zoom

Day ArchiveApel i Papa Leo XIV: T’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë

Papa Leo XIV lëshoi ​​një apel të fortë drejtuar bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund konflikti gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit.

Duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, Ati i shenjtë kërkoi lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

“Edhe një herë bëj një apel të fortë për t’i dhënë fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, vuri në dukje Papa në fjalimin e tij javor drejtuar besimtarëve në Vatikan.

“Lutem që të lirohen të gjithë pengjet, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe të respektohet plotësisht e drejta ndërkombëtare humanitare”, vuri në dukje ai.

Papa nuk e përmendi Izraelin apo lëvizjen islamiste palestineze Hamas, por shtoi se e drejta ndërkombëtare parashikon “detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimin pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë”.

“E ndoqi nëpër shtëpi dhe e vrau, as nuk e ndaloi dot”, dalin detaje tronditëse nga krimi në Greqi

Mediat greke kanë zbardhur detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Volos, ku Pandeli Nakoleci nga Shqipëria vrau me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten e tij.

Zougla.gr ka zbuluar çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar.

“Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”.

E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës:

“Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun për jetën e saj, dhe konkretisht në shkallë dhe në korridorin e pallatit, ku më në fund e kapët.”

Vazhdimi është edhe më tronditës, teksa djali i mitur i çiftit përpiqet ta shpëtojë nënën e tij nga tërbimi i të atit:

“Pavarësisht përpjekjeve të fëmijës suaj të mitur 13-vjeçar për t’ju ndaluar, ju i shkaktuat lëndime serioze në pjesë kyçe të trupit të saj, veçanërisht në qafë dhe brinjë, me darëzat e thikës që mbanit në dorë, duke e lënë të gjakosur përtokë.”

Gruaja fatkeqe u braktis nga autori i krimit, i cili më pas përdori pincat që mbante në dorë për të thyer hyrjen prej xhami të pallatit.

“Pasi kaluat nëpër këtë kuti, u larguat me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikën në dorë, e cila ende nuk është gjetur, për të shmangur arrestimin.”

“Nuk mbaj mend që djali im të më ketë mbajur dorën ”

Autori i krimit, i cili ishte fshehur për shumë orë, pohoi në mbrojtje të tij se… u ngatërrua.

“I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortova nuk ishte i imi. Pastaj u ngatërrova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, ku shkova, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Atë që e përdornim për pjekje e kisha në ballkon. Thikën që mora nga ballkoni e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg. Nuk mbaj mend që djali im u përpoq të më mbante dorën”

Në kërkim faljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja fatkeqe jetonte një makth pranë tij me abuzim të vazhdueshëm. Zoom.al/

Sulmi me tre viktima/ Autori reklamoi ‘artilerinë’ e armëve në YouTube

Robin Westman është autori i dyshuar i sulmit masiv që ndodhi të mërkurën në mëngjes në Mineapolis.

Sipas policisë, 23-vjeçari banonte në periferi të Minneapolis. Më herë gjatë ditës, ai kishte publikuar dy video në Youtube, ku shfaqeshin armë, plumba dhe karikatorë, që nga pamjet duket se janë në një dhomë gjumi, sipas BBC. Autori përcjell mesazhe raciste si dhe bën thirrje për vrasjen e Presidentit Trump. Mesazhet janë të shkruara te armë, thotë prestigjiozja britanike që ka parë videot në kanalin e YouTube. Ai u drejtohet familjarëve dhe miqve, duke shprehur qëllimin për ‘të përmbushur një akt të fundit’.

Ndërkohë, nëna e tij, Mary Grace Westman, ka punuar më parë në Shkollën Katolike ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ajo është punësuar në vitin 2016 si asistente në Zyrën e Biznesit, ndërsa në një postim në faqen e Facebook-ut të kishës, thuhet se është larguar në 2021, raporton BBC.

I riu qëlloi me breshëri plumbash gjatë kohës kur në shkollën katolike po mbahej mesazh, duke lënë të vdekur dy fëmijë 8 dhe 10 vjeç dhe duke plagosur 17 të tjerë. Pas sulmit, i dha fund jetës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, nënshktoi pak orë më pas një dekret presidencial në nder të viktimave. Duke i përshkruar të shtënat si “akte të pakuptimta dhune”, ai urdhëroi që flamujt në të gjithë SHBA-në të ulen në gjysmështizë. Urdhri do të mbetet në fuqi deri të dielën, në 31 gusht.

