Aplikacion
Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e serbes me iniciale A.M., që së bashku me të dashurin e saj, J.I, pjesëtar i forcave ajrore kroate, u arrestuan në Kroaci nën akuza për spiunazh për Serbinë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet u kryen më 27 gusht rreth orës 20:00, pas publikimit të informacioneve se A.M., ishte arrestuar në Kroaci.
Elshani tha se menjëherë autoritetet kosovare kanë verifikuar adresën e të dyshuarës A.M., në Mitrovicë të Veriut.
“Kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë dhe jemi larguar nga ai vend”, u shpreh Elshani.
Sipas Elshanit, autoritetet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.
Sipas medias kroate, Index, J.I., që në Kosovë ka shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.
Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ndërkaq, NATO-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se trajton me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni.
“Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë. Por, nga ky institucion kanë thënë se nuk kanë çfarë të shtojnë përveç informacionit të publikuar nga Prokuroria lidhur me paraburgosjen e të dyshuarve.
Mediat në Kroaci aluduan se në hetimet për këtë rast është përshirë edhe EUROPOL-i.
Por, një zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit nuk është përfshirë në hetimet për këtë rast.
Pas publikimit të lajmeve për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate për këtë rast, pasi “veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë”.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha më 28 gusht se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të.
Priten reshje të dendura shiu në Tiranë, Ristani apel qytetarëveKryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka bërë një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes për shkak të motit të përkeqësuar që pritet në ditët në vijim.
Sipas Buletinit Meteorologjik të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga data 29 gusht deri më 2 shtator vendi do të përballet me situata të vështira atmosferike, me reshje shiu me intensitet të lartë.
“Ju këshillojmë të tregoni kujdes gjatë këtyre ditëve, të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik përmbytjeje dhe të merrni masat e nevojshme për sigurinë tuaj dhe të familjeve tuaja, shprehet Ristani.
Ajo garantoi se strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës.
Strukturat e Bashkisë dhe Emergjencat Civile janë në gatishmëri të shtuar për menaxhimin e situatës. Për çdo rast emergjent, mund të kontaktoni në numrat:
112 – Emergjencat Civile
127 -Urgjenca Mjekësore
128 – Policia”, nënvizon Ristani. Zoom.al/
Një ngjarje tronditëse ka shkaktuar jehonë të madhe në Meksikë dhe në rrjetet sociale.
Influencuesja e njohur Esmeralda Ferrer Garibay, 32 vjeç, u gjet e vrarë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Trupat u zbuluan brenda një kamioni në qytetin Guadalajara, në shtetin Jalisco.
Sipas autoriteteve, vrasja dyshohet të ketë ndodhur në një garazh mekanik, ku u gjetën gjurmë gjaku dhe prova balistike. Dy punëtorë të garazhit u arrestuan, por u liruan për mungesë provash. Megjithatë, një nga të liruarit u rrëmbye nga persona të armatosur menjëherë pasi doli nga zyra e prokurorit, ndërsa tjetri arriti të shpëtojë.
Esmeralda, e njohur në rrjet si “Esmeralda FG”, kishte ndjekës të shumtë në TikTok dhe Instagram, ku ndante video nga një jetë luksoze, pushime në resorte të shtrenjta dhe këngë që lavdëronin kartelet. Kjo ka ngritur dyshime për lidhje të mundshme me botën e krimit.
Pista kryesore e hetimit është se objektiv i atentatit ka qenë bashkëshorti i saj, që merrej me tregti makinash dhe bujqësie në Michoacán, zonë e njohur për aktivitetin e karteleve. Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa vrasja mbetet e pazbardhur. Siguria dhe drejtësia mbeten sfida kryesore për autoritetet meksikane, ndërsa familjet dhe ndjekësit kërkojnë përgjigje për këtë krim të rëndë.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundrueseDalja në det e çdo mjeti lundrues në Sarandë është ndaluar, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe detare.
Sipas Kapitenit të Portit Sarandë, Fotin Kona, priten erëra me intensitet të lartë dhe dallgëzim përtej normave të lejuara për lundrim të sigurt.
Për këtë arsye, ndalohet çdo dalje në det e mjeteve lundruese, përfshirë mjetet turistike, peshkarexhat dhe skafet e vogla, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.
