Aplikacion
Meta-analiza e 33 studimeve, e para e llojit të vet, ka marrë në shqyrtim raportin mes ndjeshmërisë dhe problemeve të zakonshme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi.
Shkencëtarët e Queen Mary University and the University of Surrey zbuluan se kishte një marrëdhënie të dallueshme dhe pozitive mes tyre duke nxjerrë përfundime se njerëzit shumë të ndjeshëm kanë më tepër gjasa për të përjetuar depresion dhe ankth krahasuar me ata që janë më pak të ndjeshëm.
Në studim, ndjeshmëria përcaktohej si tipar personaliteti që pasqyron aftësinë e njerëzve për të perceptuar dhe përpunuar stimujt mjedisorë si dritat e forta, ndryshimet e lehta në mjedis dhe gjendjen emocionale të të tjerëve. Këto anashkalohen shpesh në studimet shëndetësore dhe praktikën klinike që fokusohen te neurotizmi dhe lidhja e tij me sëmundjet e shëndetit mendor.
Studimi tregon se të kuptuarit e nivelit të ndjeshmërisë së dikujt mund të ketë ndikime terapeutike.
Për shembull, njerëzit që kanë më shumë tipare të personalitetit të ndjeshëm kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga trajtimet me teknika si relaksimi i zbatuar dhe ‘mindfulness’, e cila mund të parandalojë përsëritjen.
Zbulohet kërkesa e Putinit në këmbim të armëpushimitVladimir Putin i ka bërë një propozim Donald Trump ku përfshihet dorëzimi i kontrollit të plotë prej Ukrainës të rajonit lindor të Donetskut, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia.
Sipas mediave të huaja, në këmbim, Putin do të binte dakord me ngrirjen e vijave të fronit. Gjithashtu thuhet se janë ofruar edhe koncensione të tjera të paspecifikuara.
Trump ia ka thënë ofertën Volodymyr Zelensky përmes një telefonate pas samitit të Alaskës.
Edhe pse e pafavorshme për Kievin, kërkesa e territorit është një pikë kyçe negocimi në këto përpjekje për paqen.
Kievi është përpjekur të ruajë fort qëndrimin e vet për të mos iu bindur Moskës, e cila nuk është tërhequr nga kërkesa jo vetëm për tokat që ka pushtuar, por kontrollin e plotë të katër rajoneve ukrainase.
Është e vështirë të përfytyrosh Zelensky duke dorëzuar qytetet kryesore si Kramatorsk, Kostyantynivka dhe Sloviansk pasi i ka mbrojtur me sukses për një kohë të gjatë. Kjo do të kërkonte edhe miratimin e parlamentit të Ukrainës.
Kërkesa e Putin është refuzuar tashmë prej Zelensky. Javën e shkuar, ai refuzoi të dorëzonte kontrollin e rajonit në këmbim të armëpushimit.
“Nëse ne tërhiqemi sot nga Donbasi, fortifikimet tona, terreni jonë, malet që kontrollojmë, do të hapin qartazi një urë që rusët të përgatisin një sulm”, tha ai.
Propozimi do të binte në kundërshtim edhe me paralajmërimet e liderëve të BE se në çfarëdo marrëveshje paqeje, “integriteti territorial” i Ukrainës duhet të respektohet dhe “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë.”
Televizioni italian në zi! Ndahet nga jeta ikona e ekranitLegjenda e televizionit italian, Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Lajmi ka tronditur botën e medias dhe spektaklit italian, ku ai njihej prej dekadash si një figurë ikonike, shpesh i quajtur “mbreti i televizionit”.
I lindur më 7 qershor 1936, karriera e tij televizive zgjati mbi gjashtë dekada, duke e shndërruar në një nga personazhet më të dashur e më të respektuar në Itali. Pippo Baudo ka qenë jo vetëm prezantues, por edhe drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile di Catania, duke lënë gjurmë edhe në skenën teatrore.
