zoom

Day ArchiveGusht 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut

Nëse jeni Peshore, Dash, Gaforre, Bricjap, Virgjëreshë, Peshq, Binjak apo Shigjetar, ose keni Ashendentin në njërën prej tyre, përgatituni për një muaj me tensione dhe paqëndrueshmëri, sidomos në marrëdhënie, punë dhe çështje familjare.

Marsin në Peshore (nga 7 gushti) dhe përplasjet e tij me planetët e mëdhenj do t’i bëjnë ditët 8–10 gusht veçanërisht të vështira: mund të ndiheni të acaruar, të mbingarkuar emocionalisht apo në konflikte me të tjerët.

Hëna e Re më 23 gusht në Virgjëreshë sjell ndryshime të papritura në rutinën tuaj, në komunikim, udhëtime ose në jetën profesionale dhe mund të prekë edhe shëndetin tuaj apo të një të afërmi.

Këshilla: Ruani qetësinë, mos u nxitoni me vendime të mëdha dhe mos e shtyni veten drejt përplasjes. Durimi do të jetë aleati juaj më i mirë këtë gusht.

Vrasja e 52-vjeçares nga i dashuri në Pogradec, Prokuroria lëshon urdhër arresti për Ilirjan Selmanin

Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço.

Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së ijelës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh.

Dyshohet se mes çiftit të ketë patur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Pritej te Napoli, klubi anglez siguron sulmuesin e Serisë A

Pritej te Napoli, por e ardhmja e Dan Ndoye pritet të jetë në Premier League.

Klubi anglez i Nottingham ka arritur marrëveshjen me Bologna-n, për transferimin e sulmuesit.

Bëhet fjalë për një akord prej 40 milionë eurosh, plus pesë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Për të bindur lojtarin, Nottingham i ka ofruar një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për mbylljen e transferimit, para se të hidhet firma në kontratë.

Bushati për raportet e Ramës me SHBA: Me Trumpin nuk ka. Sorosin nuk e refuzonte dot

Analisti Andi Bushati ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Rama në dasmën e Alex Soros, si një i ftuar nderi.

Sipas Bushatit, Rama nuk ka patur rrugë tjetër, pasi në kushtet kur nuk ka raporte të afërta me administratën Trump, i duhet të ruajë lidhjet me Soros dhe network-un e fuqishëm që përfaqëson kjo lidhje.

Më tej Gjatë debatit me Baton Haxhiun, Bushati theksoi se Rama nëse nuk do të shkonte në dasmën e Soros, shkonte i humbte të ‘dy gurët’.

“Unë në politikë nuk besoj te miqësia. Po të ishte për miqësi, shumë nga miqtë e Ramës sot nuk do të dergjeshin burgjeve. Në politikë sot nuk ka miqësi, por ka llogari. Pavarësisht se Soros është armiku kryesor i Trump, një kryeministër i një vendi të vogël si Shqipëria, të jetë në një eveniment ku është Soros dhe netëork-u i tij, Clinton-ët, personalitete të tjera të botës demokrate. Mund ta refuzonte? Absolutisht jo. Është një netëork kaq i madh dhe i fuqishëm, që ka influencë në media, që ka influencë në BE, sa nuk mundet ta mohosh. Rama i prishur me Trump, nuk e ka dot luksin të prishet edhe me palën tjetër në Amerikë. Po të mos shkonte i humbte të dy gurët. Kështu të paktën një gur vazhdon ta ketë në xhepin e tij. Po të mos besoj këtë që thua ti, po të mos ishte Rama këta nuk do të martoheshin… Pra, po ti ketë martuar ky e ka obligim të jetë, por edhe pa besuar këtë, duhet të ishte“, tha Bushati në TPZ.

Debati i plotë me Haxhiun:

Baton Haxhiu: Ti e konsideron shkuarjen e Ramës në dasmën e Soros, si serioze, dinjitoze, ku njeriu shkon te një mik, pa marrë parasysh se kush është në krye të Amerikës, apo e konsideron si diçka që nuk ka mundur ta evitojë? Unë e konsideroj si gjest miqësie dhe me dinjitet. Ka mundur të jetë oportunist dhe të thotë jam kryeministër dhe jo Edi Rama, si kryeministër nuk vij dot. Ai tregoi një gjest që nuk ëhtë i lehtë politikisht.

