Aplikacion
Operacioni kundër grupit mediatik të familjes Hysenbelliu sot, riktheu në vëmendje një personazh të “njollosur” të qeverive Rama.
Ardi Veliu, dikur drejtues i Policisë së Shtetit dhe më pas në pozicione disa grada më poshtë, është rikthyer si drejtues i KAYO, kompanisë shtetërore që do të prodhojë armë e municione për Shqipërinë në zonën e ish-uzinës së Traktorëve, aty ku deri dje operonte televizioni News 24.
Ndonëse vendimi i kalimit të këtij trualli në pronësi të KAYO është vendim i këshillit të qeverisë, emri i Ardi Veliut në krye të kompanisë duket si përmbushja e një profecie. Veliu, përshkak të skandaleve në të cilat u përfshi, krijoi imazhin e një “gangsteri” që përfitonte nga fuqia që i jepte uniforma, përshtypje që më vonë u përforcuan nga akuzat dhe provat që e lidhin atë me krimin.
Ardi Veliu rezultonte se shoqëronte si shofer Klement Balilin, Escobarin e Ballkanit, ndërsa policia shqiptare e kërkonte.
Një ndër skandalet me më shumë ndikim tek qytetarët ishte dhuna e efektivëve të tij ndaj një të mituri, i cili kishte kaluar orën e karantinës. Kur ai u pyet për ngjarjen, Veliu publikoi një video demaskuese të nënës së të miturit, me armë lodër dhe duke komentuar se sa “mama e keqe” ishte ajo.
Një tjetër efektiv i Veliut, Nevaldo Hajdaraj, tashmë në burg, qëlloi për vdekje të riun Klodian Rasha, po për të njëjtën arsye si më lart. Vrasja e të riut nga Policia solli një revolt të qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit, duke bërë që për disa ditë në vend, situate të ishte tejet e tensionuar.
Protestuesit kërkonin shkarkimin e Ardi Veliut, por morën përgjigje negative nga vetë kryeministri Rama. Në vend të tij u “sakrifikua” asokohe ministri Lleshaj, i cili mori përgjegjësi dhe kërkoi falje për ngjarjen.
Pas tij, Veliu i “hëngri kokën” edhe Bledi Çuçit, që u emërua ministër pas Lleshajt.
Ardi Veliu u largua përfundmisht nga Policia e Shtetit në tetor të 2023-shit, kur dha dorëheqjen si drejtues i AMP-së, për t’u larguar përkohësisht nga funksionet publike. 1 vit më vonë, ai u emërua drejtues i KAYO, kompanisë me aksione shtetërore që do të prodhojë armë dhe municione ushtarake./Zoom.al
Mrekulli në Sarandë, kalimtarët e rastit rikthejnë në jetë 80-vjeçarin e aksidentuarNjë mrekulli ka ndodhur në aksin Sarandë – Gjirokastër, pas një aksidenti të rëndë aty.
Automjeti i markës “Opel”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit.
Kalimtarë të rastit janë hedhur për të shpëtuar drejtuesin e mjetit duke e nxjerrë nga makina nën ujë. Për fat të mirë aty është gjendur edhe një infermiere e huaj, e cila i ka asistuar menjëherë.
Fillimisht 80 vjeçari nuk ka reaguar, pas frymëmarrjes së dhënë ka reaguar po nuk ka folur. Menjëherë 80 vjeçari Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin e Sarandës, pas plagëve të marra nga rënia.
Sipas bluzave të bardha, pas ndihmës në spital është jashtë rrezikut për jetën. Nga analizat e kryera, rezultoi se 80 vjeçari Vasillaq Gjini drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit.
Trump nderon Chris LaCivita me dekoratën e lartë ushtarakePresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nderon bashkëdrejtuesin e fushatës së vitit 2024, Chris LaCivita.
Arkitekti i fitores së Donald Trump, një veteran i dekoruar i Korpusit të Marinës së SHBA-së u nderua me medaljen “Purple Heart” për plagët e marra gjatë Luftës së Gjirit Persik në vitin 1991.
