Aplikacion
Kjo javë sjell energji të veçantë për disa shenja të horoskopit, që do të përjetojnë momente me fat dhe mundësi të papritura.
Planetët duket se i mbështesin në fusha të ndryshme të jetës, nga karriera tek marrëdhëniet personale.
Sipas astrologëve, Luani, Shigjetari dhe Binjakët do të kenë përfitime të dukshme këtë javë. Luanët mund të marrin vendime që do t’i çojnë drejt suksesit, Shigjetarët do të përjetojnë momente të veçanta në marrëdhënie, ndërsa Binjakët do të gjejnë zgjidhje të papritura për sfidat e tyre.
Për të gjitha shenjat, kjo është një javë që kërkon vëmendje ndaj mundësive dhe guxim për të marrë iniciativa. Disa surpriza pozitive mund të shfaqen kur më pak e prisni, duke sjellë energji të re dhe optimizëm në ditët që vijnë.
Supermashtrimi/ Kush është oligarku që i shiti vilën Dua Lipës, “bashkëpunëtor” IKMT dhe policiaNga Arben Llangozi
Toka e Xanun” e Edi Ramës/Vila pa leje në Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujë programin e tij të quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj drejtuesve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) që kanë lejuar ndërtime pa leje.
Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.
Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.
Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.
Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.
Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.
Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.
Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.
Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.
Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.
Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.
Edi Rama flet për “Toka e Xanun” dhe premton ndëshkime ndaj atyre që kanë lejuar ndërtimet pa leje. Por faktet në Ksamil e Sarandë tregojnë se ndërtime të paligjshme janë bërë me bekimin e administratës shtetërore, me mbrojtjen e policisë dhe me heshtjen e drejtësisë.
Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.
Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.
Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.
Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.
Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.
Këngëtari i njohur grek shtrohet në psikiatri/ Dyshimet e forta për motrën dhe babainKëngëtari i mirënjohur grek Giorgos Mazonakis prej katër ditësh ndodhet i shtruar në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” pas një urdhri të prokurorit, me të cilin u shtrua në spital mesditën e së enjtes së kaluar.
Sipas mediave greke aludohet se mbyllja e tij në klinikë psikiatrike është bërë me ‘marifete’ nga motra dhe babai i tij, teksa motra ka qenë më herët dhe menaxhere e karrierës së tij, por mes tyre ka pasur konflikte për çështje të ardhurash dhe pasurie.
Pas lajmit për shtrimin e tij në spital, reagimet nga njerëz të njohur të showbizit grek e figurave publike, por nga publiku i gjerë, nuk kanë të ndalur.
Ata shkruajnë se kjo që i është bërë një prej këngëtarëve ikonikë të Greqisë është e patolerueshme dhe turpëruese, duke kërkuar që të merren masa menjëherë që ai të rikthehet në shtëpi.
Ata shprehen se edhe nëse ai ka pasur nevojë për mjekim, kjo nuk bëhet në këtë mënyrë duke i ulur figurën publikisht një artisti të atij niveli.
Ndërkohë ende nuk ka pasur reagime nga familjarët e këngëtarit.
Avokati i këngëtarit ka treguar se prej më shumë se dy vitesh ai nuk ka më kontakt me familjarët dhe se ndodhen në gjyq për çështje pronësie.
“Jorgo është shumë mirë, është i trishtuar për mënyrë e tmerrshme të mbylljes në klinikë nga pjesëtarët e familjes, por është plotësisht i shëndetshëm. Në dy vitet e fundit Jorgo nuk ka asnjë kontakt me familjarët sepse janë në një gjyq për pasurinë, ne ishim bërë gati që në shtator të bënim disa denoncime për abuzime të rënda që ka bërë motra e tij, dhe tani ndodhi ajo që ndodhi.
Kushdo mund të shkojë në prokurori dhe të kërkojë që një pjesëtarë i familjes së tij të shtrohet në klinikë me pretendime se nuk është i shëndetshëm mendërisht, kjo pastaj ndodh me ose pa kontroll. Kini para sysh që ai u mor në një ditë feste kur institucionet ishin pushim.
Para një muaj familjarët e tij kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe kanë kërkuar që të flasin, por ai nuk i ka pranuar dhe u ka kërkuar që të largohen, ndërkohë para 4 muajsh ka ndodhur një takim me motrën e tij në praninë time, ku kemi tentuar të gjejmë zgjidhje për problemet që jemi në gjyq, por nuk e kemi arritur dhe do vazhdonim seancat gjyqësore ”, tha ai.
