Aplikacion
Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi, ka reaguar për herë të parë pas episodeve që e vendosën në qendër të vëmendjes mediatike muajin e kaluar, kur u përfol për një përleshje fizike që solli lëndime të rënda trupore tek viktima.
Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi njoftoi përmes InstaStory se gjykata e liroi nga masa e arrestit.
Ai falënderoi avokatët për përkushtimin dhe profesionalizmin, si dhe publikun për mbështetjen dhe mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe.

Në postimin e tij, Mjekiqi shihet pranë avokatëve, duke përcjellë mesazhin e falënderimit për të gjithë ata që qëndruan pranë tij gjatë momentit të vështirë. Zoom.al/
Trump: Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsëDonald Trump ka vendosur një qëllim edhe më të madh se Çmimi Nobel për Paqen, pasi ai nuk kërkon shpërblim tjetër veç Parajsës.
Në një intervistë për Fox, ai deklaroi se përfundimi i luftës midis dy vendeve do ta ndihmonte të hynte në parajsë. Madje bëri edhe shaka, duke thënë se kishte dëgjuar se ishte “në vendin e fundit në hierarki”.
“Dua t’i jap fund. E dini, nuk po humbasim jetë amerikane. Po humbasim rusë dhe ukrainas, kryesisht ushtarë. Disa njerëz vdesin, pasi raketat godasin vendet e gabuara ose godasin qytete,” tha Trump për “Fox & Friends”.
Ai shtoi: “Nëse mund të shpëtoj 7,000 njerëz në javë nga vrasja, mendoj se kjo është e mjaftueshme – dua të përpiqem të shkoj në parajsë, nëse është e mundur. Kam dëgjuar se nuk po shkoj mirë,” vazhdoi ai. “Kam dëgjuar se jam vërtet në fund të renditjes. Por nëse mund të shkoj në parajsë, kjo do të ishte një nga arsyet.”
Këto deklarata vijnë një ditë pasi presidenti amerikan u takua me homologun e tij ukrainas në Uashington, si dhe me udhëheqës evropianë, për të diskutuar garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Trump tha gjithashtu se Ukraina ka të ngjarë të lëshojë një pjesë të territorit si pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare, megjithëse ka theksuar vazhdimisht se kjo do të varet nga presidenti Zelensky që të nënshkruajë çdo lëshim territorial. Zoom.al/
A do ta arrestojë Zvicra Putinin nëse shkon në takim me Zelenskin?Zvicra do t’i jepte “imunitet” presidentit rus Vladimir Putin nëse ai viziton vendin për bisedime paqeje me Ukrainën, tha të martën ministri i Jashtëm zviceran.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi bisedime intensive me udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, përfshirë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë të cilave ai telefonoi Putinin dhe sugjeroi që të dy udhëheqësit të takoheshin për të arritur një marrëveshje paqeje.
Në një postim në Truth Social, ai tha se kishte filluar të organizonte një samit, megjithëse ofroi detaje të pakta.
Presidenti francez Emmanuel Macron sugjeroi të martën se një takim i tillë mund të zhvillohet në Gjenevë.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani u pajtua, duke thënë se qyteti zviceran “mund të jetë vendi i duhur”.
Putin, i cili ka qenë subjekt i një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë, nuk do të arrestohej nëse do të vinte në vendin alpin për të marrë pjesë në një “konferencë paqeje”, njoftoi Ministri i Jashtëm Zviceran Ignazio Cassis, duke shtuar se Zvicra ishte “e gatshme për një takim të tillë”.
“Ne gjithmonë e kemi sinjalizuar gatishmërinë tonë, por kjo natyrisht varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha Cassis.
Por Kremlini ende nuk ka rënë dakord publikisht që Putini të takohet me Zelenskyn.
“Çdo kontakt që përfshin zyrtarë të lartë duhet të përgatitet me kujdesin më të madh”, tha ministri i Jashtëm rus. Zoom.al/
Hëna e re në Virgjëreshë, ja tre shenjat që do të preken më shumëHëna e re në Virgjëreshë, më 23 gusht, do të sjellë me vete energji intensive, trazira dhe mundësi për fillime të reja për tre shenja të zodiakut.