LaCivita udhëhoqi dhe fushatën e PD-së në Shqipëri zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Ceremonia e nderimit u mbajt në Shtëpinë e Bardhë me rastin e Ditës Kombëtare të “Purple Heart” më 7 gusht 2025.
ICYMI: President Trump honors 2024 co-campaign manager @ChrisLaCivita—a decorated U.S. Marine Corps veteran who earned the Purple Heart for wounds sustained in the 1991 Persian Gulf War—during a White House ceremony on National Purple Heart Day! 🇺🇸 pic.twitter.com/AtmJMi63WN
— Trump War Room (@TrumpWarRoom) August 9, 2025
“Na bashkohet edhe marinsi veteran që bashkëmenaxhoi fushatën time të vitit 2024, një talent fantastik në shumë aspekte, i plagosur në betejë për vendin tonë gjatë Operacionit Stuhia e Shkretëtirës, Chris LaCivita” thotë Trump në videon e postuar në rrjetin social në X. Në ceremoninë e dekorimit Chris La Civita shoqërohej nga vajza e tij, Victoria.
Çfarë është medalja “Purple Heart”
“Purple Heart”, është dekorata ushtarake më e vjetër ende në përdorim, e cila u jepet pjesëtarëve të forcave të armatosura që vriten ose plagosen gjatë përfshirjes në veprime luftarake kundër armikut ose si pasojë e akteve terroriste. Sipas “National Purple Heart Hall of Honor”, që nga krijimi i saj në vitin 1782, janë dhënë mbi 1.8 milionë medalje.
Është një nga medaljet më të vjetra të SHBA-së, e krijuar fillimisht nga George Washington më 1782 (atëherë si “Badge of Military Merit”), dhe ka formën e një zemre me portretin e Washingtonit në mes. Marrja e saj shihet si një nder i madh në ushtri, pasi simbolizon sakrificën personale në mbrojtje të vendit.
Zbulohet shënimi i fundit i Mbretëreshës Elizabeth! Çfarë shkroi dy ditë para vdekjes monarkia britanike?Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta, është zbuluar në faqet e një biografie të re mbretërore.
Sipas autorit britanik Robert Hardman, monarkja e ndjerë shkroi në ditarin e saj më 6 shtator 2022, ndërsa ndodhej në rezidencën e saj në Balmoral, vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë në moshën 96-vjeçare. Detajet janë publikuar në versionin e përditësuar të librit “Charles III: New King. New Court. The Inside Story”, që doli në treg më 7 nëntor.
Shënimi i fundit: “Edward erdhi të më takonte”
Mbretëresha, e njohur për përpikmërinë e saj në mbajtjen e ditarit gjatë gjithë mbretërimit 70-vjeçar, kishte shënuar me dorë ngjarjet e ditës edhe në momentet kur shëndeti i saj po përkeqësohej.
Shënimi i fundit ishte i shkurtër dhe praktik: “Edward erdhi të më takonte”, një referencë për sekretarin e saj privat, Sir Edward Young, i cili e ndihmoi Mbretëreshën të përgatitej për betimin e ministrave të qeverisë së re të Liz Truss. Kjo ishte edhe detyra e saj e fundit publike, në 6 shtator, para se të ndërronte jetë më 8 shtator.
Ditarët mbretërorë: një zakon i pandalshëm
Mbretëresha nuk i përdorte ditarët si formë vetë-analize, por si regjistër të ngjarjeve ditore. “Nuk kam kohë të regjistroj biseda, vetëm ngjarje”, i kishte thënë ajo dikur sociologut Kenneth Rose.
Sipas burimeve nga Pallati Mbretëror, Elizabeth shkruante gjithmonë me stilolaps dhe bojë të zezë, në fletore të lidhura me lëkurë. Çdo hyrje shënohej me shifrën e saj dhe numërim romak. Ishte një rutinë që ajo nuk e anashkalonte kurrë, edhe në netët e vona apo në kushte të lodhjes fizike. “Ajo e bënte gjithmonë në tavolinë, kurrë në shtrat”, kujton një ish-punonjës i stafit për The Sun në vitin 2019.