Në vitet ’70 ai kontribuoi në themelimin e kanalit privat “Antenna Sicilia”. Pas disa polemikave me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, në vitin 1987 kaloi për një periudhë në Mediaset, ku prezantoi emisionin “Festival”. Megjithatë, rikthimi në RAI i hapi sërish rrugë sukseseve të njëpasnjëshme, mes tyre programet “Gran Premio” dhe “Serata d’Onore”.
Një nga momentet më të paharrueshme në karrierën e tij ndodhi gjatë hapjes së Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur një burrë kërcënoi se do të hidhte veten nga galeria. Ishte vetë Baudo ai që arriti ta ndalonte, duke fituar duartrokitjet e të gjithë publikut.
Në vitet që pasuan, ai prezantoi një sërë programesh, mes tyre “Novecento”, “Sabato Italiano”, si dhe për vite me radhë emisionin e famshëm “Domenica In”. Por mbi të gjitha, Pippo Baudo do të mbahet mend për rekordin e tij të jashtëzakonshëm: ai ka drejtuar 13 edicione të Festivalit të Sanremos, duke kaluar edhe mikun e tij Mike Bongiorno, i cili e kishte prezantuar 11 herë.
Me ndarjen e tij nga jeta, Italia humbi një figurë simbol të kulturës popullore dhe televizionit, ndërsa kujtimi i tij mbetet i lidhur ngushtë me disa nga momentet më të paharrueshme të spektaklit italian.
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Plagosen tre personaNjë aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur ndodhi këtë mbrëmje në Qafë Thanë.
Dy automjete, njëra prej të cilave taksi, u përplasën me njëra-tjetrën. I plagosur rëndë mbeti një person, ndërsa dy të tjerë u lënduan lehtë.
Siç duket edhe nga pamjet, goditja ka qenë aq e fortë, saqë të dy mjetet janë shkatërruar!
Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar, ndërkohë që rruga kishte edhe lagështi për shkak të shiut që përfshiu zonën këtë mbrëmje.
Zjarri në Fushë Arrëz, ndërhyrja nga ajri ul intensitetin e ajrit, por ka ende vatra aktiveNdërhyrja nga ajri ka ulur intensitetin e flakëve në Fushë Arrëz.
“Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët. Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, njofton Ministria e Mbrojtjes në një postim këtë mbrëmje.
Megjithatë, ka ende tre vakte aktive. Krahas ndërhyrjes nga ajri, në operacion janë angazhuar 12 zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë policie me 2 automjete, 40 forca bashkiake, 13 forca të shërbimit pyjor dhe 80 forca ushtarake.
“14 vjeçari vuri karrigen para trupit”, detaje tronditëse nga vrasja në MaliqDetaje të reja nga vrasja e 14-vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit.
Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi, autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.
Ditën e ngjarjes, 14-vjeçari së bashku me një shok ka shkuar në fshatin Pirg për t’u qethur. Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për t’u sqaruar.
Pasi ka dalë nga makina, ai ka nisur të debatojë, ndërkohë që ka nxjerrë thikën.
14-vjeçari, në këto kushte, ka marrë një karrige nga oborri i lokalit për t’u vetëmbrojtur, duke e vendosur përpara trupit, por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori, në atë moment, e ka goditur me thikë.
E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Policia e Korçës ka arrestuar autorin dhe disa persona të tjerë. Mes të prangosurve janë edhe babai dhe xhaxhai i agresorit, të cilët fshehën thikën e krimit.
Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktimaNumri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.
Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.
Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.
Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.
Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.
Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.
“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.
Çfarë territoresh kërkoi Putin në takimin me Donald TrumpVladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të tërhiqet nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut si kusht për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, por i ka thënë Donald Trump se mund të ngrijë pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësohen kërkesat e tij kryesore.
Udhëheqësi rus e bëri kërkesën gjatë takimit të tij me Trump në Alaska të premten, sipas katër personave me njohuri të drejtpërdrejta të bisedimeve. Trump ia komunikoi më pas këtë mesazh Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësve evropianë në një telefonatë të shtunën, gjatë së cilës ai i nxiti ata të hiqnin dorë nga përpjekjet për të siguruar një armëpushim nga Moska.

