Aplikacion
Momente paniku janë regjistruar sot në një fluturim të kompanisë Wizz Air, që ishte nisur nga Alicante drejt aeroportit Fiumicino në Romë.
Sipas mediave italiane, avioni hasi turbulenca të forta dhe vështirësi gjatë fazës së uljes mbi kryeqytet, për shkak të motit të keq që ka përfshirë zonën. Pas disa tentativash të dështuara për të mbërritur në Romë, piloti mori vendimin të devijojë fluturimin drejt aeroportit të Bolonjës.
Pas uljes së sigurt në Bolonjë, pasagjerët kanë qenë të gjithë jashtë rrezikut dhe nuk raportohen të lënduar. Kompania ka organizuar më pas transporte alternative për t’i çuar udhëtarët në destinacionin e tyre përfundimtar. Zoom.al/
https://www.instagram.com/reel/DNnSEYxo-id/?igsh=anhlbHgxZXk2ZG85
Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallatiDy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës.
Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër se si paraqitet gjendja e tij.
Ndërkohë, pranë Shkollës së Muzikës në Vlorë, një grua është hedhur nga ballkoni i një banese, ku dyshohet se ka gjetur vdekjen në vend. Zoom.al/
“Serbia në prag të luftës civile”Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike në Serbi, ku protesta masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiç po përshkallëzohen çdo ditë.
I ftuar në studion e “News24”, Bytyçi e cilësoi situatën si të jashtëzakonshme dhe në prag të një konflikti të brendshëm.
“Mbështetësit e Vuçiçit po përleshen me studentët protestues në rrugë. Këto skena nuk janë parë as në Shqipëri në momentet më të tensionuara të historisë së saj. Në Serbi, mbrohet një diktator përmes dhunës. Mjafton një shkëndijë dhe askush nuk e di se si mund të përfundojë,” paralajmëroi ai.
Bytyçi theksoi se një destabilizim i mundshëm në Serbi do të kishte pasoja të menjëhershme për rajonin, veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Çdo zhvillim negativ në Serbi reflektohet automatikisht në fqinjësi. Ai ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë, duke dëmtuar procesin e integrimit evropian për të gjithë rajonin,” u shpreh ai.
Çfarë tregon aroma e trupit për shëndetin tonëNjerëzit lëshojnë një sërë komponimesh kimike me aromë të keqe përmes poreve dhe frymëmarrjes sonë.
Disa prej këtyre mund të jenë një shenjë se po përjetojmë një problem shëndetësor. Megjithatë, sinjalet e aromës mund të përdoren potencialisht për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve .
Ideja që sëmundjet mund të kenë aromë mund të tingëllojë e çuditshme, por rasti i skocezes Joy Milne konfirmon atë që mund të mos e kishim besuar deri më tani.
Milne, një ish-infermiere, zbuloi se mund ta diagnostikojë sëmundjen e Parkinsonit nëpërmjet nuhatjes. Kur burrit të saj iu diagnostikua sëmundja e Parkinsonit, ajo vuri re një aromë të re dhe dalluese. Më vonë, kur mori pjesë në një takim të grupit të pacientëve, vuri re se të gjithë pjesëmarrësit kishin të njëjtën aromë.
Aftësia e saj ishte një “mjet” i dobishëm për një studim të ri, siç raporton BBC: me 12 bluza, gjysma e të cilave ishin veshur nga pacientët me sëmundjen e Parkinsonit. Milne i identifikoi saktë, madje edhe para se disa pacientë të diagnostikoheshin. Sot, shkencëtarët po përdorin vëzhgime të tilla për të zhvilluar teste për zbulimin e sëmundjeve përmes nuhatjes.
Disa sëmundje kanë një erë karakteristike aq të fortë sa mund të perceptohet: p.sh. fryma e pacientëve me diabet mund të mbajë aromën e një “molle të kalbur” për shkak të akumulimit të ketoneve.
Dështimi i mëlçisë shpesh shkakton një erë të pakëndshme në frymëmarrje ose në urinë. Nga ana tjetër, një erë amoniaku mund të tregojë sëmundje të veshkave.