Tradita e ditarit vazhdon me Mbretin Charles
Edhe djali i saj, Mbreti Charles III, mban një ditar, por në një formë më personale dhe reflektuese. Ndihmësit e tij thonë se ai nuk shkruan më në stilin narrativ si dikur, por përmbledh mendimet dhe përjetimet e ditës në fund të çdo mbrëmjeje.
Një incident i rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë.
Mësohet se viktimë e dhunës ka qenë këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.
Ata dyshohet se janë sulmuar nga disa persona përshirë edhe dhëndrin e dasmës ku kishin për të kënduar.
Deri te rrahja fizike dyshohet se çoi vonesa e këngëtarit Shpat Kasapi i cili po ashtu raportohet se ishte edhe në gjendje të dehur.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona të dyshuar, ku një prej tyre është dërguar në paraburgim ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Putin vë kushte: Krimenë dhe Donbasin në këmbim të armëpushimit në UkrainëAjo që Vladimir Putin kishte thënë të mërkurën në Kremlin ndaj të dërguarit amerikan Steve Ëitkoff, deri mbrëmë, për ta thënë me fjalët e Moskovskij Komsomolets, “ishte e mbuluar me mister.
Tani zbulohet se Putin i ka paraqitur Donald Trump-it “një propozim radikal për armëpushim në Ukrainë” që do të parashikonte “lëshime të rëndësishme territoriale nga Kievi dhe një angazhim për njohje globale të pretendimeve të tij në këmbim të ndërprerjes së luftimeve”. Një propozim mjaft joshës sa për ta bindur Trump-in të takohej me Putinin që javën e ardhshme, por për të cilin zyrtarët europianë dhe ukrainas të informuar me telefon kanë “dyshime serioze”.
Sipas një rindërtimi të Wall Street Journal, Putini do të pranonte armëpushimin total nëse do t’i njihej sovraniteti mbi gadishullin e Krimesë të aneksuar që në mars 2014 dhe mbi Donbasin, domethënë rajonet lindore të Donetskut dhe Luhanskut që i pretendon që nga shtatori 2022.
Ushtria ukrainase do të duhej pra të tërhiqej nga fortesat që ende kontrollon në rajonin e Donetskut dhe, në këmbim, Putini do të ishte i gatshëm të ngrinte “në ngrirje” vijën e frontit në rajonet jugore të Zaporizhias dhe Khersonit, të cilat gjithashtu u aneksuan zyrtarisht në 2022. Do të përfundonte kështu ajo që Ëitkoff u ka përshkruar bashkëbiseduesve europianë dhe ukrainas si “faza e parë” e parashikuar nga propozimi i Putinit. “
Pas kësaj — shkruan Wall Street Journal — do të ndiqej një fazë e dytë në të cilën Putini dhe Trump do të binin dakord për një plan paqeje përfundimtar që do të negociohej më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky’. Putini do të vendoste në tryezë angazhimin, të sanksionuar me ligj, për të mos sulmuar Ukrainën apo Europën.
Europa, megjithatë, dyshon për mirëbesimin e Putinit. Me gjasë me të drejtë. Sipas një burimi të Kremlinit të cituar nga media e pavarur ruse Viorstka, përveç gadishullit të Krimesë, Rusia nuk mund të heqë dorë nga asnjë prej katër rajoneve të Luhanskut, Donetskut, Khersonit dhe Zaporizhias që prej vitit 2022 i konsideron “territoret e saj të reja”.
Aneksimi i tyre është sanksionuar nga Kushtetuta dhe heqja dorë nga pretendimi për të gjithë territorin e tyre apo edhe vetëm për një pjesë, sipas burimit, do të ishte e barabartë me të thënë se “Federata Ruse vetë po ia kthen” atë që e quan “regjimi nazist i Banderës”. Një kompromis i zbatueshëm, siç kishin paralajmëruar që muaj më parë burime ruse për Repubblica, do të ishte një shkëmbim territoresh.