Ky veprim do t’i jepte Moskës kontrollin e plotë të një territori që e ka pushtuar pjesërisht për më shumë se një dekadë. dhe ku trupat e saj po përparojnë me ritmin më të shpejtë që nga nëntori. Në këmbim të Donetskut dhe Luhanskut, Putin tha se do të ngrinte vijën e frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhzhisë, ku forcat e tij zënë sipërfaqe të mëdha toke, dhe se nuk do të niste sulme të reja për të marrë më shumë territor, sipas tre personave të njohur me bisedimet. Putini e bëri të qartë se nuk kishte hequr dorë nga kërkesat e tij thelbësore për të “zgjidhur shkaqet rrënjësore” të konfliktit, gjë që në thelb do t’i jepte fund shtetësisë së Ukrainës në formën e saj aktuale dhe do të pengonte zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. Por presidenti rus është i përgatitur të bëjë kompromis për çështje të tjera, përfshirë territorin, nëse është i kënaqur që “shkaqet rrënjësore” adresohen, sipas një ish-zyrtari të lartë të Kremlinit.
Forcat ruse kontrollojnë rreth 70 përqind të Donetskut, por zinxhiri i qyteteve më perëndimore të tij mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe është kritik për operacionin e saj ushtarak dhe mbrojtjen përgjatë frontit lindor. E gjithë pjesa më perëndimore e Luhanskut, përveç një pjese të vogël, kontrollohet nga forcat ruse. Njerëz të njohur me mendimin e Zelenskyy thanë se ai nuk do të pranonte të dorëzonte Donetskun, por se do të ishte i hapur për të diskutuar çështjen e territorit me Trump në Uashington, ku pritet të takohen të hënën. Zelenskyy do të ishte gjithashtu i hapur për të diskutuar çështjen në një takim trepalësh me Trump dhe Putin, thanë njerëzit.
Kërkesat territoriale të Putinit duket se janë ashpërsuar që nga prilli, kur ai i tha të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff, se Rusia mund të ngrijë të gjithë vijën e frontit nëse adresohen “shkaqet rrënjësore” të saj. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment në lidhje me përmbajtjen e diskutimeve të Trump me Putinin. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, i tha FT: “U zhvillua një bisedë shumë e rëndësishme dhe substanciale që mund të sjellë një marrëveshje më afër. Puna do të vazhdojë, por natyrisht, përmbajtja e asaj që u diskutua nuk mund të bëhet publike.”
Me t’u kthyer në Moskë, Putini i tha një grupi zyrtarësh të lartë në Kremlin se udhëtimi kishte qenë “në kohën e duhur dhe shumë i dobishëm”, sipas pamjeve të shfaqura në televizionin shtetëror. Putini tha se ia kishte “shpjeguar arsyet e krizës” Trumpit dhe tha se çdo marrëveshje paqeje duhej t’i adresonte ato. Trump hyri në takimin e së premtes, duke kërcënuar me pasoja të rënda nëse Putini nuk do të binte dakord për një armëpushim. Ai u largua nga samiti duarbosh dhe në vend të kësaj i përcolli kërkesat e Putinit për lëshime territoriale, udhëheqësve në Evropë. Në një postim në rrjetet sociale të shtunën, Trump u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të heqin dorë nga përpjekjet për të siguruar një armëpushim nga Putini, duke i këshilluar Zelenskyy-t të “bëjë një marrëveshje” me Rusinë. “U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet drejtpërdrejt në një Marrëveshje Paqeje, e cila do t’i jepte fund luftës, dhe jo thjesht një Marrëveshje Armëpushimi, e cila shpesh nuk qëndron”, shkroi Trump në Truth Social pas një telefonate me udhëheqës evropianë, përfshirë kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. “Nëse gjithçka shkon mirë, ne do të caktojmë një takim me Presidentin Putin”, shtoi Trump.