Për më tepër, disa infeksione, të tilla si kolera, shkaktojnë aroma karakteristike në jashtëqitje, ndërsa tuberkulozi bën që frymëmarrja të ketë erë birre dhe lëkura të ketë erë kartoni të lagësht.
Shkencëtarët vazhdojnë të zhvillojnë teste që do t’i përdorin këto ndryshime për të diagnostikuar sëmundje të tilla si goditjet në tru, sëmundja e Parkinsonit, diabeti dhe madje edhe malaria, duke e bërë nuhatjen një burim informacioni në zhvillim për diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shëndetit tonë. Zoom.al/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës – për zgjedhjet lokale të tetorit.
Rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), e kanë kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të tetorit.
Duke folur në mbledhjen e KQZ-së, ku pritet të votohet për certifikimin apo jo të partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit, Sami Kurteshi tha se mbi “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”.
Kurteshi e ka kundërshtuar kandidaturën e Sasha Millosheviqit nga Lista Serbe për kryetar të Novobërdës, duke thënë se ai ishte emëruar nga qeveria serbe për kryetar të komunës së Gjilanit, komunë kjo paralele serbe.
Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin
“Ky luan rol dyfish”, tha Kurteshi. “Ky punon në institucione të një shteti që ka synime agresive edhe ushtarake ndaj Republikës së Kosovës”.
Ai ishte emëruar për kryetar të Gjilanit nga Qeveria serbe më 27 shkurt 2020, si “kryetar i Organit të Përkohshëm të Komunës së Gjilanit”.
Anëtari tjetër i Vetëvendosjes, Alban Krasniqi, tha se Lista Serbe është “dorë e zgjatur e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq” dhe se ajo nuk lufton për interesat e serbëve të Kosovës.
“I lus kolegët e mi të votojmë kundër certifikimit të Listës Serbe”, tha ai.
Zyra e Partive Politike në KQZ – e cila ka për obligim të shqyrtojë aplikimet e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje – ka rekomanduar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Anëtarja e KQZ-së nga Lista Serbe, Gordana Llaban, tha se nëse zyrës i është thënë se të gjithë kanë kaluar filtrat dhe se të gjithë kandidatët janë të rregullt, atëherë duhet të certifikohen të gjithë kandidatët.
“Nëse ekzistojnë çfarëdo dëshmish, le të kryejnë institucionet punën e tyre. Mendoj se janë përdorur shumë fjalë të rënda. Duke ju dëgjuar juve si flisni, pas kësaj unë mendoj se asnjë serb më nuk do të mbetet serb, pa u quajtur terrorist apo kriminel. Më intereson nëse i keni kontrolluar kështu listat e çdo partie. A ka kriminelë në ndonjë parti tjetër, apo janë të gjithë vetëm në Listën Serbe? Nuk mund ta lejoj që populli serb në Kosovë të barazohet me një numër terroristësh apo kriminelësh. Organet që janë përgjegjëse për këtë, le t’i ndjekin kriminelët dhe le t’i arrestojnë, por nuk mund të barazohet i gjithë populli serb me kriminelët”, tha Llaban, duke iu drejtuar Kurteshit.
Kurteshi ia ktheu duke thënë se “nuk e cilësoj popullin serb terrorist, por mendoj se Lista Serbe ka të kaluar dhe të tashme terroriste”.
Ndërkohë, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, tha se ai do të abstenojë nga votimi.
“Ne si PDK abstenojmë nga certifikimi, nuk jemi për certifikim, abstenojmë nga votimi përderisa nuk kemi veprime nga institucionte e sigurisë, të cilat na tregojnë rrugën që duhet ndiqet për këtë parti”, tha Elshani.
Në prag të mbledhjes së KQZ-së, ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ia shprehu kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga çdo përpjekje për t’ua kufizuar partive serbe pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të tetorit.
Prattipati nënvizoi se është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje, duke shtuar se “jemi të shqetësuar për çdo përpjekje që ua kufizon këtë mundësi.
“Fola për këto çështje me kryeministrin në detyrë dhe i theksova vëmendjen e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje”, theksoi ajo.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor.
