Aplikacion
Detaje të reja janë zbardhur për ngjarjen e rëndë që tronditi zonën e Agios Panteleimonas në Athinë, ku një shqiptar u ekzekutua me armë zjarri.
Viktima është 47-vjeçari Artur Bashimi alias Turabi, i njohur për autoritetet greke dhe me precedentë penalë të mëparshëm.
Sipas mediave greke, Turabi u gjet i shtrirë në tokë me plagë në kokë të shkaktuara nga armë zjarri.
Ai ishte arrestuar më parë në vitin 2022 për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që kryente vjedhje ndaj pasagjerëve të transportit publik në Greqi./ Zoom.al
Vritet me plumb në kokë 47-vjeçari shqiptar në GreqiNjë 47-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në në Agios Panteleimon të Athinës, Greqi.
Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari shqiptar ra në tokë menjëherë pasi u qëllua me një plumb në kokë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë gjetur një gëzhojë shumë pranë vendit ku ra pa shenja jete shqiptari.
Ndërkohë kanë nisur hetimet e para një nga pistat kryesore është ajo e prishjes së pazareve të drogës ose mosmarrëveshje personale.
“Raundi 2”, çfarë ndodhi ndryshe në takimin e sotëm Zelensky-TrumpSapo u zhvillua një takim dypalësh dukshëm më miqësor midis presidentit Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, krahasuar me përplasjen që ndodhi mes tyre në të njëjtën dhomë në muajin shkurt.
Të dy liderët qeshën në disa momente, teksa diskutuan mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Një përmbledhje e disa prej pikave kryesore nga takimi në Zyrën Ovale:
Në fillim të takimit, Zelensky i dorëzoi personalisht një letër nga bashkëshortja e tij, Olena Zelenska, gruas së Trump-it, Melania Trump, për ta falënderuar për përpjekjet e saj në kthimin e fëmijëve ukrainas të mbajtur në Rusi.
Trump tha se SHBA-të do t’i ofrojnë Ukrainës “mbrojtje shumë të mirë”, por nuk sqaroi nëse kjo garanci do të udhëhiqet nga NATO apo do të përfshijë një format tjetër të përfshirjes amerikane.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se nuk beson më se është i domosdoshëm një armëpushim për të përfunduar luftën, duke ndryshuar qëndrim nga pozicioni i tij i mëparshëm përpara bisedimeve me Putinin të premten.
Trump konfirmoi se planifikon të flasë me Putinin më vonë gjatë ditës, pas takimit me Zelensky-n dhe liderët europianë, të cilët ndodheshin në një dhomë tjetër në pritje.
Kur u pyet se çfarë garancish kërkon nga SHBA-të, Zelensky u përgjigj se i duhet “gjithçka”, përfshirë pajisje ushtarake dhe informacion të inteligjencës.
Në një moment më të lehtë gjatë takimit, një gazetar i bëri një kompliment Zelensky-t për veshjen, i njëjti gazetar që e kishte kritikuar për pamjen e tij në shkurt.
E rëndë në Bilisht! 55-vjeçari humb jetën sapo mbush dhëmballën, policia shoqëron dentistinNjë 55-vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga një klinikë dentare në qytetin e Bilishtit.
Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka shkuar në klinikë për të bërë një mbushje dhëmbi, dhe pasi ka mbaruar, duke dalë nga klinika është rrëzuar në tokë i pajetë.
Nuk dihen shkaqet e humbjes së jetës së 55-vjeçarit.
Devoll / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin./ Zoom.al
Trump me liderët e BE: Rusia do të pranojë garanci për UkrainënPresidenti i SHBA, Donald Trump, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymir Zelenskyn, zhvilloi një takim me liderët e BE të cilët ndodhen në Uashington.
Trump theksoi se samiti i së premtes në Alaskë me Putinin i ka forcuar bindjen se paqja është e arritshme.
Në një “hap domethënës”, Putin ra dakord që Rusia të pranojë garanci sigurie për Ukrainën, tha Trump. Ky është një nga “pikat kyçe” që do të shqyrtohen në takim. Ai shtoi se do të diskutohet “kush çfarë do të bëjë, në thelb”.
Ai u shpreh optimist se grupi mund të arrijë një marrëveshje që do të parandalojë agresione të ardhshme kundër Ukrainës.
“Mendoj se vendet europiane do të mbajnë pjesën më të madhe të barrës,” tha ai. “Ne do t’i ndihmojmë.”
Takimi do të diskutojë gjithashtu edhe “mundësinë e shkëmbimeve territoriale”, shtoi Trump.
