Aplikacion
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, hodhi poshtë raportin e mbështetur nga OKB-ja që shpall ekzistencën e urisë në disa zona të Rripit të Gazës, duke e quajtur atë “një gënjeshtër të hapur”.
Netanyahu tha se raporti i publikuar nga Integrated Food Security Phase Classification (IPC), sipas të cilit të paktën 514 mijë persona po përjetojnë uri, injoron hapat humanitarë që Izraeli ka ndërmarrë javët e fundit.
“Izraeli nuk ka një politikë urie, Izraeli ka një politikë për të parandaluar urinë”, deklaroi Netanyahu në një reagim zyrtar.
Uria ka prekur një zonë të Gazës dhe ka gjasa të përhapet gjatë muajit të ardhshëm, sipas një vlerësimi të publikuar të premten nga një monitor ndërkombëtar i urisë.
Ky zhvillim pritet të rrisë presionin ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihmë humanitare në enklavën palestineze të shkatërruar nga lufta.
Aksident i rëndë në Nju Jork, autobusi përmbyset në autostradë, ka viktima dhe të plagosurNjë aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në SHBA, ku një autobus turistik që po kthehej në Nju Jork nga Ujëvarat e Niagarës u përmbys në një autostradë kryesore, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Sipas raportimeve të Sky News, autobusi me mbi 50 pasagjerë u përmbys në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit Buffalo.
Disa pasagjerë janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbeten ende të bllokuar brenda. Operacionet e shpëtimit janë në vijim.
“Ka disa të plagosur rëndë dhe, siç sapo u njoftua nga policia, edhe disa viktima,” deklaroi sherifi i qarkut Erie, Mark Poloncarz, në platformën X.
Disa nga pasagjerët raportohet se janë hedhur jashtë autobusit në momentin e përmbysjes.
Policia dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Ende nuk është bërë e ditur identiteti i viktimave apo numri i saktë i të plagosurve. Zoom.al/
“Pa mesazhin në telefon”, zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqiI varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia!
Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve,36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.
Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur pas krimit, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.
Sipas informacioneve që mediat greke kanë siguruara, oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë kanë kthyer vëmendjen te pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos. Qëllimi është të hartëzohet rruga e ndjekur nga autori menjëherë pas krimit, kur ai iku në këmbë për të shmangur arrestimin.
Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.
Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës.
Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.
Çfarë thonë dëshmitarët okularë?
“Dëgjova fëmijët, duke vrapuar poshtë shkallëve”, thanë dëshmitarët. “E pashë në verandë, duke vrapuar. Pastaj, dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar”, thanë ata.
Një fqinj i çiftit përshkruan për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.
“Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte këtu me një mjet të mprehtë në duar duke shkuar në anën tjetër dhe duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur”, shton një tjetër banor i zonës.
Si ndodhi krimi?
40-vjeçari, me goditje të përsëritura me një thikë, i mori jetën gruas së tij para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç, duke kapluar një qytet të tërë në zi.
Vajza e madhe foli për gegonota.news, duke deklaruar se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, kur më pas 40-vjeçari mori një thikë dhe e ka goditur në qafë dhe shpinë.
“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
Më konkretisht, sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe autori e sulmoi 36-vjeçaren me një thikë. Ajo vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua mbi një vetratë xhami, duke e thyer dhe duke marrë plagë edhe prej copave të tij.
Pasi la pas trupin e përgjakur të gruas së tij, autori i krimit iku në Rrugën Gladstone. Sipas burimeve nga Spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë mbi xham.
Fëmijët janë të tronditur!
Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm… njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.
Komuniteti vendas po i ndjek zhvillimet me tronditje. Askush nuk e priste që familja të zhytej në një tragjedi të tillë, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje në të kaluarën. Zoom.al/
U zhduk pas përfundimit të Big Brother, “bëhet i gjallë” Ledion LiçoModeratori i “Big Brother VIP Albania”, Ledion Liço, ka mbajtur një profil të ulët në jetën publike që nga përfundimi i programit, duke lënë shumë pyetje për ndjekësit e tij.
Pas përfundimit të spektaklit, Liço ka qenë i rezervuar në daljet e tij publike, duke shmangur çdo lloj interviste ose deklarate që mund të ndihmonte në sqarimin e situatës së tij aktuale.
