zoom

Day ArchiveNë Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce

Pas dy sezonesh te Lecce, Ylber Ramadani po merr në konsideratë largimin.

Në fakti, sipas asaj që shkruajnë mediat, ofertat nga Arabia Saudite kanë futur në mendime mesfushorin shqiptar.

Ramadani dëshiron të ndryshojë mjedis dhe në Arabi janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të tij.

Natyrisht, për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze, por ajo që mund të thuhet me siguri është se zërat që Ramadani të “divorcohet” me Leccen, janë shtuar së fundmi.

Sa i takon pretendimeve, Lecce kërkon hiç më pak se 10 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin shqiptar, shifër kjo lehtësisht e arritshme nga klubet arabe.

Pavarësisht se futbollisti ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2026, diçka e tillë nuk përbën aspak problem, pasi vendimtare në fund do jetë vetë dëshira e Ylber Ramadanit.

Gjithashtu, nuk mund të lihet pa përmendur fakti se për 29-vjeçarin ka interes edhe nga klube europiane.

Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj

Ana Lika ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e vajzës së saj, Marvel, e cila sot feston 6-mujorin e lindjes.

Ana publikoi një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila vesh një fustan të bardhë me zemra të kuqe.

“Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kanë kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”, shkruan Ana në postim, duke ndarë dy foto të vajzës.

Ana shton: “Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë”.

Serbi: Regjimi po bie, por nuk dihet kur

Nga DW

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiqit në prag të shembjes apo konsolidimit?

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe pushimet verore, por presioni është ende aty.

Aksionet policore u intensifikuan gjatë verës, represioni u rrit. Por nëse do të gjykonim nga ngjarjet e fundit, policia është zëvendësuar nga forca të ndryshme private sigurie, dhe duket se policia bashkiake është përfshirë në arrestime.

Një shfaqje apo ndjekje penale e zgjuar?

Fillimi i gushtit solli një bombë politike pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për korrupsion dhe përvetësim të 115 milionë dollarëve në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Novi Sad-Kelebija.

Publiku mbeti mjaft i hutuar, dhe ky veprim shihet ose si një shfaqje e drejtuar nga Aleksandar Vuçiqit, ose si një hap i vërtetë nga prokuroria në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

“Të dyja teoritë tregojnë se sa shumë shteti serb nuk bazohet në institucione të formalizuara”, tha për DW Dejan Bursaq, një bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale.

“Nëse i analizoni të dyja këto zgjidhje, shihni se ato tingëllojnë të çmendura. Në atë kontekst, të dy skenarët janë të rrezikshëm për SNS-në dhe Aleksandar Vuçiqin, sepse të dyja tregojnë se ai nuk ka vërtet kontroll mbi shtetin. Dhe kjo është diçka mbi të cilën bazohet imazhi i tij”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Panik – kush është i radhës?

Shkencëtari politik Dushko Radosavljeviq vlerëson se është më i prirur ndaj interpretimit sipas të cilit prokuroria më në fund po vepron në mënyrë të pavarur, gjë që “tregohet edhe nga reagimet histerike ndaj arrestimit dhe ndalimit të të dyshuarve”.

“Ka filluar paniku, veçanërisht pasi ky është niveli i parë i arrestimeve. Tani një shumë më serioze parash po përmendet tashmë në këtë rast. Deri më tani këto kanë qenë shuma relativisht modeste parash. Nëse shkojmë më tej në analizë, pyetja është se sa njerëz të tjerë do të arrestohen? Regjimi nuk e di se kush mund të jetë. Le të themi se është gjithashtu e mundur që BE-ja të ketë dhënë inkurajim për të filluar një luftë kundër korrupsionit”, tërheq vëmendjen Radosavljeviq.

Përkeqësimi i krizës 

Kriza brenda koalicionit qeverisës është përkeqësuar gjithashtu ditët e fundit. Disa tensione midis SNS dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por tani kjo është shtuar nga retorika e ashpër drejtuar partive boshnjake në Sanxhak, pas thyerjes së dhunshme të bllokadës së Universitetit Shtetëror të Novi Pazarit (DUNP).

Autoritetet kanë sulmuar ashpër udhëheqësit e partive lokale për mosbesnikëri, gjë që e ka shtyrë Partinë e Veprimit Demokratik të Sanxhakut (SDA) të ngrejë padi penale kundër kryetares së Parlamentit, Ana Brnabiq, “për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”.

