Aplikacion
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 te ura në Komoran, në drejtimin Pejë – Prishtinë.
Naser Syla, drejtori i Emergjencës në QKUK ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë dhe 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Syla njoftoi se dy nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhëndësi i policisë, Daut Hoxha, ku njoftoi se 6 vetura janë përfshirë në aksident ndërsa ka bërë të ditur se ka edhe të lënduar.
“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës.
Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë,”- ka thënë Hoxha./ Zoom.al
Aksidenti i trefishtë te Rruga e Arbrit, 3 të plagosurNjë aksident i fortë mes dy automjeteve ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit te “Ura e Vashës”.
Policia bën me dije se rreth orës 18:00 janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit L.R., K.A. dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar shtetasi K.A. dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 18:00, në fshatin Fshat, brenda në tunel, janë aksidentuar me njëri tjetrin tre automjete, me drejtues shtetasit L.R., K.A., dhe I.Z. Si pasojë e përplasjes së automjeteve, ka mbetur i dëmtuar shtetasi K.A së bashku me motrën e tij, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën,”- njofton policia./ Zoom.al
Tre të ndaluar për zjarrvënie në Vlorë, njëri hodhi bishtin e cigares dhe dogji 30 rrënjë ulliriPolicia e Vlorës ka arrestuar një person dhe proceduar dy të tjerë për zjarrvënie në tre raste të ndryshme. Dy prej të ndaluarve janë banorë të fshatrave, të cilët akuzohen se kanë ndezur zjarre duke shkaktuar djegien e sipërfaqeve të mëdha me shkurre dhe pyje.
Po ashtu, është proceduar edhe një 34-vjeçar pasi dyshohet se nga pakujdesia, hodhi bishtin e cigares duke shkaktuar një zjarr që dogji 30 rrënjë ulliri.
Policia apelon të mos ndizen zjarre për asnjë arsye si dhe i bën thirrje qytetarëve të lajmërojnë menjëherë për çdo rast zjarrvënjeje.
Njoftimi i Policisë:
Ndalohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për 3 raste zjarrvënie, përkatësisht në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas.
Lukovë/Ndalohet një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë bënë ndalimin për veprat penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, për shtetasin B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Lukovë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 10.08.2025, në vendin e quajtur “Lapardha”, pasi ka konsumuar cigare, e ka hedhur në tokë dhe nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 30 rrënjë ullinj, si edhe një sipërfaqe toke me shkurre dhe ferra.
Bolenë/Procedohet penalisht një 34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, pas veprimeve hetimore, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Bolenë. Ky shtetas dyshohet se më datë 09.08.2025, në afërsi të varrezave të fshatit, ka ndezur zjarr për pastrimin e kullotës që kishte në përdorim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe disa pisha.
Tragjas/Procedohet penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasin G. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Tragjas. Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies së datës 08.08.2025, në fshatin Tragjas, ku u dogj një sipërfaqe me bimësi./ Zoom.al
U aksidentua me makinë në Fier/ Humb jetën në spital 15-vjeçariNjë 15-vjeçar humbi jetën në spital tre ditë pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier.
Të premten, automjeti, ku ndodhej 15-vjeçari dhe 3 persona të tjerë, humbi kontrollin, u përmbys dhe mbeti i bllokuar pranë rrugës.
Nga makina nisi të dilte tym, duke krijuar rrezik për shpërthim.
Efektivi 26-vjeçar Klajdi Mustaj ndërhyri duke nxjerrë personat e plagosur nga automjeti i aksidentuar.
Megjithatë, 15-vjeçari që u plagos në aksident ndërroi jetë në Spitalin e Traumës./ Zoom.al
Fati “troket në derë” për këto 3 shenja horoskopiBinjakët
Nga data 11 gusht, mendimet rrjedhin lirshëm dhe do të shihni se si ato përkthehen në para. Kjo periudhë ju jep jo vetëm fjalët e duhura për të shprehur veten, por edhe kohën e përsosur për ta bërë këtë. Pra, nëse keni menduar të ndani një ide shumë të rëndësishme që keni, kjo është dita e duhur për ta bërë këtë. Ju keni kthyer faqen dhe një fillim i ri po hapet para jush. Tani ndiheni të qartë dhe keni të gjithë hapësirën për të mirëpritur prosperitetin dhe ripërtëritjen.
