zoom

Day ArchivePika e Voçkël e Kumbaros/ Tare ironizon ministren: Pamjet flasin vetë

Studiuesi Auron Tare ka ngritur shqetësimin për ndërtimet pa kriter brenda një pjese të zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Tare ka publikuar pamje nga kantieri i hapur në Butrint.

Sipas Tares, kjo zonë gjatë viteve 1990 ishte e destinuar për ndërtime nga qeveria Berisha 1, por u fut nën mbrojtje falë përpjekjeve të Fondacionit Butrinti dhe asokohe ministres së Kulturës, Arta Dade e më pas nga Edi Rama si dhe kryeministri i kohës Fatos Nano dhe presidenti, Rexhep Mejdani.

Ky vendim atëherë u cilësua si një nga arritjet më të rëndësishme të Partisë Socialiste pas vitit 1997, por mesa duket vitet e fundit situata ka ndryshuar.

“Pamjet e sotme flasin vetë,”- shprehet Tare, duke ironizuar kështu se nën drejtimin e ministres Mirela Kumbaro dhe bashkëpunëtorëve të saj, kjo zonë është duke u përdhosur nga betoni.

Pamjet e publikuara tregojnë një kantier ndërtimi me skela, betoniere dhe punëtorë, ndërsa është duke u ndërtuar një kompleks i madh pranë vijës bregdetare, në një zonë që historikisht ka pasur status të mbrojtur.

Kjo është pamja sot e një pjesë të zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit.  Gjatë viteve 90 e destinuar për ndërtime nga Qeveria Berisha 1, u fut në mbrojtje falë përpjekjeve të Fondacionit Butrinti dhe Ministres së Kulturës Arta Dade e më pas Edi Rama, si dhe KM Fatos Nano dhe Presidenti Mejdani. Ishte nje nga veprat e mëdha të Partisë Socialiste të post 97së. Sot falë punës të përkushtësuese të Ministres Kumbaro &Co pamjet flasin vetë,”- shkruan Tare.

Në vitin 2021, gjatë një interpelance në Kuvend, Kumbaro e përshkroi zonën ku do të ndërtohej resorti “Manastiri Resort” si “një pikë e vogël”./ Zoom.al

Tërmet 6.1 ballë/ Lëkundje të fuqishme sizmike, ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD.

Tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit. Nuk raportohen për viktima ose dëme.

Sipas AFAD, tërmeti goditi në një thellësi prej 11 km. Ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) regjistroi tërmetin me magnitudë 6.19 dhe një thellësi prej 10 km./ Zoom.al

Vrasjet në Gjilan/ Viktimat babai, djali dhe dhëndri. Çfarë dihet për autorët

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Gjilanit, kur një përplasje me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Rugova” përfundoi me tre të vrarë dhe dy të plagosur.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:32, në rrugë pranë një bar-kafeje duke shkaktuar panik te qytetarët dhe duke mobilizuar forcat e shumta të policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, viktimat me profesion argjendar janë babai dhe i biri, ndërsa personi i tretë që ndërroi jetë në spital është dhëndër i familjes, duke çuar numrin e viktimave në tre.

Burime nga hetimi dyshojnë se ngjarja lidhet me çështje fajdesh.

Policia e Kosovës ka identifikuar si të dyshuar kryesor Mefail Shkodrën dhe ka shpallur në kërkim edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra.

Të tre janë ende në arrati, ndërsa autoritetet kanë publikuar fotografitë e tyre, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e tyre.

Autori kryesor, Mefail Shkodra është person me precedent të theksuar penal dhe i njohur për përfshirje në disa ngjarje të mëparshme kriminale. Zoom.al/

Zjarr pranë Uzinës së Armëve në Poliçan

Një zjarr ka rënë sot në qytetin e Poliçanit, për të dytë herë brenda pak ditësh në të njëjtën zonë, në kodrat përreth Uzinës së Armëve.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në vendngjarje, në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, kanë shkuar 3 mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, të cilët janë duke normalizuar situatën.

Në zonën e zjarrit në Poliçan, kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshirë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.

Pas raportimeve për rrahje nga dasmorët, reagon Shpat Kasapi

Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një InstaStory, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës dhe ka kërkuar që të mos shqetësohen për situatën.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan ai.

Vrasjet në Gjilan/ Policia shpall në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës, detajet e reja

Policia e Kosovës shpalli në kërkim edhe djemtë e Mefail Shkodrës për vrasjen e trefishtë që tronditi sot në mesditë Gjilanin.

Engjull dhe Edonis Shkodra, 22 dhe 25 vjeç akuzohen po ashtu për vrasje të rëndë, pasi dyshohet se së bashku me babanë e tyre, Mefail Shkodrën vranë tre persona dhe plagosën një tjetër në rrugën “Ibrahim Rugova”. Një tjetër i dyshuar u arrestua në vendngjarje. Viktima mbetën argjendarët Selami Hasani, Edmond Hasani dhe dhëndri.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201“, njofton Policia e Kosovës.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë ndërsa autorët janë persona me precedent të mëparshëm penal.