E ardhmja e Asllanit, Bologna parakalon TorinonPas marrëveshjes për shitjen e Nicola Zalewskit tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër largim, atë të Kristjan Asllanit.
Mesfushori shqiptar është nxjerrë në shitje që prej fillimit të korrikut dhe aktualisht Bologna ka kaluar në avantazh ndaj Torinos për ta transferuar.
Interi e vlerëson kartonin e tij jo më pak se 15 milionë euro dhe preferon një shitje të plotë ose një huazim me detyrim blerjeje. Bologna nga ana tjetër kërkon formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, që do të kthehej në detyrim vetëm në kushte të caktuara.
Diferencat lidhen kryesisht me formulën dhe jo me vlerësimin financiar. Negociatat pritet të hyjnë në fazë vendimtare gjatë fillimit të javës, me mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje. Zoom.al/
Vila luksoze në Kep Merli/ Dua Lipa bie pre e mashtrimit të oligarkëveAvokati Arben Llangozi ka publikuar një denoncim të fortë, ku tregon se edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është bërë viktimë e mashtrimeve të oligarkëve shqiptarë.
Sipas Llangozit, artistja kishte shprehur interes për të blerë një vilë luksoze në zonën e Kep Merlit, Ksamil, një prej destinacioneve më të lakmuara të rivierës shqiptare. Një biznesmen i lidhur me qeverinë i ofroi asaj një pronë me “dokumenta të rregullta” dhe investim të sigurt. Por, në vend të një vile të ligjshme, Dua Lipa mori vetëm një projekt 3D, ndërsa më pas u ngrit një objekt pa leje, i cili sot ndodhet në proces legalizimi.
“Ky është një skandal që tregon arrogancën e oligarkëve shqiptarë, të cilët nuk kursejnë as qytetarët e thjeshtë, as biznesmenët, dhe tashmë as një yll botëror që ngre flamurin kuqezi në çdo skenë ndërkombëtare,” shkruan avokati Llangozi.
Ai thekson se legalizimi në Shqipëri shpesh përdoret si mekanizëm për pastrim parash dhe ndarje të pronave të grabitura. Sipas tij, fakti që një artiste e njohur globalisht ka rënë pre e një mashtrimi të tillë, është tregues i gjendjes alarmante ku ndodhet sistemi ligjor dhe shteti shqiptar.
“Në vend që Shqipëria të ishte krenare që një emër si Dua Lipa investon në atdhe, oligarkët e qeverisë e trajtojnë si ‘klientin e radhës’ për t’u mashtruar. Në çdo vend normal kjo do të trondiste qeverinë, por këtu mbretëron heshtja,” shprehet Llangozi.
Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, por pasqyron kulturën e korrupsionit që ka mbërthyer Shqipërinë, ku ligji shërben më shumë për të justifikuar grabitjen sesa për të mbrojtur qytetarët. Zoom.al/
E trishtë/ Ndërron jetë ikona e HollivuditTerence Stamp, aktori britanik që u bë i njohur në Londrën e viteve 1960 dhe interpretoi armiqtë e famshëm në “Superman” dhe “Superman II”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, njoftoi familja të dielën.

Familja e tij tha në një deklaratë për Reuters: “Ai la pas një trup të jashtëzakonshëm punimesh, si aktor dhe si shkrimtar, që do të vazhdojnë të prekin dhe frymëzojnë njerëzit për shumë vite. Kërkojmë privatësi në këtë moment të trishtë.”
Terence Stamp, i lindur në East End të Londrës në 1938, filloi karrierën pas një bursë për shkollën e dramës, pas një fillimi modest si punëtor në reklamë. Ai interpretoi në filma të ndryshëm, duke përfshirë “Theorem” (1968), “A Season in Hell” (1971) dhe “The Adventures of Priscilla, Queen of the Desert” (1994), ku luajti një grua transgjinore.
Pas 9 vitesh lidhje, Ronaldo dhe Georgina gati për dasmëPas nëntë vitesh lidhje, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë marrë një hap tjetër në marrëdhënien e tyre.
Influencuesja ndau në rrjetet sociale momentin e fejesës, duke treguar unazën mbresëlënëse të vlerësuar të paktën 6 milionë euro. Georgina shkroi: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”.