Andi Bushati: Unë në politikë nuk besoj te miqësia. Po të ishte për miqësi, shumë nga miqtë e Ramës sot nuk do të dergjeshin burgjeve. Në politikë sot nuk ka miqësi, por ka llogari. Pavarësisht se Soros është armiku kryesor i Trump, një kryeministër i një vendi të vogël si Shqipëria, të jetë në një eveniment ku është Soros dhe network-u i tij, Clinton-ët, personalitete të tjera të botës demokrate. Mund ta refuzonte? Absolutisht jo. Është një network kaq i madh dhe i fuqishëm, që ka influencë në media, që ka influencë në BE, sa nuk mundet ta mohosh. Rama i prishur me Trump, nuk e ka dot luksin të prishet edhe me palën tjetër në Amerikë. Po të mos shkonte i humbte të dy gurët. Kështu të paktën një gur vazhdon ta ketë në xhepin e tij. Po të mos besoj këtë që thua ti, po të mos ishte Rama këta nuk do të martoheshin… Pra, po ti ketë martuar ky e ka obligim të jetë, por edhe pa besuar këtë, duhet të ishte.

Baton Haxhiu: Shkrimi në Albanian Post është i një autoreje që ka qenë prezent edhe në Tiranë por edhe atje, nuk po flas më shumë por e marr përsipër shkrimin.

Andi Bushati: Mu duk pak e çuditshme, ky që do të pajtonte Greqinë me Turqinë, që do të ndërmjetësonte për paqen e Rusisë, ky tani na paska martuar edhe Sorosin me këtë këshilltaren.

Baton Haxhiu: Mundesh të jesh cinik, por kam qenë prezent te ky fjalim në Tiranë.

Andi Bushati: Rama është i dënuar ta bëjë, nuk e pret dot lidhjen me këtë network të madh. Rama nuk e ka luksin të presë urat me këtë network, prandaj them nuk veproi si mik por si politikan i zgjuar për të vijuar një lidhje që ka ujitur prej 20 vitesh dhe e ka ndihmuar.

Baton Haxhiu: Rama si kryeministër ka bërë për fondacionin Soros, Clinton dhe për grupin e State Department, duke i sjellë të gjithë njerëzit në Shqipëri njerëzit që kanë punuar për Soros dhe Clinton në Afganistan. I vetmi njeri që u ka hapur derën, ka qenë Edi Rama. Ata që kanë qenë në Lezhë, në Durrës, janë produkt i kësaj miqësie.

Andi Bushati: Sepse kryeministrat e çdo vendi demokratik pyesin për këtë punë.

Krisje e re Greqi- Shqipëri/ Athina zyrtare notë proteste për hartën

Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka dënuar një hartë të botuar nga një revistë shqiptare që përshkruan territoret greke si pjesë të Shqipërisë.

Marinakis e përshkroi hartën si “ahistorike” dhe konfirmoi se Greqia ka lëshuar një protestë zyrtare ndaj palës shqiptare.

“Greqia nënvizon se publikime të tilla mund të kenë vetëm një ndikim negativ”, tha ai gjatë një konference për shtyp për redaktorët politikë.

“Publikimi në një revistë online nuk pasqyron qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare.”

Plagosja me thikë në zemër e të riut në Vlorë, policia sqaron ngjarjen

Një incident u shënua pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, ku një 25-vjeçar u plagos me thikë afër zemrës.

Policia ka dalë me një njoftim publik ku sqaron ngjarjen. Uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale Sh.S., 24 vjeç është shpallur në kërkim.

Sot, rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini”, në një berberhanë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Sh. S., 24 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. Sh., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

E fundit/ Goditet me thikë pranë zemrës 25-vjeçari në Vlorë

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se i riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë zemrës. Aktualisht ai gjendet në sallë, ku po i nënshtrohet kontrolleve përkatëse.
Sipas mjekëve , ai ka mbërritur në gjendje koshiente në spital. Efektivët e policisë kanë vendosur shiritin dhe po ushtrojnë kontroll në një biznes në Vlorë tek zona e njohur si “Aleksandria”, pjesë e lagjes “Pavarësia”.

Sipas informacionece paraprake konflikti ka ndodhur në një berberhane.

Avokati i policit që dhunoi kamerierin në Vlorë nxjerr pamjet: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai dy shpulla i futi

Avokati i policit që dhunoi kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj teksa ishte duke punuar në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera ku sipas tij dëshmojnë dhunën që i është bërë klientit të tij pas ngjarës së rëndë.

