zoom

Day ArchiveTre shenjat e horoskopit që luajnë “viktimën” edhe kur kanë faj

Tre shenjat e horoskopit që luajnë “viktimën” edhe kur kanë faj.


Luani, i njohur për krenarinë dhe vetëbesimin e tij, zakonisht e mendon veten si të pagabueshëm. Kur përballet me një situatë ku është e qartë se ai ka faj, ai shpesh përdor strategji për të fajësuar të tjerët. Ai përdor sharmin dhe retorikën e tij për të lëkundur opinionin e atyre që e rrethojnë në favor të tij, duke shmangur kështu marrjen e përgjegjësisë dhe duke u fokusuar që të tjerët të ndjejnë se ai është viktimë.

Akrepi, me natyrën e tij intensive pasionante, ka aftësinë të bindë të tjerët se ai është viktimë. Plagët e tij emocionale dhe tendencat shkatërruese shpesh e bëjnë atë të krijojë emocione negative rreth tij, duke shmangur kështu përgjegjësinë personale.

Peshqit, të njohur për ndjeshmërinë dhe dhembshurinë e tyre, mund të jenë gjithashtu shumë manipulues në një nivel emocional. Ata kanë aftësinë të fitojnë simpatinë e të tjerëve dhe të paraqiten si viktima të pafajshme, edhe kur janë përgjegjës për situatën. Aftësia e tyre për të përmbysur realitetin dhe për t’i penguar ata që i rrethojnë është karakteristikë e tyre teksa përpiqen të rimarrin kontrollin e situatës.

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është i pakënaqur dhe po kërkon një përforcim të bujshëm.

Zgjedhja e Luis Enrique është pikërish mesfushori i Barcelonës, Gavi, të cilin e sheh si një përforcim ideal përkrah emrave si Fabian Fuiz dhe dy portugezëve, Vitinha dhe Joao Neves.

Lojtari ka një kontratë me katalanasit deri në vitin 2030 dhe largimi i tij duket disi i vështirë, por jo i pamundur. Arseja është e thjeshtë. Oferta e PSG-së për Barcelonën është plot 80 milionë euro, një shifër që mund të rregullonte disi problemet që kanë katalanasit në aspektin financiar.

Po ashtu për lojtarin, PSG ka një rrogë më të madhe se ajo që merr aktualisht si dhe një rol kyç, gjë që i mungon aktualisht te Barcelona.

Pavarësisht se e vlerësojnë shumë Gavi-n, Barcelona e ka repartin e mesfushës shumë të mbipopulluar dhe ka një konkurrencë të fortë për spanjollin. Sezonin e kaluar, Gavi ka qenë një zgjedhje e dytë për Hansi Flick, gjë që pritet të ndodhë edhe këtë sezon.

Korrupsioni dhe projekti i Sazanit/ Rama intervistë për median gjermane

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Edi Rama ka folur për korrupsionin, një nga temat më të ndjeshme dhe më të diskutuara në skenën politike dhe në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët e qeverisë së tij, Rama ka pranuar se ka individë të përfshirë, por sipas tij, qeveria ka ndërmarrë reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndodhur që prej vitit 1912.

Rama është shprehur se nuk ka mburojë për askënd, ndërsa theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të reja të drejtësisë është e pakushtëzuar.

Duke iu referuar rasteve të arrestimeve brenda radhëve të qeverisë apo administratës publike, Rama u shpreh se reagimi i qeverisë ka qenë “radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë”.

ZEITmagazin: A është i përhapur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Rama: Ka individë të përfshirë, por ne kemi bërë reforma të thella në drejtësi që nuk kanë ndodhur që prej 1912. Nuk jemi mburojë për askënd, por mbështetje për drejtësinë.

ZEITmagazin: A është korrupsioni pengesë për anëtarësimin në BE?

Rama: Lufta jonë kundër korrupsionit është garancia jonë për integrim, dhe BE e ka vlerësuar këtë.

Në intervistën për ZEITmagazin, Rama foli gjithashtu për raportin me median, akuzat e opozitës, çështjet personale, si dhe vendimin për ndalimin e përkohshëm të platformës TikTok për arsye sigurie.

ZEITmagazin: Si i përballoni sulmet personale dhe akuzat e opozitës?

Rama: Janë gënjeshtra që kanë dëmtuar shumë familjen time. Por, jam mësuar.

ZEITmagazin: A të pëlqejnë gazetarët?

Rama: Respektoj gazetarinë e pavarur, por jo të gjithë gazetarët. Kam qenë vetë gazetar dhe e di rëndësinë e tyre. Por disa më shohin vetëm si njeri me pushtet, jo argumentet e mia.