Megjithatë, Kushtetuta ukrainase ia ndalon Zelenskyt të autorizojë ndryshime territoriale. Rreziku, pra, është që propozimi i Putinit të ketë të njëjtin fat si plani amerikan i paqes që Ëitkoff diskutoi në Moskë më 11 prill dhe më pas e paraqiti në Paris më 17 prill, por që më pas u hodh poshtë nga Kievi dhe aleatët e tij. Refuzimi i planit, siç ka deklaruar një burim ukrainas për Ëall Street Journal, megjithatë “mund t’i shërbejë Putinit, sepse Trump mund ta fajësojë Kievin për vazhdimin e luftimeve. Për më tepër, në atë rast, Shtetet e Bashkuara mund të ndalonin mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të tërhiqeshin nga procesi diplomatik./La Repubblica/
Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personaleNga Andi Bushati
Rreth shtatë vite më parë, pikërisht në të njëjtat mjedise ku sot u turrën forcat e policisë, për të mbyllur televizionin News 24, dhe për të penguar gazetarët të shkonin në punë, Edi Rama hyri si i ftuar i Ylli Rakipit. Ishte koha e kanabizimit të vendit dhe e shpërthimit të skandaleve të para korruptive, që kishin filluar ta gërvishtnin portretin e prijësit të 1 milionë shuplakave.
Me zakonin e tij të përhershëm, për të mohuar realitetin duke sulmuar ata që e vizatojnë atë, ai kishte hedhur në treg termin “kazan”, për të përshkruar ato media dhe gazetarë që nuk i shkonin pas fijes. Në stilin e tij karakteristik, Rakipi e pyeti nëse edhe pronarët e mediave i konsideronte si të tillë. Shefi i qeverisë përdridhej dhe shmangej për të thënë nëse Sandri apo Vjollca duheshin quajtur kazan. Radha i erdhi emrit të Irfan Hysenbelliut, pronarit të News 24, Panorama dhe Balkan Web. “Faji i vetëm i këtyre pronarëve është se mbajnë në punë gazetarë si ju” i’u përgjigj ai Rakipit, duke bërë një zgjedhje të qartë mes tij dhe Fanes.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Për një kohë të gjatë që pas ndryshimit të fundit demokratik të pushtetit, mediat e Hysenbelliut e kishin marrë kthesën nga mbështetja për Berishën, në atë për zotin e ri të vendit. Madje ato kishin përkrahur edhe aksionin e mbylljes së Agon Channel, që ishte një riprodhim mot a mot i skenave të tanishme.
Për këtë shërbim pronari i televizionit dhe mediave të shkruara kishte marrë në këmbim privilegje që nuk mund ti gëzonin të gjithë. Debitor i madh në disa prej bankave të rëndësishme të vendit, flitej se ai riskonte falimentimin. Me porosi të shefit, disa ministra të qeverisë u angazhuan pranë bankave duke ushtruar fuqinë që jep pushteti për negocimin e peshës së kredive të tij. Lehtësimi për Irfan Hysenbelliun shkoi në miliona euro.
Por ky nuk qe privilegji i vetëm. Me firmën e vet, Edi Rama, lëshoi në plazhin e Golemit, njësoj siç pati bërë për kështjellën e Aleksandër Frangajt, leje abuzive për një hotel të ri tek ish Mak Albania. Projekti i Prestige Resort, me bekimin e kryeministrit, parashikonte zaptimin e rërës së plazhit, ndalimin e qytatarëve të kalonin lirisht përmes saj dhe prishjen e një kondicioni të ruajtur që nga kryeministrat Meksi, Nano, Meta e Berisha, që betoni të mos ngrihej mbi nivelin e lartësisë së pishave karakteristike të zonës. Flitet për të njëjtin vend ku, fotot e bëra publike demostrojnë një orgji ushqimoro-alkoolike mes Edi Ramës dhe Fanes. Ajo drekë, imazhet e së cilës janë botuar me qindra herë, zhvillohej në të njëjtin vend, ku më pas u pretendua se ishin shkelur kondicionet e lejes së ndërtimit dhe ishin shmangur taksat. Por, në kohën e dashurisë me botuesin, kryeministrit nuk mund ti interesonin detaje të tilla. Ato ishin krejt të pa rëndësishme për sa kohë mediat i shërbenin qeverisë.
Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë ngjau mes tyre që nga koha e lehtësimit të kredive, lejes në Golem dhe fotos së famshme e deri kur ruspat ia behën tek hoteli luksoz, Prestige Resort, për të hequr mbeturinat e shpërthimit me dinamit, gjoja në emër të aksionit për çlirimin e hapsirave publike (çfarë ironie!).
Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy, ndonëse disa hamendësojnë se hakmarrja e kryeministrit u nxit nga mbështetja pa leje që mediat e Fokus Grup i jepnin disa prej pjestarëve të skuadrës së tij, në dëm të rivalëve të tyre.
Të tjerë, që pretendojnë se dinë më shumë, flasin për inatin proverbial të Zeusit që në një përplasje telefonike me Hysenbelliun ka lëshuar fjalën “do të shkrij”, pasi ky i fundit, me aventurizmin proverbial për të vënë baste me risk, kishte vendosur të mbështeste Lulzim Bashën në zgjedhjet e vitin 2021.
Asnjë nga këto versione nuk është i konfirmuar, me përjashtim të faktit se që nga ajo kohë i gjithë shteti i është vërsulur Irfan Hysenbelliut si një “armiku të popullit”.
Edhe për invadimin e sotëm të bashibozukëve me uniforme, njësoj si për hedhjen në erë Prestige Resort para tre vitesh, sërish do të sërviren të njëjtat alibi. Nga ata që duan, me çdo kusht, ta shohin Edi Ramën si një një diktator liberal, ngjarja nuk do të shihet si një raport i pushtetit me mediat, por si një çështje mospagimi taksash, apo nevoje shtetërore për të marrë një mjedis që i duhet për të prodhuar armë. Pak rëndësi ka se qeveria Rama ka nxjerrë VKM që i fal me 1 euro pronarëve të mediave pasuri publike, pavarësisht se ajo u ka dhënë atyre godina shkollash për tu shndërruar në altoporlantë të qeverisë, drama e ndëshkimit të trajektores aventureske të Irfanit, nuk duhet të figurojë askund si problem i shtetit të së drejtës dhe lirisë së fjalës. Po ashtu sikur vetë Hysenbelliu bëri për rastin Bechetti, shumë gazetarë dhe media të mëdha do të mbyllin sot sytë për goditjen ndaj tij, pa e trajtuar atë ashtu siç është vërtetë, si një hakmarrje personale që buron nga pasionet e njeriu që ka kapur shtetin. Dhe historia do të vijojë të zhvillohet kështu deri sa të pastohet i gjithë ai që pothuajse një dekadë më parë u shpall me bujë si kazan.
Lindsay Lohan rikthehet fuqishëm në ekranin e madh me rolin e saj ikonikPas më shumë se dy dekadash nga suksesi i filmit “Freaky Friday”, Disney rikthen në ekran aventurën komike të transformimit të trupave në mënyrë magjike, por këtë herë më e çuditshme dhe shumë më komplekse.
“Freakier Friday” del në kinema më 8 gusht dhe rikthen në vëmendjen e publikut Jamie Lee Curtis dhe Lindsay Lohan, në rolet që i shndërruan në ikona për një brez të tërë shikuesish.
“Leximi i skenarit ishte shumë konfuz. Kishim tetë ndërrime trupash, katër personazhe që ndryshojnë mes tyre.”
Këtë herë, përveç nënës dhe vajzës, historia përfshin edhe një vajzë adoleshente britanike dhe një vogëlushe, duke e kthyer ndërrimin e trupave në një lojë të vërtetë identitetesh.
“Ishte mirë të luaja Annën në një këndvështrim tjetër, jo më e mërzitur apo duke bërtitur ndaj mamasë, por si një nënë që përpiqet të menaxhojë vajzën e saj. Si mama vetë tani, ishte emocionuese ta sillja këtë përvojë në rol.”
Curtis tregon se më e emocionuara ishte kur improvizonin përpara pasqyrës gjatë transformimit të trupave.
“Nuk ndaleshim së qeshuri. Ishte dita e dytë dhe unë i thashë kamerës: Shpresoj të keni kënaqësi duke parë filmin, sepse ne po e xhirojmë duke u argëtuar pafund.”
