Aplikacion
Flamur Isufi, vëllai i efektivit të Policisë Ardian Isufi, që u përfshi në dhunimin e kamarierit në Vlorë ka folur për A2 CNN, ku e mohon se ka qenë vëllai i tij, ai i cili e ka qëlluar kamarierin, por personi që ndodhej me të.
Sipas tij, kamarieri i ka provokuar dhe efektivi i ka kërkuar që të jetë më i kujdeshshëm, por sjellja e 18-vjeçarit ka irrituar mikun e policit. Ai shton se menjëherë pas incidentit, palët janë ulur dhe i kanë kërkuar madje falje babait të adoleshentit.
“Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent, por çfarë më ka thënë vëllai. Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka gjetur edhe një person tjetër që e ka ftuar në lokal. Janë ulur për të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë sherr për ujin, se nuk zihen njerëzit për ujin. Vëllai im i kërkon një bidon ujë të madh dhe një kafe. Të mos futemi në detaje, por ai i sjell dy bidonë dhe me të qeshur i thotë “pijeni dhe këtë”. Nuk kam qenë aty që të ta shpjegoj me detaje. Sjellja e kamerierit ka irrituar personin në krah të vëllait tim. Vëllai im, për të shmangur konfliktin është ngritur dhe i ka thënë “ik andej, se duhet të sillesh mirë, je i vogël”. Unë nuk kam qenë aty, por kamerat i ka lokali.
Personi që godet kamerierin nuk është vëllai im. Vëllai im çohet nga tavolina dhe i thotë kamerierit të jetë i kujdesshëm me klientët. As e ka sharë, as e ka goditur. Personi që është irrituar është personi tjetër. Kamerieri, në bisedë, në konflikt me zotërinë. Vëllai im u fut. Në këtë moment i thotë “Pse çfarë është ai?”. Janë ulur në tavolinë me babanë e djalit, kanë folur, janë ndarë si miq. Edhe me menaxherin e lokalit nuk kanë pasur ndonjë problem. Se vëllai im, duke qenë 15 vjet oficer policie, e di shumë mirë se si mund t’i shmanget një konflikti,”- rrëfen Flamur Isufi.
Më tej, Flamur Isufi shtoi se vëllain e tij polic e kanë dhunuar 15 vetë përfshirë edhe pronarin e lokalit, duke i thyer shpatullën dhe duke i shkaktuar fraktura në fytyrë, teksa tashmë ai ndodhet në reanimacion. Ai kërkon që të dalin pamjet kur i dhunohet i vëllai dhe të zbardhet ngjarja.
“Meqenëse ky gazetari, Enrik Mehmeti, i ka të gjitha pamjet, le t’i dorëzojë të gjitha pamjet si u dhunua vëllai im. Enrik Mehmetin e kam takuar para policisë. Vëllai im është qytetar i thjeshtë në atë moment, të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, nëse ka bërë. Vëllai im në këto momente është në reanimacion, me shpatull të thyer, me fraktura në fytyrë dhe Enrik Mehmeti ka qenë prezent the thotë: “Ardi, vëllai juaj, më vjen keq, nuk e meritonte, por ne nuk e dinim se si ishte situata”. Dhe unë i kam thënë: “Është turp i madh për ne qytetarët e Vlorës është turp, se pronari i lokalit është në shtëpi të vet dhe ne shqiptarët e kemi traditë, nuk të rrahim në shtëpi.
Megjithatë turpin ta mbajë ai. Unë tani kërkoj vetëm një gjë, zbardhjen e të vërtetës, ku rëndon faji te vëllai im, ku rëndon te të tjerët. Unë kërkoj të dalë e vërteta. Kur të dalë e vërteta edhe Kryeministri i Shqipërisë do të reagojë më ndryshe. Kryeministri nuk e di që personi që ka goditur me pëllëmbë nuk është vëllai im. Vëllai im është personi që futet t’i ndajë. Dua të dalin pamjet ku 15 vetë godasin vëllain tim, për më tepër që e dinin që ishte oficer policie, 2 vjet shef qarkullimi. Kryeministri i Shqipërisë duhet të marrë informacionin e plotë dhe të veprojë. Unë jam i bindur që nuk e ka informacionin e plotë”, – tha Flamur Isufi.
