zoom

Day ArchiveNdahet nga jeta gjyqtari i njohur Frank Caprio

Gjyqtari i famshëm amerikan, Frank Caprio, i njohur për vendimet e tij humane dhe stilin e veçantë të drejtësisë, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.

Caprio u bë i njohur në mbarë botën përmes emisionit “Caught in Providence”, ku transmetoheshin seancat e tij gjyqësore. Ai fitoi zemrat e miliona ndjekësve për shkak të qasjes së tij njerëzore dhe vendimeve të bazuara në mëshirë e mirëkuptim.

Figura e tij u cilësua si simbol i humanitetit dhe drejtësisë sociale. Pas diagnostikimit me kancer në vitin 2023, Caprio kishte ndarë publikisht gjendjen e tij shëndetësore, duke marrë mijëra mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota.

Autoritetet e Rhode Island kanë njoftuar se flamujt do të ulen në gjysmështizë në nder të tij, ndërsa komuniteti dhe ndjekësit e tij po e kujtojnë si “gjyqtarin më të dashur në botë”. Zoom.al/

Izraeli nis ofensivën tokësore në Gaza! Paralajmërohet evakuimi i qindra mijëra civilëve

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka filluar “fazat paraprake” të një ofensive të gjerë tokësore me synimin për të pushtuar dhe kontrolluar plotësisht qytetin e Gazës.

Trupat izraelite tashmë kanë marrë pozicione në periferi të qytetit dhe po veprojnë aktivisht në zonat Zeitoun dhe Jabalia për të përgatitur terrenin për operacionin e plotë.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, ka miratuar planin të martën, i cili pritet të shqyrtohet edhe nga kabineti i sigurisë brenda javës. Rreth 60,000 rezervistë pritet të thirren për të liruar forcat aktive që do të përfshihen në ofensivë.

Sipas ushtrisë izraelite, operacioni synon të “thellojë dëmet ndaj Hamasit” dhe të shkatërrojë strukturat e tij terroriste, si mbi ashtu edhe nën tokë. Po ashtu, një qëllim kryesor është “shkëputja e popullsisë civile nga varësia ndaj Hamasit”.

Qindra mijëra palestinezë në Gaza pritet të urdhërohen të evakuohen drejt jugut të Rripit të Gazës, ndërkohë që situata humanitare në rajon përkeqësohet dita-ditës.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak do të përkeqësojë një situatë tashmë katastrofike për 2.1 milionë banorët e Gazës. “Popullsia është e rraskapitur dhe ka nevojë për ndihmë, jo më shumë presion,” tha organizata në një deklaratë, duke bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe hyrje të pakufizuar të ndihmës humanitare.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ofensiva izraelite “mund të çojë në një katastrofë për të dy popujt dhe rrezikon të fusë gjithë rajonin në një luftë të përhershme”.

Situata në Gaza mbetet kritike. Vetëm gjatë të mërkurës, 25 palestinezë u raportuan të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre tre fëmijë dhe prindërit e tyre në kampin e refugjatëve Shati.

Ndërkohë, negociatat për një armëpushim të ri janë ende në ngërç.

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u futën për zhytje në Halkidiki, por u zhdukën!

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnënë Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse  të cilët kishin shkuar për zhytje me maskë dhe nuk u kthyen më.

Pasi autoritetet u informuan nga të afërmit e tyre, Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit mobilizoi dy anije të Rojës Bregdetare, një automjet tokësor, si dhe një helikopter të Forcave Ajrore, të cilat po “krehin” zonën për t’i gjetur ata.

Deri tani asnjë shenjë nuk ka prej tyre, ndërsa në zonë mbizotërojnë erëra e forta që vështirësojnë kërkimet.

Akuzohej se ishte burrë, boksierja me medalje olimpike i jep fund karrierës

Nuk ka më boks për Imane Khelif, boksierja algjeriane fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024 që ishte në qendër të një rasti kontrovers që bëri xhiron e botës.

Lajmi për tërheqjen e saj u dha nga ish-menaxheri i saj.

“Imane e ka lënë botën e boksit. Aktualisht i ka ndërprerë të gjitha. Nuk ka rifilluar as të stërvitet. Pas asaj që ndodhi në Olimpiadë… Në çdo rast, ajo do t’i nënshtrohej të njëjtit lloj testesh nëse do të bëhej profesioniste. Bën ndonjë seancë stërvitore në Algjeri ose shkon në Katar, në qendrën kombëtare të performancës, për të vazhduar stërvitjen, por asgjë më shumë. Dhe pastaj udhëton kryesisht për kontrata sponsorizimi”, tha Nasser Yefsah për Nice Matin.