Sipas tij klienti i tij është dhunuar nga 15 veta pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’, thotë ai. Në këto pamje ai pretendon se shihet qartë kur polici është dhunuar nga 15 persona, dhe se këta të fundit madje sipas tij janë dhe të evidentueshëm në këto pamje.

Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi një të ri në vendin e punës pa shkak, në fakt nuk duken qartë, por shfaqet në cep të videos një moment përplasjeje apo tensioni mes disa personave.

Avokati Kujtim Cakrani, në këtë reagim nuk thotë asnjë fjalë për dhunimin që klienti i tij polic i ka bërë të riut që po punonte, por thotë klienti i tij Ardian Isufi, është dhunuar jashtë ambienteve të lokalit dhe se përgjegjësit do të përballen me ligjin.

Në një reagim pak më herët ai tha se polici nuk e ka dhunuar kamerierin, por i ‘ka futur dy shpulla’ dhe se sipas tij kjo sjellje nuk justifikon që më pas klienti i tij të dhunohej.

Reagimi i plotë i avokatit: 

Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.

Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.

Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat i policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

https://www.facebook.com/share/16TTSLZCAF/?mibextid=wwXIfr

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, dyshimet

Pasditen e sotme është gjetur një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës.

Sipas uniformave blu, trupi i përket një burri rreth 50 vjeç, por ende nuk është identifikuar. Nga informacionet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rrëfehet “e penduara”/ Ish-Drejtoresha e TKOB-së, kontratë fiktive për Ajola Xoxën: Kisha frikë nga pushteti i Veliajt

Një tjetër e hetuar është kthyer në të penduarën e drejtësisë për dosjen e Erion Veliaj. Kësaj herë, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina ka pranuar para Prokurorisë së Posaçme (SPAK) se ka nënshkruar kontrata të paligjshme në vlerën e 30 mijë eurove për aktivitetin “Festivali Ndërkombëtar i Vallëzimit”, duke theksuar se veprimet janë kryer nën ndikimin e drejtpërdrejtë të bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xoxës. Në dëshminë që ajo ka thënë në SPAK, zbulon se operatori ekonomik dhe shuma financiare ishin përcaktuar nga vetë Xoxa, ndërsa të gjitha marrëveshjet janë koordinuar përmes qendrës “Harabel”.

“Unë nuk kam pasur asnjë kontakt me shoqërinë Rametal. Gjithçka u menaxhua nga Ajola Xoxa,”- është shprehur ajo.

Në dëshminë e saj përmendet edhe një takim në Ministrinë e Kulturës, ku Ajola Xoxa ka kërkuar që një shumë prej 240 mijë eurosh për projektet artistike “Sonoma” dhe “Gravity”  të mos menaxhoheshin nga TKOB, por nga qendra “Harabel”. Po ashtu, ka folur për një takim edhe në zyrat e Xoxës por pretendon se nuk e mban mend arsyen e takimit. 

DOKUMENTI: 

