zoom

Day ArchivePamje apokaliptike nga Delvina/ Situatë e jashtëzakonshme, flakët rrethojnë qytetin

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit të qytetit.

Qyteti aktualisht është pa energji elektrike, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatës emergjente. Pacientët e spitalit janë strehuar për arsye sigurie në kinoteatrin e qytetit.

Dyshohet se shumë banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për shkak të tymit dhe qasjes së vështirë në terren, ende nuk janë bërë evidentime të sakta të dëmeve.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësit po punojnë intensivisht për të frenuar përparimin e flakëve, ndërsa era e fortë që fryn në drejtim të qytetit po vështirëson punën e tyre dhe rrit rrezikun për banorët.

View this post on Instagram

A post shared by @zoom.al_news

Pranë spitalit janë marrë masa urgjente për çmontimin dhe largimin e sistemit të furnizimit me oksigjen, për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët arrijnë godinën. I gjithë personeli mjekësor është në gatishmëri për të mbrojtur ambientet me mjetet që kanë në dispozicion.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit për të shmangur incidente të tjera./ Zoom.al

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat

Zjarri në Delvinë ka marrë përmasa dramatike, ku flakët u janë afruar disa lagjeve të qytetit, vendburimit të naftës dhe gazit të menaxhuar nga “Delvina Gas”, si dhe spitalit të qytetit.

Zoom.al mëson se pacientët e spitalit janë transferuar përkohësisht në ambientet e Pallatit të Kulturës, i cili ndodhet më larg zjarrit. Po ashtu, aty janë transferuar edhe disa prej aparaturave mjekësore të spitalit të Delvinës, përfshirë dhe bombolat e oksigjenit. Këto të fundit u urdhërua që të largoheshin nga spitali, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe tragjedi.

Ndërkohë, shumë banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe janë larguar për të shpëtuar veten, ndërsa mësohet se në zonat më të rrezikuara, banorët që refuzojnë është urdhëruar që të largohen forcërisht nga Policia./ Zoom.al

VIDEO/ Momentet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, njerëzit ikin mes breshërisë së plumbave

Janë publikuar pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Në videon e shpërndarë nga mediat në Kosovë dëgjohen të shtëna të shumta armësh, ndërsa njerëzit që ndodheshin pranë vendngjarjes fillimisht nuk reagojnë, duke mos e kuptuar menjëherë situatën. Vetëm pas disa krismash, ata fillojnë të vrapojnë për t’u larguar nga rreziku.

Në pamje shihet gjithashtu një nga personat e plagosur që bie në tokë pa ndjenja. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës. Një nga viktimat humbi jetën në vend, ndërsa tre të tjerë u dërguan me urgjencë në spital, ku dy nuk mundën t’u mbijetonin plagëve.

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë të lidhur me këtë krim./ Zoom.al

https://streamable.com/e/z2g8to?

Zjarri në Delvinë del jashtë kontrollit, flakët u afrohen edhe më shumë puseve të naftës

Zjarri në Delvinë ka dalë jashtë kontrollit duke marrë përmasa masive. Flakët u janë afruar edhe më shumë puseve të naftës, duke rrezikuar kështu një katastrofë.

Nga informacionet e fundit mësohet se zjarri po shtrihet deri në lagjen “Llakë” të qytetit, teksa aktualisht po punojnë 4 zjarrfikëse të Delvinës për shuarjen e flakëve, por duket e pamundur. Mësohet se në vendin e ngjarjes pritet të mbërrijnë edhe zjarrfikëse nga Himara dhe Konispoli.

Gjithsesi, është kërkuar ndërhyrje nga ajri për të shmangur një ndodhi me pasoja të paimagjinueshme. Në vendin e ngjarjes janë në gatishmëri edhe tre ambulanca./ Zoom.al

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshohet për një të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit, pranë shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia”.

Nga informacionet paraprake dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, teksa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje./ Zoom.al

Zjarri në Lekël të Tepelenës, shpërthejnë dy bomba të Luftës së Dytë Botërore

Një zjarri i madh në fshatin Lekël të Tepelenës ka shkaktuar dëme serioze materiale, duke djegur disa hektarë me pyje dhe kultura bujqësore.

Nga flakët janë dëmtuar gjithashtu disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë. Një prej objekteve më të prekura është kisha ortodokse “Shën Ilia”, monument kulture i kategorisë II, ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të. Kisha është shkatërruar plotësisht nga zjarri.

Situatën e ka komplikuar edhe shpërthimi i dy bombave, mbetje nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat u aktivizuan për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrit në zonë./ Zoom.al

Lewandowski tregon pengun e karrierës: Doja të shkoja te…

Në vitin 2010, Robert Lewandowski ishte shumë pranë kalimit te Blackburn Rovers.

Transferimi i tij dështoi për shkak të një reje vullkanike nga Islanda, e cila kishte pezulluar fluturimet drejt Anglisë.

Lewandowski ishte shumë pranë kalimit në Angli dy vite më vonë, në vitin 2012, kur mori një ftesë nga Sir Alex Ferguson. Ai donte të vishte fanellën e Manchester United, por Borussia Dortmund refuzoi.

“Po, isha gati. Si mund të refuzoja një legjendë si Ferguson?! Doja të luaja tek United, por klubi refuzoi. Drejtuesit kuptuan se mund të fitonin më shumë prej meje nëse prisnin edhe një ose dy vite. Ashtu ndodhi,”- pohon sulmuesi polak.

Karriera kryesore

Arritje të veçanta

I moshuari vdiq nga flakët në Gramsh, nusja e djalit: Ai nuk mu përgjigj. S’e fika dot zjarrin!


Në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve ka humbur jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua.

Nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë, ndërsa rrëfen sesi ndodhi ngjarja.

Ajo tha se ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar se ka rënë zjarr, e më pas nuk ka mundur të shohë asgjë.

“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot në sy, teksa shton se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markush me ujë që ra fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte vjehrri i saj që ndezi zjarrin.

Në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve ka humbur jetën një i moshuar, rreth 80 vjeç, pasi dyshohet se zjarri që ndezi në kopshtin e banesës i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë u asfiksua.

Nusja e djalit të tij është transportuar në spital me asfiksi të lehtë, ndërsa rrëfen sesi ndodhi ngjarja.

Ajo tha se ka qenë vajza e saj që e ka lajmëruar se ka rënë zjarr, e më pas nuk ka mundur të shohë asgjë.

“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot në sy, teksa shton se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markush me ujë që ra fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo duke shtuar se nuk ishte vjehrri i saj që ndezi zjarrin

Pamjet/ Zjarri bllokon pushuesit në Spille

Përhapja e flakëve është bërë shkak për bllokimin e pushuesve në zonën e Spillesë, Kavajë.

Siç mund ta shihni në pamjet e siguruara nga Zoom.al, kodrat e fshatit bregdetar janë përfshirë nga zjarri dhe zona është e mbuluar nga tymi.

Nuk ka ende një reagim, ndërsa pushuesit presin ndërhyrje nga autoritetet./Zoom.al

Propozimi i shekullit: Ja sa kushton unaza që Ronaldo i dhuroi Georgina-s

Vlera e unazës së fejesës që i dha Georgina Rodríguez varion nga 2 deri në 5 milionë dollarë.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë fejuar pas nëntë vitesh lidhje! Lajmin e gëzueshëm e bëri të ditur vetë partnerja e futbollistit përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

Në fotografinë që publikoi Rodríguez, dallohet dora e saj që prek dorën e partnerit të saj, ndërsa gishti i saj zbukurohet nga unaza që i dhuroi Ronaldo, duke i kërkuar që të martohej me të.