Aplikacion
Jo më larg se gati një vit më parë, gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji, që u nda nga jeta këtë të shtunë do të publikonte një shkrim për vdekjen.
Më 3 tetor të vitit 2024, Zheji përshkruante mes rreshtave, si të ishte një postulat parashikimi për tragjedinë e tij të ndodhur këtë shtunë, duke e përshkruar si një fenomen që vjen befas dhe shfaqet si një “Zonjë madhështore”.
Shkrimi i plotë:
Ka pak raste të rralla, ku njeriu i vogël, apo njeriu i vetëpandehur i madh, zhubroset, tkurret dhe vjen befas në vete!
Krenare dhe me vështrim të tejpërtejshëm, duke kërrusur në trup dhe në fytyrat e vrerosura, madhështitë e rreme të viktimave të saj të ardhshme.Dhe zagarët ndjehen zagarë dhe jo ndonjë kafshë tjetër.
Dhe kobrat ndjehen nëpërka tinzare e të pabesa, kokëulura dhe banuese të vrimave të fshehta ku thurrin planet e kafshimeve të ardhshme helmuese…
Dhe titullarët e pushtetit trullosen dhe ndjehen Askushi, kur shohin në sytë pa sy Mbretëreshën e Zezë.
Këtë Zonjë madhështore që një ditë vendos Drejtësi Hyjnore, mbi vampirët hipokritë të së përditshmes, ngjeshur dhe fshehur fort mirë, mbas kostumeve dhe kollareve të shtrenjta.
Ata, kinse të vrerosur, parakalojnë kokëulur, në funeral, buzë Zonjës Madhështore, Mbretëreshës së Zezë, me duart me unaza të arta, që ju fshehin paq njollat e gjakut që nuk ju lahen dot.
Ajo qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim.
Dhe Mbretëresha, që lodron si fllad në atë log të përzishëm, dëgjon lutjet e tyre të heshtura, që ta shtyjnë sa më shumë takimin me të, të Pakorruptueshmen Absolute!
Por Ajo, e Madhërishmja, vazhdon të lodrojë si fllad, mbi atë gumëzhitje milingonash, gjarpërinjsh e hienash dhe përkëdhel ëmbël veç ata, që njerëzisht vuajnë vërtetë për të ndjerin që Ajo ka ardhë të marrë me vete…
Këtë perceptim ndjeva kur sodisja Funeralin e Shtetit për Ismail Kadarenë në udhëtimin e tij ndërmjet dy Botëve.
Shkrimtari i mprehtë dhe ironik, virtuoz dhe vetmitar në më të shumtën e jetës së tij, vështroi së fundmi shumë nga personazhet që kishte qesëndisur dhe tallur, të mbanin rradhën në funeralin e tij.
Në të vërtetë, kjo është hakmarrja e tmerrshme e mikrobotës, ndaj atyre që i kanë shpërfillur së gjalli, ju vijnë në funeral, duke ja trazuar qetësinë që lipset në këto raste.
Ndaj dhe e mirëkuptova thellësisht Helena Kadarenë, që largoi turmën e Hiçave të shumtë, në çastet e shkurtra të ndarjes me Ismailin e saj.
Kush nuk kupton, nuk është më puna ime!/ Zoom.al
Chiara Ferragni publikon foton e parë me partnerin e riChiara Ferragni ka postuar foton e saj të parë me Giovanni Tronchetti Provera, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre pothuajse një vit pas divorcit të saj nga Fedez.

Të shtunën, më 23 gusht, influencuesja italiane ndau një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke përqafuar trashëgimtarin e Pirellit në det, me sfondin romantik të një perëndimi dielli.
Zërat për një marrëdhënie mes Ferragni-t dhe Tronchetti Provera-s nisën në nëntor të vitit 2024, kur u publikuan fotografi që i tregonin ata duke u puthur. Që atëherë, spekulimet për jetën e saj personale kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa çifti zgjodhi të mos komentojë publikisht.
Postimi i Chiara Ferragni-t vjen vetëm dy javë pas atij të ish-bashkëshortit të saj, Fedez, i cili prezantoi partneren e tij të re, Julia Honneger, përmes një postimi në Instagram gjatë pushimeve të tyre në Sardenjë.
Do të tërheqin paratë si me magnet, ja 3 shenjat e horoskopit më me fat në shtatorShtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës.
Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare.
Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat:
Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës
Muaji shtator sjell një kthesë pozitive për Demët. Ata do të ndiejnë më në fund se energjitë po punojnë në favorin e tyre. Një projekt i ri, një promovim apo një investim i menduar mirëmund të sjellin përfitime të dukshme financiare.
Këshilla: Mos kini frikë të bëni hapa të guximshëm – idetë tuaja kanë potencial të lartë për sukses!
Luani- Rritje profesionale dhe shpërblime konkrete
Puna e palodhur e Luanëve më në fund po shpërblehet. Shtatori do t’u sjellë vlerësim profesional, oferta për role më të mirëpaguara dhe shpërblime monetare, si bonuse apo prime.
