Aplikacion
Etrit Berisha është shndërruar në një hero te skuadra suedeze e Haken.
Gardiani shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Ligës së Europës ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, duke pritur penalltinë e katërt të belgëve, si dhe shënoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin e artë për në turin e tretë skuadrës së tij.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit, teksa dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gola, duke bërë që supersfida të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit shqiptar Etrit Berisha.
Pasi i dhuroi Kupën e Suedizë, tashmë portieri kuqezi, bën një tjetër paraqitje fenomenale, duke u shndërruar në një lider te Haken.
Një krim i rëndë dhe i pazakontë ka tronditur qytetin Gemona del Friuli në veri të Italisë, ku trupi i copëtuar i Alessandro Venier, 35 vjeç, u gjet në bodrumin e shtëpisë së tij, i fshehur brenda një bidoni plastik dhe i mbuluar me shtresa gëlqereje, për të fshehur erën e rëndë të dekompozimit.
Për ngjarjen janë arrestuar në vendngjarje nëna e viktimës, 62-vjeçarja Lorena Venier, dhe partnerja e tij kolumbiane, Marylin Castro Monsalvo, të cilat jetonin me të. Të dyja gratë janë vetëdorëzuar duke thirrur policinë në orët e paradites dhe, sipas burimeve hetimore, kanë pranuar autorësinë e vrasjes.
Sipas të dhënave të para, vrasja mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, dhe trupi dyshohet se është prerë me sharrë në tre pjesë. Ende nuk dihet saktësisht në cilën dhomë ndodhi krimi, pasi në garazh, ku u gjet trupi, nuk ka shenja dhune.
Prokuroria e Udines ka nisur hetime të thelluara, ndërsa prokurorja Claudia Danelon ka bërë apel për qetësi dhe kujdes në nxjerrjen e konkluzioneve.
Ka dyshime që krimi të jetë kryer pas një konflikti mes viktimës dhe autoreve për arsye ende të paqarta. Zoom.al/
Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së KosovësKëngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është nderuar sot me shtetësinë e Republikës së Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.
Në një ceremoni të veçantë, Osmani i dorëzoi Duas dekretin presidencial, duke e cilësuar këtë si një moment historik dhe një nder të veçantë për vendin.
“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”- shkroi Presidentja Osmani në një postim në rrjete sociale, ku theksoi rëndësinë e këtij akti për kulturën dhe identitetin kosovar. Ajo e quajti Duan një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.
“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës,” – u shpreh Osmani, duke shtuar se mirënjohja për gjithçka që këngëtarja ka bërë për vendin është e pafund.
Me këtë akt simbolik, Kosova i shpreh vlerësimin e saj një artisteje që ka qenë ambasadore e padiskutueshme e kulturës, artit dhe identitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare./ Zoom.al
Vdekja e 27-vjeçarit/ Lirohen nga qelia pesë policëtGjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu.
Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast.
“Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin,”- shkroi ai në Facebook.
Agon Zejnullahu, 27 vjeç vdiq në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia në Lipjan. Vdekjen e tij në vendngjarje e kishte konstatuar edhe ekipi mjekësor.
Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
Por, familjarët dhe avokati i tyre, kanë thënë se policia ka përdorur forcë të tepruar ndaj 27-vjeçarit.
Ngjashëm janë shprehur edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet.
Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi dha dorëheqjen pas vdekjes së Zejnullahut./ Zoom.al
1.7 milionë euro dëm/ Ujësjellësi i Vranishtit, ujin me pikatoreNë vitet 2021 dhe 2022 u bë një investim nga Bashkia e Himarës për ujë 24 orë në fshatin Vranisht. Ujësjellësi u bë, u vendosën tuba, rrjet shpërndarës, u ndërhy te ai i vjetri në burim.
Por, 3 vite më pas, banorët ankohen dhe thonë se uji u shkon me pikatore. Sipas tyre, firma apo ata që e kanë bërë, nuk e kanë bërë mirë, depozitën e kanë bërë sa 1 e 3 e asaj që ka qenë, shumë herë më e vogël.
Grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Vranisht në Himarë, me kërkesë të banorëve të zonës. Ata e presin Fiksin te depozitat e ujit të pijshëm, në krye të fshatit. Ishin mbledhur burra dhe gra, të cilët një e nga një treguan problemet e fshatit me ujë të pijshëm.
Sipas tyre, në vitin 2021 filloi së ndërtuari Ujësjellësi i Vranishtit, një investim i Bashkisë së Himarës dhe kushtoi 1.7 milionë euro, bashkë me projektimin dhe mbikëqyrjen. Ujësjellësi përfundoi në 2022-shin, në verën e atij viti teksa pa kaluar as 3 vite nga ndërtimi, fshati ka ujë me pikatore.