Arsyet e kësaj heshtjeje mbeten të paqarta, duke krijuar një atmosferë misteri rreth tij. A është kjo një strategji për të rritur interesin e publikut, apo ka diçka më shumë pas kësaj heshtjeje?
Megjithatë, orët e fundit, ai ka ndarë një fotografi nga pushimet e tij, duke shfaqur një moment relaksimi dhe duke dhënë një shenjë se ai është ende aktiv, pavarësisht heshtjes së tij të gjatë.
Kohëve të fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se moderatori po përjeton një krizë në martespn me trashëgimtaren e Top Chanel, Sara Hoxha.
Megjithatë, orët e fundit, ai ka ndarë një fotografi nga pushimet e tij, duke shfaqur një moment relaksimi dhe duke dhënë një shenjë se ai është ende aktiv, pavarësisht heshtjes së tij të gjatë. Zoom.al

Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes një postimi të gjatë në Facebook, Meta e cilësoi vendimin si “mashtrim publik” dhe akuzoi gjyqtarin Erjon Çela se ka vepruar si “noter i SPAK-ut” dhe jo si gjykatës i pavarur.
“Ky pretendim është një mashtrim i pacipë, i shkruar nga noteri që paguhet si gjykatës. Përveç Petrit Vasilit, asnjë nga dëshmitarët nuk është anëtar i Partisë së Lirisë. Ky është një justifikim i turpshëm për pengmarrjen time politike, në shërbim të Edi Ramës,” shkroi Meta.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk do ja vlente të merresha publikisht me Erjon Çelën, i cili edhe pse paguhet si gjykatës bën veçse noterin e SPAK-ut për të tretën herë, kundër meje por edhe kundër procesit të rregullt ligjor që duhet të garantojë si gjykatës.
Por nuk mund të hesht përpara një mashtrimi të pacipë të shkruaj prej tij, sipas diktatit të “Afërmendshit” (Altin Dumani), pikërisht alibisë se lirimi im për shkak të funksionit si President i Partisë së Lirisë mund të sjellë intimidimin e gjoja dëshmitarëve, që janë anëtarë të Partisë së Lirisë.
E theksoj se përveç Z. Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot.
Pra, ky pretendim i akuzës dhe çuditërisht, por jo dhe kaq çuditshëm, i konfirmuar në mënyrë të paturpshme nga noteri që paguhet si gjykatës është një mashtrim publik që kërkon të justifikojë pengmarrjen time për interes të regjimit mafioz të Edi Ramës.
Ne do të ruajmë konfidencialitetin deri në seancën paraprake të gjykimit dhe pastaj do të bëjmë publike të gjitha mashtrimet e “Afërmendshit” dhe të gjitha gjallesave të regjimit, që gjoja janë “prova të gjalla” por që në fakt nuk kanë asgjë kundër Ilir Metës.
Ndërsa gjallesat mashtruese të regjimit do të jenë çdo ditë në gjykimin e opinionit publik për mashtrimet e tyre dhe problemet që kanë me ligjin dhe të vërtetën.
Këto gjoja “prova të gjalla” të “Afërmendshit” do të jenë prova e vërtetë e farsës gjyqësore të shekullit: ZERO prova, ZERO fakte penale dhe ZERO dëshmitarë kundër Ilir Metës.
Partia e Lirisë duhet të përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.
Vendimi i GJKKO-së
Më herët, GJKKO publikoi vendimin e arsyetuar, ku theksohej se rreziku i ndikimit të Metës mbi provat dhe dëshmitarët mbetet i lartë, pasi një pjesë e tyre janë ende aktivë në subjektin politik që ai drejton. Gjykata theksoi gjithashtu se “pozita procedurale e të pandehurit është rënduar pas ngritjes së akuzave dhe përfundimit të hetimeve”.
Në vendim nënvizohej se “pushteti dhe lidhjet e Metës, si ish-president dhe drejtues partie, krijojnë mundësi praktike për të ndikuar tek dëshmitarët dhe për të cenuar procesin gjyqësor”.
I prenë veshin 21-vjeçarit/ Si nisi sherri në TiranëDetaje zbardhen nga ngjarja e rëndë ndodhur në Tiranë, ku tre persona dhunuan një 21-vjeçar.
