar që vendosi ta testojë vetë segmentin, u përball me një realitet krejt tjetër nga ai që sugjeronin fotot e postuar nga kreu i qeverisë, që në fakt tregojnë vetëm segmentin nga Pogradeci në Qafë Plloçë.
Rruga, sipas fotove të shpërndara nga Rama, dukej e asfaltuar dhe gati për t’u vënë në përdorim. Ky imazh ishte edhe arsyeja pse gazetari Shpëtim Luku zgjodhi të marrë aksin e ri 43-kilometërsh, duke braktisur itinerarin e zakonshëm që kalon nga Qafë Thana. Gazetari tregon se, i nxitur edhe nga përgjigjja e një banori të zonës, i cili e minimizoi vështirësinë e rrugës, me “vetëm 200 metra rrugë dheu”, ai nisi rrugëtimin me bindjen se kishte përpara një rrugë gati të përfunduar “tanimë pak ditë nga përfundimi” siç shkruante kryeministri Rama.
Por realiteti ishte ndryshe.
“Dyqind metrat e dheut nuk më trembën dhe nisa udhëtimin, por llogaritë i kisha bërë gabim. U mbështeta tek fotot e rrjeteve sociale, tek videot, që më krijuan idenë e një rruge të përfunduar, dhe tek informacioni i banorit lokal, informacion që, si gjithmonë, është i deformuar :). Njëri nga tunelet pranë Qafë Plloçës ishte i mbyllur. Për ta anashkaluar, duhej kaluar nëpër një rrugë shumë të keqe mali, që zgjaste jo pak. Ndërkohë, “200 metrat” e banorit ishin në të vërtetë mbi 2 kilometra. Pas tunelit të dytë, që ishte i hapur, dolëm përpara segmenteve rrugore që ende prisnin shtresa asfalti, vijëzime e sinjalistikë. Pra, rruga nuk është e përfunduar. Askush të mos bëjë gabimin të niset drejt Korçës apo Pogradecit nga ky segment prej 43 kilometrash, pa u shpallur zyrtarisht i hapur” – shkruan gazetari.
Përvoja e gazetarit tregon se imazhet e publikuara nga kryeministri nuk përkojnë me realitetin. Ajo dëshmon edhe njëherë sesi propaganda e qeverisë përpiqet të imponojë një realitet virtual, për më tepër duke shitur si sukses një rrugë, gjysma e së cilës ishte ndërtuar që në kohën e qeverisë së Sali Berishës. /Zoom.al
Postimi i plotë i gazetarit:
Kurthi i rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë
Lajmet e shpërndara me intensitet në rrjetet sociale më futën në kurth. Kur mbërrita në Qukës dhe më duhej të zgjidhja mes rrugës së Qafë Thanës ose rrugës së re, tundimit nuk i shpëtova dot. Zgjodha aksin e ri Qukës–Qafë Plloçë. Sepse e kisha përfytyruar rrugën të mbaruar realisht, por të pahapur zyrtarisht. Për siguri, pyeta edhe një banor të zonës nëse rruga ishte e kalueshme. “Po, vetëm nja 200 metra janë rrugë dheu”, më tha ai.
Dyqind metrat e dheut nuk më trembën dhe nisa udhëtimin, por llogaritë i kisha bërë gabim. U mbështeta tek fotot e rrjeteve sociale, tek videot, që më krijuan idenë e një rruge të përfunduar, dhe tek informacioni i banorit lokal, informacion që, si gjithmonë, është i deformuar :).
Njëri nga tunelet pranë Qafë Plloçës ishte i mbyllur. Për ta anashkaluar, duhej kaluar nëpër një rrugë shumë të keqe mali, që zgjaste jo pak. Ndërkohë, “200 metrat” e banorit ishin në të vërtetë mbi 2 kilometra. Pas tunelit të dytë, që ishte i hapur, dolëm përpara segmenteve rrugore që ende prisnin shtresa asfalti, vijëzime e sinjalistikë.
Pra, rruga nuk është e përfunduar. Askush të mos bëjë gabimin të niset drejt Korçës apo Pogradecit nga ky segment prej 43 kilometrash, pa u shpallur zyrtarisht i hapur.

Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Si sillet në dashuri:
Dashi është pasional, i zjarrtë dhe i drejtpërdrejtë. Do gjithmonë të marrë iniciativën dhe nuk i duron marrëdhëniet e ftohta apo pa energji. Ka nevojë për partnerë që i japin emocion dhe adrenalinë, ndryshe mërzitet shpejt. Impulsiviteti shpesh e çon në debate, por kjo për të është pjesë e lojës së dashurisë.
Shenjat më të përputhshme:
Luani: Dy zjarre që ushqejnë njëri-tjetrin, shumë pasion dhe lojë pushteti.
Shigjetari: Aventurierë, lëvizin bashkë drejt përvojave të reja, dashuri e lirë dhe e gjallë.
Binjakët: Humor, komunikim dhe energji të pandalshme, lidhje që nuk mërzitet kurrë.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Bricjapi: Shumë i ngadaltë dhe i ftohtë për shijen e Dashit.