Luani
Kjo periudhë ju sjell gjithçka që dëshironi në aspektin e energjisë dhe qëndrimit. Nuk jeni vetëm të sigurt tani, por jeni edhe magnetikë. Kjo do të thotë që po tërhiqni atë që ka më shumë rëndësi për ju – dhe në këtë rast, paratë. Nuk është se paratë janë gjëja më e rëndësishme në botë për ju, por sigurisht që nuk i refuzoni ato. Ky mentalitet theksohet gjatë trini Hënë-Venus. 11 gushti është një ditë me fat për ju, duke ju ndihmuar të shijoni momentin, duke pranuar se prosperiteti është padyshim pjesë e paketës. Do të fitoni shumë nga sot.
Peshorja
11 gushti eliminon të gjitha streset financiare dhe ju jep qetësi shpirtërore. E mira që keni bërë deri më tani ka mundësinë t’ju kthehet, dhe kjo do të thotë se është radha juaj për ta marrë. Keni bërë shumë përpjekje dhe rehatia financiare po fillon të ndihet në jetën tuaj. Begatia që vjen tani është praktike dhe funksionale. Ju e dini saktësisht se çfarë të bëni me zgjedhjet që ju jepen në këtë ditë. Lëvizjet e zgjuara janë pika juaj e fortë, dhe do të formoni një kurs shumë të mirë më 11 gusht.
Kush janë këta “borgjezët gjakpirës” në Shqipëri?Gati 2 mijë vjet më parë, disa ushtarë donin të ngriheshin në kryengritje kundër perandorit të ri të Romës, të pakënaqur që i vjetri ishte vrarë. Një filozof stoik, me qëllim që t’i bindte të mos bënin kryengritje, u zhvesh lakuriq, hipi mbi një mur dhe nga aty u mbajti fjalimin që i bindi ushtarët të mos bënin kryengritje. Është e pamundur që të mësohet nëse ushtarët u bindën nga argumentet e filozofit apo nga fakti që argumentet u përçuan nga një njeri lakuriq.
Siç ndodh rëndom nëpër sistemet e demokracive të menaxhuara, kryeministri shqiptar Edi Rama duket se ia doli edhe një herë të krijojë narrativën “ne kundër atyre” dhe të heqë vëmendjen nga telashet e vërteta të vendit, – korrupsioni sistemik dhe mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme, – përmes krijimit të figurës së armikut, tregtarit të vogël dhe jo aq të vogël që zapton hapësirat publike dhe “përfiton” në kurriz të qytetarëve “të ndershëm”, apo atij të Irfan Hysenbelliut, pronarit të medias dhe të kompanive të tjera, i cili, pasi ka qenë përfitues i sistemit klientelist të Ramës (dhe të Berishës e Metës), ka rënë prej disa vitesh në konflikt me Ramën.
“Ajo prone nuk eshte e tv 24, ne vend te thote f.m qe ma late 25 vjete me qera minimale dhe 3 vjete pa qera, don ta pervetesoje. Po ne tjeret qe punuam nga 50 vjete cfare jemi? apo pensionin 200 euro mjaft e kemi? Jeni te pa drejte si gazetar, jeni te shitur per nje rroge,” [SIC, gërmat e trasha janë të mijat], ishte komenti i një qytetari në Facebook, në lidhje me protestat e shkaktuara nga ndërhyrja policore e Ramës për të bllokuar atë që, në instancë finale, është një nga të paktat televizione jo 120% në shërbim të kryeministrit.
“Ata paguajnë për katër tavolina dhe vendosin dyzet dhe vjedhin bashkinë”, ishte komenti i një gruaje në rrugë në lidhje me operacionin kundër zaptimeve të trotuareve të ndërmarrë nga Rama.
Pra mbërritëm në pikën kur borgjezi gjakpirës, ai në formën e pronarit të lokalit që zapton trotuare, dhe e pronarit të News 24 që nuk liron godinën te ish-kombinati i autotraktorëve, është problemi i vendit ndërsa kritikët, nuk ka se si të jenë tjetër gjë veçse “të shitur”. (Në kohët e vjetra quheshin “reaksionarë”!)