Profil/ Ron Yeffet, miku izraelit i Ramës në afera nga Senegali tek kontratat strategjike në Tiranë që çuan në mbylljen e News 24Një hetim i nisur në Senegal dhe një seri biznesesh të regjistruara në Shqipëri hedhin dritë mbi figurën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, i njohur për lidhjet e tij të afërta me Kryeministrin Edi Rama dhe i përfshirë së fundi në një transaksion të dyshimtë për blerjen e 49 % të një kompanie për prodhimin dhe përshtatjen e automjeteve ushtarake, për vetëm 490 euro.
Ron Yeffet, një biznesmen izraelit dhe ish-konsull nderi i Senegalit në Tel Aviv, është nën hetim nga drejtësia senegaleze për marrëveshje të dyshimta në lidhje me përvetësimin e disa pronave shtetërore. Seneneës.com, një media e besueshme senegaleze, raportoi pak kohë më parë se Yeffet kishte përfituar një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë tokë bregdetare në zonën Plateau të Dakarit, ku planifikonte ndërtimin e një marine dhe disa kullave rezidenciale. Një projekt si ai që parashikohet nga biznesmeni Alabbar në Portin e Durrësit. Por projekti i izraelitit Yeffet nuk u realizua kurrë. Kjo për shkak të ndryshimit të pushtetit në mars 2024 në Senagal. OFNAC, Zyra Kombëtare për Luftën kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit, e bëri publik dosjen dhe vendosi rishikimin e kontratës.
Mediat senegaleze raportojnë se Yeffet mund të thirret në Dakar për të dhënë shpjegime, edhe pse ai po përpiqet të mbrohet përmes imunitetit diplomatik të marrë si konsull nderi.
Emri i Yeffet është përmendur edhe në Shqipëri për çështje që prekin drejpërdrejtë interesin publik. Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar publikisht se në vitin 2018 kryeministri Edi Rama i kishte kërkuar atij të ndryshonte ligjin për t’i hapur rrugë një skeme ku borxhi publik shqiptar do t’i shitej biznesmenit izraelit Yeffet. Ahmetaj thotë se e refuzoi këtë propozim, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe në dëm të shtetit.
Një tjetër përpjekje e Yeffet-it për të hyrë në projekte strategjike lidhet me kompaninë Air Albania. Media të ndryshme kanë raportuar se ai ka qenë i përfshirë në themelimin e linjës ajrore me flamur shqiptar përmes kompanisë “MDN Investment”. Procedura e ngritjes së Air Albania është kritikuar nga organizata ndërkombëtare Transparancy International për mungesë transparence dhe për privilegjimin e një grupi të ngushtë investitorësh.
Aktualisht, Yeffet rezulton pronar i të paktën tre kompanive të regjistruara në Shqipëri.
Ai zotëron 100 % aksionet e kompanisë “1820 Black Oil”, me aktivitet në fushën e karburanteve, themeluar në dhjetor 2023.
Po ashtu ai ka themeluar kompaninë “1820 Albania”, me fokus në teknologji dhe shërbime IT.
“UNO18”, një tjetër kompani e themeluar prej tij më 2 shtator 2024, ka aktivitet në tregtinë e avionëve, helikopterëve dhe pjesëve të këmbimit.
Nga qershori i këtij viti ai zotëron edhe 49 % të kompanisë Timak, siç tregon edhe tabela e mëposhtme e Opencorporates.al

Transaksion i fundit ka ngjallur dyshime të forta. Më 17 qershor 2024, kompania shqiptare Timak, e specializuar në prodhimin e automjeteve të posaçme, i shiti Yeffet-it 49% të aksioneve për vetëm 490 euro. Dy muaj më vonë, Timak krijoi një kompani të re në bashkëpronësi me ndërmarrjen shtetërore Kayo, të quajtur “Timak Defence”, e cila pritet të ketë monopolin e furnizimit të ushtrisë, policisë dhe emergjencave civile me automjete speciale.
Në shoqërinë e themeluar më 4 gusht, kompania private “Timak” do të ketë 80 % të aksioneve, ndërsa kompania shtetërore “Kayo” do të ketë 20 % të aksioneve.
Aktiviteti i ri do të zhvillohet në ish-uzinën e pjesëve të këmbimit në Shkozë, një objekt i cili deri pak ditë më parë përdorej nga televizioni News24, por që u sekuestrua dhe iu kalua kompanisë së re pavarësisht protestave të gazetarëve. Vetëm pesë ditë pas krijimit të “Timak Defence”, sinjali i News24 u ndërpre ndërsa policia dhe ushtria morën godinën.

