zoom

Day ArchiveBroja zgjidhet titullar, debuton te Burnley

Pritjes për Armando Brojën i ka ardhur fundi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë debutimin te Burnley mbrëmjen e kësaj të marte.

Trajneri Scott Parker e ka zgjedhur Brojën si titullar në Carabao Cup, ndaj Derby-t. Kjo do të jetë ndeshja e parë për sulmuesin shqiptar te Burnley, aty ku u transferua në merkaton e verës.

Pasi mungoi në dy ndeshjet e Premier League, shqiptari rikthehet të luajë. Në sezonin e fundit ai luajti i huazuar tek Everkon, ndërsa Chelsea e shiti për rreth 20 milionë euro.

Broja e njeh mirë kampionatin anglez, pasi ka luajtur aty edhe me Southampton e Fulham.

Diamant me histori në shekuj/ Të gjitha detajet nga unaza e Taylor Swift

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila.

Por ndërsa fotot intime të çiftit bënë xhiron e botës, gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja e famshme mbante në dorë.

Sipas Page Six, bëhet fjalë për një diamant “Old Mine cut” të markës Artifex Fine Jewelry, një prerje e rrallë që daton që nga shekulli i 18-të dhe i 19-të. Diamantët e këtij lloji njihen për formën e tyre të ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe dritën unike që reflektojnë. Çdo gur është prerë me dorë, duke e bërë secilin të papërsëritshëm.

Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e kthyer në një dhuratë edhe më personale. Versionet e zakonshme të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Por rasti i Taylor është krejt ndryshe.

Ekspertët thonë se unaza e saj është një pjesë e personalizuar, unike, me një diamant të vendosur në stil “bezel setting” – një rrethim i artë që mban gurin kryesor dhe është aktualisht një nga trendet më të kërkuara në botën e bizhuterive.

Çmimi? Raportimet fillestare e vlerësojnë nga 750,000 deri në 1 milion dollarë. Por sipas George Khalife, i njohur si George the Jeweler dhe një nga bizhuterët më të famshëm të Hollywood-it, shifra mund të jetë edhe më e lartë. Ai beson se diamanti i Taylor Swift mund të jetë mes 10 deri në 20 karatë, duke ngritur vlerën e tij në një shifër marramendëse prej 1 deri në 5 milionë dollarësh.

“E gjithë pamja e unazës është antike, elegante dhe i përshtatet në mënyrë perfekte Taylor-it. Ky stil nuk është vetëm i bukur, por edhe i përjetshëm,” – tha Khalife.

Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të bëhet një nga më të famshmet në botë, duke shënuar jo vetëm një moment të veçantë në jetën e saj, por edhe një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive.

Zjarr në katin e parë të një pallati në Lushnjë, alarmohen banorët

Një biznes është përfshirë nga flakët në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një defekt në linjën elektrike.

Tymi është përhapur menjëherë në të gjithë palltain 15-katësh, ndërkohë që banorët po largohen nga pallati.

Raportohet se një grua është asfiksuar si pasojë e tymit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca dhe një zjarrfikëse. Zoom.al/

Trump parlajmëron rikthimin e dënimit me vdekje

Administrata Trump do të kërkojë dënimin me vdekje në rastet e vrasjeve në Uashington.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump, në mbledhjen e kabinentit.

Kushdo që vret në kryeqytet, të gjithë thërrasin të dënohet me vdekje, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në kryeqytet,  në Uashington ne do të kërkojmë dënimin me vdekje. Dhe ky është një parandalues shumë i fortë, dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar pajtohen me të. Nuk e di nëse jemi gati për këtë në këtë vend…nuk kemi zgjidhje tjetër”

Ndërkohë, kreu i Shtëpisë së Bardhë  i bëri thirrje Universitetit të Harvardit të paguajë një shumë prej 500 milionë dollarësh për t’i dhënë fund padive dhe për të rivendosur financimin federal, duke thënë se universiteti elitar ka qenë “shumë i keq”. Zoom.al/

Aksident i rëndë në Korçë, ndërron jetë një grua

Një grua është përplasur për vdekje nga një makinë në qytetin e Korçës në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Raportohet se një makinë ka përplasur një grua e cila ishte duke lëvizur me biçikletë ku kishte ngarkuar prodhimet bujqësore.

Ajo u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Duhet thënë se ky aks rrugor edhe për shkak të lëvizjeve të fermerëve që kanë tokat e tyre anës rrugës është bërë burim aksidentesh.

Shpërthim tritoli në Fushë Kuqe, informacionet e para

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në derën e një banese në fshatin Gurëz në Fushë Kuqe, Kurbin. 

Policia bën të ditur se lënda plasëse ishte krijuar në mënyrë artizanale ka shkaktuar dëme të vogla materiale në portën hyrëse të banesës e cila është në pronësi të një shtetase cila rezulto  me dy emra. 

