zoom

Day ArchiveSituatë e frikshme në Vlorë, flakët pushtojnë Kaninën 

Zjarret po vijojnë të përhapen edhe këtë mbrëmje, teksa situata tashmë paraqet rrezik në Kaninë të Vlorës.

Nga pamjet e publikuara online, flakët duket se kanë rrethuar një pjesë të kodrave, ndonëse momentalisht janë larg zonave të banuara.

Situata mund të rëndohet gjatë orëve të natës, kur edhe ndërhyrja është e vështirë.

Vatra të reja zjarresh kanë shpërthyer gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, teksa flakët janë përhapur në mënyrë të pakontrolluar./ Zoom.al

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo…

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Aksioni i SPAK/ Një nga të arrestuarit është partneri i vajzës së Majlinda Bregut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar ditën e djeshme 4 eksponentë të botës së krimit, të cilët operonin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Në pranga të policisë ka rënë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, apo dhe restoranteve të tjera. Ndreaj u arrestua në jug të Shqipërisë ndërsa policia ushtroi kontrolle në vilën e tij në jug dhe gjithashtu në rezidencën në Tiranë.

Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze në Dubai e Monaco.

Nga ky operacion u lëshuan 7 masa sigurie “arrest me burg” 4 prej tyre të ekzekutuara, 2 i përkasin të dënuarve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Arrestimi i këtyre personave erdhi pas përgjimeve të kryera në aplikacionin Sky Ecc si dhe mbështetur në dëshmitë kriminale të të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej.

Zjarret përfshijnë Greqinë, evakuime pranë Athinës dhe në disa ishuj

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët pranë Athinës dhe në disa rajone të tjera të Greqisë këtë të shtunë, ndërsa vendi mesdhetar po përballet me valën e tretë të të nxehtit për këtë verë. Disa fshatra dhe zona të banuara janë evakuuar për shkak të rrezikut në rritje nga zjarret.

Rreth 25 kilometra në veri të Athinës, janë dëgjuar shpërthime teksa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën. Në këtë fshat ndodhen edhe fabrika me materiale të ndezshme. Dy helikopterë janë angazhuar për të hedhur ujë nga ajri, ndërsa 65 zjarrfikës me 26 automjete dhe dy avionë po përpiqen të vendosin nën kontroll flakët.

Sipas mediave vendase dy banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të fshatit Krioneri të zhvendosen drejt Athinës për siguri.

Temperaturat në Greqi pritet të arrijnë deri në 44 gradë Celsius këtë të shtunë, paralajmëroi shërbimi meteorologjik grek.

Në ishullin Evia, janë dislokuar 115 zjarrfikës me 24 automjete për të përballuar flakët, të mbështetur nga gjashtë avionë dhe shtatë helikopterë. Por erërat e forta po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin. Banorëve të zonës Triada në Evia u është kërkuar të jenë gati për evakuim në rast emergjence.

Zjarri në Evia është një nga seritë e zjarreve që kanë shpërthyer gjatë këtij muaji për shkak të erërave të fuqishme dhe thatësirës ekstreme.

Edhe në ishullin Kythira, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e fshatrave Aroniadika, Pitsinades dhe Aryoi. Në rajonin e Messinisë, në perëndim të Athinës, është dhënë gjithashtu urdhër evakuimi për banorët e Kryonerit dhe Sellasit.

Të gjitha këto zona ishin të përfshira në listën e rajoneve të Greqisë në alarm të lartë për zjarre, për shkak të temperaturave rekord dhe erërave të forta të parashikuara për këtë fundjavë.

E rrezikshme në Vlorë/ Zjarrfikësi i hedh ujë kabinës elektrike. Qytetari: Mos… (Video)

Një shtyllë elektrike ka shkaktuar panik sot në Vlorë, teksa telat e korentit kanë rënë në masë.

Në ndihmë ka ardhur një zjarrfikës, i cili, mesa duket i paditur, i ka hedhur ujë dhe menjëherë pas kësaj kishte disa shkëndija elektrike.

Veprimi i zjarrfikësit ka habitur disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë dhe ka detyruar disa qytetarë që t’i bërtasin duke i kërkuar të ndalojë.

Fatmirësisht situata është vënë nën kontroll pa shkaktuar pasoja.

https://www.facebook.com/share/v/1CQUP6WVrs/?mibextid=wwXIfr

Mjekët tregojnë se çfarë duhet të kemi kujdes në plazh në ditët e nxehta

Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin këto ditë, po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Sot pritet dita më e nxehtë. Kjo situatë ka sjellë fluks pacientësh në urgjencat spitalore, ndërsa mjekët apelojnë për kujdes të shtuar. Janë të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike, më të rrezikuarit nga i nxehti. Në Urgjencën e Durrësit, mjekët kanë pasur raste me simptoma të goditjes nga dielli dhe dehidratimit.