Gaforrja: Shumë emotive, nuk përballon dot shpërthimet impulsive të Dashit.
Vlerësimi: Dashi lidhet më shumë me shenja dinamike që e nxisin të jetojë pa kufij. Marrëdhëniet më të mira janë ato me zjarr ose ajër, ndërsa me shenjat e tokës e ujit shpesh ndihen të ngufatur.
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Si sillet në dashuri:
Demi kërkon stabilitet, siguri dhe kënaqësi. Është një shenjë tokësore që dashuron ngadalë, por me besnikëri të madhe. Ai/ajo i jep rëndësi prekjeve, përkujdesjes dhe jetës së rehatshme në çift. Nuk i pëlqen të ndryshojë shpesh dhe është xheloz kur ndjehet i kërcënuar.
Shenjat më të përputhshme:
Virgjëresha: Praktike dhe e kujdesshme, e kupton qetësinë e Demit.
Bricjapi: Ndajnë të njëjtat vlera për stabilitet dhe sukses në jetë.
Gaforrja: Jep dashuri dhe siguri emocionale, plotëson qetësinë që kërkon Demi.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Shigjetari: Shumë i lirë dhe i paparashikueshëm për natyrën e qëndrueshme të Demit.
Binjakët: Shumë lojcak dhe i paqëndrueshëm për besnikërinë që kërkon Demi.
Vlerësimi: Demi është partner ideal për marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme. Përputhet më mirë me shenjat e tokës dhe të ujit, ndërsa shenjat që kërkojnë liri absolute e bëjnë të ndihet i pasigurt.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Si sillet në dashuri:
Binjakët janë kureshtarë, komunikues dhe flirtonë natyralë. Për ta, dashuria është lojë mendjes dhe fjalëve, plot humor dhe biseda të pafundme. Kanë nevojë për partnerë që i mbajnë mendërisht aktivë dhe që nuk i kufizojnë. Përndryshe, humbin shpejt interesin.
Shenjat më të përputhshme:
Peshorja: Dashuri plot harmoni, komunikim dhe shije për jetën sociale.
Ujori: Fantazi, aventura dhe marrëdhënie origjinale që nuk mërzitet.
Dashi: Shpërthime energjie, aventurë dhe pasion që ndizet e shuhet me intensitet.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Akrepi: Shumë intensiv dhe posesiv, Binjakët nuk e përballojnë dot.
Demi: Shumë i ngadaltë dhe i qëndrueshëm për shpirtin e lirë të Binjakëve.
Vlerësimi: Binjakët duan partnerë të shpejtë, të hapur dhe komunikues. Përputhen më shumë me shenjat e ajrit dhe zjarrit, ndërsa me shenjat e tokës dhe ujit krijojnë shpesh keqkuptime për shkak të ritmeve të ndryshme të jetës.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)
Si sillet në dashuri:
Gaforrja është një shenjë shumë emocionale dhe e ndjeshme. Në dashuri kërkon siguri, mbrojtje dhe përkushtim. Shpesh i vë nevojat e të tjerëve para vetes, duke sakrifikuar shumë për partnerin. Ka shpirt romantik dhe është besnik/e, por bëhet edhe xheloz/e kur ndjehet i/e pasigurt.
Shenjat më të përputhshme:
Akrepi: Intensiteti i Akrepit bashkohet me butësinë e Gaforres, duke krijuar një lidhje të thellë emocionale.
Peshqit: Të dy janë shenja uji, ndajnë empati dhe ndjeshmëri të lartë, lidhje e butë dhe romantike.
Demi: Jep stabilitet dhe mbështetje, duke qetësuar pasiguritë e Gaforres.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Shigjetari: Shumë i lirë dhe i pakapshëm për Gaforren që kërkon siguri.
Binjakët: Të paqëndrueshëm emocionalisht, nuk ofrojnë thellësinë që kërkon Gaforrja.
Vlerësimi: Gaforrja përputhet më shumë me shenjat e ujit dhe tokës, që i ofrojnë siguri. Me shenjat e ajrit dhe zjarrit, shpesh përballet me mospërputhje për shkak të ritmeve të ndryshme emocionale.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Si sillet në dashuri:
Luani është pasionant, krenar dhe kërkon të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Në dashuri jep shumë, por kërkon edhe adhurim dhe vlerësim. Ka natyrë romantike dhe shpesh është bujar/e në ndjenja, por nuk duron të ndihet i/e nënvlerësuar. Kur dashuron, është besnik/e dhe mbrojtës/e.
Shenjat më të përputhshme:
Dashi: Pasion dhe energji shpërthyese, lidhje dinamike dhe plot adrenalinë.
Shigjetari: Dy shenja zjarri që ndajnë aventurën, entuziazmin dhe optimizmin.
Binjakët: Argëtim, komunikim dhe marrëdhënie lozonjare që i bën të dy të ndihen të lirë.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Bricjapi: Shumë serioz dhe i ftohtë për natyrën entuziaste të Luanit.
Akrepi: Shumë kontrollues dhe posesiv për Luanin që kërkon liri dhe adhurim.
