zoom

Day Archive4 sfida që mund të krijohen kur je pranë një ‘luani’

Luanët janë të njohur për vetëbesimin e tyre të fuqishëm, por kjo mund të sjellë disa probleme të vogla për ata që janë pranë tyre.

Ja 4 sfida që mund të hasni:

  1. Vetëbesimi i tepërt – Luanët kërkojnë vëmendje dhe lavdërime vazhdimisht, dhe kjo mund të shkaktojë tensione ose ndjesi të lodhshme për ata që janë pranë tyre.
  2. Humbja e vetëvlerësimit – Një Luan me kaq shumë besim në vete mund t’ju bëjë të ndiheni të vegjël dhe të parëndësishëm.
  3. Refuzimi i gabimeve – Luani ka vështirësi të pranojë gabimet dhe shpesh do të mbrojë egon e tij me çdo çmim.
  4. Përmbushja e dëshirave pa mëdyshje – Ai do të realizojë dëshirat e tij pa hezituar, pavarësisht se si mund të ndikojë kjo tek të tjerët.
Niset drejt Tiranës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

Është nisur me ambulancë drejt spitalit të traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë.

Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda.

27-vjeçari Ari Kodra, i cili u godit me thikë nga 41-vjeçari Aleks Qishi, pas një sherri mes tyre.

Bëhet me dije se autori i plagosjes edhe më herët ka qenë dënuar për falsifikime dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu mësohet se Qishi ka dalë pak kohë më parë nga burgu, teksa ka qenë i dënuar për drogë në Greqi. Zoom.al/

Çfarë tha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

Presidentët Trump dhe Putin përshëndetën njëri-tjetrin si miq të vjetër të premten, shkruan Reuters, duke shtuar se pritja e tyre ishte më shumë se e ngrohtë. 

Të dy liderët shtrënguan duart dhe e prekën njëri-tjetrin në krah në një shfaqje të dukshme dashurie.

Putin, i cili mbërriti në tokën amerikane me ftesë të Trump, pavarësisht se konsiderohej kriminel lufte në shumë pjesë të tjera të botës për shkak të luftës së tij me Ukrainën, buzëqeshi me një buzëqeshje pothuajse të plotë.

Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, i akuzuar për krime lufte të deportimit të qindra fëmijëve nga Ukraina.

Rusia mohon akuzat për krime lufte dhe Kremlini, i cili nuk e nënshkroi traktatin themelues të GJPN-së, e ka hedhur poshtë urdhër-arrestin si të pavlefshëm.

Trump ka kohë që e ka lavdëruar miqësinë e tij me udhëheqësin rus dhe, ndërsa kohët e fundit ka kërcënuar me pasoja nëse Moska nuk do të ndalonte luftimet me Kievin, nuk i ka zbatuar këto kërcënime.

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total, dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator.

Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për pozicionet ku dëshiron të forcohet.

Sipas “L’Equipe”, trajneri spanjoll kërkon një mbrojtës të djathtë për të mbuluar mungesën e Achraf Hakimi gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës dhe për t’i lejuar atij të pushojë gjatë sezonit, duke ditur numrin e madh të ndeshjeve.

Kërkesa e dytë është një sulmues i krahut të majtë, i aftë për të shënuar gola dhe sigurisht të ndihmojë në efektivitetin e repartit ofensiv. Deri tani nuk përmendet ende ndonjë emër konkret.

Detajet/ Dy presidentët udhëtojnë me “Bishën” e Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij rus janë takur këtë të premte në Alaska, ku do të bisedojnë mbi luftën Ukrainë-Rusi për të gjetur një zgjidhje përfundimtare.

pari që ka mëbrritur në Alaska ka qenë “Air Force One”, i presidentit Trump dhe 30 minuta më pas ka mbërritur dhe avioni presidencial i Vladimir Putin.

Dy presidentët kanë zbritur në pistë ku kanë shtrëguar duart me njëri-tjetrin.

Një takim i cili ka nisur ngrohtë, ku Trump ka duartrokitur Putin ndërsa afroheshin për shtrëngimin e duarve, i cili ka qenë mjaft i përzemërt.

Më pas dy presidentët kanë hipur në makinën zyrtare të presidentit amerikan, të quajtur “Bisha”.

Të dy presidentët nuk iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në pistën e aeroportit të Anchorage.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mes dy presidentëve pritet të zgjasë deri në 7 orë.

Nis takimi historik/ Trump-Putin shtrëngojnë duart në Alaskë

Ka nisur në Alaskë takimi historik mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Dy krerët e shteteve zbritën nga avionët përkatës dhe shtrënguan duart shoqëruar me një ceremoni pritëse nga autoritetet vendore.