Për të shmangur problemet shëndetësore, mjekja Bonjaku jep disa këshilla të thjeshta, por thelbësore.

Këshillat vlejnë edhe për pushuesit në plazhe, ku ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë probleme serioze, përfshirë djegiet e lëkurës dhe gjendjet e të fikëtit nga nxehtësia.

Në këtë valë të fortë të nxehti, kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve është më i rëndësishëm se kurrë. Mjekët theksojnë se parandalimi është masa më e mirë.

Situata e zjarreve në vend/ 17 vatra aktive, ndërhyjnë dy avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia

Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë, ku po vijon puna për izolimin dhe shuarjen e tyre.

Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Nën koordinimin e AKMC po sigurojmë mbështetjen e mjeteve të Forcës Ajrore në disa zona si Delvinë, Konispol, Berat/Dimal dhe Bërzhitë, me 5 helikopterë të përfshirë në operacione në këto momente.

Deri tani janë neutralizuar 9 vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin.

Gjatë pasdites pritet të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia , për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore.

Situatë alamante edhe në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos.

Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe ka kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë, ku rrezikon drejtpërdrejt një pikë karburanti dhe disa biznese që ndodhen përgjatë Rrugës së Arbrit.

Sipas banorëve të zonës, situata është alarmante dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat zjarrfikëse dhe bashkitë përkatëse, për të shmangur një katastrofë më të madhe.

Tymi i dendur dhe flakët kanë mbuluar pjesërisht edhe segmentin rrugor të Rrugës së Arbrit, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të rëndësishëm.

Autoritetet lokale ende nuk kanë bërë të ditur masat konkrete të marra për përballimin e situatës, ndërsa banorët apelojnë për ndërhyrje ajrore dhe mbështetje nga Forcat e Armatosura për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Detaje nga operacioni i SPAK, si u përdor sistemi ‘Hawala’ 

SPAK godet një grup kriminal që trafikoi nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe mbi 6 ton kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.

Prokuroria e Posaçme firmosi urdhër arreste për shtatë prej anëtarëve të grupit, mes tyre vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj pronar i disa bizneseve si dhe Ilir Lloshi gjashtë aksionit të së premtes.

Plarent Dervishajt, i akuzuar për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj me një të vrarë dhe dy të plagosur dhe Erion Alibejt, i akuzuar për vrasje dhe atentate mafioze iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit. Ndërsa i dyshuari i shtatë u shpall në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se kokaina vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të Anversit në Belgjikë dhe Roterdamit në Holandë. Në rrugë tokësore transportohej në Francë dhe përmes Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar. Në disa raste, ngarkesat shkarkoheshin edhe në portet e Italisë dhe Spanjës.

Ngarkesat me drogë janë kapur përgjatë periudhë 2020–2021,  konkretisht në shkurt 2020 u sekuestrua në Spanjë një sasi prej 400 kg kokainë, në Belgjikë në prill 989 kg kokainë. në prill të 2020 u sekuestrua në Francë 250 kg kokainë me destinacion Britaninë e Madhe. Në qershor 2020 në Holandë u sekuestrua mbi 2000 kg kokainë me vlerë tregua 151 milionë euro.

Në Holandë në tetor 2020 është sekuestruar 1484  kg kokainë. Grupi kriminal po ashtu trafikonte edhe hashash.

Droga sipas SPAK fshihej në mënyra të ndryshme, si në paleta me dru në rastet e Belgjikës dhe Francës, kuti me banane në rastet e Holandës dhe thasë me kokrra kakaoje në Rotterdam, duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Shumica e drejtuesve dhe financuesve të grupit, jetonin midis vendeve të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Rolet e anëtarëve të grupit ishin të ndara. Bashkëpunëtorët siguronin logjistikën dhe transportin dhe më pas shpërndarjen. Pagesat për ngarkesën e drogës kryheshin përmes sistemin informal të pagesës ‘Hawala’. Grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Gjatë aksionit të së premtes u sekuestruan armë zjarri, orë të shtrenjta, makina luksoze, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim. Gjithashtu u sekuestruan dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Adnan Xholi: deklaruan se “Struktura organizative e këtij grupi kriminal, me shtrirje në disa kontinente dhe me 16 anëtarë të identifikuar deri tani, dëshmon nivelin e lartë të sofistikimit të grupeve kriminale shqiptare, aftësitë dhe shtrirjen e tyre në tregje kriminale ndërkombëtare.”

Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC.

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Ndërron jetë 10-vjeçari, tre të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, me pasojë në jetë njerëzish.

Dy mjete, Range Rover dhe Mercedez Benz, janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa i vdekur ka mbetu një 10-vjeçar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në njërën prej mjeteve ndodheshin dy ukrainas, teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.