Aplikacion
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë vendin, me termometrin që ka kapur 40 gradë Celsius, kanë sjellë pasoja edhe në rrjetin energjetik.
Nënstacioni i Ibës në Tiranë u përfshi nga zjarri si pasojë e mbingarkesës, duke lënë pa energji disa zona.
Zjarri ra në transformatorin e fuqisë 110/10kV, por ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve dhe teknikëve bëri të mundur shuarjen pa dëme në njerëz.
Pa energji mbetën zonat Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë dhe Krrabë. Në disa prej tyre furnizimi u rikthye në kohë të shpejtë përmes lidhjeve me nënstacionin Farkë.
Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë CelsiusVala e të nxehtët në Greqi, që nisi të hënën, tani pritet të zgjasë më shumë se një javë, teksa shërbimi i motit tha se vendi u përball me temperatura afër 46 gradë Celsius më 25 korrik.
Vëzhguesi Kombëtar në Athinë tha se temperatura më e lartë u regjistrua në rajonin Mesinia, ku u shënua 45.8 gradë Celsius.
Në Athinë, në disa pjesë u regjistruan temperatura deri në 42 gradë.
Zyrtarët sërish kanë modifikuar orët kur vizitorët mund të vizitojnë Akropolin – vendin kryesor arkeologjik në Greqi, me qëllim të sigurisë së vizitorëve dhe stafit.
Akropoli mbetet i mbyllur për vizitorë nga mesdita deri në orën 17:00, pra në orët më të nxehta të ditës.
Agjencia greke për motin, ka modifikuar njoftimin e saj, duke thënë se temperaturat do të nisin të bien pas 28 korrikut. Paraprakisht, kjo agjenci kishte parashikuar se gjatë fundjavës temperaturat do të uleshin.
Po ashtu, kjo agjenci tha se do të ketë erëra nga veriu të premten, duke rritur rrezikun për zjarre.
Një zjarr që shpërtheu gjatë kësaj jave shkatërroi mbi 1.130 hektarë tokë pyjore pranë fshatit Feneos.
Ndërkaq, të premten për shkak të një zjarri në afërsi të qytetit Kilkis, në veri të Greqisë, autoritetet evakuuan një universitet, shtëpi dhe biznese.
Të shtunën, temperaturat në Greqi pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius.
Në Shqipërinë fqinje janë dhjetë zjarre aktive, përfshirë një në Delvinë, afër kufirit me Greqinë.
Një tjetër zjarr në Kakavijë, afër pikëkalimit kufitar me Greqinë, u vu nën kontroll të enjten.
Ndërkaq, Kosova po ashtu po përballet me temperatura të larta dhe të premten në Klinë u regjistrua temperatura më e lartë prej 42.5 gradë Celsius./REL
Begaj viziton policin e plagosur nga zjarri: Tregoni kujdesPresidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e sotme në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjeve për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.
Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm dhe përkushtimin e komisar Trocit dhe dha një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët:
“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi – parandalimi fillon nga secili prej nesh. Bashkëpunimi dhe kontributi me këto struktura është thelbësor për sigurinë e jetës dhe të pronës.
Çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe sjell pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.”
Presidenti Begaj theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit.
Aksioni i SPAK/ Akuzë të re për Dervishajn dhe Alibejn. Arrestohen edhe dy vëllezërProkuroria e Posaçme ka kryer një aksion sot, më 25 korrik, në disa qytete të vendit.
Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani si dhe Ermir Ndrejaj.
Ndërkohë Plarent Dervishajt dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej i janë komunikuar akuza të reja.
Të arrestuar janë edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur. Në total ka patur shtatë urdhër-arreste.
Nga aksioni i SPAK janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.
Operacioni është ndërmarrë në kuadër të një çështjeje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës. I penduari i drejtësisë ka folur për linjat e trafikut të drogës, ndërsa SPAK është bazuar edhe në komunikimet në SKY ECC.