Tre personat Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj pas një konflikti që kanë pasur me 21-vjeçarin, që zanafillën e ka pas në rrjetet sociale, (Instagram), i kanë shkuar pranë banesës dhe e kanë dhunuar me sende të forta.
I riu ka pasur shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia arrestoi tre autorët që akuzohen për “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Zoom.al/
Zbardhen mesazhet tronditëse të mjekëve pas vdekjes së aktorit të njohur: Sa do paguaj ky?!Hetimet mbi vdekjen e aktorit të njohur të serialit Friends, Matthew Perry, kanë zbuluar mesazhe shqetësuese mes mjekëve dhe personave të tjerë të akuzuar për furnizimin e tij me ketaminë.
Sipas dokumenteve të bëra publike, një prej mjekëve, Dr. Salvador Plasencia, e ka quajtur aktorin “idiot” në një mesazh privat dhe ka pyetur kolegun e tij se “sa do të ishte i gatshëm të paguante ky moron”.
Në një tjetër komunikim, ai shprehej se donte të ishte “burimi kryesor” i Perry-t për ketaminë, duke treguar qartë se motivi kryesor ishte fitimi financiar dhe jo kujdesi mjekësor.
Prokurorët theksuan se ky rast tregon shfrytëzimin e varësisë së një individi nga profesionistë të shëndetit, duke rrezikuar seriozisht jetën e aktorit. Në rrjetin e furnizimit ishin përfshirë edhe asistenti personal i Perry-t, një regjisori dhe një furnizuese droge e njohur si “Ketamine Queen”, të cilët tashmë përballen me akuza të rënda.
Disa prej të akuzuarve kanë pranuar fajin ose janë në proces marrëveshjesh me drejtësinë, ndërsa dënimet e tyre pritet të shpallen në muajt e ardhshëm. Rasti ka shkaktuar një debat të gjerë mbi etikën mjekësore, sigurinë e personazheve publikë dhe marrëdhënien shpesh të rrezikshme mes mjekëve dhe yjeve të Hollywood-it.
Matthew Perry u gjet i pajetë në tetor 2023 në shtëpinë e tij në Los Angeles, ndërsa shkaku i vdekjes u përcaktua si mbidozë aksidentale me ketaminë.
Aktori i njohur Van Damme bën shqiponjën në nder të mikut shqiptarNdue Mylyshi, një 61-vjeçar shqiptar, humbi jetën tragjikisht disa ditë më parë pas një përleshjeje me qiramarrësin e tij në lagjen Itterbeek të Anderlecht, Belgjikë.
Ai ishte pronari i kafenesë së njohur lokale “Maison Haute”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, përfshirë aktorin e famshëm Jean-Claude Van Damme.
Nga një spital në Francë, ku po shërohej nga një operacion në shpinë, Van Damme u ngrit dhe bëri simbolin e shqiponjës në nder të 61-vjeçarit shqiptar.
Përmes postimit të tij, aktori shprehu ngushëllime për familjen e mikut të tij, i njohur edhe si Noel, duke treguar respekt dhe dhimbje për humbjen e tij. Zoom.al/
Ngjarje e rëndë/ Furgoni shtyp djalin 2-vjeçar në oborrin e shtëpisëNjë ngjarje tragjike ndodhi në Catanzaro, në rajonin Kalabri në Itali, ku një djalë 2-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga një furgon pranë shtëpisë së tij.
Sipas mediave italiane, fëmija ndodhej vetëm në oborr dhe kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve. Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë, por fatkeqësisht djali kishte ndërruar jetë.
Shoferi i furgonit nuk e kuptoi që e kishte goditur fëmijën dhe vazhdoi rrugën e tij.
Ai u gjet më vonë nga policia dhe, pasi u informua për pasojat tragjike të aksidentit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Zoom.al/
3 shenjat më të mençura të horoskopitVirgjëresha
Virgjëreshat analizojnë çdo detaj, prandaj këshillat e tyre kanë gjithmonë peshë. Ata dinë të kombinojnë praktikën dhe logjikën.
Peshorja
Peshoret shohin të dyja anët e çdo historie dhe sjellin ekuilibër në biseda. Mençuria e tyre qëndron në aftësinë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Ujori
Ujorët janë vizionarë. Këshillat e tyre shpesh tingëllojnë të pazakonta, por tregojnë një kuptim më të thellë të jetës./ Zoom.al