Kjo nuk është për t’u habitur pas nëntë muajsh krize, thekson Dejan Bursaq. “Nëse do të kishim një sistem funksional partiak, kjo do të ishte gjendja natyrore, konfliktet dhe fraksionet e brendshme do të lindnin shumë shpejt”, thotë ai.

“Nëse keni një qeveri që nuk e kontrollon më vendin, pritet që të ketë pakënaqësi. Por këtu, partitë funksionojnë si disa qendra informale të pushtetit. Dhe kjo është arsyeja pse procesi është më i ngadaltë”, beson Bursaq.

SNS dërgoi “banditë” në Novi Pazar, një zonë e ndjeshme, për të zbrazur universitetin, vlerëson Dushko Radosavljeviq.

“Tani është krijuar një atmosferë shpërthyese atje. Dhe në atë atmosferë, një politikan me përvojë si Rasim Ljajiq, ose dikush tjetër, e kupton se këmisha është më afër se palltoja e tij”.

Hulumtimi si menaxhim krizash

Të gjitha këto ngjarje mbulohen disi nga sondazhet e opinionit publik. Dy të fundit – ai nga Sprint Insight dhe New Serbian Political Thoughts – treguan se një listë e mundshme studentësh do të kishte një avantazh të sigurt ndaj listës së regjimit.

Edhe pse këto janë ende zgjedhje teorike, sipas këtyre sondazheve, studentët kanë të paktën dhjetë përqind më shumë mbështetje se partia e Vuçiqit.

Kjo më pas u “mbulua” nga një sondazh i Ipsos që studetët nuk i sheh si një opsion real.

Dejan Bursaq beson se sondazhet e mëvonshme ishin “menaxhimi i krizës i sondazhit të Sprint Insight që u dha një avantazh studentëve”.

“Është shumë e çuditshme që disa agjenci nuk u përgjigjën për nëntë muaj, dhe më pas shumë prej tyre i paraqitën sondazhet e tyre brenda dy javësh. Mendoj se problemi për SNS-në sigurisht ekziston, sepse keni një situatë praktikisht emergjente në vend, dhe pritet që mbështetja e tyre të bjerë”, thotë Bursaq.

Agoni apo konsolidim i regjimit

Protestat në Serbi nuk ndalen, por për shkak të rritjes së shtypjes dhe paligjshmërisë së vazhdueshme, qytetarët rebelë shpesh thonë se regjimi është konsoliduar dhe se një lloj iniciative është në anën e tij.

Megjithatë, ka edhe shumë që mendojnë se Vuçiq ka mbaruar dhe se kjo është vetëm agonia e një regjimi të dështuar.

Dushko Radosavljeviq nuk e sheh konsolidimin e regjimit dhe rendit problemet me të cilat po përballen autoritetet: “Është e vështirë të mbushësh buxhetin, askush nuk dëshiron të nënshkruajë leje për punime në infrastrukturë, ai hyri në një konflikt serioz me boshnjakët, nuk ia doli shumë mirë në Uzhice.”

“Është e vështirë të thuhet se çfarë është konsolidimi. Një bisedë me Macronin? Apo është konsolidim që shndërron shtatë kompani publike në shtatë kompani me përgjegjësi të kufizuar për të shlyer disa borxhe? Ndoshta ai e sheh si konsolidim faktin që e ka rrethuar veten me një numër të madh policie që e mbrojnë nga takimet e drejtpërdrejta me qytetarët rebelë”, përfundoi Radosavljeviq për DW.

Nga ana tjetër, Dejan Bursaq thotë se pretendimet se regjimi po bie apo se po konsolidohet nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Më duket se Vuçiq po i afrohet mënyrës zgjedhore të SNS-së. Mendoj se ai e ka kuptuar se kjo do të duhet të përfundojë vetëm me zgjedhje. Por atje na pret një proces jodemokratik, në të cilin të gjitha manipulimet zgjedhore do të çlirohen në maksimum”, përfundon bashkëbiseduesi ynë.

Protesta për krerët e UÇK-së/ Reagon Rama: Vazhdoj pyes veten pse …

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një foto nga protesta në shesh. Aty shihen flamuj të Shqipërisë, UÇK-së dhe të Kosovës.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”- shkruan Rama.