Vlerësimi: Luani përputhet më mirë me shenjat e zjarrit dhe ajrit që e adhurojnë dhe e mbajnë gjallë. Me shenjat e tokës dhe ujit shpesh ndjen kufizime dhe mungesë entuziazmi.
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Si sillet në dashuri:
Virgjëresha është praktike, analitike dhe kërkon marrëdhënie të qëndrueshme e të sinqerta. Në dashuri nuk jepet menjëherë, por kur fiton besim bëhet partner/e i/e besueshëm/e dhe i/e kujdesshëm/e. Shpesh shfaq kriticizëm, jo nga mungesa dashurie, por nga dëshira për të përmirësuar gjërat. Ka nevojë për një partner që vlerëson seriozitetin dhe besnikërinë.
Shenjat më të përputhshme:
Bricjapi: Ndajnë të njëjtat vlera të stabilitetit dhe përgjegjësisë, lidhje e fortë dhe afatgjatë.
Demi: Qetësi, siguri dhe kënaqësi, i ofron Virgjëreshës atë që i mungon.
Gaforrja: I jep dashuri dhe ngrohtësi, duke balancuar natyrën analitike të Virgjëreshës.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Shigjetari: Shumë i lirë dhe i çorganizuar për prakticitetin e Virgjëreshës.
Binjakët: Ndryshueshmëria e tyre e lodh Virgjëreshën që kërkon qëndrueshmëri.
Vlerësimi: Virgjëresha lidhet më mirë me shenjat e tokës dhe ujit që i japin siguri dhe qëndrueshmëri. Me shenjat e zjarrit dhe ajrit shpesh ndihen në kaos për shkak të ritmeve të ndryshme të jetës.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Si sillet në dashuri:
Peshorja është e butë, diplomatike dhe kërkon harmoni. Është romantike, e dashuruar me idenë e dashurisë, shpesh idealizon partnerin. Kërkon një marrëdhënie të balancuar, ku bukuria dhe harmonia janë po aq të rëndësishme sa besnikëria. Shpesh nuk i pëlqen konflikti dhe përpiqet ta shmangë, edhe nëse kjo e bën të shtypë emocionet e veta.
Shenjat më të përputhshme:
Binjakët: Dy shenja ajri që ndajnë komunikim të lehtë dhe shumë shoqëri.
Ujori: Ofron origjinalitet dhe pavarësi, ndërkohë që Peshorja sjell ekuilibër dhe butësi.
Luani: Dashuri pasionante, ku Luani dhuron forcë e Peshorja sjell elegancë dhe diplomaci.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Bricjapi: Shumë i ftohtë dhe praktik për natyrën romantike të Peshores.
Gaforrja: Shumë emocionale dhe shpesh kërkuese për një Peshore që do harmoni dhe jo dramatizëm.
Vlerësimi: Peshorja përputhet më mirë me shenjat e ajrit dhe disa shenja zjarri që i japin gjallëri. Me tokën dhe ujin shpesh ndjen presion ose ngarkesë emocionale.
Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Si sillet në dashuri:
Akrepi është intensiv, misterioz dhe shumë pasional. Kur dashuron, e bën me gjithë shpirtin, por kërkon kontroll dhe besnikëri absolute. Është një partner shumë i përkushtuar, por shpesh bëhet posesiv dhe xheloz. E ka të vështirë të falë tradhtinë apo mashtrimin, dhe dashuria e tij shkon shpesh në ekstrem.
Shenjat më të përputhshme:
Gaforrja: Lidhje shumë e fortë emocionale, e bazuar në besim dhe ndjenja të thella.
Peshqit: Dy shenja uji që krijojnë një lidhje intuitive dhe shpirtërore.
Bricjapi: Jep stabilitet dhe forcë, duke balancuar intensitetin e Akrepit.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Binjakët: Shumë sipërfaqësorë dhe të paqëndrueshëm për thellësinë që kërkon Akrepi.
Luani: Të dy duan të dominojnë, përplasen dhe krijojnë drama të pafundme.
Vlerësimi: Akrepi përputhet më mirë me ujin dhe tokën që i japin siguri dhe intensitet. Me ajrin dhe zjarrin shpesh krijon përplasje për shkak të ego-s dhe kontrollit.
Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Si sillet në dashuri:
Shigjetari është i lirë, aventurier dhe optimist. Në dashuri kërkon spontanitet, argëtim dhe një partner që e ndjek në udhëtime fizike dhe shpirtërore. Nuk i pëlqen monotonia dhe kufizimi, ndaj shpesh shmang lidhjet shumë të ngurta. Megjithatë, kur gjen dikë që i respekton lirinë, jep dashuri të sinqertë dhe entuziaste.
Shenjat më të përputhshme:
Dashi: Dy shenja zjarri që krijojnë lidhje pasionante, dinamike dhe të fortë.
Luani: Ndajnë të njëjtën energji, optimizëm dhe dëshirë për jetën.
Ujori: Shumë hapur ndaj aventurës dhe ndryshimit, përputhje e natyrshme.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Virgjëresha: Shumë kritike dhe praktike për natyrën lozonjare të Shigjetarit.