Pranë vendit të ngjarjes janë gjetur edhe gëzhpja të cilat dyshohet se janë të vjetea. 

njoftimi: 

Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Ndryshime në Parlamentin e ri, çfarë do të ndodh me komisionet

Parlamenti i ri do të nisë punën më 10 shtator dhe struktura e tij pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme.

Mësohet se në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me disa prej figurave kryesore të PS, paraprakisht është diskutuar që Kuvendi nga 8 komisione të përhershme të ketë 11 komisione.

Një prej komisioneve që do të shtohet është ai për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, i cili u ngrit si komision i posaçëm dhe u drejtua nga Fatmir Xhafaj.

Me nisjen e legjislaturës së re, ky komision pritet të jetë i përhershëm dhe mendohet se kryetar i tij do të jetë sërish Xhafaj.

Nga ana tjetër, komisioni për veprimtarinë prodhuese do të ndahet në 3 komisione, bujqësia do të ketë një komision më vete, energjia, mjedisi, turizmi më vete dhe infrastruktura e telekomunikacioni më vete.

Tradicionalisht, mbi bazën e raporteve shumicë-pakicë në Parlament, pritet që nga 11 komisione PS të marrë drejtimin e 7, ndërsa 4 të tjerët të drejtohen nga opozita.

Por përtej informacioneve në lidhje me Parlamentin e ri, asnjë detaj nuk është zbuluar për ekipin me të cilin kryeministri Edi Rama do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.

Në godinën e qeverisë gjatë dy ditëve të fundit janë parë të hyjnë disa prej figurave të PS si dhe disa ministra, duke nisur nga zëvendëskryeministrja Balluku tek ai i Financave.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017 dhe pas fitores në vitin 2021, Rama e shpalli qeverinë e re në Asamblenë Kombëtare të PS. Për shkak të kësaj tradite, pritet që kryeministri të thërrasë Asamblenë e të shpallë emrat e ministrave të rinj së bashku me prioritetet e qeverisë, por ende nuk ka asnjë datë se kur ky forum mund të mblidhet. Zoom.al /

Situata e zjarreve në vend, disa vatra aktive

Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.
 
Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.
 
Ditën e djeshme datë 25.08.2025 rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
 
1.      Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
2.      Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë
3.      Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës
4.      Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
5.      Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
6.      Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
7.      Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
8.      Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër. Zoom.al/

Kush hyri në sistemin e Prokurimeve në emër të Gerond Meçes për tenderat e AKSHI? Dyshimet mbi rivalitetin me Ermal Beqirin dhe vetë AKSHI-n

Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur ditët e fundit me një situatë të paprecedent.

Kompania  ABS-Advanced Business Solutions e Gerond Meçes rezulton se kishte bërë një kërkesë në sistem për t’u tërhequr nga të gjitha ankimimet që kishte bërë për tenderat e AKSHI-Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të fituara nga kompania Soft & Solution e Ermal Beqirit, një personazh i vënë shpesh në qendër të vëmendjes së opinionit publik që nga koha e video-përgjimit të Ilir Metës, regjistruar nga Dritan Prifti. 

Por kompanka ABS, e vënë në dijeni nga KPP, reagoi duke deklaruar zyrtarisht se ajo nuk ishte tërhequr nga ankimimet për tenderat e AKSHI-t. Sipas saj, dikush tjetër që kishte piratuar llogarinë e saj në e-Albania, një sistem që menaxhohet nga vetë AKSHI, i cili është në ngërç prej shumë kohësh për shkak të ankimimeve të ABS. 

Në dokumentin urgjent të paraqitur nga ABS dhe partnerët e saj në Datalog, thuhej qartë se persona të paautorizuar kishin ngarkuar në platformë dokumente false që deklaronin “dorëheqje nga ankimet”. Ky zhvillim duket se ka zbuluar një skandal të përmasave të mëdha me tenderat publikë. 

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur i duhet dhënë përgjigje pyetjes se kush kushte interes që ABS e Gerond Meçes të tërhiqej nga ankimimet? 

Ankesat për tenderat kanë prekur drejpërdrejtë kompaninë e Ermal Beqirit dhe vetë AKSHI-n që nuk po merr dot shërbimet e tenderuara. 

Prej më shumë se një dekade, emri i Gerond Meçes është i lidhur ngushtë me tenderat e AKSHI-t. ABS ishte kontraktori kryesor i Agjencisë deri në vitin 2023, kur befas iu mbyll çdo derë e fondeve publike. Vendin e tij e mori Soft & Solution, e Ermal Beqirit.

Që nga ajo kohë, ABS ka ankimuar pothuajse çdo tender të AKSHI-t, duke e çuar Agjencinë thuajse në një kolaps të plotë me prokurimet. Por teksa AKSHI nuk ka arritur të mbyllë dot asnjë procedurë të madhe, Soft & Solution ka vazhduar të fitojë kontrata me vlerë miliona euro.

Pikërisht në këtë pikë, ndërhyrja e paautorizuar në llogarinë e ABS për të tërhequr ankimet duket se favorizon drejtpërdrejt Ermal Beqirin dhe AKSHI-n.