Tjetër e penduar për dosjen "Veliaj"/ Ish-Drejtoresha e TKOB

Ajo ka kontaktuar me shtetasen Romina Tafaj, e cila ishte violiniste pranë orkestrës së Teatrit dhe kishte një organizatë të regjistruar. Romina ka pranuar të aplikojë në Bashkinë e Tiranës dhe pas aplikimit është përfituar një fond rreth 40,000 euro, që është përdorur për të paguar artistët e ftuar që nuk ishin pjesë e organikës së Teatrit për eventet e muajit nëntor 2022. Romina ka qenë gjithashtu pjesë e orkestrës në këto shfaqje. E pyetur për marrëdhëniet saj me shtetasen Ajola Xoxa, Voshtina deklaroi se është takuar për herë të parë me të në vitin 2014 gjatë dy koncerteve të violinistit Tedi Papavrami. Ajo nuk e konsideron se ka pasur marrëdhënie personale apo shoqërore me të. Kujton një takim me Ajolën në korrik 2022 në një pasticeri përballë Sky Toëer, ku kanë diskutuar mbi datat e Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit (ICDF), por jo për buxhetin. Ajo pranon se ka qenë një herë në zyrat e Ajolës në katin e 10 të Sky Toëer, por nuk e kujton arsyen e vizitës. Në lidhje me organizimin e ICDF, Voshtina pohon se ka zhvilluar takime me Ajola Xoxën dhe Tim Nečman, të cilat shpesh janë zhvilluar në zyrën e saj në TKOB, ku kanë qenë të pranishëm edhe shtetaset Ketrina Braho dhe Ada Gura. Ajo konfirmon se Qendrën Harabel, e lidh menjëherë me Ajola Xoxën, dhe se ka qenë organizata që ka përfaqësuar projektin. Në lidhje me një kontratë qiraje të lidhur me shoqërinë Rametal shpk, Voshtina u njoh me dokumentin Nr. 882/1 Prot., datë 20.09.2023, të cilin e kishte nënshkruar ajo vetë. Ajo sqaroi se kontrata është hartuar me kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kishte përzgjedhur operatorin dhe kishte përcaktuar shumën. Shtetasja Abigeila Voshtina deklaroi se nuk ka pasur kontakte me përfaqësues të Rametal-it dhe nuk ka marrë pjesë në negociata, Sipas saj, Ajola kishte iniciuar të gjitha diskutimet financiare dhe teknike në bashkëpunim me Tim Neeman dhe një ekonomiste të përfshirë nga vetë Harabel. Deklaruesja kujton një takim në Ministrinë e Kulturës me Ajola Xoxën, Tim Nečman dhe sekretaren e përgjithshme Zerina Bruci, ku u diskutua buxheti për shfaqjet “Sonoma” dhe “Gravity“, Ajola Xoxa kishte kërkuar që një shumë prej 240,000 euro të menaxhohej nga Qendra Harabel, gjë me të cilën deklaruesja shpjegon se nuk ishte dakord, pasi sipas saj fondet publike duhej të menaxhoheshin nga Teatri dhe jo nga një organizatë e jashtme. Sipas deklarueses, kjo solli krisjen e marrëdhënies midis saj dhe Ajolës. Nga ana tjetër, deklaruesja shpjegon se kishte vështirësi me kohën, pasi procedurat duhej të zhvilloheshin gjatë muajit gusht, periudhë në të cilën stafi administrativ i Teatrit ishte i reduktuar. Për shkak të presionit dhe ndikimit që Ajola Xoxa ushtronte përmes emrit të bashkëshortit të saj, Erion Veliaj, ajo deklaron se e ndjen veten të detyruar të firmoste dokumentet, ndonëse nuk ishin konform ligjit. Teatri nuk kishte kapacitete për të realizuar të gjitha prokurimet, ndaj procedura për ndriçimin mbeti e vetmja që u zhvillua vetë nga institucioni. Në lidhje me shtetasin Henri Mimani, kjo shtetase deklaron se ai ka qenë drejtor i produksionit dhe lidhës ndërmjet Qendrës Harabel dhe TKOB. Ai kishte bashkëpunuar me Ajolën dhe në disa raste kishte ndërmarrë veprime pa dijeninë e saj, si rasti i transformimit të hollit apo mosvendosja e logos së Ministrisë së Kulturës në banerin e Festivalit ICDF, çështje për të cilën më vonë u kujdes shtetasia Ana Gjoka, shefe e shërbimeve.

Voshtina ka theksuar se ishte e vetëdijshme që kontratat nuk përputheshin me kuadrin ligjor, por i kishte nënshkruar për shkak të “presionit dhe autoritetit të Ajolës, që vepronte në emër të bashkëshortit të saj”. Dëshmitë e Voshtinës përputhen me konstatimet e bëra edhe nga drejtoria e auditimit pranë TKOB, ku është theksuar se marrëveshjet binin ndesh me rregullat fiskale dhe normat e menaxhimit të fondeve publike, edhe pse ka pranuar bashkëpunimin me Xoxën.

Voshtina u shkarkua nga detyra më 13 dhjetor 2024. Shkarkimi i saj erdhi pas kontrolleve të ushtruara nga Krimi Ekonomik dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi dyshohej se kishte abuzuar me fondet. Si Krimi Ekonomik dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit gjetën parregullsi në financat e institucionit që ajo drejtonte, duke ngritur dyshime për abuzim financiar.

Deri më tani, të paktën dy persona kanë vendosur që të bashkëpunojnë me drejtësinë për t’u bërë “të penduar” për çiftin Xoxa-Veliaj. E para që vendosi të tregonte gjithë ato që dinte ishte Adela Kondakçiu, financiere në kompaninë e Ajola Xoxës. Një tjetër dëshmitar që është bërë “i penduar” është Gentian Sula./ Zoom.al