Peshqit: Shumë emocionalë dhe kërkues për lirinë që do Shigjetari.
Vlerësimi: Shigjetari përputhet më mirë me zjarrin dhe ajrin që i japin liri dhe entuziazëm. Me tokën dhe ujin shpesh ndjehet i kufizuar dhe i keqkuptuar.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Si sillet në dashuri:
Bricjapi është i ftohtë në fillim, i rezervuar dhe shpesh duket sikur nuk i jep rëndësi romancës. por pas kësaj fasade fshihet një natyrë shumë besnike dhe e përkushtuar. kërkon siguri, stabilitet dhe marrëdhënie që zgjasin. nuk i pëlqejnë lojërat apo historitë e shkurtra – për të dashuria është një ndërtim serioz.
Shenjat më të përputhshme:
Demi: ndajnë të njëjtën energji të tokës, stabilitet dhe dëshirë për të ndërtuar.
Virgjëresha: e kupton dhe e mbështet bricjapin me pragmatizëm dhe përkushtim.
Akrepi: lidhje e fortë, ku pasioni i akrepit balancon seriozitetin e bricjapit.
Shenjat që sjellin vështirësi:
Binjakët: shumë të paqëndrueshëm dhe lozonjarë për natyrën serioze të bricjapit.
Luani: shpesh përplasen për pushtetin dhe rolin drejtues.
Vlerësimi: Bricjapi përputhet më mirë me tokën dhe disa shenja uji që i japin thellësi. me ajrin dhe zjarrin shpesh has vështirësi për shkak të ritmeve të ndryshme të jetës.
Bricjapi është realist, i matur dhe i përkushtuar ndaj qëllimeve. Në dashuri kërkon stabilitet dhe nuk hapet lehtë, por kur e bën, jep gjithçka.
Me Demin dhe Virgjëreshën: krijon lidhje të forta, të qëndrueshme dhe afatgjata. Të gjitha janë shenja toke dhe flasin të njëjtën gjuhë të sigurisë dhe përgjegjësisë.
Me Peshoren: mund të ketë tërheqje fillestare, por diferencat në mënyrën e jetesës dhe qëllimet shpesh e bëjnë marrëdhënien të ndërlikuar.
Me Ujorin: marrëdhënia është sfiduese – Ujori kërkon liri dhe ide të reja, ndërsa Bricjapi qëndron tek tradita dhe rregulli.
Me Peshqit: gjejnë harmoni të veçantë. Peshqit ofrojnë butësi dhe frymëzim, ndërsa Bricjapi siguri dhe mbrojtje. Kjo kombinim shpesh sjell ekuilibër të bukur mes ëndrrës dhe realitetit.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Si sillet në dashuri:
Ujori është origjinal, i lirë dhe shpesh i paparashikueshëm. në dashuri nuk i pëlqejnë kufizimet, por kërkon një partner që e kupton dhe i jep hapësirë. është i ndjeshëm, por jo klasikisht romantik: për të dashuria është edhe miqësi, mendime të përbashkëta dhe projekte të reja. kërkon një lidhje që është njëkohësisht e thellë dhe e lirë.
Ujori është vizionar, i pavarur dhe shpesh i paparashikueshëm. Në dashuri kërkon një partner që e respekton lirinë dhe idetë.
Me Binjakët dhe Peshoren: gjejnë shumë gjuhë të përbashkëta. Të gjitha janë shenja ajri dhe i japin njëri-tjetrit stimuj intelektualë, komunikim dhe shoqëri pa monotoni.
Me Dashin: krijohet një lidhje dinamike dhe pasionante, me shumë aventura. Të dy nuk durojnë rutinën, por duhet të menaxhojnë egoizmin.
Me Luanin: janë shenja të kundërta. Ka magnetizëm të fortë, por edhe konflikte për shkak të mënyrës së ndryshme të shprehjes së dashurisë.
Me Peshqit: një lidhje e ndërlikuar – Peshqit kërkojnë më shumë emocione dhe intimitet, ndërsa Ujori shpesh ruan distancë. Nëse gjejnë balancë, mund të ndërtojnë diçka të veçantë.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Peshqit janë romantikë, të ndjeshëm dhe shumë intuitivë. Në dashuri japin pa kushte dhe kërkojnë mirëkuptim.
Me Gaforren dhe Akrepin: krijojnë lidhje të thella dhe shpirtërore. Të gjitha janë shenja uji dhe ndihen të kuptuar emocionalisht pa shumë fjalë.
Me Demin: gjejnë një kombinim të bukur. Demi ofron stabilitet, ndërsa Peshqit sjellin fantazi dhe butësi – një lidhje e balancuar.
Me Virgjëreshën: janë të kundërt në horoskop. Kjo krijon ose një lidhje shumë të fortë ku secili plotëson tjetrin, ose një përplasje ku Virgjëresha kritikon dhe Peshqit tërhiqen.
Me Ujorin: shpesh ka keqkuptime. Peshqit duan afërsi emocionale, ndërsa Ujori kërkon hapësirë. Megjithatë, nëse gjejnë respekt të ndërsjellë, mund të sjellin origjinalitet dhe fantazi në marrëdhënie.