Dyshimet bëhen edhe më të forta nëse shohim historikun e të dyve, si të Ermal Beqirit ashtu edhe të AKSHI-t.

Përsa i përket AKSHI, disa skandale të njëpasnjëshme kanë treguar se sistemet e saj janë piratuar në forma të ndryshme, siç ishte sulmi i iranianëve. 

 Ndërsa Ermal Beqiri, para se të bëhej fituesi i madh i tenderave të IT-së, ka qenë një figurë e lidhur me çështje delikate të sistemeve kompjuterike shtetërore.

Në vitin 2011, inxhinieri elektronik nga Gjirokasta, në atë kohë 30 vjeç, dhe drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, u përzgjodh si një prej ekspertëve në procesin që po zhvillohej në Gjykatën e Lartë ndaj ish.zv.kryeministrit, Ilir Meta.

Ekspertiza e tij dhe ekspertëve tjerë konkludoi se  video-përgjimi i bërë nga Dritan Prifti kishte pasur ndërhyrje. Falë këtij konkluzioni Ilir Meta u shpall i pafajshëm. 

Në fund të vitit 2013, emri i Beqirit u përmend në të ashtuquajturin “skandal i serverit të Tatimeve”, ku deputeti Spartak Braho dhe eksperti Ermal Beqiri hynë në ambientet e serverit qendror për një kontroll të dyshimtë. Më pas, u zbulua se Beqiri kishte qenë këshilltar informatik pranë kabinetit të kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, dëshmi të bëra publike në Komisionin Hetimor Parlamentar të vitit 2016 për “serverin e Tatimeve” e lidhën Beqirin edhe me auditime të tjera sensitive, së bashku me persona pranë politikës. Hetimet penale të asaj kohe nuk provuan ndërhyrje të paligjshme, por mbi emrin e tij u ngritën dyshime të shumta. 

Në vitin 2015 ai shfaqet si drejtor i IT-së në Drejtorinë e Hipotekës, dhe pikërisht gjatë asaj periudhe kompania Soft & Solution nisi të fitonte tendera të njëpasnjëshëm në atë institucion. Raportime mediatike të kohës aludonin se Beqiri mund të fshihej pas Soft & Solution, ndonëse zyrtarisht ajo ishte në pronësi të një bashkëpunëtoreje të tij.

Tani, lufta mes tij dhe Gerond Meçes ka vënë edhe njëherë në dyshim sigurinë e sistemeve kompjuterike shtetërore që menaxhohen nga AKSHI. 

Nëse një kompanie private që mbron infrastrukturën kibernetike të shtetit, si ABS, mund t’i hyhet në llogari në e-Albanja dhe t’i manipulohen dokumentat, siguria dhe serioziteti i AKSHI kanë prekur fundin. 

Imagjinoni se çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë për të dhënat e tyre personale. 

Hyrja e paautorizuar për të tërhequr ankimet nuk është vetëm një hile për ta nxjerrë ABS nga loja, por ajo zbulon se me çfarë shteti kemi të bëjmë dhe se si mund të manipulohet me kaq lehtësi edhe një  platformë shtetërore, të cilën AKSHI e promovon si “garant” të shërbimeve online dhe si hallkë kyçe të qeverisjes digjitale.

Se kush hyri në sistem dhe si arriti ta bënte, këtë mund ta thotë vetëm AKSHI i Mirlinda Karçanajt. Kush do të përfitonte? Kjo pyetje s’ka nevojë për përgjigje. /Zoom.al

Surprizë!! Fejohet çifti i njohur i showbizit: Do të martohemi!

Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martën, 26 gusht, përmes një postimi të përbashkët në Instagram.

Lajmi ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave të çiftit në mbarë botën.

Në postimin e tyre, Kelce shihet duke u gjunjëzuar përballë Swift, ndërsa këngëtarja përqafon fytyrën e tij me dashuri. “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i palestrës po martohen,” shkruan çifti me shaka në përshkrim. Fotot e tjera të postuara tregojnë çiftin duke u përqafuar në një kopsht të mbushur me lule dhe Swift duke treguar unazën e saj të madhe të fejesës.

Ky moment vjen pas rreth dy vitesh lidhjeje mes yjeve, të cilët kanë qenë shpesh të kapur nga aparatet e fotografëve, por gjithmonë kanë mbajtur një pjesë të jetës private larg vëmendjes së publikut. Fansat kanë shpërthyer në komentet e Instagram-it, duke uruar çiftin dhe duke vlerësuar historinë e tyre romantike.

Fejesa e Taylor Swift dhe Travis Kelce shënon një kapitull të ri në jetën e tyre, ndërsa të dy duket se janë gati të ndërtojnë së bashku një jetë dhe një të ardhme të lumtur, duke mbajtur dashurinë dhe humorin që i ka karakterizuar gjithmonë. Zoom.al/