Nga Senegali në Shqipëri, bizneset e Ron Yeffet kanë pothuaj të njëjtin model. Ai shfrytëzon lidhjet me pushtetinpërfituar prona, kontrata shtetërore apo monopole tregu. Në Dakar iu dha tokë bregdetare nga shteti, ndërsa në Tiranë hyri në sektorë strategjikë si aviacioni, energjia dhe furnizimet për mjetet e ushtrisë.
Disa media, përfshirë Zoom.al, publikuan një foto të Ron Yeffet në një aktivitet elektoral të Edi Ramës në Vlorë, në fushtën për zgjedhjet e 11 majit.
Në të tjera raportime mediatike ai lidhet me individë të përfolur për përfitime të tjera qeveritare. Sipas tyre, Ron Yeffet rezulton të jetë ortak me izraelitin Asaf Barazanin, i cili rezulton pronar i “Casino Vlora” dhe dyshohet për lidhje me grupin mafioz “Milton” që operon në fushën e Call Center, të akuzuara për përfitimin e miliona eurove përmes mashtrimit të qytetarëve europianë, kryesisht në Spanjë, të hetuar nga Europol dhe Eurojust.
Ron Yeffet raportohet të ketë ortakëri edhe me me Sinan Idrizin në kompaninë “Mifol Inert Shpk”, që shtroi pistën e aeroportit të Vlorës.
Miqësia e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama është e kahershme. Në fotot e mëposhtme kryeministri Rama shfaqet në një aktivitet me kryerabinin Yoel Kaplan në përurimin e një “Sefer Torah” të ri, dhuruar nga Ron Yeffet, një nga themeluesit e komunitetit hebraik shqiptar, në nder të babait të tij Isaac Yeffet ZL.

Hetimi në Senegal nuk e pengon Yeffet të bëjë biznes, por kjo do të mjaftonte që Shqipëria të mos e përfshinte atë në kontrata shtetërore, veçanërisht në sektorë strategjikë që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. /Zoom.al
Dalin pamjet e sekserit të Ramës duke hedhur valle në kurriz të shqiptarëveRon Yeffet, miku dhe sekseri izraelit i Edi Ramës, duket se do të marrë edhe shërbime të tjera nga drejtuesi i qeverisë së Shqipërisë.
Pasi ka marrë monopolin e mjeteve të ushtrisë, vendime që duket se janë marrë nga Rama që para zgjedhjeve të 11 majit, me qëllim që të rriste mbështetjen ndërkombëtare.
Në foton e mësipërme Roni ndodhet në një aktivitet të Edi Ramës në Vlorë, para zgjedhjeve.
Po atë ditë, disa orë më vonë, Roni është filmuar duke hedhur valle dhe kërcyer në një lokal në Linzë. Siç duket edhe nga pamjet, ai është i lumtur pasi ka marrë gjithçka që i është dhënë.
Roni është i njohur, pasi vite më parë Edi Rama ka dashur që ti japë atij me koncesion menaxhimin e buxheti të Shqipërisë.
Por jo kaq.
Ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë njërës prej intervistave ekskluzive të dhëna për gazetarin Çim Peka, përmendi emrin e Ron Yeffet si njeriun që Edi Rama donte ti jepte tokën e ambasadës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndërtuar në territorin e saj edhe njësi rezidenciale.
Por ky plan i Edi Ramës, dështoi pasi u kundërshtua nga ministri i Jashtëm i kohës, i cili nuk e firmosi kërkesën e Ramës. Syri.net/
Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën, më 18 gusht, në autostradën Egnatia, në segmentin Komotini–Ksanthi, duke marrë jetën e tre shqiptarëve dhe duke plagosur një tjetër.
Ngjarja ndodhi gjatë kthimit nga një dasmë, duke shndërruar një udhëtim të gëzuar në një tragjedi që tronditi komunitetin shqiptar në Greqi.
Emrat e viktimave dhe i të plagosurit:
Viktor Bushi, 59 vjeç, banues në Metamorfosi, Athinë.
Klarenc Kacaj, 61 vjeç, banues në Dhrapecona, Athinë.
Marianka Bushi Aliraj, 57 vjeçe.
Mardalena Kacaj, 49 vjeçe, ndodhet e plagosur në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ajo ishte ulur në sediljen pas drejtuesit të automjetit dhe u nxor nga kalimtarët që iu erdhën në ndihmë.
Rrethanat e aksidentit
Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, rreth orës 12:00, kur një kamion u përplas me dy automjete të ndalura në radhë, që ishin pjesë e një kolone prej rreth 600 metrash pranë pikës së pagesës së Iasmos. Përplasja shkaktoi një zjarr të madh, i cili përfshiu automjetet dhe për pasojë humbën jetën tre persona.