Luani
Për shenjën e Luanit, Hëna e Re sjell zhvillime të reja në fushën profesionale. Luanët mund të marrin lajme për një rritje në detyrë, apo një ofertë të re. Megjithatë, këshillohet kujdes ndaj vendimeve të nxituara ose shpenzimeve të panevojshme. Investimet afatgjata personale mund të sjellin projekte të mëdha nëse menaxhohen me maturi.
Virgjëresha
Si shenja që pret Hënën e Re, Virgjëresha do të shohë një ndikim të thellë dhe transformues. Ky fillim i ri i shtyn Virgjëreshat të marrin në iniciativa të rëndësishme, të vendosin prioritete të qarta dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt qëllimeve personale dhe profesionale. Kjo është një periudhë ideale për vetëpërmirësim, përqendrim në mirëqenien fizike dhe emocionale, si dhe për zhvillim shpirtëror.
Demi
Demi do të ndiejë ndikimin e kësaj Hëne të Re në sferën emocionale dhe romantike. Kjo periudhë mund të sjellë njohje të papritura apo rikthim. Demët do të jenë më të hapur për emocionet dhe dëshirat e tyre, duke forcuar lidhjet personale. Në të njëjtën kohë, kjo është një periudhë shumë e favorshme për projekte krijuese, aktivitete që lidhen me artin apo hobet personale. Zoom.al/
Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 20-vjeçari shqiptarNjë aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.
Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.
Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.
I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Zoom.al/
LVV s’heq dorë nga Haxhiu, konstituimi i Kuvendit në Kosovë i pasigurtPas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00.
Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.
Megjithatë, shanset për sukses duket se janë të pakta.
Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis.
Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale.
Pse Kosova nuk ka Kuvend të konstituuar?
Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, konfirmon deputeti i partisë, Arbër Rexhaj, për Radion Evropa e Lirë.
“Nëse brenda tri herësh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht që ne do ta diskutojmë veprimin e ardhshëm brenda grupit parlamentar”, thotë ai.
Rexhaj kujton se kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, ka premtuar se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shpreh shqetësim për kufizimin që ajo ka vendosur: një kandidat për kryetar Kuvendi mund të propozohet vetëm tri herë.
Sipas Rexhajt, ky vendim e zhvendos fuqinë e propozimit: nëse LVV-ja nuk arrin ta zgjedhë kryetarin brenda afatit 30-ditor, e drejta për propozim i kalon partisë tjetër.
Ai paralajmëron se kjo mund të “deformojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhjet e fundit votuan LVV-në me 42.2% të votave”.
Cilat janë qëndrimet e partive opozitare në legjislaturën e kaluar?
Të pandryshuara.
Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se nuk do të votojnë për Haxhiun.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra shpjegon se PDK-ja qëndron pranë qëndrimit të saj për të mos mbështetur asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Albin Kurti.
“Janë mbi 40 deputetë [të LVV-së] që kanë mundësi t’i hapin rrugë zhbllokimit. Gjithashtu, AAK-ja i ka propozuar dy emra [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi nga LVV-ja] dhe ato do t’i merrnin votat e deputetëve”, thotë Deliu-Kodra, duke shtuar se kompromisi pritet tani nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet gjithashtu kundër çdo kandidati të LVV-së për kryetar të Kuvendit.
Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, thotë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim, siç i obligon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por se vota e tyre do të jetë kundër kandidatit të LVV-së.
“Bashkëpunimi, në rastin tonë, duhet të nënkuptojë marrëveshje politike. Nëse nuk arrihet një koncensus i gjerë për një proces, për emrin e përveçëm, atëherë bashkëpunimi shtrihet në marrëveshje politike. Kjo i takon partisë së parë [LVV-së]”, thotë Haziri për Radion Evropa e Lirë.
Ngjashëm, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta mbështesë Haxhiun.