Ngjarje e rëndë edhe në Tetovë/ Një viktimë dhe katër të plagosur me armë zjarri

Një person ka humbur jetë pas një shkëmbimi zjarri mes dy automjeteve në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

“Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur.

Nga informatat e marra nga qytetarët dhe dëshmitarët okularë në vendngjarje, është marrë informacion se automjeti që është drejtuar drejt rrugës “113” është një automjet pasagjerësh “Ford Fiesta” me targa të Tetovës.

Gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për targa të çregjistruara nga i njëjti automjet, në pronësi të personit E.M.(19) nga fshati Gajre e Tetovës. Gjatë marrjes së masave, në kryqëzimin e rrugës “Bllagoja Toska” me rrugën “107” është gjetur një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, në pronësi të F.R.(46) nga Tetova, ndërsa brenda automjetit është gjetur një person i vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

Për ngjarjen është formuar një ekip i cili drejtohet nga prokurori publik kujdestar në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë dhe një ekip ibspektues nga SPB-Tetovë. Në momentin e inspektimit, në Spitalin Klinik-Tetovë janë transferuar tre persona me lëndime nga të cilët një vajzë e mitur nga Tetova me plagë nga arma e zjarrit, e cila është mbajtur nën vëzhgim. Ndërsa dy persona të tjerë, O.O.(34) dhe R.T. me plagë nga arma e zjarrit, si raste urgjente janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Në shkëmbim zjarri nga automjetet është lënduar edhe një këmbësor A.S.(60) nga Tetova, i cili ishte kalimtar i rastit dhe është transferuar në klinikat e Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” thuhet në raportin e SPB- Tetovë.

Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.

“Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:
1. A.S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,
2. R.T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,
3. D.R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,
4. O.O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.

Nga godinat te qiraja/ Endri Xhafo tregon situatën në News24 dhe Panorama

Moderatori dhe gazetari Endri Xhafo, që prej vitesh drejton emisionin Log., ka renditur me fakte uzurpimin e paligjshëm nga policia të News24 dhe jo vetëm.

Në një reagim të tij, Xhafo jep detajet e kontratave të godinave dhe ndërprerja e sinjalit dhe zaptimi i Tv News24 është vepër penale, ashtu sic është edhe ndërprerja e energjisë elektrike, kur në fakt ka një kontratë të rregullt dhe faturat janë paguar.

Postimi i plotë:
𝗠𝗲 𝗽𝗮𝗸 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗲

Për miqtë dhe jo miqtë, që vazhdimisht po më pyesin: “A nuk ju ka mbaruar kontrata juve qysh para 3 vjetësh”, apo, “a keni paguar ndonjë lek ju aty ku jeni”, ja një përmbledhje e thjeshtë e fakteve:

Faktet

Konkluzion:
Edhe sikur të mos kishte gjyqe për pronën X, edhe sikur të ishte mbyllur ligjërisht historia e godinës X që News24 kërkon të blejë, mbetet godina Y me qira deri në 2033, të cilën qeveria NUK ia ka kaluar kompanisë “Kayo”. Dhe ne pengohemi të aksesojmë edhe këtë godinë! Sa të sqarojnë pak atë punën e hartës.

Pasojat:
News24 i lind e drejta për padi penale për:

EMRI/ Identifikohet autori i vrasjes së trefishtë në Gjilan

Policia e Kosovës ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së trefishtë të ndodhur mesditën e sotme në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos pas të shtënave me armë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

I dyshuari është Mefail Shkodra, banues në Gjilan. Policia, me autorizim të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ka publikuar fotografinë e tij dhe ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat për ta lokalizuar dhe arrestuar.

Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Motivet e ngjarjes së rëndë mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë deklaruar se është herët për të folur mbi motivin ndërsa Shkodra është person me precedent të mëparshëm kriminal. Në qershor të vitit të kaluar, ai u arrestua bashkë me të birin.Zoom.al/

Zjarret në vend/ 38 vatra aktive, situatë kritike në Finiq

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 38 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 31 janë shuar, ndërsa 7 të tjera vijojnë të jenë aktive.

Ato janë shpërndarë në qarqe si Vlora, Lezha, Dibra, Berati dhe Shkodra.

Më e rënduar është situata në Bashkinë Finiq, ku flakët kanë rrethuar disa fshatra, mes tyre Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë, Krongj, Dhrovjan dhe Krane. Zjarret kanë vijuar edhe gjatë natës, duke përfshirë edhe zona të banuara.

Për shkak të rrezikut, banorë në Livinë, Krongj dhe Ardhasovë janë evakuuar, ndërsa për të moshuarit janë vendosur ekipe mjekësore në gatishmëri.

Flakët kanë shkrumbuar një banesë dhe një kishë, si dhe sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe pemëtari të tjera.