Është e kotë që të mund t’i përgjigjemi këtyre supozimeve me borgjezë që “përfitojnë” përkundrejt popullit që “vuan”. Të thuash, fjala vjen, që Rama ishte kryetari i Bashkisë që nënshkroi kontratën e qirasë për News 24 dhe se, sipas gjasave, “përfitimi” nga pronari i këtij televizioni nuk është shkaku i vetëm se pse pensionet janë 200 euro, këto janë detaje të parëndësishme në kushtet kur Rama kontrollon ekosistemin informativ të vendit dhe ku, për rrjedhojë, argumentimi i mbështetur në fakte, nuk funksionon. As argumenti që autori i këtyre radhëve, ai që, sipas komentuesit “është shitur për një rrogë”, nuk ka punuar ndonjëherë për kompanitë e kontrolluara nga Irfan Hysenbelliu dhe nuk ka pasur kurrë ndonjë “përfitim” nga mediat e tij, nuk vlen. As argumenti që, në kushte normale do të ishte shpartallues, ai që, të qenit gazetar në kundërshti me qeverinë e një vendi jodemokratik nuk paguhet ndërsa, të shërbyerit ndaj propagandës së qeverisë paguhet e ku e ku më shumë se sa “një rrogë”. Sipas modelit të propagandës të regjimit totalitar komunist, është interesi ekonomik ai që shtyn reaksionarët të kundërshtojnë partinë që ka gjithmonë të drejtë.
Ndërsa argumenti që, policët, inspektorët bashkiakë, kryetarët e bashkive dhe, në instancë finale, vetë kryeministri, janë përgjegjës për zaptimin e hapësirave publike, pa ligj apo me ligje të posaçme të bëra, jo për të qeverisur vendin por për të ligjëruar atë që është e paligjshme, jo vetëm që nuk hyn në punë, por ka gjasa bëhet bumerang sepse mund të akuzohesh që, jo vetëm që je “i shitur për një rrogë” por edhe që “po mbron paligjshmërinë”.
Është e kotë të thuash se, në një vend normal, policët nuk shkojnë me duar në xhepa për të parë se cila hapësirë, sipas hamendësimit të tyre, është pronë publike dhe cila jo. Normalisht duhet të jenë të pajisur me harta e me tituj pronësie, të cilat janë me mungesa si për pronën private, ashtu edhe për pronën publike. Dhe gjithashtu ngjan si një delikatesë njeriu që nuk jeton në këtë vend që të thuash që, hapësirat përreth pallateve të ndërtuara gjatë dekadave të fundit janë pronë e përbashkët e pronarëve të apartamenteve dhe të dyqaneve dhe jo pronë e bashkisë, apo e qeverisë. Se qeveria nuk duhet të “çlirojë” pronën që nuk është e vetja, pavarësisht se normalisht nëse qoftë edhe një prej bashkëpronarëve ankohet për zaptim të pronës së përbashkët, duhet të veprojë. Se një polic që shkon të lirojë një pronë që nuk është me certifikatë pronësie e një institucioni publik, fjala vjen, bashkisë apo ndonjë institucioni tjetër, është njësoj i paligjshëm si ai “sipërmarrësi” që zapton hapësirën që nuk i takon. Sepse helbete, prona nuk krijohet as sepse është ngjitur ne pronën e dikujt që e zapton dhe as sepse policit ia ha mendja se duhet të jetë pronë publike. Prona ose blihet, ose trashëgohet, ose dhurohet. Secili prej këtyre tre akteve prodhon dokumentacion. Krijimi i kushteve ku çdo gjë është e ligjshme dhe çdo gjë e paligjshme, nuk ndihmon për vendosjen e shtetit ligjor.
Me syzet ngjyrë rozë, të konceptuara për të tërhequr vëmendjen dhe, me gjasa, me shpresë se do të hajë ca të shara të karakterit moral, Rama prodhon çdo ditë nga një video e cila transmetohet copy-paste nga shumica dërrmuese e medias, mirëqënia e pronarëve të së cilës është tashmë e lidhur me shërbimin ndaj tij, jo përmes anësisë së lajmeve, por përmes nënshtrimit 120 për qind. Në një nga deklaratat e fundit, Rama deklaroi se fushata e tij kundër zaptimit të hapësirave publike “do të zgjasë katër vjet” ndërsa hodhi poshtë aludimet se kjo ishte një “nismë kundër sipërmarrjes.” (Imagjino ngatërrimin e termave. “Sipërmarrja”, një term që nënkupton novacion dhe risi, përdoret për të përshkruar situatën banale të një pronari lokali që zapton trotuarin, a thua se zaptimi është novacioni më i madh ekonomik që mund të bëhet në Shqipëri.)