Deputetja Time Kadrijaj shpjegon se pas tri propozimeve të Haxhiut, çdo votë nga AAK-ja do të varet nga kandidati tjetër që LVV-ja mund të propozojë.
“Nëse jepet ndonjë nga emrat që i kemi sugjeruar [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi] ose nëse është dikush që vërtet e meriton votën, atëherë do ta votojmë. Përndryshe, do të jetë qëndrimi i njëjtë”, thotë Kadrijaj për Radion Evropa e Lirë.
Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon deputetët të marrin pjesë në votim, por thekson se secili prej tyre ka të drejtë të votojë sipas bindjeve të veta.
Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi për marrëveshje politike ndërmjet AAK-së dhe LVV-së si kusht për votimin e kandidatëve të propozuar.
Çka nëse nuk respektohet afati prej 30 ditësh?
Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, tha më 18 gusht për Radion Evropa e Lirë se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë brenda afatit të parashikuar, krijohet një situatë kushtetuese që kërkon qartësim institucional.
Ngjashëm, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se nëse afati 30-ditor nuk përfillet, Gjykata Kushtetuese ka për obligim t’i sqarojë pasojat ligjore.
Ato, thotë ai, mund të përfshijnë marrjen e mandateve të deputetëve të tanishëm dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e partive parlamentare.
Ai nuk e përjashton as mundësinë që, si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë dhe të sqarojë mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Bugqaku thotë se përgjegjësia kryesore fillimisht bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, që duhet të tentojë të arrijë kompromis me partitë e tjera për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar që merr së paku 61 vota.
Në rast se emri i Haxhiut nuk arrin të marrë shumicën e nevojshme dhe LVV-ja propozon një kandidat tjetër, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët, thotë ai.
“Gjykata po kërkon një lloj përgjegjësie të dyfishtë dhe një lloj balancimi të dyfishtë të kosntituimit të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh, duke theksuar se është detyrim i të gjithë deputetëve që të votojnë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.
Ai shton se shqetësimet e LVV-së se e drejta për propozim mund t’i kalojë një partie të dytë, janë të bazuara.
“Kjo e drejtë mund të ndryshojë vetëm në një situatë – nëse grupi më i madh parlamentar e keqpërdor të drejtën e propozimit për kryetar Kuvendi, si një mundësi për ta bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotë Bugaqku, duke theksuar se edhe partitë e tjera duhet të jenë të kujdesshme, pasi refuzimi i kandidaturave pa arsye, i bën përgjegjëse për mosrespektimin e vendimit të Kushtetueses.
“Moszbatimi i një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese është ekuivalent me moszbatimin e Kushtetutës”, pohon edhe Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Në një deklaratë të lëshuar më 19 gusht, Presidenca e Kosovës tha se konstituimi sa më i shpejtë i organit ligjvënës “është urgjencë shtetërore”./ REL
Megaoperacioni i SPAK/ Detaje të reja, si u përfshi Raiffeisen Bank në skemën e pastrimit të paraveDalja në dritë e dokumenteve të reja ka zbardhur prapaskenat e operacionit të SPAK ku u godit një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës në Europë.
Në qendër të hetimeve janë vëllezërit Ervis dhe Ardjan Çela, ndërsa një tjetër emër kyç është Fadil Balla, i njohur si “Shijaksi”.
SPAK ka sekuestruar 17 tonë kokainë dhe pasuri të shumta, përfshirë kompleksin “Ajman Park Resort”, ndërsa hetimet kanë zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank në skemat e pastrimit të parave.
Gjatë prezantimit të raportit vjetor të SPAK për vitin 2024, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se një pjesë e bankave të nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë përfshirë në skemat e pastrimit të parave. Sipas tij, organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshirë mafian italiane, kanë përdorur bizneset shqiptare si ndërmjetës për të futur fitimet e tyre në sistemin bankar, përmes transfertave të shumta dhe të fragmentuara.
Pikërisht kjo skemë duket se lidhet me rastin e Fadil Ballës i cili më 25 prill 2023, transferoi 100% të aksioneve te banka si garanci kredie, dy vite përpara aksionit të SPAK.