Kryemi istri ka bërë disa herë kritika ndaj Gjykatës Speciale në Hagë por edhe ndaj autoriteteve në Kosovë për iniciativa që do të bpnin të mundur lirimin e ish- krerëve të UÇK-së. Zoom.al

Shenjat e plakjes/ Si t’i dalloni dhe si t’i trajtoni

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë.

Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut por edhe në zona të tjera të trupit të cilat do t’i mësoni më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Duart
Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve.

Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

Sytë
E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha.

Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

Buzët
As buzët nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës.

Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve.

Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Balli
Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli.

Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat.

Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës.

Qafa
Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit.

Në mungësë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Kraharori
Ekspozimi në diell shkakton çngjyrosje të zonës së kraharorit, njolla dhe rrudha.

Ekspertët, sipas informacioneve të AgroWeb.org, rekomandojnë përdorimin e kremërave me faktor mbrojtës mbi 30 që përmbajnë dioksid zinku.

Gjunjtë
Gjunjtë kanë tendencën të preken nga njollat dhe shenjat e moshës.

Përveç aplikimit të eksfoliantëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave hidratues dhe me faktor të lartë mbrojtës.

Bërrylat
Bërrylat përbëhen nga kryesisht kocka dhe nuk kanë depozita yndyrore apo muskuj për të qëndruar të fryrë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave zbutës me acid salicilik tek bërrylat.

Flokët
Për shumë njerëz, 30 vjetori vjen me shfaqjen e thinjave.

Ky fenomen përkeqësohet më shumë pas të pesëdhjetave.

Për më tepër, me kalimin e moshës, skalpi prodhon më pak yndyrë duke e përtharë kështu flokun në tërësi. Agroweb/

Helikopteri rrëzohet mbi një barkë, dy të vdekur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten pranë qytetit Alton, ku një helikopter është rrëzuar mbi një barkë në lumin Misisipi, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Sipas autoriteteve në Misuri dhe Illinois, raportet e para tregojnë se helikopteri mund të ketë goditur linjat e energjisë elektrike që kalojnë mbi lumë, përpara se të përplasej në një anije, e cila më pas u përfshi nga flakët.

Mediat lokale raportojnë se dy personat që ndodheshin në bordin e helikopterit humbën jetën, ndërsa nuk raportohet për të lënduar apo viktima në anije.

Hetimet mbi shkaqet e aksidentit janë në zhvillim nga autoritetet lokale dhe federale të aviacionit.

Zjarret në Patos e Mallakstër/ Pirro Vengu zbret në terren

Zjarri që ka përfshirë një zonë të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në kufirin midis Bashkisë së Mallakastrës dhe Bashkisë së Patosit, vijon të përbëjë një sfidë serioze për autoritetet.

Ndërhyrja për izolimin dhe shuarjen e flakëve po zhvillohet me intensitet të lartë nga toka dhe ajri.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vizitoi sot zonat e prekura në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, ku ndodhen në terren forca të shumta të armatosura dhe struktura të emergjencave civile të qarkut Fier.

“Na duhet shumë ndihma juaj në këto momente në mënyrë që të krjohet një farë sigurie. Gjithë qëllimi është që të mos na zërë përsëri një 24-orësh tjetër, gjithë kjo vatër, sepse temperaturat do rriten, do jetë më e vështirë ta mbikqyrim në ditët në vijim. Edhe rreziku rritet. Prioritet banesat.”, iu drejtua ministri forcave të emergjencës. 

Gjatë këtij takimi, ministri Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të angazhuara, duke theksuar se “mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut”.

Në operacion po marrin pjesë:

-2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura

-3 zjarrfikëse nga Bashkia Patos

-1 zjarrfikëse nga Bashkia Mallakastër

-1 zjarrfikëse nga Bashkia Lushnjë

-1 zjarrfikëse nga Bashkia Fier

-2 mjete të kompanisë Albpetrol sha

-1 mjet zjarrfikës nga Roskoveci

Operacioni zhvillohet me bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, ndërsa puna për neutralizimin e plotë të flakëve po vijon me ritme të shpejta. Strukturat e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve lokale.

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi.

E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.

Protestë e madhe në Prishtinë: Drejtësi për ish-Krerët e UÇK-së

Mijëra qytetarë protestuan të enjten në Prishtinë “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në protestën, që u organizua nga kategoritë e dala nga lufta, morën pjesë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, por edhe nga vende të rajonit.