“Aron, ti sot na mësove ç’do të thotë dinjitet” – Letra e Fatma Haxhialiut për kamarierin e dhunuarPas dhunës ndaj kamarierit 18-vjeçar Aron Balaj në Vlorë, reagimet kanë qenë të shumta.
Mes tyre reagoi edhe Fatma Haxhialiu, e cila shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për të riun.
Në letrën e saj, Fatma shkruan se ngjarja e preku si prind dhe e bëri të qante për Aron sikur të ishte djali i saj.
Ajo e vlerëson zgjedhjen e Aronit për të punuar ndershmërisht dhe për të ndihmuar familjen, në vend që të ndiqte rrugë të tjera të lehta, duke theksuar se dhuna e ushtruar ndaj tij është një pasqyrë e realitetit ku jetojnë të rinjtë shqiptarë.
Ajo kërkon që autorët e dhunës të marrin dënimin e merituar.
Postimi i Fatma Haxhialiu
Leter e hapur Aronit ❤️.
I dashur Aron, une kam dy djem, e sot kur degjova ngjarjen tende e kur te pash te prekur, te fyer, te dhunuar, qava si per djalin tim!
U ndjeva po aq e pafuqishme dhe totalisht e vrare si prinderit e tu.
I dashur Aron ti qe ne vend qe te festosh neper shkuma-party, ne bare luksoze me leke borxh, ti qe ne vend qe tu bertasesh priderve te tu pse ste kane blere makinen luksoze si shoket, ti qe ne vend qe te punoje pune te pista, zgjodhe te beje nje pune te ndershme, ne vend qe te pushoje, mendove te ndihmoje familjen, ose te vije ca leke menjane per universitetin…sot u rrahe barbarisht nga ca burra te paburre, te dobet e te mjere, qe frustrimet dhe paburrerine e tyre e tregojne keshtu, duke u marre me nje femije!
Ti sot Aron u tregove burre, sepse fole me ze te larte, nuk u trembe, nuk u terhoqe, as nuk u perfshive ne pellgun e qelbesirave!
Ti sot i dashur Aron na vure ne mendime te thella edhe njehere, si prinder e si shoqeri!
Nqs do t’i rrisim femijet tane ketu, me dashurine per punen, me moral e vlera, nqs do i rrisin femijet ketu si QYTETAR TE DENJE te ketij vendi!
Nqs do i mesojme se puna eshte NDER, se duhet te bejne vepra te mira e te jene gjithmone te ndershem me veten dhe te tjeret, a do te jene ata viktima e radhes? A do te shihen ata si te dobet, te pazote, e te pambrojtur? A eshte kjo Shqiperia qe ju kemi folur e premtuar?
Sot kam shume mendime i dashur Aron, sot jemi te gjitha mami jot, me te njejtat pikepyetje, mllef, dhimbje, brengosje…
Ama ajo qe them me bindje eshte se sot Aron, ti tregove se i drejti zhytet, por nuk mbytet, sepse fole dhe mbrojte dinjitetin tend deri ne fund e ndoshta keshtu fillon ndryshimi!!!
Duke shpresuar qe secili nga te perfshiret te marre denimin qe meriton, te uroj me te mirat ne jete!
Faleminderit Aron, te perqafoj ❤️.
Me dashuri Fatma./ Zoom.al
Dashi
Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë e vendosin në qendër të vëmendjes jetën tuaj të përditshme dhe mirëqenien. Zhvendosja e Hënës nga Peshorja në Bricjap do t’ju bëjë më ambiciozë. Në aspektin e karrierës duhet t’i kushtoni rëndësi hollësive, të kontrolloni çdo gjë përpara se të nënshkruani apo dërgoni. Në fushën e financave duhet të bëni ekonomi, abonimet, shërbimet dhe shpenzimet spontane duhen mbikëqyrur me kujdes. Në aspektin e shëndetit, yjet ju këshillojnë që të ndiqni një rutinë strikte. Në sferën e dashurisë duhet të reagoni me qetësi, jo me impuls. Përqendrojini energjitë në gjërat e dobishme për ju.