Këshilla: Menaxhoni të ardhurat shtesë me mençuri – investoni në mënyrë strategjike për të garantuar sukses afatgjatë.
Akrepi- Përfitime të papritura dhe vendime të zgjuara
Për Akrepët, shtatori sjell të ardhura të papritura, ndoshta nga shlyerje borxhesh, shitje të suksesshme apo mundësi të reja për fitime. Intuita e tyre do t’i ndihmojë të marrin vendime të sakta.
Këshilla: Ndiqni instinktin, por mbani këmbët në tokë – momenti është i favorshëm për të hedhur themelet e një stabiliteti financiar afatgjatë.
Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, bëhuni gati për një muaj plot mundësi. Edhe nëse jo, mbani sytë hapur – shtatori gjithsesi mbetet periudhë e shkëlqyer për të bërë plane të zgjuara dhe për të hapur rrugën drejt një sezoni të suksesshëm. Zoom.al/
Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po na cënon integritetinUnioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj disa gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Tiranës, të cilët i ka akuzuar se kanë marrë vendime kundër “interesit publik”.
Në një deklaratë publike, UGJSH shprehet se gjuhë të tilla denigruese dhe presioni i hapur mbi gjyqtarët minojnë pavarësinë e drejtësisë dhe cënojnë parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve.
“Deklaratat që anatemojnë personalisht gjyqtarët për vendimet e tyre nuk kanë lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike. Çdo palë e pakënaqur ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, jo të bëjë gjyq publik përmes medias”, thuhet në reagimin e Unionit.
UGJSH thekson se deklaratat e kryeministrit dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia dhe krijojnë klimë frike për trupën gjyqësore.
Deklarata e plotë:
Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.
Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.
Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!
Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.
Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.
UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.
Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që iu bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato. Zoom.al/
“Më tradhtonte”/ Pamjet nga arrestimi i shqiptarit që vrau gruan në GreqiJanë publikuar pamjet e arrestimit të 40-vjeçarit shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili vrau gruan e tij në sy të fëmijëve ditën e djeshme në Volos të Greqisë.

Nga pamjet e publikuara nga mediat greke, shqiptari qëndron i shtrirë në tokë dhe me pranga në duar.
Nakoleci u gjet i fshehur në një parcelë tokë pranë shtëpisë dhe në momentin e arrestimit nuk shfaqi asnjë pendesë.
“Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj?”, u tha ai oficerëve të policisë, ndërsa i vendosnin prangat.
Autori dhe viktima kishin së bashku katër fëmijë. Zoom.al/
E mitura shqiptare humbi jetën pasi u mbyt në pishinë, flasin familjarëtDetaje të reja kanë dalë nga vdekja tragjike e 4-vjeçares shqiptare, që u gjet e mbytur në pishinën e një vile në Paksos, pranë shtëpisë ku jetonte me familjen e saj.
Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare kërkua për të dëshmuar para gjykatës.
Prokurori ngriti padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e të miturës në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe po flinin kur 4-vjeçarja u zhduk.
Të afërmit e 4-vjeçares deklaruan se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka e papritur dhe ndodhi brenda pak minutash.
Të afërmit, sapo kuptuan zhdukjen e vajzës, njoftuan policinë dhe filluan kërkimin e saj me fqinjët dhe oficerët e policisë, por pa sukses.
4-vjeçarja u gjet pa ndjenja pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë familjare, nga kuzhinieri që kishte shkuar atje për të punuar.
Mjekët e Qendrës shëndetësorë të Paksosit bënë përpjekje për ta sjellë në jetë të miturën por nuk ja dolën.
PROFIL/ Kush ishte Artur ZhejiI lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.
Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.
Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohej.
Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë. Zoom.al/
Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Policia jep detajePolicia e Sarandës ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, i lindur më 26.09.1961 dhe banues në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marrë Zhejin në afërsi të “Restaurant Layos”, në rrugën Butrinti, pasi ai kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Zheji vuante nga diabeti, thuhet në njoftim.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, Artur Zheji ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit.
Autoritetet kanë nisur procedurat për verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjeko-ligjore./ Zoom.al
E PAPRITUR/ Ndërron jetë gazetari dhe analisti i njohur Artur ZhejiËshtë ndarë nga jeta në moshë të re gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji.
Sipas informacioneve paraprake, Zheji ka ndërruar jetë në qytetin e Sarandës, ku ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”.
Shkak dyshohet se ka qenë pësimi i një arresti kardiak.
Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por ka mbërritur pa shenja jete./ Zoom.al
Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të nënës së saj.
36-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty.
“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën.
Ndërkohë, Pandeli Nakoleci vijon të jetë në arrati.
40-vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, po kërkohet intensivisht nga policia greke, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet.
“Autoritetet tani e konsiderojnë të mundshme që autori 40-vjeçar i vrasjes brutale në Volos mund të jetë vetëvrarë, pas vrasjes së tmerrshme të gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve”, raportojnë mediat greke, duke marrë parasysh dhe të shkuarën e Pandeliut.
Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Zoom.al/