Takimi po mbahet në një bazë ajrore pranë Anchorage, dhe pritet të jetë vendimtar për ukrainasit e rraskapitur nga lufta, për synimet e Trumpit për të bërë paqe dhe për përpjekjet e Putinit për ta riformuar pozitën e Rusisë në skenën botërore.
Udhëheqësit evropianë, të cilët janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

Një tjetër i plagosur me thikë në Korçë, 27-vjeçari në gjendje të rëndë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndohur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur me thikë.

Bëhet me dije se një 27 vjeç është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në repartin e reanimacionit, ndërsa gjendja e tij raportohet të jetë e rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti në fshatin Dvoran të Korçës, ku 27-vjeçari ëhstë goditur me thikë nga një 40-vjeçar, i cili sapo kishte lënë qelitë e burgut.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë. Kujtojmë që një ditë më parë në fshatin Pirg një 14-vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.

Njoftimi: 

Rreth orës 19:00, në fshatin Mollaj, Korçë, shtetasi A. K., 27 vjeç, është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës thikë nga shtetasi A. Q, 41 vjeç.

27-vjeçari, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi A. Q., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar mjetin prerës thikë që dyshohet se shtetasi A.Q, ka plagosur 27 vjeçarin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trump kërkon armëpushim para takimit me Putin: E dua sot!

Para takimit të shumëpritur me presidentin rus Vladimir Putin, ish-presidenti amerikan Donald Trump bëri një deklaratë të fortë mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe pritshmëritë e tij për bisedimet.

“Dua gjëra të caktuara. Dua të shoh një armëpushim,” tha Trump, duke theksuar se nuk dëshiron të presë vetëm për të kënaqur Evropën.

“Kjo nuk ka të bëjë me Evropën. Evropa nuk më thotë çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, natyrisht, si dhe Zelensky. Por unë dua të shoh një armëpushim të shpejtë.”

Trump shtoi se, pavarësisht skepticizmit të shumë analistëve, ai synon që takimi të prodhojë rezultate konkrete: “Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse nuk do të ndodhë sot. Të gjithë thanë se nuk mund të ndodhë sot, por unë thjesht po them se dua që vrasjet të ndalen.”

Ai gjithashtu komentoi mbi humbjet e ushtrisë ukrainase gjatë javës së kaluar, duke i cilësuar si “çmenduri”: “Ata humbën javën e kaluar 7,011 njerëz, pothuajse të gjithë ushtarë; 36 njerëz në një qytet që u godit nga një raketë. Mbi 7,000 ushtarë. Është çmenduri.”

Trump përmendi gjithashtu furnizimet ushtarake dhe marrëveshjet ekonomike, por theksoi se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i vrasjeve: “Ne po fitojmë para. Ata po blejnë armët tona dhe ne po i dërgojmë në NATO, dhe NATO po na dërgon çekë të mëdhenj e të bukur. Por kjo nuk më intereson. Ajo që më intereson është të ndaloj vrasjet.”

Takimi i Trump me Putin, i cili pritet të ketë ndikim në dinamikën e konfliktit në Ukrainë, do të shihet si një moment kyç në përpjekjet për armëpushim dhe stabilizim rajonal. Zoom.al/

Ambasada amerikane në Tiranë: Liria e shprehjes, themel i demokracisë – censura nxit urrejtje dhe polarizim

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me lirinë e shprehjes përmes një citimi të zëdhënëses Tammy Bruce.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, ka theksuar rëndësinë e lirisë së shprehjes si një element thelbësor për funksionimin e demokracisë, duke e cilësuar censurën qeveritare të papranueshme në një shoqëri të lirë.

Bruce shprehet se shoqëritë përforcohen nga shkëmbimi i lirë i mendimeve dhe se kërcënimet ndaj këtij parimi vazhdojnë të jenë të pranishme në shumë vende, siç tregohet edhe në Raportin e të Drejtave të Njeriut për vitin 2024.

Sipas saj, qeveritë ende përdorin censurën, mbikëqyrjen arbitrare ose të paligjshme, si dhe ligje kufizuese për të heshtur zëra që nuk u pëlqejnë, shpesh për arsye politike ose fetare. Bruce paralajmëroi se edhe kur një fjalim mund të duket i papërshtatshëm ose i papëlqyeshëm, kriminalizimi apo heshtja e tij me forcë vetëm sa nxit më shumë urrejtje, shtypje dhe polarizim.

Reagimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë vjen në një kohë që liria e shprehjes në vendin tonë është vënë në pikëpetje për shkakt të përplasjes mes autoriteteve dhe medias News24. Zoom.al/

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Një tërmet me epiqendër në Krujë u shënua sot në vendin tonë.

Tërmeti u shënua diku rreth orës 18:20 dhe lëkundjet ishin të ndjeshme. Mësohet se forca e tij ka qenë 3,6 ballë dhe nuk raportohet për dëme dhe pasoja për momentin.

Mësohet se forca e tij ka qenë 3,6 ballë dhe nuk raportohet për dëme dhe pasoja për momentin.