Pas disa ditëve të nxehta të gushtit, gjithë vendi po përballet me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, që kanë sjellë vështirësi në disa qytete dhe zona turistike.
Në Tiranë, shiu dhe era kanë rrëzuar disa pemë në ish-stacionin e Trenit, Shkollën e Bashkuar dhe zonën e Oxhakut, duke bllokuar përkohësisht rrugët dhe qarkullimin e automjeteve. Banorët dhe kalimtarët këshillohen të jenë të kujdesshëm.
Edhe qyteti i Vlorës është përfshirë nga stuhi rëre dhe erëra shumë të forta, duke ulur dukshmërinë dhe krijuar vështirësi për qytetarët.
Trafiku është i rënduar, pasi shumë pushues kanë tentuar të largohen nga qyteti me shpejtësi, duke bllokuar hyrjet dhe daljet kryesore.
Nga ana tjetër, reshjet kanë sjellë përmbytje në disa zona në Lezhë, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 cm, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.
Situata ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, përfshirë zonat turistike si Shëngjini. Autoritetet lokale dhe emergjencat janë në gatishmëri maksimale dhe po ndjekin situatën për të marrë masat e nevojshme.
E njëjta situatë është edhe në Durrës, ku trafiku është rënduar dhe uji ka pushtuar disa nga rrugët kryesore të qytetit.
Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme, të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë./ Zoom.al
VIDEO/ Durrësi goditet nga stuhia, reshje dhe erë e fortë në qytetPrej pak minutash, Durrësi po përballet me stuhi të fuqishme, e shoqëruar me rrebesh shiu dhe erë të fortë.
Meteorologët paralajmërojnë se reshjet dhe vranësirat do të vazhdojnë gjatë ditës, ndërsa herë pas here mund të ketë edhe stuhi të shoqëruara me erë të fortë.
Pasditja mund të sjellë përmbytje në qarqet e ultësirës perëndimore, ndaj qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të jenë të kujdesshëm jashtë shtëpisë.
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako apeloi drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në rrugë.
Postimi i plotë
Durrësi është përfshirë nga 🌧️reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në këmbë apo me makinë dhe të qëndrojnë në shtëpi.
Bashkia e Durrësit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve, të emergjencave 🚒dhe policisë bashkiake 👮♂️janë në terren dhe në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.
Njoftojmë qytetarët që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numri telefoni: ☎️
🔸Kryetare e Bashkisë +355 694042397
🔸Rajoni 1 : +355 68 330 5934
🔸Rajoni 2: + 355 69 251 6141
🔸Rajoni 3 :+355 67 224 1753
🔸Rajoni 4: +355 69 763 0561
🔸Rajoni 5: + 355 69 395 3784
🔸Rajoni 6: + +355 69 515 7745
🔸Njësia Administrative Sukth: +355 69 661 5039
🔸Njësia Administrative Katund i Ri: +355 69 306 4490
🔸Njësia Administrative Rrashbull: + 355 68 296 5510
🔸Njësia Administrative Ishëm: +355 69 211 1600
🔸Njësia Administrative Manëz: 355 68 202 0316
🔸Policia Bashkiake: +35552232250, +355 68 401 1639
🔸Ndërmarrja Rruga: +355693958568
🔸Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës: +355692416094
🔸Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale Durrës: +355682087570
🔸Ndërmarrja Komunale Plazh: +355692036667
🔸Policia e Shtetit: 129 & 112 👮👮♂️
🔸Shërbimet e MZSH : 128 🚒 & +355 68 208 1123./ Zoom.al
Partia Demokratike ka denoncuar një skandal sistemin shëndetësor, pas publikimit të një urdhri zyrtar nga QSUT, ku thuhet se analizat laboratorike janë pezulluar për shkak se është arritur “tavani financiar” i pagesave ndaj koncesionarit privat.
Sipas PD-së, kjo tregon se jeta e pacientëve po kushtëzohet nga kontrata të dyshimta publike-private, që kufizojnë aksesin në shërbimet bazike shëndetësore.
Nga data 25 gusht deri më 1 shtator, sipas urdhrit të brendshëm të QSUT, analizat kryhen vetëm për rastet urgjente dhe shumë të rënda, ndërsa pacientët e tjerë nuk marrin shërbim.
“Ky është një precedent i rrezikshëm dhe dëshmi e degradimit të sistemit shëndetësor”, tha zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.
Deklarata e plotë:
Sistemi shëndetësor publik ndodhen prej kohësh në një situatë alarmante.
Skandali më i fundit publikuar nga gazetari Osman Stafa vjen pikërisht nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ (QSUNT), ku një urdhër zyrtar konfirmon ndalimin e analizave laboratorike për pacientët, për shkak të tejkalimit të buxhetit mujor të koncesionarit privat që menaxhon këtë shërbim.
Dokumenti zyrtar, dëshmon qartë se pacientët nuk mund të marrin analiza bazike shëndetësore nëse është arritur ‘tavani financiar’ i përcaktuar në kontratën koncesionare.