Syzet e tij rozë duket se ngjajnë me vendimin e filozofit stoik të lashtësisë për të bindur ushtarët përmes një fjalimi të mbajtur lakuriq, ndërsa shpallja e “operacionit që do të zgjasë katër vjet” ngjan shumë me shpalljen e “revolucionit të përhershëm” të Marksit, por në versionin e tij qesharak. Në vend të “operacionit katërvjeçar të çlirimit” vendi ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shtet të së drejtës, mbështetur në dokumente pronësie dhe media të lirë e të pavarur nga mbështetja e qeverisë, (apo e opozitës) për mirëqenien e vet. Është mjedisi informativ i shëndoshë ai që krijon opinionin publik që lufton korrupsionin, gjë që, nga ana e vet, sjell përmirësim ekonomik dhe, në instancë finale, krijon mirëqenien e nevojshme që pensioni të mos jetë “200 euro” pas pesëdhjetë vjet pune./ Reporter.al
Një zjarr i frikshëm ka përfshirë zonën e Syrit të Kaltër në Delvinë pasditen e sotme.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke vënë në rrezik jo vetëm këtë perlë të natyrës, por edhe jetën e turistëve aty pranë.
Sipas informacioneve nga terreni, mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, flakët kanë mbërritur deri pranë parkingut.
Për shkak të situatës alarmante, autoritetet kanë mbyllur qarkullimin e rrugës Sarandë-Muzinë.
Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për të vendosur situatën nën kontroll./ Zoom.al
Tragjedi në Itali/ Djali 4-vjeçar humb jetën nga i nxehtiNjë fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë për shkak të të nxehtit.
Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Olmedo, provinca e Sassarit në Itali.
Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit, të cilët po pushonin, dhe është futur në makinën familjare të parkuar nën diellin përvëlues. Temperaturat brenda automjetit kishin kaluar 50 gradë Celsius kur fëmija u gjet pa ndjenja.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas disa ditësh në koma për shkak të dëmtimeve të parikuperueshme në tru, vogëlushi ndërroi jetë mëngjesin e sotëm./ Zoom.al
Ngjarje tragjike/ 4 minorenë përplasin për vdekje një gruaNjë grua 71-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në lagjen Gratosoglio të Milanos, ku u përplas nga një makinë me targa franceze, që më pas rezultoi e vjedhur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në rrugën Via Saponaro, kur e moshuara po kalonte rrugën dhe u godit nga mjeti. Në automjet ndodheshin katër persona, dyshohet minorenë, të cilët u larguan shpejt nga vendi i aksidentit. Mjeti u braktis pranë vendngjarjes.
Edhe pse ambulanca mbërriti në vendngjarje shpejt, gruaja humbi jetën pak më vonë për shkak të plagëve të rënda.
Hetimet paraprake tregojnë se drejtuesi ka humbur kontrollin e makinës, duke kaluar mbi bordurën dhe duke përfunduar në korsinë ku po kalonte e moshuara.
Policia po vazhdon hetimet dhe po sheh pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe kapur autorët e aksidentit fatal./ Zoom.al
Përlotet pronari i kuajve të vrarë në Llogara: I qëlluan pse pinin ujë, me ata mbaja familjenPronari i kuajve të qëlluar me armë zjarri pak ditë më parë në Llogara, Ksenofon Konomi akuzoi policinë se nuk ka reaguar në momentin e duhur për ngjarjen e rëndë.
Ai tha se, pavarësisht se ka raportuar ngjarjen menjëherë, forcat e rendit nuk kanë shkuar në vendngjarje për të kryer verifikimet.
“Siç kam thënë edhe më parë, nga 22 kuajt që kisha në malin e Llogarasë, janë qëlluar me çifte. Janë gjetur plumba në trupin dhe kurrizin e tyre. Me veterinerin kemi shkuar për të parë gjendjen e tyre, por policia mungoi”, u shpreh Konomi për Euronews Albania.
Fillimisht, ai dyshoi se plagët ishin shkaktuar nga kafshë të egra, por kur gjeti plumba në trupat e kafshëve, tronditja ishte e madhe. “M’i vranë vetëm se pinin ujë te lerat. Më kanë prekur thellë, sepse me këta kuaj mbaja familjen dhe transportoja turistë. Dua që autorët të ndëshkohen”, shtoi ai i përlotur.
Nga 22 kuajt e qëlluar, 4 ngordhën, ndërsa të tjerët janë shpërndarë në zonë, disa të plagosur rëndë./ Zoom.al