Demi
Afërdita, ende në shenjën e Binjakëve, ju sfidon të eksploroni mundësitë tuaja, veçanërisht sa i përket të ardhurave dhe potencialit që zotëroni. Hëna e kthyer nga shenja juaj ju ndihmon t’ju rikthehet gëzimi, përpara se të përqendroheni në objektiva të veçanta. Në sferën e karrierës mund t’ju ofrohet një post drejtues apo t’ju jepet mundësia për të krijuar diçka të re. Shqyrtoni të gjitha alternativat dhe të mos pranoni ofertën e parë. Puna krijuese do t’ju ndihmojë në shëndetin mendor. Në sferën romantike, sjelljet lozonjare do t’ju vijnë shumë në ndihmë. Këshilla e yjeve për këtë javë është që edhe gjërat e vogla mund të sjellin gëzim.
Binjakët
Afërdita në shenjën tuaj ju bën edhe më tërheqës, por me Mërkurin tashmë në Virgjëreshë, mendimet tuaja përqendrohen te shtëpia, familja dhe gjendja juaj emocionale. Puna nga shtëpia apo riorganizimi i hapësirës do të rrisë produktivitetin. Në fushën e parave, yjet ju këshillojnë të bëheni më praktikë. Në aspektin shëndetësor, një ambient i pastër përreth do t’ju ndihmonte të ndiheshit më të qetë. Bisedat e thella me partnerin do të shërbejnë si një rregullator i marrëdhënies suaj. Yjet ju këshillojnë të kujdeseni për rrënjët tuaja, pasi themelet e forta janë baza e gjithçkaje.
Gaforrja
Hëna kalon nëpër shenjat e tjera të ujit dhe ndalet në zonën e marrëdhënieve. Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë përmirësojnë aftësinë tuaj komunikuese. Flisni qartë, me butësi dhe shprehini mirë synimet tuaja. Në punë, thoni atë që mendoni, njerëzit janë gati t’ju dëgjojnë. Në fushën e financave, objektivat afatshkurtra duhet të përputhen me vizionet afatgjata. Në aspektin e shëndetit është e këshillueshme të bëni një detoks. Në sferën e dashurisë, marrëdhënia do të bëhet edhe më e thellë nëse do të tregoheni të sinqertë. Fjala do të jetë mjeti juaj më i fortë për të arritur atë që doni.
Luani
Dielli ndriçon në shenjën tuaj dhe ju dhuron forcë e karizëm. Por Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë ju bëjnë të mendoni për të ardhmen tuaj. Për sa i përket karrierës, ka ardhur momenti që të mendoni seriozisht për sistemimin tuaj, sidomos tani që po bëheni gjithmonë e më produktivë. Në lidhje me financat është e këshillueshme që t’i bëni llogaritë mirë. Kujdesuni për shëndetin, merruni me sport, por mos u stërmundoni. Në dashuri, jeni magnetikë, por a keni një lidhje të vërtetë? Jeni njerëz plot me vlera, jo gjithmonë është e nevojshme t’ua provoni të tjerëve këtë.
Virgjëresha
Me Mërkurin dhe Marsin në shenjën tuaj, ju jeni ylli i kësaj jave. Jeni të zgjuar, të motivuar dhe gati për të marrë drejtimin. Lejoni që lëvizja e Hënës të nxjerrë në pah forcën tuaj të brendshme. Në aspektin e karrierës, tani është momenti për të marrë frenat në dorë, keni aftësitë dhe përkrahjen që ju duhet. Kur vjen puna te financat, merrini vendimet me mendje, jo me zemër. Shikoni shëndetin dhe mos u stërmundoni. Në marrëdhënien me partnerin sinqeriteti do të jetë mbi gjithçka. Sugjerimi i yjeve është që ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment.
Peshorja
Hëna në shenjën tuaj në fillim të javës ju ndihmon të rigjeni balancën emocionale. Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë ju ftojnë të reflektoni për jetën tuaj, është një periudhë e qetë, por me domethënie të thellë. Në punë veproni me strategji dhe heshtni aty ku duhet, momenti juaj do të vijë. Bëni kujdes me paratë dhe shqyrtoni me qetësi të ardhurat tuaja. Për një shëndet sa më të mirë kushtojini rëndësi gjumit, meditimit dhe mos u mbingarkoni me punë. Në sferën e dashurisë, në këto momente keni nevojë për vetmi. Ndonjëherë heshtja është ilaçi më i mirë.