ZEITmagazin: Ju keni përjashtuar disa gazetarë nga konferencat. Pse?

Rama: Vetëm kur dikush merr peng konferencën me fjalim të pafundme.

ZEITmagazin: Një gazetareje ju ka akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga ju.

Rama: Ka qenë konflikt, por ajo thotë se Rama ka krijuar diktaturë ekonomike dhe favorizon krimin.

ZEITmagazin: Po arrestimet e korrupsionit në radhët tuaja?

Rama: Është normale që ka raste, por reagimi ynë është radikal dhe i pashoq në historinë e Shqipërisë.

ZEITmagazin: Si e shpjegoni marrëdhënien tuaja me kritikun Fatos Lubonja?

Rama: Ishim miq, por politika na ndau. Ai më konsideron tradhtar, unë e respektoj dhe më dhimbset.

ZEITmagazin: Cili është më i madhi gabim që keni bërë?

Rama: Do t’ua them kur të largohem nga detyra.

ZEITmagazin: Pse ndaluat përdorimin e TikTok përkohësisht?

Rama: Për sigurinë e fëmijëve, që prindërit të kenë kontroll mbi përmbajtjen.

ZEITmagazin: Reagimi i prindërve?

Rama: 95% e mbështetën ndalimin dhe shumë prej tyre duan të ndalohet e gjithë media sociale.

Rama ka dhënë detaje edhe mbi projektet e investimeve në vend, duke përmendur edhe ishullin e Sazanit një territor strategjik dhe historik që i përket shtetit shqiptar.

ZEITmagazin: Jared Kushner, dhëndri i Trump, planifikon investime luksoze në Shqipëri. Si po ecën?

Rama: Projekti ka dy pjesë: një gadishull privat dhe ishullin e Sazanit që i përket shtetit. Po negociojmë për Sazanin dhe konceptet duken premtuese. Zoom.al/

Çfarë i ndodhi? Aktorja turke shtrohet me urgjencë në spital

Aktorja e suksesshme Cemre Baysel ka qenë në qendër të vëmendjes jo për jetën e saj personale, por për problemet e saj shëndetësore.

Baysel, e cila së fundmi luajti në serialin televiziv “Leyla” dhe është përfolur prej kohësh për lidhjen e saj me Aytaç Şaşmaz, iu nënshtrua një operacioni për të hequr nje tumor që po rritej me shpejtësi në gjoks gjatë vitit të kaluar.

Aktorja e famshme ndau një postim nga dhoma e saj e spitalit, duke i informuar dhe qetësuar ndjekësit e saj. Baysel shkroi në mbishkrimin e postimit: “Një tjetër operacion. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Le të mbetet kjo një kujtim këtu.” Ajo gjithashtu ndau foto para dhe pas operacionit me fansat e saj.

Cemre Baysel thuhet se kishte një tumor në gjoks për rreth tetë vjet dhe vendimi për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale u mor pasi masa ishte rritur së fundmi.

Cemre tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kodi i ri Penal/ Avokati: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut! Disa nene në nivelin e lajthitjes

Kodi i ri Penal i propozuar nga Ministria e Drejtësisë po ngjall debate të forta në radhët e juristëve dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë.

Një ndër zërat më kritikë është dhe avokati Jordan Daci, i cili ka thënë se nëse ky kod do të miratohet siç është, ai personalisht do të largohet nga vendi. Kjo sepse sipas tij, me draftin e ri kushdo mund të bjerë në burg.

“Nëse ky kod miratohet siç është, unë i pari nuk jetoj më në këtë vend. As ti s’duhet të jetosh, askush s’duhet të jetojë, sepse sapo të lëvizësh këmbën, ne në burg. Kushdo, kurdo dhe si të dojë, mund të fusë dikë në burg. Kaq shumë subjektive janë këto dispozita.”- tha Daci.

Avokati theksoi se ka qenë edhe pjesë e tryezave konsultative që në fazat e hershme të hartimit të draftit por shumë nga vërejtjet e bëra nga ekspertët nuk janë marrë parasysh nga autoritetet përkatëse.

“Unë në fakt kam marrë pjesë në një konsultë para një viti, në cilësinë e dekanit. Dhe normalisht jam njohur me një pjesë të këtij drafti që vitin e shkuar, në një tryezë ku mori pjesë edhe kryetari i Dhomës dhe disa të tjerë. U bënë disa vërejtje, të cilat as që ishin marrë parasysh, edhe pse ishin vërejtje shumë miqësore ose shumë parimore. Unë mendoj që publikimi i këtij drafti nga Ministria e Drejtësisë është i nxituar dhe përshëndes jashtë mase qëndrimin shumë serioz dhe profesional të Prokurorit të Përgjithshëm, por jo vetëm, edhe të kryetarit të Dhomës, Maks Haxhia.”– tha Daci.