Ndryshe nga filmi i parë, “Freakier Friday” përfshin ndërrime të dyfishta me Annën që ndryshon trupin me vajzën e saj dhe Tess me stërmbesën.
“Ishte si të takosh një mik të vjetër pas shumë kohësh, energjia ishte po ajo. Të gjithë ishin më të pjekur, por atmosfera mbeti po aq familjare.”
Lohan tregon se marrëdhënia me Curtis është thelluar me kalimin e viteve dhe për të ishte e rëndësishme të mësonte prej saj balancën mes jetës së nënës dhe aktores.
“Nga Jamie mësova shumë këtë herë për menaxhimin e kohës, ndarjen e jetës në shtëpi dhe punën në xhirime. Më ndihmoi shumë si nënë e re.”
“Freakier Friday” është më shumë sesa një komedi familjare. Është një rikthim nostalgjik, një reflektim mbi prindërimin dhe një dëshmi se magjia e të kuptuarit të tjetrit funksionon edhe pas 22 vitesh.
Daily Mail skaner grupit Hellbanianz, përse lanë Londrën dhe shkuan në DubaiTabloidi britanik Daily Mail i ka kushtuar një artikull grupit muzikor shqiptar Hellbanianz, duke i quajtur ata si kartel droge, dhe grup para-ushtarak që për vite të tëra ka terrorizuar Britaninë e Madhe dhe ka mbushur me kokainë rrugët e vendit.
Por sipas gazetës britanike, banda shqiptare tashmë ka një bazë të re, dhe shkak për këtë rilokim është bërë burgosja e shumë anëtarëve të saj apo arratisja e të tjerëve.
“Nga kullat e larta të Gascoigne Estate në Barking, Hellbanianz-ët terrorizonin banorët ndërsa shisnin kokainë në të gjithë kryeqytetin dhe rekrutonin të rinj shqiptarë për t’u bashkuar me bandën e tyre”, shkruan Daily Mail.
Daily Mail pretendon se krerët e grupit famëkeq, janë vendosur tashmë në Dubai, aty ku bëjnë jetë luksi me milionat e përfituara nga shitja e kokainës dhe ku kanë marrë me vete disa prej “ushtarëve të besuar”.
Pjesë nga artikulli i Daily Mail:
‘Udhëheqësi’ i grupit, Ervin Selita, i njohur me nofkën ‘Vinz’, mësohet se është zhvendosur në Dubai, duke marrë me vete disa nga togerët e tij më të besuar.
Duke fituar shuma të mëdha duke shitur kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, udhëheqësit e bandës mund të përballojnë të jetojnë një jetë luksoze në Dubai, teksa anëtarët e saj postojnë foto dhe video të tyre duke ngarë Rolls-Royce dhe duke darkuar me pamje nga Burj Khalifa.
Në një fotografi, grupi – të cilët janë tregtarët e rrugës dhe zbatuesit e mafies shqiptare Shqiptare – po pozojnë në një karrocë në shkretëtirë, me të gjithë identitetet përveç Selitës të mbuluara me përdorimin e një qefjeje.
Në një tjetër foto, Selita dhe miku i tij i njohur me emrin ‘Diablo’, pozojnë pa bluzë me një pamje të rrokaqiejve pas tyre.
Pamjet e ‘stilit të tyre të jetesës në Dubai’ janë postuar në TikTok përmes llogarive të panumërta të lidhura me grupin dhe anëtarët e tij.
Postimet joshëse shoqërohen me mbishkrime dhe hashtagje ‘stil jetese si arab’ dhe ‘dubaisettings’. Grupi ka fituar një numër të madh ndjekësish të rinjsh shqiptarë në platformë.
Nuk dihet saktësisht se kur grupi u zhvendos në Lindjen e Mesme, por mendohet të jetë drejt gjysmës së dytë të vitit 2023, pasi Selita u lirua nga burgu në Shqipëri.
‘Koka’ e Hellbanianz, i cili është në të 30-at, u arrestua për tentativën e vrasjes së një pronari hoteli në Tiranë në shkurt 2022.
Incidenti filloi pasi recepsionisti refuzoi të lejonte Selitën dhe të dashurën e tij të hynin në hotel pa kartë identiteti. Kur pronari i hotelit Zeni Xhindi u përfshi, Selita nxori një armë dhe u përpoq ta vriste.