Vetëvendosje luftoi kundër certifikimit të Listës Serbe edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kishte certifikuar atë fillimisht.
Megjithatë, pas ankesave në instanca më të larta, Lista Serbe u certifikua dhe mori pjesë në zgjedhje, duke i fituar 9 ulëse në Kuvend. /REL/
Asllani gati për klubin e ri: Mezi po pres të fillojNë një verë të trazuar transferimesh, Kristjan Asllani ka gjetur destinacionin e tij të ri: Torino.
Marrëveshja me Granatën u finalizua si një huazim prej 1.5 milionë eurosh, me një opsion blerjeje për 12 milionë euro.
Situata ndryshoi në favor të Torinos kryesisht për shkak të vendosmërisë së vetë lojtarit. Asllani refuzoi oferta të tjera dhe, pavarësisht se ishte shumë pranë Bolonjës, vendosi të bashkohej me klubin granat.
“Jam i lumtur që jam këtu, kam ndjenja pozitive: mezi pres të filloj”, deklaroi Kristjan Asllani për Sky Sport pas vizitave mjekësore dhe përpara nënshkrimit të kontratës.
Ironia e fatit: debutimi i tij i parë do të jetë pikërisht kundër ish-klubit të tij, Interit, një sfidë që padyshim e ngacmon emocionet e mesfushorit shqiptar. Zoom.al/
Hëna e Re e 23 Gushtit, cilat janë 3 shenjat që do të ndikohen më shumëHëna e re në Virgjëreshë, më 23 gusht, do të sjellë me vete energji intensive, trazira dhe mundësi për fillime të reja për tre shenja të zodiakut.
Luani
Për shenjën e Luanit, Hëna e Re sjell zhvillime të reja në fushën profesionale. Luanët mund të marrin lajme për një rritje në detyrë, apo një ofertë të re. Megjithatë, këshillohet kujdes ndaj vendimeve të nxituara ose shpenzimeve të panevojshme. Investimet afatgjata personale mund të sjellin projekte të mëdha nëse menaxhohen me maturi.
Virgjëresha
Si shenja që pret Hënën e Re, Virgjëresha do të shohë një ndikim të thellë dhe transformues. Ky fillim i ri i shtyn Virgjëreshat të marrin në iniciativa të rëndësishme, të vendosin prioritete të qarta dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt qëllimeve personale dhe profesionale. Kjo është një periudhë ideale për vetëpërmirësim, përqendrim në mirëqenien fizike dhe emocionale, si dhe për zhvillim shpirtëror.
Demi
Demi do të ndiejë ndikimin e kësaj Hëne të Re në sferën emocionale dhe romantike. Kjo periudhë mund të sjellë njohje të papritura apo rikthim. Demët do të jenë më të hapur për emocionet dhe dëshirat e tyre, duke forcuar lidhjet personale. Në të njëjtën kohë, kjo është një periudhë shumë e favorshme për projekte krijuese, aktivitete që lidhen me artin apo hobet personale.
Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në UkrainëKërkesat e Vladimir Putinit për Ukrainën janë zbuluar nga Reuters, duke cituar burime të njohura me mënyrën e të menduarit të Kremlinit.
Sipas Reuters, presidenti rus po kërkon sa vijon:
1. Të lëshojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit,
2. Të heqë dorë nga ambiciet e saj për t’u bashkuar me NATO-n,
3. Të mbetet neutrale dhe të mbajë trupat perëndimore jashtë vendit.
Sipas të njëjtave burime të cituara nga Reuters, Putin po kërkon braktisjen e plotë të territoreve të Donbasit që mbeten nën kontrollin e Ukrainës dhe në këmbim, Rusia do të ndalonte operacionet në frontet aktuale në Zaporizhia dhe Kherson. Moska kontrollon rreth 88% të Donbasit dhe 73% të Zaporizhias dhe Khersonit, ndërsa thuhet se është e gatshme të dorëzojë pjesë të vogla të rajoneve Kharkiv, Sumy dhe Dnipropetrovsk.