Gazetari Alberto Guzman zbuloi se dhurata nuk ishte vetëm unaza, por edhe një Porsche, dy ora luksoze dhe rroba nga dy stilistë të njohur, me vlerë mbi 80 mijë euro gjithsej.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, data e dasmës nuk është caktuar ende, por pritet të ndodhë pas 19 korrikut 2026, pas përfundimit të Kupës së Botës, të cilën Ronaldo dëshiron ta luajë para tërheqjes nga futbolli në moshën 41-vjeçare.
Vrasja e 14-vjeçarit/ Lihet në burg autori i dyshuar, babai dhe xhaxhai i tij, ndryshon masa për 5 të tjerëtGjykata e Korçës ka lënë në burg 14 vjeçarin Enedio Gurin i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Erald Xhejo pak ditë më parë në fshatin Pirg.
Gjithashtu gjykata ka lënë në arrest në burg babain Edison Guri dhe xhaxhain Roland Guri, të cilët jo vetëm kanë përkrahur autorin e krimit pas ngjarjes por kanë fshehur dhe provat e krimit.
Nga ana tjetër, gjykata ka lënë në arrest shtëpie Florian Çelën, shokun e autorit të dyshuar të ngjarjes ndërsa për 4 të miturit ka vendosur masën e sigurisë mbikëqyrje prindërore.
Avokati Ledjan Spaho pas seancës së masës së sigurisë është shprehur se 14 vjeçari Enedio Guri ka shprehur pendesë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbasdite e të enjtes në ambientet e jashtme të një lokali në qendër të fshatit Pirg ku mbeti i vdekur 14 vjeçari Erald Xhejo. Zoom.al/
Nga Meloni, Macron e Ursula Von der Leyen/ Europianët do të shoqërojnë Zelenskyn në SHBALiderët evropianë do t’i bashkohen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump të hënën në Uashington.
Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen.
Vendimi duket se është në marrë për të parandaluar përsëritjen e një takimi të tensionuar mes Trumpit dhe Zelenskyt, siç ka qenë ai i shkurtit në Shtëpinë e Bardhë.
Prezenca e liderëve evropianë në anën e Zelenskyt, demonstron mbështetjen evropiane për Ukrainën dhe mund t’i ulë shqetësimet në Kiev dhe kryeqytetet tjera evropiane lidhur me kushtet e një marrëveshjeje për paqe.
Përveç von der Leyenit, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Finlandës, Suedisë dhe shefi i NATO-s.
Zelensky është të dielën në Bruksel për të marrë pjesë në një video-konferencë me liderët evropianë, për t’i diskutuar hapat e radhës drejt përfundimit të luftës.
Kryeministri francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe kancerlari gjerman, Friedrich Merz do ta udhëheqin takimin e së dielës.
Këto diskutime do të zhvillohen pak pas takimit të mbajtur në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
Pavarësisht pritjes së ngrohtë të liderit të Kremlinit nga ana e Trumpit, takimi ka rezultuar pa ndonjë marrëveshje për përfundim të luftës.
Shumë media perëndimore i kanë cituar disa burime të kenë thënë se Trump i ka thënë Zelenskyt që Putini ka propozuar ngrirjen e pjesës më të madhe të vijës së frontit, nëse Kievi ia dorëzon Rusisë gjithë rajonin e Donjeckut.
Zelensky, në anën tjetër, e përmend vazhdimisht se nuk pranon dorëzim territori dhe në këtë linjë janë edhe aleatët evropianë.
Rusia e ka pushtuar Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014 dhe tani e zotëron një të pestën e shtetit, përfshirë rajonin e Luhanskut dhe disa pjesë të Donjeckut, Zaporizhjas dhe Hersonit.
Ukraina dhe liderët evropianë kanë thënë se strategjia e Putinit që favorizon negociatat e gjata drejt një marrëveshjeje të plotë dhe refuzimi i një armëpushimi të shpejtë, i mundëson liderit rus të blejë kohë për ta ashpërsuar ofensivën në fushëbetejë. Rel/
I morën jetën 14-vjeçarit/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë për masëNë gjykatën e Korçës zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14 vjeçarit.
Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë. Në ambientet e jashtme të gjykatës ka prani njerëzish dhe forca policie.
Tetë persona u arrestuan lidhur me ngjarjen tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar.
Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.
Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës me të cilin u krye krimi.
Po ashtu, u prangosën 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës, një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Policia thotë se është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë. Zoom.al/