Banorët thonë se kanë ujë nga 2 deri në 3 orë në ditë, madje disa lagje shumë herë më pak. Sipas tyre, ish kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe kreu i Njësisë Administrative Horë-Vranisht u kanë premtuar ujë 24 orë.
“Ku të vemi ne, ku ti çojmë fëmijët që na vijnë për t’u larë. S’kemi ujë, me pikatore. E hapin dhe e mbyllin kur të duan” thotë një grua me zë të lartë. Ndërkohë, të tjerë pohojnë se ujësjellësi i vjetër kishte depozitë më të madhe, teksa tani e kanë bërë shumë herë më të vogël. Ata kërkojnë zgjidhje që depozitat të bashkohen, të pastrohet e vjetra dhe të bëhet bashkë me të renë.
Fiksi shfletoi dokumentet e tenderit, ku në vitin 2021 është bërë tenderi me vlerë 162 milionë lekë. Janë hedhur para’ edhe për projektimin dhe mbikëqyrjen, teksa kostoja ka shkuar në rreth 1.7 milionë euro. Objekti i tenderit ishte “ndërtimi i Ujësjellësit të fshatit Vranisht”, ku fitues doli bashkimi i operatorëve ekonomikë “Karl Gega Konstruksion” dhe “Mane\2” shpk, të cilat ofruan 162 milionë lekë.
Fiksi bashkë me disa banorë shkoi te vendburimi i Vranishtit, te vepra e marrjes. Në atë vend ishin dy investimet, ekzistuesi dhe ai i riu që është bërë 3 vite më parë. Gazetarët futen në një tunel te burimi, ku kamera tregon se ujë ka. Uji futet në 3 tuba, 2 te i riu dhe 1 te i vjetri. Ndërkohë, një banor tregon ku u bë investimi i ri dhe i vjetër, ndërsa shton se e kanë bërë keq e më keq.
Grupi i Fiks Fare shkoi edhe te një familje e cila tregon çezmën dhe ujin që vjen me pikatore. “Tani vijnë tepricat, i hapin me orare kur na thanë se do keni ujë 24 orë” shton ai. Disa çaste më vonë nuk vjen asnjë pikë uji në çezmë!
Ndërkohë, gazetarët takojnë edhe administratorin e Njësisë Horë-Vranisht, në Himarë, i cili pranon se ka premtuar bashkë me ish-kryetarin e Bashkisë, Jorgo Goro, “ujë 24 orë”. Më pas shton se deri më tani s’janë vënë sahatet dhe s’është marrë në dorëzim nga Ujësjellësat, pasi tani i takon Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë.
Sipas tij, janë bërë disa takime mes bashkisë dhe ujësjellësit për t’a marrë në dorëzim dhe nëse vihen sahatet dhe s’ka abuzime, mund të ketë edhe ujë 24 orë. Fiksi e pyet nëse është problem i banorëve apo firmës, ndërsa ai thotë se jo i banorëve dhe se gjatë ndërtimit ka pasur edhe ankesa. Madje, pranon edhe problemin e depozitës së vogël ndërsa shton se vitin e kaluar ka shkuar kreu i AKUK-ut për ta bërë funksionale./Emisioni “Fiks Fare”
Plagosje tjetër në Shkodër/ Policia me urgjencë në vendin e ngjarjesNjë tjetër incident është shënuar në veri të vendit. Një i ri ka mbetur i plagosur në fshatin Nderlysaj, në Theth.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku pas një përleshjeje është plagosur me mjet prerës një banor i zonës.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa i plagosuri pasi ka marrë ndihmën e parë po dërgohet për në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më herët, një konflikt për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku gjatë një përplasjeje verbale, autori i dyshuar goditi me sende të forta shtetasin B. B., duke i shkaktuar dëmtime fizike./ Zoom.al
Rikthehen zjarret/ Flakët përfshijnë fshatin në VlorëNjë zjarr ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në zonën e Bratajt, në territorin e Bashkisë Selenicë.
Nga informacionet paraprake mësohet se flakët janë konstatuar rreth orës 18:00 dhe kanë përfshirë sipërfaqe me kullota.
Për shkak të erës së fortë, zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar përhapjen në një zonë më të gjerë, ndërsa terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen.