Ky ndalim hyn në fuqi nga ora 06:00 e datës 30 dhe do të qëndrojë aktiv deri në një përmirësim të kushteve detare dhe një njoftim të dytë zyrtar nga Kapiteneria e Portit Sarandë. Mosrespektimi i këtij urdhri përbën shkelje ligjore dhe do të penalizohet sipas legjislacionit në fuqi. Zoom.al/
Macron: Nëse Putin nuk takohet me Zelenskyn deri të hënën, kjo do të thotë se ai ka mashtruar TrumpPresidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se nëse presidenti rus Vladimir Putin nuk realizon një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky deri të hënën, ashtu siç ka kërkuar Donald Trump, atëherë “kjo do të thotë që presidenti Putin e ka mashtruar presidentin Trump”.
“Kjo është një takim dypalësh për të cilin presidenti Putin është zotuar përpara presidentit Trump. Nëse ai nuk ndodh deri të hënën, unë besoj se, edhe një herë, do të kemi të bëjmë me një mashtrim nga ana e presidentit Putin ndaj presidentit Trump dhe kjo nuk mund të kalojë pa përgjigje”, tha Macron gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Macron shtoi se ai dhe kancelari Merz do të bisedojnë me Trump gjatë fundjavës dhe paralajmëroi për masa ndëshkuese ndaj Rusisë:
“Nëse javën e ardhshme konstatojmë se, pas muajsh premtimesh të pambajtura, ky takim nuk realizohet, atëherë do të kërkojmë qartë vendosjen e sanksioneve primare dhe sekondare ndaj Rusisë.”
Presidenti francez, i cili më herët ka quajtur Putinin “përbindësh” dhe “grabitqar”, mohoi sot se e ka fyer liderin rus, por përsëriti kritikat ndaj tij, duke dënuar edhe një herë “rrugën autoritare” dhe “imperializmin revizionist” të tij.
“Kur themi se ka një përbindësh në dyert e Europës, besoj se kjo frazë pasqyron ndjenjat e thella të gjeorgjianëve, ukrainasve dhe shumë kombeve të tjera që ndjejnë në mënyrë të thellë kërcënimin e një njeriu që ka zgjedhur një rrugë autoritare dhe despotike, për të zbatuar një imperializëm të rishkruar,” deklaroi Macron, duke iu përgjigjur akuzave për “fyerje vulgare” nga diplomacia ruse.
Yjet paralajmërojnë: Këto dy shenja do ta kenë fundjavën më të vështirëKjo fundjavë, ndonëse e pritshme për pushim dhe qetësi, nuk do të jetë aspak e lehtë për disa shenja të horoskopit.
Ndikimet planetare do të vënë në provë durimin dhe vendosmërinë e tyre, veçanërisht në marrëdhënie personale dhe vendime financiare. Dy shenja që duhet të tregojnë kujdes të shtuar janë Gaforrja dhe Peshorja.
Gaforrja do të ndjejë një presion emocional të pazakontë. Probleme të vjetra familjare mund të rishfaqen papritur, duke krijuar tension dhe keqkuptime. Ndjenja e pasigurisë dhe mungesa e kontrollit mund ta bëjnë të reagojë impulsivisht. Këshilla? Mos merr vendime të rëndësishme në nxitim dhe kërko kohë për veten.
Peshorja, nga ana tjetër, mund të përballet me disa sfida në aspektin profesional apo financiar. Një marrëveshje që dukej premtuese mund të komplikohen, duke e vendosur në një situatë të paqartë. Mungesa e balancës që aq shumë e kërkon, do ta vërë në siklet. E rëndësishme është të mos veprojë nën presion dhe të kërkojë këshilla të besueshme.
Për këto dy shenja, fundjava nuk është për vendime të mëdha, por për reflektim dhe kujdes të shtuar në komunikim.Është momenti ideal për të bërë një hap pas, për të kuptuar çfarë po ju rëndon dhe për të vendosur kufijtë që keni shmangur prej kohësh.
Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjinKryeministri Edi Rama duket se ka rinisur sërish një ‘raund’ replikash me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe këtë herë shkak u bë bë gjykatësi Ligoraq Toshi.
