Aplikacion
Në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit, personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, është dhunuar së bashku me babanë e tij në ambientet e një lokali në kryeqytet.
Në një intervistë për Top Channel pesë ditë pas ngjarjes, me hematoma ende në fytyrë, Genardi rrëfen sesi nisi konflikti ku fillimisht u dhunua babai i tij nga një klient në lokalin ku ndodhej, dhe më pas u dhunua edhe ai.
Genardi, i njohur për historinë e trishtë të jetës së tij, tregon se nuk ka konflikte me askënd dhe se rastin do e ndjekë deri në instancat më të larta të drejtësisë.
13 vatra zjarri kanë shpërthyer gjatë orëve të fundit në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, 7 prej vatrave të zjarrit mbeten ende aktive.
Më konkretisht, aktualisht, janë aktive vatrat në:
*Qarku Vlorë.
Fshatin Navaricë, zjarri është spostuar në drejtim të malit mbi fshat. Në fshatin Leshnicë e Poshtme pas punës dhe ndërhyrjen nga ajri është shmangur rreziku për banesat. Në mbështetje të forcave në terren operuan helikopteri i Forcës Ajrore dhe dy avionët Fireboss, të ardhur nga Suedia, të cilët kryen 44(2×22) hedhje
*Fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum, bashkia Vlorë. Zjarri zhvillohet në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët. Në zonë po operojnë 17 efektivë nga MZSH Vlorë dhe 3 nga Shërbimi Pyjor. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.
*Qarku Fier.
Fshatin Lofkënd, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Nga angazhimi i forcave në terren dhe ndërhyrjes nga ajri është bërë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit. Zjarri mbetet aktiv në dy vatra, në pjesën jugore dhe atë veriperëndimore. Në të dyja pikat është e pamundur operimi nga toka. Vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit me ndërhyrje nga ajri, ku operon avioni Kroat Canadair.
*Qarku Lezhë.
Fshatin Malaj Epërm, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë. Zjarri vijon të jetë aktiv në një sipërfaqe pyjore me pishë, lis, shkurre dhe bimësi të dendur, në një terren të vështirë dhe që nuk mundëson operimin me mjete ujë hedhëse. Në zonë po operojnë 33 forca operacionale nga strukturat vendore. Forcat po punojnë kryesisht në krijimin e brezave ndarës për pengimin e përhapjes së zjarrit. Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri vlerësohet paraprakisht në 10 ha. Momentalisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.
*Qarku Dibër.
Vendin e quajtur ”Mali i Allushit”, fshati Plan i Bardhë, bashkia Klos, është riaktivizuar vatra e zjarrit të shuar ditë më parë. Zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik për përhapje. Nuk ka rrezik për banesa.
*Qarku Elbasan
Fshatin Lleshaj, njësia administrative Poroçan, bashkia Gramsh. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe pyjore me dushqe në një distancë të largët dhe terren i vështirë në kufi me bashkinë Përrenjas. Është punuar gjatë ditës dhe vatra e zjarrit është izoluar plotësisht. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim nga punonjës të Shërbimit Pyjor për mos riaktivizime të mundëshme.
*Qarku Tiranë.
Malin e Bërzhitës, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe me bimësi të dendur. Në terren po punojnë 15 forca nga MZSH Tiranë. Vijon puna për shuarjen e zjarrit. Nuk ka rrezik për banesa.
Ardon Jashari: Te Milani për të fituar trofe, Modriç do të jetë mësuesi imArdon Jashari e nis aventurën e tij te Milani me ambicie të mëdha.
Mesfushori shqiptaro-zviceran, 23 vjeç, është prezantuar si përforcimi më i ri i “Djallit” dhe ka treguar se objektivi i tij është i qartë: të ndihmojë kuqezinjtë të rikthehen në majë.
“Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi historik. Dua ta ndihmoj Milanin të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për këtë synim. Interesimi i Milanit më bëri menjëherë krenar dhe ishte rruga që doja të ndiqja, një ëndërr që e kam pasur që fëmijë,” tha Jashari në intervistën e tij të parë si kuqezi.
Mesfushori theksoi se mund të japë kontribut të madh në të dyja fazat e lojës: “Do të ndihmoj skuadrën si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, me pasimin e fundit dhe asistet për shokët e mi. Kam admiruar gjithmonë lojtarë si Roberto Baggio dhe Andrea Pirlo – teknikë, të fortë dhe kreativë – gjë që përpiqem ta reflektoj edhe unë.”
Një nga emocionet më të mëdha për të është mundësia për të luajtur përkrah Luka Modriç: “Është fantastike! Do të mësoj gjithçka prej tij, brenda dhe jashtë fushës. Ka fituar gjithçka dhe mund të më ndihmojë shumë.”
Për fanellën, Jashari ka zgjedhur numrin 30, një numër që e shoqëroi në fillimet e tij në Zvicër dhe që është i njëjtë me atë që mbajti idhulli i tij, Lionel Messi, në nisje të karrierës.
Aksident në Fier/ Polici hero nxjerr pasagjerët nga makina mes flakëveNjë aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në vendin e njohur si “Qafa e Koshovicës”.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin, i cili më pas ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve të qytetarëve pranë vendit të ngjarjes, një efektiv policie që ndodhej rastësisht pranë aksidentit ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti pa pritur ndihmë.
Gjesti heroik i efektivit shpëtoi pasagjerët përpara se makina të shkrumbohej nga flakët.