Vetëm javën e shkuar vendi ynë u përball me valë masive zjarresh te ndihmuar edhe nga temperaturat e larta, ku mbetën të plagosur disa persona./ Zoom.al
Sherr me thika në Shkodër/ Plagoset rëndë një personNjë konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 42-vjeçari në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ku gjatë një përplasjeje verbale, autori i dyshuar ka goditur me sende të forta shtetasin B. B., duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Falë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit i shtetasit R. M., 28 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
I plagosuri ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.
Policia ka garantuar se do të vijojë veprimet procedurale me seriozitet dhe do të referojë materialet në prokurori për veprime të mëtejshme ligjore./ Zoom.al
I proceduar për ndërtim pa leje/ Kush është nënkryetari i ri i Bashkisë TiranëPas dorëheqjes së katër nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, katër emra të rinj janë ngritur në detyrë.
Blendi Sulaj është një prej personave që është caktuar të mbajë detyrën, ndërsa informacione rreth tij kanë bërë xhiron e rrjetit këtë të enjte.
Blendi Sulaj kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit në Qarkun Tiranë. Para se t’i bashkohej PS-së, ai drejtoi degën e njësisë 9 në Tiranë në kohën kur e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021, si edhe ka mbajtur postin e nën/Kryetarit të Partisë Republikane.
Gjithashtu sipas një dokumenti që ka dalë në mediat sociale, Sula ka qenë i proceduar për ndërtim pa leje disa vite më parë. Zoom.al/

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se një fond prej 18 mijë dollarësh, i dhënë nga Ambasada Amerikane për një projekt social-kulturor të organizatave jo qeveritare të Ajola Xoxës është përdorur për një darkë luksoze në një hotel në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër e parave mbetet e pajustifikuar. Në dosjen zyrtare të SPAK-ut përmenden fatura fiktive dhe komunikime të brendshme të stafit të Ajola Xoxës, që ngjallin dyshime serioze për keqpërdorim dhe mashtrim.
Prokuroria e Posaçme ka siguruar prova që dëshmojnë se grupi i organizatave jo qeveritare të drejtuara faktikisht nga Ajola Xoxa ka përdorur një fond 18 mijë dollarë të siguruar nga Ambasada Amerikane në Tiranë për një darkë mes tyre, megjithëse shuma e parave ishte përfituar për një projekt social-kulturor.
“Nga i gjithë projekti i Ambasadës Amerikane, finanuar me 18 mijë dollarë, konstatohet se të vetmet shpenzime reale mund të kenë qenë pagesat për një darkë me 70 persona në hotel “Dajti”, ku është paguar 6600 lekë të reja për një person,”-thotë SPAK-u në dosjen që ka dërguar në gjyq kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa personave të tjerë.
Sipas llogarive, kjo darkë me paratë e Ambasadës Amerikane ka kushtuar rreth 460 mijë lekë të reja, ndërsa diferenca, rreth 14 mijë USD, nuk provohet se ku ka përfunduar.
“Duke pasur parasysh numrin 70 të personave që kanë qenë në atë darkë, mund të arrihet lehtë në konkluzionin se diferenca e mbetur nga shuma prej 18 mijë dollarë është mjaft e madhe,”- shkruan më tej Prokuroria e Posaçme në dosjen që i ka paraqitur së fundmi gjykatës.
Kjo diferencë, pra rreth 14 mijë dollarë është justifikuar si e shpenzuar nëpërmjet faturave fiktive. SPAK ka siguruar të dhëna më konkrete në bisedat e kryera mes dy anëtareve të stafit të Ajola Xoxës. Në komunikimet e tyre, ato shprehin shqetësimin se aktivitetet e parashikuara në projektin e përfituar nga Ambasada Amerikane nuk janë kryer dhe nuk po arrijnë të gjejnë mënyrën se si t’i mbulojnë me dokumentacionin përkatës.
Projekti i fituar nga Ambasada Amerikane shtrihej në periudhën janar-qershor 2022. Por, deri në mes të muajit qershor të atij viti, pra kur kishte mbetur edhe dy javë nga përfundimi i afatit, nuk ishte kryer asnjë aktivitet në kuadër të atij projekti dhe ndaj duheshin siguruar disa fatura fiktive, për t’u justifikuar përballë donatorëve.
Në këtë moment, siç konstaton Prokuroria e Posaçme, është vënë në lëvizje mekanizmi i ndjekur shpesh nga grupi i organizatave të drejtuara juridikisht ose faktikisht nga Ajola Xoxa. Kanë nisur telefonatat dhe kontaktet me persona e kompani të ndryshme, të cilat duhet të lëshonin disa fatura, me datat e mëparshme, për të justifikuar sa të mundeshin paratë që kishin marrë nga Ambasada Amerikane dhe që kishin avulluar pa kryer asnjë aktivitet./ Syri.net