Sipas emailit të brendshëm të QSUNT-së: ‘Tarifat e shërbimeve të pagueshme të koncesionarit kanë arritur 100% të tavanit buxhetor mujor. […] Prandaj që prej datës 25 gusht deri 1 shtator do të ofrohet shërbim laboratorik vetëm për rastet urgjente dhe shumë të rënda’.
Ky precedent i rrezikshëm tregon qartë se në sistemin aktual shëndetësor shqiptar, jeta e pacientëve është kushtëzuar nga kufizime financiare, të imponuara nga kontrata të dyshimta publike-private.
Dhe ky nuk është rast i izoluar, por një shembull i qartë i degradimit të sistemit shëndetësor në vend.
Prej kohësh janë raportuar mungesa të theksuara në barna, pajisje, dhe shërbime bazike, ndërkohë që fondet publike vazhdojnë të shpërdorohen në projekte luksoze dhe tendera të dyshimtë.
PD kërkon me urgjencë:
-Të ndërpriten menjëherë praktikat që kufizojnë aksesin e qytetarëve në shërbime shëndetësore për arsye financiare.
-Të mbahet përgjegjësi institucionale dhe ligjore për këtë skandal dhe pasojat që mund të ketë për shëndetin e pacientëve.
-Të ri-orientohet buxheti publik drejt shëndetësisë dhe mbrojtjes së jetës së qytetarëve, jo drejt projekteve të panevojshme apo klienteliste.
Në një shtet normal, shëndetësia është prioritet./ Zoom.al
EMRAT+FOTO/ I bëri atentat 36-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tijPolicia e Tiranës ka zbardhur atentatin e regjistruar në maj në Fllakë ndaj Arbër Gorejës, 36 vjeç.
Këtë të shtunë, efektivët arrestuan autorin që qëlloi në drejtim të Gorejës më 30 maj.
Në pranga ra 30-vjeçari Kid Kazazi, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. Ai u kap në zonën e Komunës së Parisit gjatë operacionit policor të koduar “Danger”.

Gjatë ndalimit, i riu tentoi të përdorte dy dokumente të falsifikuara. Në të njëjtin automjet ndodhej edhe një 31-vjeçar, Ferhat Kaja, cili u arrestua pasi dyshohet se e kishte ndihmuar të fshihej. Tek ai policia gjeti edhe municion.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumentet e falsifikuara, municioni dhe automjeti.
Arbër Goreja u qëllua teksa po udhëtonte me makinë. Ai dëshmoi se persona që nuk i njihte iu afruan me një automjet tip ‘Ford”, me ngjyrë të bardhë, dhe qëlluan tre herë me pistoletë drejt tij, teksa ishte në lëvizje e sipër.
Nga 3 të shtënat drejt tij, Arbër Goreja tha se kishte marrë 1 plumb në brinjë, ndërsa para policisë theksoi se nuk kisht3 konflikte të mbartura që mund të jenë shkak i këtij atentati./ Zoom.al
Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve socialeNë një Shqipëri ku çdo cep i Instagram-it ndriçon me dritat LED të “haulit” të fundit apo me filtrin e një dite “perfekte”, influencuesit kanë marrë një status që dikur u rezervohej vetëm VIP-ave klasikë. Me një telefon në dorë dhe një audiencë të ndërtuar mbi një algoritëm, ata janë kthyer në motorë ekonomikë që prodhojnë të ardhura të konsiderueshme, tashmë edhe në objekt vëzhgimi të Administratës Tatimore…
Në rrjetet sociale shqiptare, çdo mëngjes fillon me një ”story”. Një kafe në dritë të mëngjesit, një “unboxing”, një urim me zë të ëmbël për ndjekësit, një bashkëpunim i koduar si dashuri e sinqertë për një produkt të ri.
Në sipërfaqe, ky është një ritual modern, një formë komunikimi e përditshme, intime dhe e padëmshme. Por pas këtij rrëfimi minimalist fshihet një realitet financiar shumë më i madh sesa duket: një ekonomi në hije, që funksionon nëpërmjet shikimeve, pëlqimeve dhe një audience që konvertohet në të ardhura të ndjeshme.
Në Shqipëri, ku shumica e të rinjve janë përdorues aktivë të rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital është rritur me mbi 25 për qind çdo vit pas pandemisë, fenomeni i influencuesve nuk është më një trend i pakicës, por një pjesë qendrore e mënyrës sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjithçka, nga kremi për fytyrën te mendimi për veten.
Dhe po, shitet edhe “mendja”! Dhe megjithatë, për vite me radhë, këto të ardhura nuk janë përfshirë në logjikën fiskale të shtetit, duke krijuar një vakum të rrezikshëm: nga njëra anë kemi qytetarë që fitojnë dhjetëra mijë euro në vit; nga ana tjetër, një shtet që deri dje nuk dinte as ku t’i kërkonte.
Në njoftimin e disa muajve më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bazuar në verifikime me bankat, thuhej se mbi 33 milionë euro janë gjeneruar nga individët nëpërmjet platformave dixhitale si Meta, Facebook, YouTube, Google, etj.