Akrepi
Kur Hëna kalon në zona të thella emocionale dhe Mërkuri aktivizon fushën e marrëdhënieve, ju keni mundësi të ndërtoni lidhje dhe bashkëpunime me vlerë. Në aspektin e karrierës, puna në grup rezulton më e efektshme se puna individuale. Investimet e përbashkëta mund të japin fryte. Kujdesuni për shëndetin, aktiviteti fizik ju ndihmon të çlironi tensionin. Miqësitë e reja mund të shndërrohen në ndjesi më të thella. Këshilla e yjeve është që të jeni më bashkëpunues brenda komunitetit tuaj dhe të mos silleni si ujk vetmitar.
Shigjetari
Mërkuri dhe Marsi gjallërojnë sektorin e karrierës, duke ju ndihmuar të përqendroheni te qëllimet tuaja dhe të ecni shpejt përpara. Kalimi i Hënës nga Peshorja në Bricjap përforcon lidhjet dhe ambiciet. Mundohuni të ecni përpara në karrierë dhe do të fitoni respektin e njerëzve. Një projekt i ri mund t’ju sjellë fitime shtesë. Ruani shëndetin, mundohuni të mos sforcoheni shumë dhe kuroni dhembjet e kokës. Ndryshimet në karrierë mund të ndikojnë në marrëdhënien tuaj, flisni hapur me partnerin. Yjet ju këshillojnë që të mos i lini punët në mes.
Bricjapi
Në fundjavë Hëna do të kalojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar forcë e qetësi. Nën ndikimin e Virgjëreshës, fokusi juaj do të jetë trashëgimia që do të lini pas. Në aspektin e karrierës, jeni duke ndërtuar diçka afatgjatë. Edhe në fushën e financave, investimet në prona, arsim apo për plane afatgjata janë premtuese. Reflektimi do t’ju ndihmojë të gjeni qetësinë. Në marrëdhënien me partnerin, lejojini atij të ndiejë ngrohtësinë tuaj. Tashmë keni bërë rrugë të gjatë, njihjani vetes meritat.
Ujori
Me Plutonin ende në lëvizje të kundërt në shenjën tuaj dhe Mërkurin në Virgjëreshë, tema kryesore është reflektimi dhe zhvillimi personal. Hëna nxit dëshirën për intimitet dhe që të përqendroheni tek e ardhmja. Në aspektin e karrierës është e nevojshme që të rishikoni një projekt të vjetër. Rishikoni gjithashtu edhe borxhet, kursimet dhe bashkëpunimet financiare. Në sferën shëndetësore, një pastrim i mirë i organizmit do t’ju japë ndjesinë e rilindjes. Në marrëdhënie me partnerin, e vërteta sjell çlirim, edhe kur është e pakëndshme. Rritja së pari fillon së brendshmi dhe më pas bëhet e dukshme për të tjerët.
Peshqit
Hëna në Peshore ju bën më të ndjeshëm, ndërsa Mërkuri dhe Marsi në Virgjëreshë e drejtojnë vëmendjen tuaj te marrëdhëniet. Sfida juaj është të gjeni ekuilibrin midis vetësakrifikimit dhe respektit të ndërsjellë. Në sferën e karrierës, një bashkëpunim i frytshëm do t’ju vinte shumë në ndihmë. Për sa u përket financave, të ardhurat mund të vijnë nga burime të papritura. Për të pasur një shëndet sa më të mirë, ndonjëherë duhet të thoni “jo”. Në dashuri, mund të gjeni shpirtin tuaj binjak, por qëndroni me këmbët në tokë. Këshilla e yjeve është që ta doni veten shumë dhe të mos hezitoni të kërkoni atë që ju nevojitet.
Dalin pamjet/ Momenti kur polici dhunon kamarierin në VlorëPublikohet videoja e dhunës në një lokal në Vlorë, ku u grushtua kamarieri Aron Balaj nga ish-shefi i qarkullimit rrugor të qytetit, Ardian Isufi, dhe Leart Bimo, një person me precedent penal.
18-vjeçari po shërbente në lokal, kur Bimo dhe Isufi, siç duket në video, i shkojnë pranë banakut, fillimisht për të kërkuar llogari për një shishe ujë më shumë që ishte në faturën që duhej paguar prej tyre.