Ai ngriti shqetësimin se shumë nga nenet janë “në nivel lajthitjeje juridike”, duke përmendur raste absurde si burgosja për shkak të mospagesës së tarifave apo për harrimin e kolaudimit të mjetit.

“Po të merresh me nene, aty kishte gjëra për t’u vënë duart në kokë dhe të thuash: ‘Më fal, a janë juristë këta, apo çfarë dreqin janë?’. Por unë po merrem me gjëra shumë parimore. Së pari, Kodi Penal nuk ndjek parimet bazë të së drejtës penale. Sepse po qe se ky Kod do të miratohet, të gjithë juristët do të duhet të kthehen mbrapsht në shkollë, sepse duhet të mësojnë gjërat ndryshe nga se si janë edukuar.

Nga ana tjetër, ka nene që janë vërtet në nivelin e lajthitjes njerëzore dhe juridike, siç është ndikimi në pavarësinë e gjykatës, tarifa jo të arsyeshme, nuk shkon në gjyq dhe të shkosh në burg, apo harron të bësh kolaudimin e makinës dhe të shkosh në burg. Ky Kod bie ndesh me parimet e BE-së.
Këtu kufizohet jo vetëm liria e shprehjes, por kufizohen të gjitha liritë.”- theksoi avokati.

Sipas tij, në qendër të një kodi penal duhet të jetë individi, jo shteti: “Grupi i punës ka diçka gabim, dhe kjo vjen nga një mentalitet postkomunist. Në një shoqëri demokratike, qendra është individi dhe jo shteti, kurse ky kod ka në qendër shtetin”. Sipas tij, kodi aktual ishte shumë më i mirë.

Në fund, Daci u shpreh i bindur se ky draft nuk do të miratohet: “E para një herë, nuk është iniciativë e qeverisë në kuptimin e mirëfilltë, dhe besoj se Kryeministri Edi Rama do të reflektojë.” Klan News/

Përgjigja sfiduese e Izraelit: Ata që duan shtet palestinez ta ndërtojnë në Londër ose Paris

Izraeli i është përgjigjur në mënyrë sfiduese përpjekjeve rë Francës dhe Britanisë së Madhe për njohjen formale të një shteti palestinez.

Udhëheqësit e vendeve që po shqyrtojnë njohjen e një shteti palestinez, si Franca dhe Britania, duhet të krijojnë një shtet të tillë në kryeqytetet e tyre, tha Kryetari i parlamentit izraelit, Amir Ohana.

Duke folur në një konferencë të kryetarëve të parlamenteve në Gjenevë, Ohana tha se “duke njohur një shtet palestinez, nuk do të sjellë stabilitet, bashkëjetesë dhe bashkëpunim. Do të sjellë më shumë vrasje të izraelitëve dhe hebrenjve. Nëse e doni këtë, nëse doni atë që e quani shtet palestinez, ndërtojeni atë në Londër, në Paris, në vendet tuaja”.

Ai vazhdoi duke thënë se “e ashtuquajtura paqe që disa vende evropiane e mbështesin vetëm sa do të çojë në më shumë luftë.”

“Por lufta që po bëjmë ne do të çojë në paqe”, deklaroi ai.

Ai u bëri thirrje homologëve të tij “të mbrojnë të vërtetën kundër propagandës dhe të qëndrojnë në anën e duhur të historisë, në anën e Izraelit”.

Deputetët nga Irani, Jemeni dhe Autoriteti Palestinez kishin dalë nga salla gjatë fjalimit të Ohanës, raportoi Times of Israel.

Ditët e fundit, Franca dhe Britania kanë njoftuar qëllimin e tyre për të njohur një shtet palestinez deri në shtator, nëse Izraeli nuk e përmirëson situatën në Gaza dhe nuk ndërmerr hapa drejt paqes.

Sherri për mandatin/ Lapaj: PSD-së i pranohen dorëheqjet. Neve jo!

Pas vendimit të fundit KAS për mandatin e vetëm të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj është shprehue i pakënaqur.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.

Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shprehet Lapaj.

