Aplikacion
Ndahet nga jeta Bujar Tafaj, një nga figurat e njohura të futbollit shqiptar.
Tafaj ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.
Ish-portieri dha një kontribut të rëndësishëm për ekipin e Tiranës gjatë viteve ’60-’70, kur fitoi 3 tituj kampion me klubin bardheblu.

Përveç Tiranës, Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar.
Pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta, ekipi i Tiranës i ka dedikuar një postim, duke shprehur ngushëllime për humbjen./ Zoom.al
EMRI/ Kush është 66-vjeçari që u përplas për vdekje në VorëIdentifikohet 66-vjeçari që humbi jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të shtune në Vorë, Tiranë.
Burime për Zoom.al konfirmojnë se viktimë mbeti Kujtim Luka.
Ai u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga 53-vjeçari Jani Tanushi.
Kujtim Luka po kalonte rrugën në këmbë në momentin e aksidentit.
Shoferi Jani Tanushi u shoqërua nga policia pas ngjarjes për të dhënë dëshminë e tij për aksidentin./ Zoom.al
Aksident tragjik në Vorë, vdes një personNjë aksident i rëndë rrugor u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në Vorë.
Një person humbi jetën teksa po kalonte rrugën. 66-vjeçari me inicialet K. L. U përplas nga një makinë që drejtohej nga një 53-vjeçar.
Shoferi u shoqërua nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë detaje për aksidentin fatal./ Zoom.al
Sesioni i ri parlamentar, ja kur pritet të jetë seanca e parë plenareMuaji shtator shënon hapjen e legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025.
Kuvendi i ri përbëhet nga 140 deputetë, prej të cilëve 72 janë për herë të parë në parlament, një tregues i dukshëm i rinovimit të skenës politike dhe përpjekjes për përfaqësim më të gjerë.
Shumica e re parlamentare e krijuar pas zgjedhjeve reflekton një realitet të konsoliduar politik: Partia Socialiste me 83 mandate ruan kontrollin e Kuvendit, ndërsa Partia Demokratike me 50 mandate mbetet forca kryesore opozitare. Mandatet e mbetura i përkasin partive më të vogla, si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.
Seanca hapëse do të mbahet brenda 20 shtatorit dhe do të jetë konstituive, pa debate, dhe do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, në këtë rast Sali Berisha.
Opozita gjatë ditëve të fundit ka nisur diskutimet për strategjinë që do të ndjekë koalicioni opozitar gjatë sesionit të ri. Flamur Noka është takuar me Tedi Blushin për të biseduar për bashkëpunimin politik që do të kenë gjatë këtij sezoni të ri./ Zoom.al
Nuk u fut dot në Parlament/ Adriatik Lapaj: Ndihem i tradhtuar nga Endri ShabaniKryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që mandatin t’ia japë Anila Dajkos.
Lapaj u shpreh se vendimi përbën një padrejtësi ndaj lëvizjes që ai përfaqëson dhe theksoi se ndjehet i tradhtuar nga ish-miku i tij, Endri Shabani.
“Kam 12 vite që e njoh, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë nga ai”, tha Lapaj, duke shtuar se kjo ishte arsyeja pse uli vigjilencën.
Sipas tij, beteja e lëvizjes nuk lidhet me një mandat të vetëm, por me listat e hapura dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Pjesë nga fjala e Lapajt
Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë. Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.
U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament. Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer. Na u bë padrejtësi, politika shqiptare na ka borxh 7 mandate. Njerëzit e dinë të vërtetën. Kodi Zgjedhor do ndryshojë në Shqipëri. 80 mijë shtetas që kanë votuar për ne dhe nuk përfaqësohen, për shkak të ligjit elektoral dhe për një politikë, që bën pazare./ Zoom.al
Turistët rrezikojnë të mbyten në det, momenti kur shpëtohen nga policia (VIDEO)Policia Kufitare ka shpëtuar jetën e disa turistëve, që kishin ngelur në det.
Në Sarandë, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij pësoi defekt dhe filloi të merrte ujë. Shërbimet kufitare bënë të mundur shoqërimin e kapitenit në breg dhe rimorkimin e jahtit drejt Portit të Limionit.
Ndërsa në zonën e Shën Andreut, disa turistë mbetën të rrezikuar për shkak të dallgëve të forta, ndërsa ndodheshin në një mjet lundrues. Policia Kufitare i transportoi në breg në mënyrë të sigurt dhe ankoroi mjetin e tyre në molin e Palasës./ Zoom.al
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.
Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë./ Zoom.al
Rruga Delvinë–Sarandë u bë skenë e një tragjedie të dyfishtë. Motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, vetëm 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën në një aksident fatal, duke lënë pas dhimbje në familje.
Detaje rrëqethëse mësohen për ngjarjen, ku vetëm pak orë para se të niseshin, gjyshja u kishte thënë fjalë që sot tingëllojnë profetike: “Mos ikni, kam parë një ëndërr të keqe.”
Policia tha se përplasja u shkaktua nga një “Audi” i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme. Testet konfirmuan se ai ishte nën efektin e alkoolit dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë, duke kryer një parakalim të gabuar. Goditja i mori jetën menjëherë dy të rejave./ Zoom.al
Flet shqiptari që vrau gruan në Greqi: Më tha se fëmija nuk ishte i imi40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci ka pranuar para grupit hetimor se ka vrarë gruan e tij, Marjola Nakolecin.
Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Greqi, ku 36-vjeçarja u vra me thikë në prani të dy fëmijëve të mitur.
Autori ka deklaruar para autoriteteve se gruaja ishte shtatzënë, por sipas tij fëmija nuk ishte i tiji. Ai pretendon se viktima ia kishte pranuar vetë një lidhje jashtëmartesore, çka e shtyu në aktin fatal.
“E doja në mënyrë patologjike, nuk doja ta vrisja, vetëm ta trembja. Por kur më tha se fëmija nuk ishte i imi, mu errën sytë”, ka thënë 40-vjeçari, sipas mediave greke.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e çiftit, ku ishin të pranishëm edhe fëmijët. Vajza e tyre ka rrëfyer mes lotësh se e pa të ëmën teksa kërkonte ndihmë, ndërsa babai e sulmoi me thikë. 40-vjeçari u vu në pranga disa orë pas ngjarjes./ Zoom.al
Përplasjet për Bellingham, Dortmund merr vendiminBorussia Dortmund u përball me një situatë të pazakontë pas barazimit 3-3 ndaj St Pauli.
Shkak u bë Jobe Bellingham, i cili u zëvendësues pas pjesës së parë nga trajneri Niko Kovac.
Kjo nuk u prit aspak mirë nga babai i futbollistit, Mark Bellingham, i cili pas ndeshjes zbriti në dhomat e zhveshjes dhe u përplas me drejtorin sportiv, Sebastian Kehl, ndërsa kërkoi edhe takim me trajnerin.
Ai madje shpërtheu ndaj Niko Kovac, me të cilin kërkoi takim pas ndeshjes. Sipas tij, tekniku kroat ishte shkaku që ekipi nuk fitoi, ndërsa e akuzoi edhe për zëvendësimin e të birit.
Pas këtij incidenti klubi ka dalë edhe me një vendim. Prindërve të të gjithë futbollistëve u ndalohet të zbresin në dhomat e zhveshjes, për të mos u përsëritur e njëjta situatë.