Organizatorët e protestës dhe folësit e tjerë kërkuan që për të akuzuarit nga Gjykata në Hagë të ketë “drejtësi dhe jopadrejtësi”. Gjykata Speciale u akuzua se është e njëanshme dhe se po tenton ta zhvendosë fajin nga “pushtuesit te çlirimtarët”. Po ashtu u tha se drejtësia selektive prodhon padrejtësi.

Ndërkaq pas protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se “kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”.

Gjatë protestës, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, tha para protestusve se sot po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Specialja po e deformon historinë e Kosovës, duke e cilësuar këtë gjykatë si “kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës”.

Gucati shtoi se Specialja po përhap narrativin “e rremë se Kosova është çliruar nga kriminelët”, duke shtuar se vendi është çliruar nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s”, tha ai.

Gucati përsëriti qëndrimin se veteranët besojnë në drejtësi “por nuk duam padrejtësi”.

Folës në protestë ishin edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, si dhe Nevenka Tromp, e cila për një dekadë ka qenë hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Gjatë fjalimit para protestuesve, Ali Ahmeti, që ka qenë pjesë e UÇK-së, bëri thirrje liri për ish-krerët e UÇK-së.

Ai tha se ata po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

“Sot kërkojmë të drejtën tonë, UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, për liri, për çlirim nga pushtimi. Ajo i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës. Nuk është marrë me të pafajshmit, nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë, apo pleq”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Serbia po bën gjithçka që përmes gjykatës në Hagë “të zhbëjë shtetin e Kosovës”. Në këtë drejtim ai përmendi se Gjykata ka marrë prova materiale nga Serbia.

“Ky model i drejtësisë selektive, nuk sjellë drejtësi universale, por narrativ që zhvendos fajin nga pushtuesit te çlirimtarët”, tha Ahmeti.

Gjatë fjalimit, ai kërkoi nga përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë në Këshillin e Evropës të kërkojnë rishikimin e rezolutës, mbi pretendimet e të cilës u krijua Gjykata Speciale.

“Shpifje monstruoze, idoteske se gjoja UÇK-ja ka bërë trafikim organesh, përpara së vërtetës dështuan të gjithë antishqiptarët që përgatitën një dosje të verdhë për të komprometuar historinë më të lavdishme të shqiptarëve: UÇK-në”, tha Ahmeti.

“Nuk pranojmë që historia të shkruhet nga të huajt, aq më pak nga një Gjykatë që nuk është kompetente për këtë dhe që i ka humbur integriteti”, shtoi ai. Rel/

4 shenjat e horoskopit që do të kenë më shumë para deri në fund të vitit

Dashi: Energji-Vendosmëri-Veprim

I sunduar nga Marsi, Dashi është guximtar dhe nuk i trembet rrezikut. Gjashtë muajt e ardhshëm do t’i vënë përballë mundësive të mëdha si: fllim biznesi; ndryshim në karrierë; investime me kthim të lartë. Nëse vepron me vetëbesim dhe planifikim, Dashi mund të përjetojë një ngjitje të fuqishme financiare dhe shpërblime për rrezikun që merr.

Demi: Durim – Stabilitet – Strategji

Demi, i sunduar nga Venusi, është i kujdesshëm dhe i qëndrueshëm. Pas një periudhe sfiduese, kjo shenjë do të ketë mundësi për: investime të mençura; kthim të kontrolluar të parave; rritje të qëndrueshme të pasurisë. Nëse vepron me strategji dhe nuk nxiton, llogaria bankare e Demit mund të marrë kthesë pozitive deri në fund të vitit.

Binjakët: Zgjuarsi – Rrjete – Komunikim

Të sunduar nga Merkuri, Binjakët janë mjeshtër të komunikimit dhe përshtatjes. Kjo periudhë do të sjellë: rritje të kontakteve profesionale; bashkëpunime të reja fitimprurëse; sukses të papritur financiar. Me mendje të kthjellët dhe lëvizje të zgjuara, Binjakët mund të jenë në vendin e duhur në kohën e duhur dhe të përfitojnë maksimalisht.

Luani: Krijimtari – Ambicie – Transformim

Luani, nën ndikimin e Diellit, ka dëshirë të shkëlqejë dhe kjo është koha ideale për të ndriçuar. Muajt në vijim janë të favorshëm për: projekte të reja; ndryshime pozitive në karrierë; marrje iniciativash që sjellin fitim. Nëse ndërton një bazë të fortë tani, Luani mund të përjetojë transformim të plotë në jetën financiare dhe personale.