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij.

Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh.

Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-së se “sulmi i së mërkurës… është thjesht një shfaqje force pa asnjë justifikim”.

Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre.

Është raportuar po ashtu për përleshje në pjesën lindore të qytetit të vjetër, kur të rinjtë hodhën gur në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila raportohet se është përgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellës.

Gjysmëhëna e Kuqe tha se ekipet e saj kanë trajtuar pesë të plagosur me plumba gome, ndërkaq një tjetër ishte plagosur me armë zjarri. 

Ndërkaq, zëdhënësi i Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rudeineh, përmes një deklarate dënoi “përshkallëzimin izraelit në qytetet dhe kampe të refugjatëve”, duke i quajtur operacionet e fundit “të rrezikshme dhe të papranueshme”.

Qyteti i vjetër i Nablusit ka qenë në qendër të disa operacioneve të mëdha izraelite, përfshirë ato në vitet 2022 dhe 2023 gjatë aksioneve të gjera kundër një grupi lokal të luftëtarëve të armatosur, si dhe në vitin 2002 gjatë intifadës së dytë – apo kryengritjes – palestineze.

Në fillim të qershorit 2025, një operacion ushtarak izraelit në Nablus rezultoi me vrasjen e dy palestinezëve. Rel/

Gjashtë muaj hetime, fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani

Gjykat britanike ka dënuar me 28 vite burg, 6 shtetas shqiptarë të cilët ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal në Ballkanin Perëndimor.

Sipas mediave britanike 6 shqiptarët u arrestuan pas disa muajsh hetime nga policia e Wiltshire, e cila arriti të faktone me prova të gjithë lëvizjet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut nga ana e bandës shqiptare.

Si funksiononte rrjeti

“Koka” e grupit ishte 32-vjeçari Saimir Neziraj, i cili drejtonte të gjithë rrjetin e shpërndarjes së drogës në zonën e Swindon. Neziraj ishte ai i cili organizonte shpërndarjen, blerjen e kokainës dhe furnizimin me drogë.

Ndërkohë që Edmir Beqiraj ishte në rolin e ruajtësit të “mallit”, ndërsa Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai kujdeseshin për shpërndarjen e përditshme në rrugë.

Hetimi përfshiu gjurmimin e takimeve në Londër dhe Midlands, ku Neziraj u pa duke marrë drogë nga Ergys Abdyli, 26 vjeç, në Barnet. Në Derbyshire, Nertil Halili, 29 vjeç, menaxhonte telefonin “Denzel”, i përdorur për porositë dhe shpërndarjen e drogës.

Kreu i bandës së krimit të organizuar Saimir Neziraj, së bashku me anëtarët Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai janë dënuar. (Imazhi: Policia e Wiltshire)

Gabimi i Madh

“Gabimi i madh”, ndodhi në mars 2024, kur policia vëzhgoi një takim mes Halilit dhe Nezirajt në Ëest Bromëich. Më pas u organizuan bastisje të koordinuara në Sëindon, Derby dhe Londrën veriore, ku u sekuestruan sasi të mëdha kokaine dhe para të gatshme, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Të arrestuarit pranuan fajësinë dhe u dënuan me burg si më poshtë:

Saimir Neziraj – 8 vite burg

Nertil Halili – 7 vite e 10 muaj burg

Edmir Beqiri – 3 vite e 8 muaj burg

Ergys Abdyli – 5 vite e 11 muaj burg

Ardian Gjeta – 2 vite e 1 muaj burg

Jorgo Brachousai – 16 muaj burg me kusht për dy vite.

Shtator 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të horoskopit

Shtatori nuk premton qetësi për disa nga shenjat e zodiakut, të cilat do të përballen me tensione të shumta në fusha të ndryshme të jetës.

Me Marsin në Peshore dhe ndikimet e forta të eklipseve, Peshorja, Dashi, Gaforrja dhe Bricjapi do të ndihen nën presion sidomos në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të muajit.