KAS i hoqi mandatin Kleana Xhuveli, goca e tezes së Lapajt, dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Zoom.al/

Vrasja makabre e shqiptares në Itali/ Nëna e autorit kërkon të gjykohet veçmas

Gjyqtarja hetuese e Romës, Antonella Minunni, ka lëshuar një urdhër për gjykim të shkurtuar ndaj Nors Manlapaz, nëna e Mark Antony Samson, 23-vjeçarit që akuzohet si autor i vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula, 22 vjeçe.

Manlapaz akuzohet për komplot për të fshehur një kufomë, një vepër penale e rënduar nga një lidhje teleologjike, term ligjor që nënkupton se veprimi është kryer për të fshehur një krim tjetër, në këtë rast vrasjen e vajzës.

Seanca dëgjimore për çështjen e saj është caktuar më 10 dhjetor dhe do të zhvillohet në gjykatën e Romës, përpara një gjyqtari të vetëm.

Sipas burimeve pranë mbrojtjes, nëna e Samson mund të kërkojë një procedurë alternative, duke përfshirë marrëveshje për pranimin e fajësisë, për të përfituar nga uljet e dënimit të parashikuara me ligj.

Kujtojmë se rasti i vrasjes së Ilaria Sula ka tronditur opinionin publik italian, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit. Përfshirja e nënës së autorit në një skenar të mundshëm të bashkëpunimit pas krimit e bën çështjen edhe më të rëndë dhe të ndërlikuar nga pikëpamja ligjore dhe morale. Zoom.al

Kujdes! Nga tetori rregulla të reja për hyrje/dalje në BE

Komisioni Europian ka caktuar 12 tetorin si datën kur do të vendoset në funksion sistemi i ri për hyrjet dhe daljet në bllok për shtetasit nga vendet jo anëtare.

Ky sistem ka për synim modernizimin dhe kontrollin më të imtësishëm të kufijve të jashtëm të Unionit, si dhe lehtësimin e lëvizjeve.

Të gjithë shtetasve jo europianë që do të hyjnë në BE nga 12 tetori do t’iu regjistrohen të dhënat biometrike si shenjat e gishtërinjve dhe identifikimi i fytyrës përmes ekraneve inteligjente, për të zëvendësuar gradualisht sistemin aktual të vulosjes së pasaportave.

Sistemi i ri do të zbulojë automatikisht personat që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit, si dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitete.

Gjithashtu do të kontribuojë në parandalimin e migracionit të parregullt dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve evropianë. Zoom.al/

Kodi i ri Penal ndez alarmin/ Burg për gazetarët, kolaudimin dhe dëmtimin e organeve gjenitale

Qeveria ka paraqitur për konsultim një projekt të ri të Kodit Penal që ka shkaktuar debat të gjerë në publik dhe media për shkak të ndryshimeve të thella që parashikon. Drafti përfshin dënime të reja për një gamë të gjerë veprimesh, që nga komentet publike për drejtësinë deri te moskolaudimi i makinës, duke u cilësuar nga disa juristë si “penalizues dhe represiv”.

Komentet kritike ndaj gjykatave – deri në 3 vjet burg

Një nen i ri, i panjohur më parë në legjislacion, parashikon deri në tre vjet burg për persona që, përmes komenteve publike apo editorialeve, dyshohet se ushtrojnë presion ndaj gjykatave, duke ndikuar në procesin gjyqësor ose krijuar “rrethana shtypëse”. Kjo ka ngjallur shqetësim të veçantë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.

Gazetarët dhe publikimi i informacionit – deri në 5 vjet burg

Një tjetër nen i kontestuar parashikon dënime deri në pesë vjet burg për publikimin e të dhënave që lidhen me hetime, arrestime, vendndodhje personash apo dokumente penale. Nëse ky informacion publikohet në media apo rrjete sociale, dënimi mund të rritet me një të tretën. Kjo dispozitë është cilësuar si kërcënim serioz për transparencën dhe lirinë e shtypit.

Burg për moskolaudimin e makinës

Projektligji parashikon gjithashtu deri në dy vjet burg për ata që nuk kryejnë kontrollin teknik të mjeteve, nëse kjo sjell rrezik për jetën apo ndotje mjedisore.

Dënime të tjera të përfshira në draft:

Reagime dhe shqetësime

Projektligji është pritur me kritika të forta nga juristë, organizata për të drejtat e njeriut dhe gazetarë, të cilët theksojnë se shumë nga dispozitat e reja cenojnë drejtpërdrejt të drejtat themelore, si ajo e shprehjes, informimit dhe lirisë së medias. Pyetjet kryesore që ngrihen lidhen me balancën mes garantimit të rendit publik dhe mbrojtjes së lirive individuale./ Zoom.al