EDI RAMA: Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me ç’ka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cenuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqendrohet tek puna e vet, që gjer më sot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE. Zoom.al/
Mot i keq në fundjavë/ Policia paralajmëron qytetarëtPolicia Rrugore ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve.
Sipas uniformave blu kërkohet kujdes maksimal gjatë fundjavës, sidomos për shkak të reshjeve të parashikuara dhe shkeljeve të shumta të konstatuara më parë, që rrisin rrezikun për aksidente.
Sipas Policisë, drejtuesit duhet të:
-Tregojnë kujdes në akset me ujë dhe të mos tejkalojnë shpejtësinë e lejuar
-Të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit dhe të përdorin transportin publik nëse janë të dehur
-Vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë pasagjerët të bëjnë të njëjtën gjë
-Të mos kryejnë parakalime të rrezikshme, sjellje agresive dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit.
Për motomjetet, biçikletat dhe monopatinat, Policia rekomandon:
-Veshjen e jelekëve fosforeshentë gjatë natës për dukshmëri më të madhe në trafik
-Përdorimin e kaskës mbrojtëse
Policia thotë se do të ketë prezencë të shtuar në rrugët nacionale, urbane dhe rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë, dronë dhe alkooltestues. Zoom.al/
4 shenjat e horoskopit që do të gjejnë dashurinë gjatë vjeshtësDashi
Për ty, Dashi, kjo vjeshtë është koha e përkryer për takime spontane, puthje të para dhe ndoshta edhe dashuri që zgjat. Peshorja sundon shtëpinë tënde të marrëdhënieve, ndaj sezonin e saj (nga 22 Tetori) do ta ndjesh thellësisht romantik.
Këshillë: Dil më shumë, përdor aplikacionet e takimeve dhe mos u mbyll në shtëpi, jeta e dashurisë të pret jashtë.
Binjakët
Binjak, për ty ka shkëndija të reja këtë vjeshtë. Do të tërheqësh vëmendje kudo që shkon dhe mund të përjetosh skena që duken si nga një film romantik. Afërdita po ndikon pozitivisht në shenjën tënde, duke rritur tërheqjen dhe mundësitë për takime të papritura, ndoshta edhe me dikë që s’është aspak “tipi” yt.
Këshillë: Lejoje veten të dalësh jashtë kornizave, surprizat më të bukura vijnë nga të papriturat.
Peshorja
Për ty, Peshore, kjo është koha jote! Jo vetëm që po afrohet sezoni yt, por Afërdita, planeti yt sundues, do të jetë pikërisht në shenjën tënde në mes të tetorit. Do jesh në qendër të vëmendjes dhe mundësitë për romancë janë të pafundme, qofshin takime në vende rastësore, festa apo flirtime me një barist/e simpatik/e.
Këshillë: Organizo një festë ditëlindjeje dhe fto edhe personin që pëlqen, shfrytëzo gjithë sharmin tënd të natyrshëm.
Ujori
Ujor, yjet janë në anën tënde! Afërdita do krijojë aspekte të favorshme me diellin dhe Plutonin në shenjën tënde, çka do ndezë pasionin, intimitetin dhe tërheqjen seksuale. Nëse je në lidhje, kjo është koha për t’u rilidhur emocionalisht. Nëse je beqar/e, kjo është periudha kur një takim i vetëm mund të të ndryshojë situatat.
Këshillë: Thuaji “po” një takimi, edhe nëse është vetëm për një kafe. Mund të shndërrohet në diçka shumë më të madhe.
Del emri, ja kush do ta prezantojë Big Brother VIP 5Ledion Liço do të jetë sërish moderator i spektaklit Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tretë si drejtues i këtij programi televiziv.
Ky konfirmim erdhi pas promos së fundit të publikuar nga Top Channel, duke i dhënë fund thashethemeve mbi moderatorin e këtij sezoni.

Data e nisjes së sezonit të ri nuk është bërë ende e ditur, ndërsa enigmë mbeten edhe personazhet që do të futen brenda në shtëpi.
Disa emra që qarkullojnë janë ata të Salsano Rrapit, Argjentina Ramosajt apo Hygerta Sakos./ Zoom.al