Të katërt ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, sipas burimeve zyrtare, të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. Zoom.al/
Zjarr i madh në jug/ Flakët përfshijnë fshatrat Picar dhe Humelicë në GjirokastërNjë vatër zjarri masive ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër, duke përfshirë kullota dhe shkurre të shumta.
Flakët vazhdojnë të përpijnë barishte dhe shkurre, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës dhe strukturat e emergjencës janë angazhuar për lokalizimin dhe shuarjen e tij.
Kjo është vetëm një ndër seri zjarresh që kanë përfshirë zonën këtë verë, duke shkatërruar rreth 1 mijë hektarë pyje dhe kullota, dhe duke rrezikuar gjithashtu zonat e banuara. Zoom.al/
Zbulohet kur do të mbahet takimi mes Trump dhe PutinNjë samit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin është planifikuar për në fund të javës së ardhshme, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.
Vendi i samitit nuk është përcaktuar ende, me opsione të mundshme që përfshijnë Emiratet e Bashkuara Arabe, Hungarinë, Zvicrën dhe Romën. Diskutimet mbi datën dhe vendndodhjen janë duke vazhduar dhe koha dhe detajet mbeten shumë të paqarta.
Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit burim, pala ruse ka paraqitur tashmë një listë kërkesash që lidhen me një armëpushim të mundshëm.
Uashingtoni po përpiqet të sigurojë pëlqimin e Kievit, si dhe mbështetjen e aleatëve të tij evropianë. Zoom.al/
ZYRTARE/ Armando Broja firmos me BurnleyArmando Broja është zyrtarisht lojtar i Burnley, pasi ka firmosur ditën e sotme kontratën me klubin e sapongjitur në Premier League.
Ka qenë vetë klubi i Burnley i cili ka njoftuar përmes rrjeteve sociale nënshkrimin e kontratës me sulmuesin kuqezi, i cili largohet përfundimisht nga blutë e Londrës.
Mësohet se Broja ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me skuadrën e Burnley-t.
Shifra zyrtare nuk është zbuluar nga klubet, por mediat në Angli raportojnë se marrëveshja është mbyllur për 20 milionë paund.
Mijëra hotele në Evropë po padisin Booking.com për praktika abuzueseMë shumë se 10 000 hotele evropiane janë bashkuar në një padi kolektive kundër platformës online Booking.com, duke akuzuar kompaninë për imponim të pretenduar të klauzolës “çmimi më i mirë” (best-price clause), e cila u ndalonte t’u ofronin klientëve çmime më të ulëta në faqet e tyre apo në konkurrentë të tjerë.
Kjo praktikë, sipas tyre, ka dëmtuar konkurrencën dhe ka favorizuar rritjen e kostove gjatë 20 viteve të fundit – nga viti 2004 deri në 2024. Padia po mbahet në një gjykatë në Amsterdam dhe është organizuar nga “Hotel Claims Alliance”, me mbështetjen e HOTREC (Shoqata Evropiane e Hoteleve, Restoranteve dhe Bareve) dhe 30 shoqatave kombëtare hotelierësh.
Në shtator 2024, Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (ECJ) vendosi se klauzolat e tilla janë të kundërligjshme, duke nisur kështu themelin ligjor për këtë akt padish. Booking.com ka hequr dorë nga këto klauzola në vitin 2024, pas miratimit të Ligjit për Tregjet Dixhitale (Digital Markets Act) të BE-së.
Ndërkohë, kompania e konteston padinë, duke thënë se nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar për padi dhe se ECJ nuk e ka deklaruar klauzolën si “anti-konkurruese” për çdo rast, por vetëm se ajo duhet shqyrtuar individualisht në secilin rast.
Ky është një prej proceseve ligjore më të mëdha që industria e mikpritjes në Evropë po përballet, me një mesazh të qartë: “praktikat abuzive në tregun dixhital nuk do të tolerohen” .
Tentoi të arratisej/ Arrestohet trafikanti shqiptar në Spanjë, pamjet nga vila luksoze (VIDEO)Një tjetër trafikant droge shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle.
34-vjeçari Juxhin Drazhi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në qytetin e Granadës, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit.
Operacioni u finalizua pas një shkëmbimi të shpejtë informacioni mes dy zyrave të Interpolit, duke çuar në lokalizimin e Drazhit, i cili fshihej në një vilë luksoze të vendosur në një zonë të izoluar, që i mundësonte kontroll të plotë mbi lëvizjet përreth.
Në momentin kur konstatoi praninë e policisë, Drazhi tentoi të arratisej, por u neutralizua nga forcat e rendit.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë: “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Ai pritet të ekstradohet së shpejti në Shqipëri, ku do të përballet me drejtësinë.
Ky arrestim përbën një tjetër goditje ndaj rrjeteve kriminale ndërkombëtare dhe një tregues i qartë i bashkëpunimit efektiv mes agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Zoom.al/
VIDEO/ Arrestohet shqiptari në Spanjë, momenti kur kapet në vilën luksoze me pishinëPolicia e Shtetit, në bashkëpunim me Interpol Madrid dhe policinë spanjolle, ka arrestuar në Spanjë një shtetas shqiptar që ishte në kërkim për trafik droge.
Bëhet fjalë për Juxhin Drazhi, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga gjykata në Tiranë për veprime kriminale në lidhje me narkotikët dhe krimin e organizuar.
Tani po punohet për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.
(Për të parë momentin e arrestimit, klikoni KËTU)
Njoftimi i plotë
Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë./ Zoom.al