Transferimi është realizuar pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen dhe kishte lënë si garanci 100% të aksioneve të “Ajman Park”. Aktualisht, kjo pasuri është sekuestruar nga shteti që prej 14 gushtit 2023, ndërsa banka është njoftuar për vendimin. Kontrata e kredisë dhe marrëdhëniet financiare mes biznesit dhe bankës do të jenë pjesë e hetimeve për pastrimin e parave.

Fadil Balla, i njohur edhe si Julian Balla, është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai njihej prej vitesh si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni” dhe pronar i “AMR Ajman Park”. Hetimet e SPAK kanë përfituar nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SkyECC, ku rezulton se Ervis Çela dhe Franc Çopja ishin drejtuesit e grupit kriminal.
Sipas dosjes, rruga e trafikut fillonte nga Paraguai, përmes portit Villetas, dhe më pas kokaina shpërndahej nëpër Europë, kryesisht në portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës. Zoom.al/
Ramës nuk i del e keqja me gjykatësin Balliu: Vendimi për godinën e kadastrës, skandalozKryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj gjyqtarit administrativ Hazbi Balliu, që bllokoi vendimin që i jepte shtetit të drejtën për të gëzuar pronësinë mbi një ndërtesë të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.
Ndërtesa pritej të përdorej nga shteti si godina e re e zyrave të Kadastrës.
Rama publikoi në Facebook pikërisht këtë vendim të gjyqtarit, të cilin e shoqëron me fjalët: “Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima. Se si mund të angazhohen prokurorë e gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë reformës në drejtësi”.
Reagimi i plotë i kryeministrit
Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.
Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi
Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima. Zoom.al/
Tymi i zi mbulon Vlorën/ Sërish zjarr në fushën e mbetjeveDy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.
Njëra prej tyre ka përfshirë serish fushën e mbetjeve urbane te qytetit te Vlores, ku për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtësi.
Aktualisht zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Çfarë është më shqetësuese është tymi toksik që ka mbuluar qytetin bregdetar i cili në këtë periudhë është i mbushur me turistë.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës.
Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët së bashku me zjarrfikësit e Selenicës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Bricjapi
Bricjapët janë realistë, por realizmi i tyre shpesh shndërrohet në pesimizëm. Ata janë mësuar që asgjë të mos vijë lehtë, kështu që shpesh presin pengesa dhe zhgënjime paraprakisht. Në vend që të shpresojnë për më të mirën, ata preferojnë të përgatiten për më të keqen – gjë që shpesh i bën të duken tepër seriozë dhe të zymtë në sytë e të tjerëve.
Gaforrja
Gaforret janë jashtëzakonisht emocionalë dhe të ndjeshëm ndaj të gjitha ndryshimeve përreth tyre. Kur ndihen të pasigurt, bien lehtësisht në ankth dhe mendime të errëta. Ata kanë frikë nga humbja dhe shpesh shqetësohen për reagimet e të tjerëve, gjë që mund t’i bëjë të presin një rezultat negativ paraprakisht, edhe kur nuk ka arsye për këtë.
Virgjëresha
Virgjëreshat analizojnë gjithçka deri në detajet më të vogla dhe nevoja e tyre për përsosmëri mund t’i çojë në ankth të vazhdueshëm. Edhe pse janë racionalë, shpesh shohin probleme të mundshme aty ku të tjerët nuk i shohin. Pikëpamja e tyre kritike për botën shpesh perceptohet si pesimizëm, megjithëse pas saj fshihet një nevojë për siguri.
Peshqit
Peshqit janë shumë intuitivë, por edhe të prirur ndaj pasigurisë së brendshme. Kur përballen me pasiguri, ata shpesh supozojnë një rezultat negativ, shpesh të mbingarkuar nga emocionet dhe shqetësimet. Imagjinata e tyre mund t’i çojë në skenarë të imagjinuar që rrallë përfundojnë të lumtur, duke i bërë ata një nga shenjat më pesimiste të zodiakut.