Flakët përfshijnë edhe Rubikun, zjarri në Molung jashtë kontrollitNjë vatër e re zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Molung të Njësisë Administrative Rubik.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me vegjetacion dhe kodra të thata, duke përparuar me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të zonës, ndërsa ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e pamundur për shkak të mungesës së aksesit në terren.
Nuk raportohet ende për rrezik ndaj banesave apo dëme në njerëz.
E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministriËshtë ndarë nga jeta pas një sëmundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 82-vjeçare, ish zv.kryeministri Abdyl Xhaja.

Xhaja, i lindur në Elbasan, ka mbajtur rolin e ministrit të Energjisë dhe Burimeve Minerare për Shqipërinë në qeverinë e vitit 1992, si dhe deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme ndër vite, si:
1991 – Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikë.
1991 – 1992 Zëvendëskryeministër.
1991 – 1992 dhe 1994 – 1997 Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës.
1992 – 1994 Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës.
1995 -1997 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.
1996 – 1997 deputet i PD-së.
1997 kandidat i PD-së për deputet.
1997 – 1998 këshilltar i unionit të investitorëve të huaja në Shqipëri.
1999 këshilltar i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Zjarr i madh në Berat/ Flakët përfshijnë të gjithë malin e ShpiragutNjë zjarr ka rënë në fshatin Konisbaltë,në bashkinë Dimal.
Zjarri, që filloi në kufirin kodrinor të Kobisbaltës me fshatin Mbreshtan, mori përmasa të mëdha, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke përfshirë të gjithë sipërfaqen e malit Shpirag.
Drejt zjarrit,në ndihmë të zjarrëfikësve të Dimalit shkoi grupi i shërbimit zjarrëfikës të qytetit të Beratit,me 3 mjete dhe 20 efektivë dhe 1 mjet zjarrëfikës me 4 efektivë nga qyteti i Kuçovës.
Zjarrëfikësit po punojnë për fikjen e plotë të zjarrit, por situata duket e vështirë për shkak edhe të terrenit.
Kuvendi 52 herë në dështim/ Kosova në sekondat e fundit, Perëndimi humb duriminKuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të konstituohet, në përpjekjen e 52-të me radhë, vetëm një ditë para përfundimit të afatit 30-ditor të vendosur nga Gjykata Kushtetuese për formimin e institucioneve të reja.
Në përballje me krizën institucionale, ambasadorët e vendeve perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën, duke i bërë thirrje klasës politike që të gjejë urgjentisht një zgjidhje.
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ishte mes përfaqësuesve diplomatikë që morën pjesë në seancën e sotme parlamentare. Në një deklaratë publike, ai theksoi se bllokimi i zgjatur po dëmton vendin dhe theu heshtjen diplomatike me një apel të qartë për veprim.
“Bllokimi aktual po dëmton Kosovën. I inkurajoj të gjithë politikanët që t’i shfrytëzojnë plotësisht orët e pakta të mbetura para se të përfundojë afati i Gjykatës Kushtetuese nesër,” u shpreh Guerot.
Ndërkohë, qytetarët po shprehin gjithnjë e më shumë zhgënjim ndaj partive politike, të cilat nuk po arrijnë të bien dakord për formimin e institucioneve, duke lënë vendin në një situatë të pasigurt politike.
Nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet brenda afatit të përcaktuar, vendi pritet të përballet me vendime të reja nga Gjykata Kushtetuese, të cilat mund të çojnë drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe thirrjes së zgjedhjeve të reja.
Pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit/ Niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatitShefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ai ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që morën pjesë për shuarjen e zjarrit që duket se ka dalë jashtë kontrollit. Shefi i komisariatit të policisë ka pësuar djegie në bark, krah dhe në këmbë.
E fundit/ Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arrestePolicia e Shteti ka ndërmarrë një aksion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Sipas mediave po ushtrohen kontrolle në disa ambiente, pasi janë dhënë urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura në vijim.