Shifra është zyrtare, por në të vërtetë nuk përfaqëson të gjithë tregun, ajo është vetëm maja e një ajsbergu të të ardhurave të pamatshme, të cilat, për shkak të natyrës së decentralizuar dhe të paformalizuar të sektorit, nuk janë as të dokumentuara, as të kontrolluara.
Ky realitet po ndryshon. Për herë të parë, individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat sociale janë ftuar të deklarojnë fitimet e tyre në formularin vjetor DIVA 2024.
E nëse për shumicën e profesionistëve të lirë, kjo datë ishte e pritur dhe e pranuar, për shumë influencues ajo përfaqësonte një dilemë ekzistenciale: të pranojnë se janë biznese dhe të hyjnë në sistem, apo të vijojnë të qëndrojnë në hijen e famës, pa llogari e pa përgjegjësi.
Aneid Kaloti, themelues i platformës “SHET Industry”, që ndjek nga afër zhvillimet e tregjeve kreative, shprehet se aktualisht, menaxhimi bëhet nga agjenci të mirëfillta, por edhe formalizimi total i tregut është çështje kohe. “Ne jemi dëshmitarë të një realiteti të ri ekonomik që po e sfidon modelin tradicional të sipërmarrjes.
Kur të ardhurat e një vajze që publikon një video ‘morning routine’ kalojnë të ardhurat e një biznesi të vogël që paguan qiranë, sigurimet dhe taksat, shteti nuk mund të mbyllë më sytë. E njëjta logjikë duhet të vlejë për të gjithë: nëse fiton, kontribuo”, – thotë ai.
Influencuesit janë bërë motorët më të fuqishëm të komunikimit tregtar dhe shpesh edhe kulturor. Ata ndikojnë në vendimet për blerje, në vlerat që promovohen, në mënyrën si të rinjtë e shohin veten, suksesin, trupin, modën dhe identitetin.
Dhe këtë ndikim e ushtrojnë pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, pa trajnime për përgjegjësi sociale, pa etikë të detyrueshme. Ata janë një media alternative me ndikim masiv, por pa strukturë llogaridhënieje.
Tomi Kallanxhi, themelues i “Big Media Expert”, e artikulon më drejtpërdrejt këtë boshllëk: “Në çdo treg serioz, influencuesit nuk janë thjesht persona me shumë ndjekës, ata janë subjekte tregtare.
Ata kanë marrëveshje, kontrata, detyrime ligjore. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Fama perceptohet si e mjaftueshme për të justifikuar të ardhura të pamatshme. Kjo ka deformuar mënyrën sesi shihet puna, suksesi dhe përgjegjësia. Ka deformuar edhe tregun e agjencive të marketingut dixhital, jo të gjitha janë të formalizuara”, – pohon ai.
Problemi është se shumë influencues nuk janë thjesht të pandërgjegjshëm; ata funksionojnë në një ekosistem ku informaliteti është normë. Pagesat për bashkëpunime shpesh bëhen “cash” ose përmes platformave të pallogaritura në sistemin tatimor shqiptar.
Një pjesë e tyre edhe me shkëmbime klering. Asnjë kontratë, asnjë faturë, asnjë deklarim. Po a është influenceri shqiptar shpesh viktimë e një sistemi të ndërtuar për të nxitur fshehjen dhe jo transparencën?
Në vendet perëndimore, ky është një debat i kaluar. Franca, Italia, Gjermania e kanë përfshirë prej kohësh industrinë dixhitale në sistemin e vet të tatimeve dhe së drejtës së punës.
Sipas ligjit të ri të 2024 të Bashkimit Europian, influencuesit janë të detyruar të etiketojnë qartë përmbajtjen e sponsorizuar, të deklarojnë partneritetet tregtare dhe të paguajnë kontribute sociale si çdo profesionist tjetër i pavarur. Në Shqipëri, kjo etikë është ende larg, duke qenë një sektor shumë i ri dhe i pastrukturuar.
Formalizimi i kësaj industrie nuk duhet të fillojë me frikë, por me edukim, thotë për “Monitor”, Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk mund të vijë me gjoba pa ofruar më parë mjete për orientim dhe strukturim.
“Këta individë duhet të kuptojnë si të hapin një NIPT, si të lëshojnë një faturë, si të bëjnë vetëdeklarim online, si të përfshihen në skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Në të kundërt, çdo përpjekje për të përfshirë këtë sektor në sistemin tatimor do të dështojë dhe do të kthehet në një betejë kulturore, ku fama përplaset me burokracinë, dhe ku viktimizimi mediatik mbizotëron mbi logjikën fiskale”, – thotë z. Xhepa.
Aneid Kaloti thekson se pagesa që merr një influencues nuk përcaktohet vetëm nga numri i ndjekësve, por nga një kombinim faktorësh që lidhen me korrektësinë ndaj publikut dhe mënyrën e komunikimit me të.
Ai nënvizon se ka rëndësi nëse një person është thjesht figurë publike apo ndërvepron realisht me audiencën, duke ndarë momente nga jeta e përditshme, si veshje, gatime, pushime apo evente të ndryshme.