Për këto shenja, marrëdhëniet personale, familjare dhe çështjet profesionale do të jenë të mbushura me përplasje e vështirësi. Deri më 22 shtator, kur Marsi largohet nga Peshorja, do të ketë tensione të vazhdueshme dhe përçarje. Për më tepër, eklipset e muajit prekin çështje të ndjeshme si puna, shëndeti, komunikimi dhe lidhjet me të afërmit. Datat 19, 23 dhe 24 sjellin zhvillime delikate, veçanërisht në sferën financiare dhe atë sentimentale.

Ndërkohë, për Virgjëreshën, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarin, shtatori sjell çorientim dhe zhvillime të papritura. Uranit në Binjakë i shoqëruar me ndikimet e Afërditës dhe Mërkurit në Virgjëreshë, krijon përmbysje në jetën profesionale dhe familjare. Ndikimi i Saturnit dhe eklipsi diellor më 21 shtator rikthen në vëmendje çështje të pazgjidhura nga e kaluara, duke testuar ata që s’kanë mësuar ende nga gabimet.

Një muaj i vështirë në horizont, që kërkon qetësi, kujdes në vendime dhe durim për të përballuar sfidat.

Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT: Inspektorët janë shkarkuar nga detyra!

Menjëherë ka ardhur reagimi nga IMT pas arrestimit të disa punonjësve nga SPAK pasditen e sotme.

Në një reagimi në rrjetet sociale, IMT thotë se ‘katër punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që shkelën ligjin janë shkarkuar nga detyra’, ndërsa dënon ngjarjen e sotme.

Reagimi i plotë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

Tjetër aksion/ Arrestohen disa persona në Shkozet

Policia ka zhvilluar një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës, ku deri tani raportohet se janë kryer disa arrestime.

Sipas raportieme të mediave, operacioni është duke vazhduar dhe detajet e mëtejshme mbi shkakun e arrestimeve mbeten të paqarta.

Autoritetet nuk kanë dhënë informacion shtesë, ndërsa priten njoftime të reja sapo hetimet të avancojnë.

Më herët në kryeqytet u arrestuan me urdhër të SPAK dy punonjës të IMT-së dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Zoom.al/

Aksion i SPAK/ Kapen në flagrancë dy inspektorë të IMT-së në lokalin e Mark Frrokut (Emrat)

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, mes tyre dy punonjës të IMT-së (Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit).

Inspektorët Gerald Fuçia dhe Edmond Çela dyshohet se kanë marrë para nga një subjekt, ndërsa arrestimi i tyre është kryer në flagrancë në reatorantin “Cormeum” në Kombinat.

Mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni vjen pas denoncimit të bërë më herët në polici se këta persona mernin para tek biznese të ndryshme, duke mos vepruar ndaj shkeljeve të konstatuara.

Pritet që SPAK të dalë me njoftim zyrtar për rastin. Zoom.al/

Horoskopi i shtatorit: Tre shenjat që do të përjetojnë ndryshime

Dashi – Instinkti yt ka diçka për të të thënë

Dashi është përballë një momenti të rëndësishëm. Një lajm, një takim i papritur apo thjesht një ndjesi e fortë nga brenda do ta shtyjë të bëjë një zgjedhje që mund të ndryshojë gjithçka.

Këshilla e Universit: Mos e injoro atë ndjesi në stomak.

Gaforrja – Përgjigjet vijnë nga brenda

Për Gaforren, mesazhi do të vijë më butë – në formën e ndjesive, kujtimeve, apo simboleve në ëndrra. Diçka që e ka shqetësuar do të nisë të zbulohet, duke sjellë qartësi.

Këshilla e Universit: Shiko përtej logjikës. Zemra jote po të drejton drejt një vendimi të madh – dëgjoje me kujdes.

Shigjetari – Koha për një kapitull të ri

Shigjetarit i vjen një thirrje e qartë: është koha për ndryshim. Një ofertë e papritur, një ide që ka kohë që po formohet ose një sinjal nga një person i afërt do të nxisë një hap të guximshëm.

Këshilla e Universit: Mos ki frikë të ndryshosh drejtimin. Aty ku diçka ka humbur kuptimin, diçka e re është gati të lindë.