Kremlini tha se Putin dhe Trump nuk diskutuan një takim trepalësh me Zelenskyn në Anchorage. Rekomanduar Gideon Rachman Rusia, Ukraina dhe Evropa po përpiqen të manipulojnë Trumpin Kërkesa ruse dhe mosgatishmëria e Trump për të këmbëngulur për një armëpushim ka të ngjarë të ringjallin një ankth të thellë midis udhëheqësve evropianë, të cilët shprehën alarm para takimit në Alaskë, kur presidenti amerikan hodhi poshtë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si pjesë e një marrëveshjeje paqeje. Takimi tre-orësh i dha Putinit — i cili kërkohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022 — një mundësi për t’u shkëputur nga izolimi i tij ndërkombëtar.
Trump e priti atë në Anchorage me një qilim të kuq dhe u pa duke bërë shaka me të para bisedimeve. Gjatë telefonatës së Trump me udhëheqësit evropianë të shtunën, Macron i tha presidentit amerikan se Putinit nuk mund t’i zihej besë dhe i kujtoi atij përvojën e marrëveshjes së armëpushimit të Minskut, që Putini nuk e zbatoi kurrë një dekadë më parë. “Putini luan një lojë të gjatë dhe nuk do t’i respektojë premtimet”, tha një diplomat evropian i informuar mbi telefonatën. “Trump është me nxitim për të bërë një marrëveshje, por Putini është shumë më pak i tillë.”
Negocimi i një marrëveshjeje më të gjerë paqeje pa rënë dakord për një armëpushim “ndoshta duket një qëllim i lavdërueshëm, por është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm për t’u arritur”, shtoi diplomati. I ashtuquajturi Koalicion i të Vullnetshmëve, një grup vendesh që janë zotuar të ndihmojnë në zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas çdo zgjidhjeje paqeje, do të takohet të dielën, sipas tre personave të lidhur me këtë çështje. Koalicioni përfshin vende evropiane si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, si dhe të tjera, përfshirë Kanadanë dhe Japoninë./ Financial Times.
Konflikt mes 5 personave në Laç, përfundon në pranga një person, shpallen në kërkim 4 të tjerëNjë konflikt mes pesë personave është regjistruar këtë të shtunë në rrugën “Kurbini”, Laç.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë Klajdi Rryta, alias Klajdi Tusha si dhe janë shpallur në kërkim edhe 4 të tjerë.
Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga konflikti.
“Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.
Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim”,thuhet në njoftim. Zoom.al/
Liderët evropianë përkrahin takimin eventual Trump-Zelensky-PutinLiderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin.
Kjo pas një samiti të mbajtur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk kanë arritur marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.
E përditshmja amerikane, New York Times, i ka cituar disa zyrtarë evropianë t’i kenë thënë se edhe liderët evropianë janë ftuar për të marrë pjesë të hënën në Uashington, në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt.
Në një deklaratë të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është insistuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë deri në arritjen e paqes, përfshirë vendosjen e sanksioneve.
Liderët evropianë kanë insistuar, gjithashtu, që Moska “nuk mund ta ketë të drejtën e vetos” në vendimet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo në NATO.
Rusia, në anën tjetër, e ka bërë të qartë se nuk do ta tolerojë anëtarësimin e Kievit në aleancën veriatlantike. Mirëpo, liderët evropianë, kanë thënë se janë të gatshëm që të punojnë drejt një samiti trepalësh, me mbështetje të BE-së.
Takimi i 15 gushtit në mes të Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
“Ne do ta vazhdojmë ashpërsimin e sanksioneve dhe masat tjera ekonomike për të rritur presionin ndaj luftës ekonomike të Rusisë, derisa të ketë paqe të qëndrueshme”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të zyrtarëve evropianë.
Liderët evropianë nuk kanë qenë shumë rehat me takimin Trump-Putin, duke argumentuar se Zelensky do të duhej të ishte përfshirë në samitin në Alaskë.
Liderët evropianë i kanë mirëpritur ato që i kanë quajtur “garanci të sigurisë” të përmendura nga Trumpi, por pa dhënë më shumë hollësi.
Një burim diplomatik i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se Trumpi i ka ofruar Ukrainës garanci të ngjashme – por të ndara – me ato të anëtarësimit në NATO.
“Garanci të forta të sigurisë që i mbrojnë interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës janë thelbësore”, ka shkruar von der Leyen në X.
Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë.
Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.
Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO. Rel/