Këto elemente e bëjnë marrëdhënien me ndjekësit më të afërt dhe më autentike, duke rritur vlerën e influencuesit në sytë e bizneseve.
Sipas tij, një tjetër tregues i rëndësishëm është analiza e numrave, që përfshin jo vetëm ndjekësit, por edhe nivelin e angazhimit, shikueshmërinë dhe ndikimin real që ka influencuesi në audiencë. Këto matje ndihmojnë markat të kuptojnë nëse investimi në një bashkëpunim është i justifikuar dhe cilat janë përfitimet që mund të marrin në këmbim.
Z. Kaloti shton se figurat publike, veçanërisht ata që janë të mirënjohur në ekranet mediatike, zakonisht paguhen më shumë.
Arsyeja, sipas tij, lidhet me imazhin që kanë ndërtuar dhe reputacionin e tyre të konsoliduar, i cili e bën më të lehtë për markat të lidhin produktin ose shërbimin e tyre me një figurë të besueshme dhe të njohur nga një audiencë e gjerë.
Sipas Tomi Kallanxhit, drejtues i “Big Media Expert”, tregu i influencuesve në Shqipëri ka evoluar dukshëm me kalimin e kohës. Agjencitë aktualisht luajnë rol kyç si urë ndërmjet influencuesve dhe kompanive, duke strukturuar bashkëpunimet dhe duke ndihmuar në profesionalizimin e lidhjeve mes palëve.
Ai thekson se marketingu dixhital tashmë ka marrë pjesën më të madhe të “tortës” nga ai tradicional, kompanitë janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt këtij modeli. Për këtë arsye, format e bashkëpunimit janë zhvilluar në paketa që përfshijnë story, postime dhe reels në Instagram, dhe pagesat variojnë nga 50 euro për një foto deri në mbi 5 000 euro për paketë.
Sipas z. Kallanxhi, pagesat nuk varen nga numri i ndjekësve, por nga reagimet që influencuesi gjeneron, specifikisht nga sa herë postimet u shfaqen ndjekësve në ekran gjatë një muaji.
Gjithashtu, është thelbësore që produkti të pasqyrojë audiencën e influencuesit; p.sh., një modele nuk është e përshtatshme për reklamimin e produktit për bebe, pasi audiencat duhet të përputhen për të maksimizuar efektivitetin, përfundon ai.
Pagesat për influencerët në Shqipëri
– Foto e vetme në Instagram
Shpesh përdoret për promovime të shpejta dhe të drejtpërdrejta të produkteve ose shërbimeve. Çmimi fillon nga 50 euro dhe rritet në varësi të audiencës dhe nivelit të angazhimit.
– Story të sponsorizuar
Një nga format më popullore, pasi lejon komunikim të shpejtë dhe interaktiv me ndjekësit. Pagesat variojnë zakonisht nga 50 deri në 150 euro për një story, me mundësi shtesë nëse përfshihet edhe link drejt produktit ose një seri storiesh.
– Reels / Video të shkurtra
Shërbejnë për të treguar produktin në veprim, duke gjeneruar më shumë shikueshmëri organike. Çmimi zakonisht është 100 deri në 500 euro, në varësi të idesë kreative, kohëzgjatjes së videos dhe cilësisë së prodhimit.
– Paketa të plota (postime + reels + story)
Për fushata të strukturuara marketingu, kompanitë zgjedhin paketa të kombinuara që ofrojnë ekspozim të vazhdueshëm. Këto paketa mund të arrijnë mbi 5 000 euro, sidomos kur përfshihet një figurë publike e njohur ose kur bashkëpunimi zgjat për disa javë.
– Faktorët që ndikojnë në pagesë
Çmimet nuk varen vetëm nga numri i ndjekësve, por më shumë nga angazhimi real që gjeneron influencuesi (pëlqime, komente, shpërndarje) dhe përputhja e produktit me audiencën e tij. Një audiencë e përfshirë dhe e besueshme është çelësi për një bashkëpunim të suksesshëm./ Monitor
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Vajzë në Selenicë që prej mbrëmjes së kaluar. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të shumta dhe panik te banorët.
Ata kanë treguar se gjatë natës nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga zjarrfikësit. Vetëm sot paradite, një mjet zjarrfikës i bashkisë së Selenicës, i ndihmuar nga banorët, nisi aksionin për të frenuar zjarrin.
Flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të gjera me ullinj dhe pemëtari. Rreziku që ato të përhapen edhe më tej mbetet i lartë.
Forcat zjarrfikëse në Selenicë janë të pamjaftueshme, pasi bashkia disponon vetëm një automjet. Për këtë arsye, është bërë thirrje për ndihmë urgjente nga zjarrfikësit e Vlorës./ Zoom.al
Kursi i këmbimit, çfarë ndodh me euron dhe dollarin sotSot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë, duke pësuar zbritje nga një ditë më parë.
Euro do të blihet me 96.9 lekë dhe do të shitet me 98 lekë, thuajse në të njëjtat nivele me ditën e premte.
Franga zvicerane do të blihet me 103 lekë dhe do të shitet me 104 lekë
Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.4 lekë dhe do të shitet me 112.7 lekë./ Zoom.al