Shpresa e Yefsah është që kjo të jetë një ndalesë e përkohshme, por ekziston një precedent që nuk jep shumë optimizëm, në qershor të këtij viti, në programin e Khelif, e cila pas Parisit 2024 nuk është ngjitur më në ring, ishte planifikuar rikthimi me rastin e Eindhoven Box Cup, turne që, sipas rregullores së World Boxing, entit të ri që drejton boksin olimpik, parashikonte teste gjinore të detyrueshme për pjesëmarrëset.

Dhe Khelif ishte përjashtuar nga gara, pa u bërë e qartë nëse ajo kishte pranuar t’i nënshtrohej ekzaminimeve. Në çdo rast, polemikat ishin ringjallur.

“Nga një ditë në tjetrën, ajo pushoi së komunikuari me ne, klubin e saj. U bë shumë e njohur për një organizatë të vogël si e jona”, u përpoq të shpjegonte Tony Vivarelli, bashkë-president dhe themelues i Boxe Nizza Azzurra, klubi nën drejtimin e të cilit kampionia algjeriane do të kalonte në boks profesionist.

Ajo që është e sigurt, prej 13 muajsh askush nuk e ka parë më Imane Khelif në ring.

U nis për t’i shpëtuar jetën turistit, mjeti i policisë përplaset në det

Një mjet lundrues i policisë është aksidentuar me një tjetër mjet në det pranë zonës së Jonufrës, pasi ishte nisur t’i jepte ndihmë një personi me kanoe.

Gjatë rrugës drejt tij, efektivi i policisë me motor deti, është përplasur me një tjetër qytetar me motor deti. Fatmirësisht nga përplasja ka vetëm dëme të lehta.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.

Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta.

Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga plagosja në Durrës, sherri nisi për parkimin

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit, në kompleksin turistik Valamar ku një 28 vjeçar ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi u godit me dy plumba.

U raportua se shkak i konfliktit mes Altin Lekëgegaj, autorit dhe të riut Liridon Rada ka qenë një vend parkimi.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori dhe i plagosuri janë konfliktuar për vendin e parkimit dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se pas krimit autori 44 vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë për jetën.

Ndërsa gjithashtu u bë me dije se 28 vjeçari Liridon Rada ka akoma plumbin në brinjë dhe nuk mund të transportohet drejt Traumës. Zoom.al/

Ndahet nga jeta legjenda e mundjes shqiptare

Ndahet nga jeta në moshën 72-vjeçare, Virxhil Maçolli(Xhili) nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare por edhe asaj shqiptare.

Ish mundësi kampion prej vitesh jetonte në SHBA, por së bashku me një tjetër emër të madh të mundjes Xhelil Cibaku merreshin me historikun e mundjes pogradecare.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët në QSUT, goditja kardiake ka qenë e fortë saqë mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbanin në jetë.

Virxhil Maçolli do të kujtohet për gjithçka i dha sportit pogradecar të mundjes. Tashmë dikush tjetër duhet të marrë përsipër rikthimin e mundjes edhe për të plotësuar amanetin e ish kampionit të mundjes pogradecare.

Zhdukja e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI, reagon policia

Policia e Tiranës ka reaguar për zhdukjen e ish-zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima.

Në reagimin e saj policia thekson se pas bërjes së dënoncimit nga ana e nënës së 34-vjeçarit,M.Sh, e cila ka tehksuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, ka nisur menjëherë puna për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi:

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij. Zoom.al/

“U kërcenua nga Rama”/ Kush është Daniel Shima i zhdukur sot, u shkarkua pas dëshmisë në SPAK

Zhdukja pa gjurmë e ish-zyrtarit të lartë të AKSHI-t mesditën e sotme ka ngritur dyshime dhe pikëpyetje të mëdha.

Kjo për shkak se emri i Daniel Shimës nuk është i panjohur. Në dy vitet e fundit kanë dalë disa lajme, nga shkarkimi i tij nga detyra, tek tenderat miliona euroshe të institucionit ku ka punuar për një kohë të gjatë dhe kërcënimet.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…” Kështu kishte deklaruar ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia rreth një vit më parë. Ahmetaj kishte folur për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Daniel Shima ka qenë për një kohë të gjatë numri 2 i AKSHIT, deri ditën kur shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme.

Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, u mor për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, u kthye në zyrë dhe firmosi shkarkimin e Daniel Shimës.

Pas shkarkimit të tij nga detyra në media u raportua se Daniel Shima kishte kërkuar dhe kishte përfituar mbrojtje nga Garda e Republikës për shkak të detyrës që kishte mbajtur megjithatë nuk u bënë kurrë të ditur kërcënimet ndaj tij apo për çfarë bëhej fjalë. Zoom.al/

Rrëmbim apo inskenim zhdukjeje?/ Familjarët ngrejnë alarmin për ish-zyrtarin e AKSHI-t

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë.

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t.

Mësohet se kontaktin e fundit me një të afërm ai e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure ku ka pohuar se po e ndalonte policia.

Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjeherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.

Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes. Zoom.al/