Në të njëjtën kohë, Kremlini këmbëngul në angazhimet ndaj neutralitetit të Ukrainës, braktisjen përfundimtare të perspektivës së anëtarësimit në NATO dhe një garanci ligjërisht të detyrueshme se Aleanca nuk do të zgjerohet më tej në lindje. Gjithashtu shton kufizime për forcat e armatosura ukrainase dhe një ndalim të qartë për praninë e trupave perëndimore në çdo formë të misionit paqeruajtës.
Qëndrimet e Kievit
Qeveria ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht, por Presidenti Volodymyr Zelensky ka përjashtuar vazhdimisht çdo mundësi për të hequr dorë nga territori i njohur ndërkombëtarisht si ukrainas. Në deklarata, ai theksoi se Donbasi vepron si një “fortesë që ndalon përparimin e mëtejshëm rus” dhe theksoi se “tërheqja nga lindja nuk është një opsion, pasi ka të bëjë me vetë mbijetesën e vendit”.
Anëtarësimi në NATO mbetet një qëllim strategjik i sanksionuar në Kushtetutë, duke theksuar se nuk i takon Moskës të vendosë për përbërjen e ardhshme të Aleancës.
Takimi në Alaskë ishte samiti i parë ruso-amerikan në katër vjet. Donald Trump, i cili kërkon të portretizohet si një “president paqebërës”, thuhet se e sheh këtë kontakt si shansin më të mirë për t’i dhënë fund konfliktit. Ai ka njoftuar se po planifikon një takim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelensky-t, i ndjekur nga një samit trepalësh me pjesëmarrjen e tij.
Burimet ruse këmbëngulin se mesazhi për Trump ishte se Putin është “gati për kompromis”. Megjithatë, ato theksuan se nëse Kievi nuk pranon braktisjen e Donbasit, konflikti do të vazhdojë.
Pavarësisht diskutimeve, mbetet e paqartë nëse Ukraina do të pranojë lëshimin e territorit dhe nëse Shtetet e Bashkuara do të njohin territoret ukrainase nën kontrollin rus. Burimet diplomatike kujtojnë se përpjekjet e mëparshme, të tilla si negociatat e Stambollit në vitin 2022 për neutralitet në këmbim të garancive ndërkombëtare të sigurisë, kishin dështuar.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Putin ishte gati të takohej me Zelensky-n, por të gjitha çështjet duhet të zgjidhen së pari. Presidenti rus ka vënë në dyshim vazhdimisht legjitimitetin e Zelensky-t, pasi mandati i tij përfundoi zyrtarisht në maj 2024, ndërsa në Kiev ata argumentojnë se ai mbetet ligjërisht në pushtet për shkak të luftës.
Në të njëjtën kohë, Britania, Franca dhe Gjermania shprehin skepticizëm në lidhje me qëllimet e vërteta të Putinit.
Sipas analistëve, kërkesa për tërheqjen e Ukrainës nga Donbasi është një opsion politikisht dhe strategjikisht i pamundur për Kievin. “Ambienti i dukshëm për paqe mund të jetë më shumë një shfaqje për Trump sesa një vullnet i vërtetë për kompromis”, vërejnë ata, duke vlerësuar se vetëm një proces negociatash substanciale do të tregojë nëse ka vend për një zgjidhje. Zoom.al/
PAMJET/ Makina përplaset me murin e shtëpisë, një person futet me urgjencë në sallën e operacionitNjë aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Ndërnënas të Libofshës.
Një automjet tip “Citroen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar urgjent në Spitalin Rajonal Fier.
Një prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në sallë.
Policia dhe hetuesit janë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./ Zoom.al
E pazakontë/ Dy vajza dhunojnë me grushte dhe gurë të riun në KsamilNjë rast i rrallë dhune është regjistruar në Ksamil.
Policia njoftoi se një 19-vjeçar është dhunuar nga dy vajza të moshës 18 dhe 22-vjeçare.
Ato e kanë goditur të riun me grushte dhe gurë.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive banale dhe ndaj dy vajzave ka nisur hetimi./ Zoom.al