Fillimisht, Isufi ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe ka ushtruar kontakt fizik ndaj të riut. Situata është përshkallëzuar më tej, kur Leart Bimo ka goditur disa herë kamarierin, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tij.
Ngjarja ndodhi në prani të klientëve të tjerë të lokalit, të cilët, të tronditur nga dhuna, janë larguar menjëherë duke lënë ambientin bosh./ Zoom.al
Moti për nesër: Shtrëngata shiu dhe rënie temperaturashDitën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët kryesisht në veri e qendër të vendit.
Në relievet e larta kodrinore-malore priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara.
Era e lehtë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 9m/s
Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.


Zbardhen detaje të reja për ngjarjen në Vlorë, ku një 18-vjeçar u dhunua në lokal teksa punonte si kamarier.
I riu, që u godit me grusht nga oficeri i policisë Ardian Isufi, është Aron Balaj.
Ai është maturant, sipas një rrëfimi të mësueses së tij kujdestare, dhe kishte filluar punë për të mbuluar shpenzimet e tij me shkollën.
Aron Balaj tregoi se u dhunua nga oficeri i policisë për shkak të një porosie gabim, një shishe ujë më tepër në faturë.
Pas ngjarjes, oficeri i policisë Ardian Isufi u pezullua nga detyra./ Zoom.al
Tragjedi! Humb jetën 11-vjeçarja. Kishte shenja në qafë dhe ishte e lagur me benzinëNjë ngjarje tragjike ka ndodhur në Palermo, ku humbi jetën një vajzë 11-vjeçare.
Ajo gjet në gjendje kritike dhe me rroba të lagura me benzinë, me shenja dhune në qafë dhe u dërgua në Spitalin Buccheri La Ferla, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes.
Megjithëse për momentin pista e vrasjes është përjashtuar, është urdhëruar të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Vajza vuante nga epilepsi rezistente ndaj ilaçeve dhe kishte probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë paralizën dhe encefalitin e rëndë.
Nëna e saj 31-vjeçare dhe partneri i saj janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa banesa e familjes është sekuestruar dhe brenda saj është gjetur një shishe e vogël benzinë.
Për shkak të situatës, fëmijët e tjerë të çiftit janë dërguar përkohësisht në një shtëpi kujdestare, derisa hetimet të përfundojnë. Autoritetet po mbledhin dëshmi shtesë për të kuptuar më mirë rrethanat e vdekjes tragjike./ Zoom.al
Reagon mësuesja e 18-vjeçarit të dhunuar: Është nxënës me 10, punon për shpenzimet e maturësMësuesja kujdestare e kamarierit 18-vjeçar që u dhunua nga një efektiv policie në Vlorë, ka reaguar për ngjarjen përmes një komenti në rrjetet sociale.
Ajo e përshkruan 18-vjeçarin si një nxënës të shkëlqyer me nota 10-ta dhe me sjellje model, që po punon për të siguruar shpenzimet e maturës.
“Djali është nxënësi që sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është me një sjellje model dhe ka pjekurinë dhe kulturën që i mungon personit përballë. Është djalë i mrekullueshëm dhe po punon për shpenzimet e maturës. Unë që po ju shkruaj jam mësuesja kujdestare e tij. Shteti të marrë masa, pasi kjo është rinia, e cila nuk e gjen veten askund”, shkruan mësuesja.
Përmes reagimit të saj, ajo nxiti institucionet shtetërore të veprojnë për ndëshkimin e dhunuesve dhe mbrojtjen e të rinjve që përpiqen ndershmërisht të ndërtojnë të ardhmen e tyre./ Zoom.al
Mbytet pushuesja në QerretNjë turiste nga Çekia ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele në plazhin e Qerretit në Kavajë.
Sipas policisë, viktima është shtetasja K. K., 42 vjeçe.
Dyshohet se ajo është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në det.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 16:00, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar më tej rrethanat e saj./ Zoom.al
E rëndë në Sarandë/ Gjendet i vdekur në shtëpi 20-vjeçariNjë ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në qytetin e Sarandës, ku një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur pa shenja jete.
Sipas autoriteteve, viktima, i identifikuar me inicialet O. J., u gjet i pajetë brenda një apartamenti në lagjen nr. 1 të qytetit, ku po qëndronte me familjen e tij për pushime.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale. Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al