Udhëheqësi i frikshëm i bandës u lirua nga burgu në korrik 2023 pas një vendimi të Gjykatës së Apelit i cili vendosi që ai duhet të ‘mbajë kontakt’ me shërbimin e provës.
Një ekspert me njohuri për bandën shqiptare i tha MailOnline se Selita më pas, pas një kthimi të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, u zhvendos në Dubai.
Që kur u zhvendos në Lindjen e Mesme, Selita dhe të tjerë kanë performuar disa koncerte në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën për bazën e tyre të madhe të ndjekësve. Selita shpesh performon me anëtarin kryesor të Hellbanianz, Stealth – emri i vërtetë Fation Dibra – por nuk është e qartë se ku ndodhet ai.
Ndërkohë, disa nga anëtarët e tjerë të grupit po vuajnë dënime të gjata në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa të tjerë vazhdojnë të bredhin rrugëve të Barking.
Anëtarë të njohur të njohur me emrat e rrugës ‘Skilla’ dhe ‘Gucci’ janë ndër ata që u vunë pas hekurave.
Burimi ynë i tha MailOnline: ‘Kreu i Hellbanianz dhe ushtarët e tij të besuar janë zhvendosur në Dubai. Të paktën pesë prej tyre dihet se janë atje.
‘Vinz dhe njerëzit e tij të lartë jetojnë në Dubai, ndërsa ushtarët e tyre këmbësorë po vuajnë dënimet në Mbretërinë e Bashkuar.’
Shumë nga emrat kryesorë të grupit, përfshirë Selitën, vijnë nga zona e Burrelit në Shqipërinë e Veriut dhe ishin zhvendosur këtu si azilkërkues me familjet e tyre në një moshë të re.
Grupi – motoja e të cilit është “ne jemi Zoti i rrugëve” – u formua si një grup repi në vitin 2000 në Londrën Lindore, por u formua si një bandë kriminale në vitin 2002.


Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 6 persona si pjesë e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, te goditur se fundi gjate një operacioni te koordinuar nga SPAK me Europol dhe autoritetet e disa vendeve europiane.
Sipas hetimeve, kjo organizate ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai drejt vendeve te Bashkimit Europian.
Në dy operacione ne vitet 2020 dhe 2021 janë sekuestruan 17 ton kokainë, me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro.
Mes 6 të kërkuarve janë Fadil alias Jul Balla, Mariglen Kamami, Denis Daja, Vilson Pepa si dhe Riza Çela.
4 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Ka dyshime se ata fshihen në Dubai, Belgjikë dhe në Spanjë.
Ndërsa brenda territorit të Shqipërisë rezulton të fshihet Fadil alias Jul Balla, pronari i restortit “Ajman Park” të sekuestruar nga SPAK.
Sipas organit të akuzës, Fadil Balla, dyshohet se paratë e krimit të fituara nga shitja e drogës i ka investuar për llogari të Franc Copjas dhe Ervis Çelës në prona dhe troje. Policia e Shtetit pritet ti drejtohet zyrtarisht Interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të personave që nuk janë gjetur gjatë kontrolleve në vendin tonë.
Por si silleshin në Shqipëri milionat e parave të përfituara nga trafiku i drogës? Sipas të dhënave nga hetimet e SPAK, organizata shqiptare e trafikut te kokainës, kishte ngritur një mekanizëm financiar dhe paratë silleshin nëpërmjet metodave, “hawala” ose “token”.
Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh të përzgjedhur prej grupit kriminal. Në këmbim ata përfitonin rreth 2% te shumës se parave qe transportonin.
Mes të tjerash SPAK thotë, se shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa u pikasur në sistemet bankare, pasi paratë qarkullonin drejt Bolivisë, shtet që ka një sistem të ulët të kontrollit financiar.
Mes 16 masave të firmosura nga gjykata e posaçme, SPAK njoftoi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje.
Kurse, njërit prej krerëve te organizatës, Franc Çopja masa iu komunikua në Belgjikë ku ndodhet aktualisht i arrestuar.