Një nga automjetet mbante katër persona: tre humbën jetën dhe i katërti u plagos rëndë, ndërsa automjeti i tretë, gjithashtu me katër pasagjerë, pësoi dëmtime të lehta. Shoferi i kamionit u plagos rëndë dhe u transportua në spital.
Dëshmitarët okularë raportuan se një nga automjetet u përfshi menjëherë nga flakët, ndërsa pasagjerët kërcënonin dhe bërtisnin për ndihmë. Kalimtarët dhe shoferët e tjerë që ndodheshin pranë vendngjarjes ndaluan të shihnin, por nuk mundën t’i nxirrnin nga automjetet që digjeshin. Zjarri u përhap edhe në zonat rurale përreth autostradës, duke djegur tokë bujqësore dhe duke vështirësuar operacionin e shpëtimit.
Për disa orë, policia bllokoi qarkullimin në segmentin Komotini–Ksanthi, duke drejtuar automjetet përmes rrugëve alternative.
Sipas raporteve mediatike dhe dëshmitarëve, aksidenti ndodhi gjatë kthimit të pasagjerëve nga një dasmë në Epiri, e cila kishte mbledhur familjarë dhe miq shqiptarë. Shkaku i përplasjes nuk është ende konfirmuar, por dyshohet se kamioni nuk arriti të frenojë në kohë për automjetet e ndalura, gjë që çoi në përplasjen fatale dhe shpërthimin e flakëve.
Vendimi i Kushtetueses për Kuvendin/ LVV: Arbitrar! Cënon themelet e demokracisëLëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si tejkalim të juridiksionit dhe vendim arbitrar që dëmton demokracinë.
“Pas 10 ditësh vonesë, Gjykata pranoi sot se përmes aktgjykimit të publikuar ka shkruar një rregull të ri. Ky tejkalim i juridiksionit nuk mund të justifikohet me asgjë. Ditët e vonesës tregojnë pamundësinë e Gjykatës për të arsyetuar një vendim arbitrar që cenon themelet e demokracisë,” thuhet në reagimin e LVV-së.
Sipas Vetëvendosjes, kufijtë e ngushtë të arsyetimit të sotëm janë pasojë e tejkalimeve të mëparshme që ia ka lejuar vetes Gjykata. Në të njëjtën kohë, LVV vë në pah se vendimi konfirmon sërish se votimi i fshehtë nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, duke rrëzuar pretendimet e opozitës. Megjithatë, partia në pushtet kritikon paragjykimin e Gjykatës për mungesën e konsensusit politik në një proces që ende nuk është hedhur në votim, duke e konsideruar këtë si ecje në rrugën e subjekteve bllokuese.
Vetëvendosje kundërshton edhe analogjinë që ka përdorur Gjykata mes zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Presidentit. “Kushtetuta, ndryshe nga procedurat për Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit, për Presidentin përcakton qartë raundet e votimit dhe pasojat juridike të moszgjedhjes brenda afatit. Në arsyetimin e Gjykatës nuk shohim asgjë tjetër përveç frazave të përdorura më parë nga PDK,” thekson reagimi.
Sipas Vetëvendosjes, aktgjykimi po përgatit terrenin që, pas 30 ditësh, nëse dështon partia e parë të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, të krijohet hapësirë për një parti tjetër të bëjë propozimin. “Këtë e kanë kërkuar dhe e kanë deklaruar eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet e tyre drejtuar Gjykatës Kushtetuese,” shton partia.
Një kritikë tjetër e LVV-së është fakti se Gjykata nuk është mbështetur në ndonjë kushtetutë tjetër evropiane apo botërore, e as nuk ka kërkuar mendim nga gjykata homologe për krahasim rastesh. “Ky është një rast si asnjë rast tjetër, ku Gjykata ka vendosur e vetmuar, pa krahasim dhe pa precedentë,” përmbyll reagimi i Vetëvendosjes.
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë me kostum të zi/ Trump: S’mund ta besoj, më pëlqen shumëPresidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka mbërritur pak çaste më parë në Shtëpinë e Bardhë, ku është pritur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ajo që bie në sy është veshja e tij, e cila ndryshe nga hera e fundit, është më serioze dhe ceremoniale.
Zelnsky mesa duket ka ndjekur ”këshillat” për tu paraqitur me kostum në takim, dhe jo si herën e fundit me bluzë ushtarake.
Madje kostumi i Zelenskyt ka tërhequr edhe vëmendjen e Trump i cili e ka komplimentuar.
“Nuk mund ta besoj, më pëlqen shumë”, tha Trump, duke treguar kostumin e zi të Zelensky-t ndërsa u përshëndetën në Shtëpinë e Bardhë.